PORTRETE POETIKE SHQIPTARESH NGA AMERIKANIA CARRIE HOOPER/
I dashur Dalip,/
Përshëndetje! Shpresoj të jesh mirë si dhe unë jam mirë. Të bashkëngjitur me këtë letër do të gjesh disa poezi që po t’i dërgoj për botim të mundshëm në Sofrën poetike. Janë portrete në fjalë të disa shqiptarëve.Disa i njoh mirë dhe për disa vetëm kam dëgjuar ose lexuar por historiat dhe veprimet e tyre më prekën aq shumë sa u frymëzova t’u kushtoja poezi.
Gjithashtu desha të të njoftoja se dhashë një intervistë via email për gazetarin Beqir Sinën që u botua në gazetën Bota sot. Tani po mbyll duke të uruar gjithë të mirat!
Të fala,
Carrie
Malësori krenar
(Në kujtim të Simon Dedvukajt, të vrarë në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, kushtuar edhe familjes së tij)
Një këngë e ndërprerë
Para se të këndohej plotësisht,
Ëndrrat e vrara
Para se të vërtetësoheshin,
Një jetë e vjedhur
Para se të lulëzonte plotësisht.
Zemra të plasura
Nga padrejtësia djallëzore.
Shpirti i tronditur
Nga të githa psetë
Pa asnjë përgjigje logjike.
Në një çast zjarri,
Një përbindësh i pamëshirshëm
Ty të na rrëmbeu,
Malësor krenar,
Fort punëtor dhe familjedashës.
Mirëpo thelbin tënd
As tmerri më i egër
S’e vret dot.
Kujtimet familjare
Më të bukura
As zjarri më i llahtarshëm
S’i asgjësojnë dot.
Nga ne as vdekja
Nuk të largon
Se në gjirin tonë
Pulson prania jote.
Për ne i pavdekshëm je,
Malësor krenar.
Orëndreqësi
(U frymëzova të shkruaja këtë poezi pas një bisede me një mikun tim, Dashamir Gurabardhin, për babain e tij)
Një orëndreqës
Besimin e vërtetë
Në Zotin jetonte.
Duke ndihmuar të varfërit,
U pasurua
Ai vetë.
Shpërblimin e fundit mori
Kur e çoi Zoti
Në shtëpinë qiellore
Duke thënë,
’Eja te gjiri im,
Sherbatori im i përkushtuar.’
Domëthënien e besimit
Orëndreqësi predikonte
Se besimtarët e vërtetë
Nuk janë ata
Që rregullisht
Vendet e kultit mbushin,
Këngë fetare këndojnë,
Ose lutje krahëshkruara lexojnë.
Jo, besimtarët e vërtetë
Janë ata
Që të vegjëlit duan,
Që të padëshiruarit mirëpresin,
Që të pafatëve shërbejnë.
Dëgjoni udhëzimet e Zotit
Të mishëruara
Në orëndreqësin e thjeshtë
Dhe nga ai mësoni
Besimin e vërtetë!
Për Nënë Terezën
Një gonxhe ishe
Që në mbarë botën lulëzoi.
Në të gjitha zemrat
Hynia jote kumbon.
Kapërcen të gjitha besimet.
Me kujdesën tënde ëmërore
Për më të varfërit,
Dhe fëmijët të braktisur në rrugë,
Që guxoje t’i prekje,
Jetoje fejën e vërtetë.
Në të sëmurët,
Në njerëzit në prag të vdekjes,
Vetë Zotin shikove.
Në ty u mishërua
Fjala dashuria.
Ti, që quajte veten
Një laps i vogël,
Me veprimtarinë tënde
Shkruaje fjalë të paqes.
Puna jote na mëson
Vetëflijimin dhe shërbimin e vërtetë.
Prania jote paraqet
Një lutje të gjallë.
Sigurimin Na dhuron
Që Zoti jeton.
Të falemnderit, o Nënë
Për angazhimin tënd ndaj këtyre
Që lehtë harrohen dhe lihen mënjanë.
Enngjëll njerëzor,
Shenjtore qiellore je.
Për Nekën
(shoqes sime të dashur, Neka Dokos, që jeton në Boston në Masaçusets)
Ti, fëmijë zemërbardhë,
Në humnerën e djallit u rrite.
Bënin sa mundeshin
Forca të këqia
Karakterin tënd
Të lirë dhe të artë
Ta shtypnin dhe ta vrisnin.
Në udha të padashura të çonin;
Mirëpo as Pushtete të shëmtuara,
As sëmundje shpirtërore
Nuk të tundnin ose rrëzonin.
E fortë e kryelart qëndrove
Dhe në fund,
Zoti njerëz dashamirë të dhuroi
Që të liruan
Nga burgu i vuajtjeve të tua.
Për në Amerikën e bukur u largove.
Gjete vetveten
Dhe kur Zoti e donte,
na bashkoi.
Një thesar i zemrës sime,
Një burim urtësie
Je bërë.
Më ka mësuar përvoja jote
Që drita ngadhënjen.
Mbetet e gjallë shpresa
Edhe në çastet më të vështira.
Më shumë fuqi ka shpirti
Se më i keqi njeri.
O motër, perlë e çmuar,
Sa ke pasuruar jetën time!
Bekime ende të panjohura të presin!
Për miqësinë tonë lavdëroj Zotin!
Me gjithë zemrën time të dua!
Shqiponja e falls church virginia
(Kushtuar shoqes sime të zemrës, Merita Mccormack me dashuri)
Në një qytet të vogël
Vezullon ti,
Punëtore e pamposhtur.
Për përkushtimin tënd
E palodhshme
Ndaj mëmëdheut,
Jashtë mase krenohem.
Diktatura djallëzore
Ëndrrat e tua
Të rinisë së pafajshme
Me egërsi shtypën,
Por jo shpirtin tënd ngadhënjyes!
Shprehet muzika
E zemrës sate
Në meloditë
E poezive të tua.
Me dashuri ëmrore
Për ata kujdesesh
Që do
Si syrin e ballit.
Meritën ke
Të quhesh
Një bijë të Zotit.