Disa qasje të SHSHA-së në Çikago/
nga Skënder Karaçica/
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni filluan me probleme dhe kanë mbetur peng në mes të udhës,për shkak të lojës politike të dyja partive maqedonase dhe nënhija e partive politike shqiptare.Në rrafshin politik të njohur për SHSHA në Çikago,tregon qartë se pushteti maqedonas i Nikolla Gruevskit dhe mandatarit për qeverinë e re Zaev,sikur kanë kaluar të gjitha limitet e rregullave politike për të nisë punën mbarë e mirë të qeverisë së re në Shkup.Çfarë po ndodh tashti,kush po luan lojën gjuaj gurin e fsheh dorën?
Në dritën e problemit aktual në Maqedoni,ende nuk e kemi të qartë se cili ka qenë pragu zgjedhor për partitë politike,ndonëse në këto zgjedhje përsëri shqiptarët në statusin e ,,minoritetit,,kanë dalë humbësit më të mëdhenjë dhe nuk dihet se si do të marrë puna,thonë në SHSHA.Pse shqiptarët në këto zgjedhje vetëm me 20 deputetë e maqedonasit 104 deputetë(?!).I bëjmë thirrje partive politike shqiptare dhe në ballë të saj BDI-në me Ali Ahmetin që të sqarojë (pragun zgjedhor)për zgjedhjen e deputetëve dhe përqindjet që ka vendosur Komisioni Qendror për Zgjedhjet në Maqedoni,sa votues do duhej të votonin për një deputet dhe këtë herë pse kaq shumë dallime në numrin e deputetëve në favor të maqedonasve dhe si humbës për shqiptartët,pyet SHSHA në Çikago.
Ndonëse nuk kanë të ndalur protestat kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe nëpër rrugët e Shkupit,do të preferonim për partitë politike shqiptare që të dalin përtej Platformës Shqiptare me propozimin se për zgjidhjen e çështjes shqiptare në hapësirën e vet etnike,do të ishte rruga më e mirë të nisin ndryshimet e Kushtetutës,ku populli shqiptar si bashkësia e dytë etnike në Maqedoni të marrë pozitën e barazisë kombëtare(shtetformues)e jo në pozitën e pakicës kombëtare.
Nuk është mirë që partitë politike shqiptare të dalin(vetëm)me Platformën Politike dhe të presin se çfarë do të ndodh karshi çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.Platforma Politike nuk është e Tiranës dhe e Prishtinës,por është produkt i problemit tash e një shekull që ka mbetur peng e politikave antishqiptare që janë akorduar përmes pushtetit maqedonosa dhe të klubit pansllavist të prirë nga Moska dhe Beogradi,thekson SHSHA në Çikago.
Koha nuk mund të durojë orët e kurdisura kundër çështjes shqiptare në Maqedoni!
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association