*“I vetmi gabim i tyre ( i nacionalistëve intelektualë shqiptarë të përgatitur në perëndim IB.)ishte rreshtimi në krahun e gabuar të Luftës së Madhe dhe bindja e tyre se situata në Shqipëri do të ishte në favorin e tyre në pak kohë. Por të Mëdhënjëve nuk u interesoi Shqipëria e vogël, e neglizhuan atë
*…Forca intelektuale nacionaliste mbetën pa përkrahje. E vetmja rrugë që u mbeti ishte largimi, sipas tyre i përkohshëm, nga atdheu. Të tjerët “veshën opingat”e iu qepën maleve/
Shkruan: Ismet Balaj*/
Ky është libri i parë që trajton në mënyrë të posaçme temen e emigracionit politik shqiptar të dhjetëvjetshit të parë pas Luftës së Dytë Botërore Antifashiste…(1939-1945). Mbasi bën një hyrje të shkurtër për të spjeguar emigracionin si proces shoqëror e historik, e shtjellon këtë fenomen për një kohë të kufizuar (1944-1955), kohë e cila është më e rëndësishmja në gjithë përiudhën 1944-1990 për sa I përket mërgatës. Kjo temë trajtohet duke i vendosur ngjarjet dhe protoganistët në kushte e rrthana të caktuara historike.
Autorja përcakton shkakun e këtij emigracioni politik. “I vetmi gabim i tyre ( i nacionalistëve intelektualë shqiptarë të përgatitur në përëndim IB.)ishte rreshtimi në krahun e gabuar të Luftës së Madhe dhe bindja e tyre se situata në Shqipëri do të ishte në favorin e tyre në pak kohë. Por të Mëdhënjëve nuk u interesoi Shqipëria e vogël, e neglizhuan atë , deri në momentin që e kuptuan se kishin një satelit sovjetik që do t`u hapte shumë probleme nderkombëtarëve”. (faqe 21) Ishte ky rreshtim i gabuar që i çoi britanikët, që kishin qëllim kryesor luftën kundra fashizmit, në konkluzionin se e vetmja forcë që luftonte nazistët në Shqipëri ishin komunistët, prandaj edhe Çhurcilli theksonte në gusht të vitit 1944“…politika jonë duhet të pranojë … një qeverie të FNC-së dhe …të forcojmë lidhjet tona me të, që të kundërpeshojmë ndikimin rus”Faqe 25). Ky qëndrim i dha dorë të fuqishme FNC-së që të luftonte njëkohësisht kundra nazistëve dhe gjithë forcave të tjera vendase që nuk po e pranonin pushtetin e këtij fronti. Këto forca intelektuale nacionaliste mbetën pa përkrahje. E vetmja rrugë që u mbeti forcave nacionaliste ishte largimi, sipas tyre i përkohshëm, nga atdheu. Të tjerët “veshën opingat”e iu qepën maleve.
Në përiudhën e parë 1944-1949 pasqyrohet largimi nga Shqipëria i ajkës së intelektualëve-nacionalistë shqiptarë të përgatitur në përëndim në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kryesisht u vendosën në Itali, Greqi, më vonë në Jugosllavi (pas vitit 1948), në Turqi, Egjipt, Francë dhe SHBA (fq 27). Sipas Nikolla Bethel,”Tradhëtia e madhe” Tiranë, 1993 fq.47 “…kishte mijëra shqiptarë në kampet e refugjatëve në Itali …”(fq.27 të librit :”Emigracioni…”).Ata u përpoqen që të organizoheshin dhe me veprime luftarake, të ktheheshin në atdhe, të vendosnin një rend demokratik të tipit të Demokracive të Mëdha si Angli, SHBA, Francë e tj.duke përmbysur rendin e vendosur pas luftës.
Problemi i parë që shtrohej para tyre ishte bashkimi i tyre në bazë të një programi. Ky bashkim nuk u arrit mënjëherë, mbasi ishin me pikëpamje të ndryshme për të ardhmën e regjimit në Shqipëri. Një grup synonte kthimin e mbretit Zog, pra të një rendi monarkist me kushtetutë të vitit 1928. Këtë pikëpamje e mbronin Legalistët, të cilët i përkrahte edhe Mbreti Zog që ishte në mërgim i strehuar në Egjypt, ku ndodhej mbreti i Egjiptit me origjinë shqiptare, Farruku. Mbreti Zog pranoi edhe çdo bashkim të këtyre forcave, por duke ruajtur të drejtën e Fronit Mbretëror. Grupe të tjera ishin për regjim republikan, sidomos Balli Kombëtar. Pikëpamjet e ndryshme të mërgatës sollën krijimin e 10 partive politike me programe të veçanta; veç këtyre kishte edhe disa grupe të vogla, që kryesoheshin prej figurash të njohura me peshë politike në emigracion. Kështu u krijuan “Partia Balli Kombëtar”,”Blloku Independent”,”Lëvizja e Legalitetit (Monarkistët”, “Partia Agrare Demokratike”,”Komiteti Shqipëria e Lirë”,”Lidhja Kosovare”,”Lidhja e Dytë e Prizrenit”,”Partia e Katundarëve”,, Organizata “Vatra”,”Organizata Shqipëria e Lirë” e të tjera.
Prej faqes 24 deri në faqen 150 autorja bën analizë të hollësishme dhe të argumentuar mirë secilës parti me programet e tyre dhe veprimet për bashkim; qëndrimet që mban çdonjëra prej tyre; mendimet dhe përpjekja e mbretit Zog për unifikimin e gjithë mergatës me qëllim që të gjendej një rrugë e përbashkët për aksione kundër pushtetit popullor në Shqipëri. Njëkohësisht analizohet edhe puna që bëjnë fuqitë e Mëdha: SHBA, Angli, Francë, por edhe Italia, Greqia dhe Jugosllavia,(kjo e fundit sidomos pas vitit 1949). Është një analizë reale e gjendjes konkrete në rrethana historike të caktuara.Të gjitha partitë, por edhe individë të veçantë jashtë partive kishin një synim: Përmbysjen e regjimit në Shqipëri dhe vendosjen e një rendi demokratik, por ndaheshin nga njëri-tjetri për fazën e dytë: Çfarë regjimi do të vendosej pasi të kryhej përmbysja. Mbreti Zog dhe Legalistët ishin për kthimin e mbretit në Fronin e humbur më 1939, fron të cilin nuk ia hoqi populli, por pushtuesi. Balli Kombëtar me Mit`hat Frashërin në krye ishte për bashkimin e të gjitha forcave, por me kusht që në Shqipëri të vendosej një sistem republikan. Kjo ishte ndarja më e madhe. Mit`hat Frashëri, jo vetëm nuk arriti bashkim e mergatës, por vet partia e tij u nda në dy partiza të vogla, duke dhënë kështu një shëmbull të keq për bashkimin e të tjerëve. Megjithë këtë, për të pasur një program të njësuar, u bënë një serë takimesh me krerët e partive që ndodheshin në shtete të ndryshme të Europës, SHBA-së dhe në Egjipt.
Ekspertët e Shteteve të Bashkuara,të Anglisë dhe të Francës ndoqën me vëmëndje gjendjen e mërgatës. Ata arriten në përfundimin se duhej krijuar një grupim politik i forcave pa dallime në një komitet. Ky grupim do të ishte një qeveri e përkohshme që u formua me 26 gusht 1949 në Paris. Qëndra e tij u vendos në Njujork të SHBA-së. Ky komitet vazhdoi misionin e tij deri me ndryshimet politike më Shqipëri dhe në gjithë vendet e ish Bllokut komunist në fillim të viteve nëntëdhjetë. Kryetar i këtij Komiteti u zgjodh Mit`hat Frashëri, i cili vdiq në tetor të vitit 1949.Më pas Hasan Dosti u zodh kryetar.Pikërisht ky komitet do të drejtonte gjithë aktivitetin e mërgatës për zhvillime diversioniste me qëllim destabilizimin e gjëndjes në Shqipëri.
Problemi i dytë ishte veprimtaria aktive për realizimin e programit, siç ishte nxitja e revoltës së përgjithshme në Shqipëri për përmbysjen e regjimit aktual; ruajtja e terësisë tokësore, e cila rrezikohej nga fqinjët; ndihma që do t`u jepnin fqinjëve që edhe ato të vendosinin një rend demokratik të tipit përëndimor. Realizimit të këtyre qëllimeve u kishte shërbyer edhe partia e Bllokut Kombëtar Independent që ishte formuar më 1946 me Mark Gjon Markun, Qazim Mulletin, Ekrem Vlora e të tjerë proitalian me qëndër në Itali. Kjo parti kishte hedhur disa grupe desantësh nga ajri në zonat Mirditë dhe Pukë.
Komiteti propogandoi qëllimin dhe programin e vet nëpërmjet radios “Shqipëria e Lirë, revistave dhe gazetave të ndryshme. Qeveria e Tiranës, gjatë kësaj përiudhe, e forcoi dhe e konsolidoi pushtetin e hekurt. Sa kohë që kalonte pa veprime luftarake të përbashkëta, aq më i vështirë do të bëhej suksesi.
Në vitin 1948 pësoi ndryshime politika e qeverisë shqiptare. Ajo u orientua drejtë Bashkimit Sovjetik (Rusisë). Shtetet SHBA dhe Anglia i bënë një analizë gjëndjes në Shqipëri dhe mërgatës. Shqipëria vlerësohej si një satelit i vogël i Rusisë, pa lidhje kufitare me shtetet e bllokut sovjetik. Sidomos pas prerjës së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, u mëndua se ishte momenti më i volitshëm për ndërhyrje nga ajri,toka dhe deti. Emigrantët, të stërvitur në kampe në Maltë, në Mynyh të Gjermanisë, në Itali, Jugosllavi dhe në Greqi, i zbarkuan gjatë viteve 1949-1953 brënda territorit shqiptar. Këto aksione luftarake diversioniste nuk patën suksesin e pritur. Shumë prej tyre ranë në kurthin e sigurimit të shtetit shqiptar. Po kështu analizohet edhe veprimtaria e secilës nga këto shtete pjesëmarrëse për rrëzimin e Qeverisë së Tiranës. Njëkohësisht autorja portretizon disa prej aktivistëve më të shquar të mërgatës si Alush Lleshanaku, Hamit Matjani etj. Me rëndësi të veçantë janë konkluzionet. Ato tregojnë një formim të ri të autorës. Pavarësisht se është aktivizuar në politikën e ditës, mban një qëndrim të ri ndaj këtyre problemeve historike. Ajo nuk është futur në llogore as djathtas majtas, siç janë historianët e brezit të vjetër e të mesëm, por me gjakftohtësi dhe kujdes të veçantë nxjerr gabimet e mërgatës dhe të fuqive përëndimore ndaj Shqipërisë. Ky është një shëmbull se si duhet analizuar e gjykuar ngjarjet historike. Natyrisht në këtë drejtim ka ndikuar edhe mosha e saj e re, vetëm 24 vjeç. Kuptohet se nuk e ka jetuar kohën për të cilën shkruan. Është bazuar në mëse 100 dokumente arkivore, libra, gazeta e revista dhe prej këtyre ka arritur në përfundime të logjikshme. Është një fillim i mirë dhe shpresëdhënës në rrugën e formimit të historianëve të rinj për të cilët shoqëria shqiptare ka shumë nevojë.
*Një fillim i mbarë, shpresëdhënës(Mendime për librin “Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1955”, autore Mr.sc Leonora Laçi)/