
Asllan Bushati/
Në dy kuvendet e fundit të Vatrës dhe në disa shkrime tek gazeta Dielli e në faqen time në fb, kam insistuar se një nga detyrat kryesore strategjike të së ardhmes së: Vatrës, shoqatave, komunitetit, biznesmenëve etj është mbështetja e talenteve të reja të komunitetit shqiptaro- amerikan për poste publike drejtuese vendore e qendërore. Kur më 8 dhjetor mësova se në Vatër do të vinte për vizitë një kandidat shqiptar nga Miçigani i cili do të garojë për kongresmen, pa hezitim shkova ta takoj. Kandidati quhet Robert Lulgjuraj i lindur në Miçigan nga prindër shqiptarë. Ai shoqërohej nga Shefi i stafit të bordit zgjedhor(amerikan- ekspert fushatash zgjedhore) dhe një bashkkombas po nga Miçigani.
Për figurën, aftësitë, intelektualitetin, e veprimtarinë e Robert Lulgjurës, foli me superlativa shefi i stafit të tij duke na dëshmuar se kemi të bëjmë me një të ri të talentuar e me mundési të shumta për tu zgjedhur kongresmen.
U gëzova shumë, e falenderova për inisiativën e marrë dhe e urova me shpirtë që të ketë sukses. Ai i mirpriti urimet e mija dhe me një ndjenjë të lartë respekti më falenderoi. Në fund në shenjë mbeshtetje i ofrova një çek modest për fushatën e tij. Me këtë rast e ftoj komunitetin shqiptarë në Miçigan të mbështes birin e tij të talentuar me të gjitha mundësitë e mundëshme. E ftoj gjithë komunitetin shqiptar në SHBA ta mbështes talentin Robert Lulgjuraj dhe talentet e shteteve të tjera. Na duhet të mendojmë seriozisht për të ardhmen e komunitetit të këtushëm dhe gjithë shqiptarinë, se pllakat e mëdha të gjeopolitikës po lëvizin me shpejtësi. Ne si komb e kemi humbur shpesh sensin e kohës, por tani nuk na falet ma mos veprimi në kohë.