Arrestohet ne New York dhe lirohet për shkejle të rregullave avokati i Popullit Bill de Blasio/
NEW YORK CITY : Një protestë e një grupi të politikanëve të New Yorkut, i mbledhur për të protestuar mëngjesin e se merkures jashtë një ndërtese në qendër të qytetit të Manhattanit – Midtown SUNY, ndaj mbylljes së Spitalit Long Island në Brooklyn, përfundoi me arrestimin e dy politkanëve të njohur njujorkez. Televizioni i qyetetit NY1 tha në lajmet kryesore se në mesin e të arrestuarve janë kandidati për kryetarë të Bashkisë së New Yorkut, Avokati Popullit Bill de Blasio dhe Këshilltari i Këshillit të Bashkisë së Qytetit Steven Levin.
Policia tha se me këtë rast ajo arrestoi edhe protestues të tjerë për pengim të trafikut dhe shkeleje të rregullave dhe se ata do të ngarkohen me akuzën për sjellje të çrregullta në publik.
Sipas gazetës Wall Street Journal, de Blasio dhe protestues të tjerë “bllokuan hyrjen në spital për rreth 20 minuta, çka solli çrregullime në hyrjen në spital. Ai mbajti një fjalim ku thuhej se ai nuk do të lëvizëte derisa ai të merrte së bashku me protestuesit një përgjigje në lidhje me planet për spitalin. ” Ne duam të dimë se çfarë është në vazhdim e sipër “, tha zoti de Blasio në fjalim.” Ne jemi duke bllokuar hyrjen deri sa ju të na jepni përgjigje – dhe ky është fillimi”.
Banorët për rreth spitalit, si dhe profesionistët, mjekët dhe infermieret e pavionit të EMTs, kanë qenë të shqetësuar në lidhje me mbylljen e spitalit. Kandidatët për kryetarë të Bashkisë së New Yorkut,, si Kontrollori John Liu dhe ish-kongresmeni Anthony Weiner, ishin gjithashtu në protestë për mbylljen e spitalit, edhe pse ata nuk ishin të prangosur nga policia. Avokati i Popullit Bill de Blasio, u lirua nga stacioni i policisë Precinct South Midtown rreth orës 01:20 të mesdrekës dhe është i ngarkuar me akuzën për sjellje të çrregullta me policinë. Zyra e tij kishte lëshuar një deklaratë në emër të tij , ku thuhej se “Ne nëse ne nuk veprojmë tani, ne jemi duke shkuar duke e humbur Spitalin. Ne kemi për të ndaluar mbylljen e spitalit në këtë qytet.Ne kemi për të luftuar për ta mbajtur hapur atë ”
Bill de Blasio ka qenë i arrestuar në protestat edhe më përpara ndërsa ai me disa protestues protestonin për mbylljen e qendrës së zjarrfikësve të kompanisë Engine 204 në Brooklyn. /Beqir SINA/