Ambasadori i SHBA Delawie: I tronditur nga sulmi në Kuvendin e Kosovës/
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një postim në Twitter:
I tronditur nga sulmi në Kuvendin e Kosovës. Dhuna dhe gjuha që nxisin dhunën janë të papranueshme në demokraci.
***
Shocked by attack on #Kosovo‘s parliament. Violence and language that fuels violence are unacceptable in democracies.
***
Zyra e BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dënon ashpër sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës/
Sot u dërgua edhe kjo deklaratë për Gazetën DIELLI:: “Zyra e BE-së në Kosovë / PPBE dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës. Një sulm ndaj institucionit kryesor të Kosovës është një sulm kundër demokracisë dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës dhe si i tillë është i papranueshëm. I bëjmë thirrje institucioneve të rendit e ligjit që t’i identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë”.