Mirënjohja tregon fisnikëri…/
TREGIM NGA MEMISHA GJONZENELI/
Ata të dy, sapo mbërritën te kloni.
-Hektor, të lutem duro dhe pak! Ashtu barkas, mos u ngri, se ja arritëm. Ja tek është kloni. Hiqe xhaketën me qetësi dhe pa zhurmë. Të mos lemë asnjë shenjë. Fute xhaketën te teli. Kujdes dorën, ashtu… Ule telin poshtë, të kaloj unë… Kalova!
-Ngrije ti, po avash, sa ta kap unë! Tani kalo edhe ti, po me kujdes. Ashtu, bravo! Kaloj dhe Hektori.
-Tani, shpejt, po me kujdes, mos të bëjmë zhurmë. Më duket këtu, u kalua kufiri. Shpejtë të ikim! Dhe u nisen me vrap.
Kishin ikur nja 20 minuta, kur Hektori i tha Sotirit:
-U lodha, të ikim me ngadalë.
-Jo, iu përgjigj Sotiri, se rojet shqiptare, kur dyshojnë, futen në kufirin Grek pa droje. Të lutem, vëlla, ecim edhe pak…
Ata ecën dhe 30 minuta dhe pastaj u ulën të çlodhen. Ishin pa gjumë dhe të uritur. Ushqimin që kishin marrë me vete e hodhën poshtë, se u rëndonte. U nisën prapë, po tani ishin pak më të qetë. Takuan në një rrugë këmbësoresh, si rrugë bagëtish. Ecën në atë rrugë, për ku ti çonte, po gjithmonë me kujdes. Po zbardhte. Ata vazhdonin të ecnin, kur para u doli një shtëpi. Ata donin të fshiheshin, por tepër vonë. I zoti i shtëpisë i kishte parë, dhe u foli greqishte. Ejani këtu! Djemtë kuptonin pak greqishte dhe shkuan në drejtim të tij me frikë. Ai u doli para duke qeshur dhe u dha dorën.
-Shqiptar jeni?, i pyeti.
-Po, u përgjigjen.
-Uluni te ai stoli, u tha dhe i foli së shoqes: Hajde se na kanë ardhur mysafir nga Shqipëria. Ajo erdhi me njëherë. Kur pa: Dy të rinj, që nuk qenë nga më shumë se 17 vjeç secili…
Sotiri dhe Hektori ishin shokë të ngushtë. Po ishin edhe pak kushëri. Sotiri ishte ca më i madh se Hektori. Ai kishte babin dhe nënën edhe një vëlla pak më të madh se veten. Ndërsa Hektori, kishte një motër më të vogël se veten. Babai i Hektorit punonte mekanik, ndërsa nëna i punonte në rrobaqepësi. Edhe babai i Sotirit punonte shofer. E ëma nuk punonte. Ata kudo shkonin bashkë. Edhe kur loznin futboll donin të ishin në të njëjtën skuadër. Sotiri mbaroi filloren dhe u hodh në gjimnaz. Mbas një viti edhe Hektori filloi në klasën e parë gjimnaz. Kështu që në mëngjes shkonin bashkë. Kur mbaroj viti shkollor, të dy shkuan në fshat me pushime në bregdet. Një ditë, kur dolën nga deti dhe u shtrinë në kumin e nxehtë, së largu dukeshin ishujt grek, që edhe pse shumë larg dhe nuk shquheshin mirë. Që asaj dite ata filluan të flisnin më shumë për ishujt dhe për Greqinë. Kur me se fundi Sotiri tha: Po sikur edhe ne të ikim në Greqi? Po ku do vemi, ne nuk dimë as rrugën dhe do na kapin. Sotiri e vendosi: Që nesër do fillojmë të mësojmë gjithçka për kufirin…
Një ditë prej ditësh, kushërinjtë do shkonin në Gjirokastër, duke kaluar nga ana e Sarandës. Do vij edhe unë, se kam qejf të shikoj, tha Sotiri, kështu e morën me vete. Me ta ishte dhe një kushëri tjetër i tyre, që kishte qenë ushtar në kufi e që nisi t’u tregojë me hollësi për kufirin. Sotiri vetëm dëgjonte, kur ata e pyesnin për ndonjë hollësi apo kuriozitet. Për një muaj, nga bisedat e përditshme ata mësuan çdogjë për kufirin. U thanë kushërinjve që do shkojmë në Vlorë, se po afronte hapja e shkollës, po do ikim për variacion, nga Saranda. Zbriten në Sarandë dhe sa u err, u nisen drejt kufirit. Tashmë ata e dinin ku venin edhe për vendet ku duhej të kishin më tepër kujdes. Afër mëngjesit ishin para klonit…
Gruaja buzë kufirit grek, u vuri për të ngrenë, ndërsa burri mori në telefon posten kufitare greke. Ata i thanë: Për një orë, jemi aty!
Burri dhe gruaja i pyeten mos kishin nevojë për ndonjë gjë. Ata u përgjigjen me një zë: S’kemi nevojë, u faleminderit shumë. Me gjithë atë, ai i dha Sotirit një xhakavento meshini. Vishe! I tha, se është ftohtë. Pas 10 minutash u dëgjua zhurma e një makine. Gruaja u tha doni të merrni bukë me vete? Ata u përgjigjen si me frikë, jo, shumë të faleminderit.
Një gaz ushtarak u qëndroj para këmbeve. Dy ushtarë dhe një oficer të armatosur zbritën në tokë dhe u thanë djemve: Mirë se kini ardhur në Greqi, në vendin e lirisë. Këto fjalë oficeri i tha në shqip. Ai erdhi afër dhe u dha dorën. Djemtë i thanë ne jemi nga Vlora, ose më saktë, nga bregdeti i Vlorës. Ushtarët u takuan me familjen, u thanë dhe u faleminderit. Pastaj u thanë djemve se do ikim tani. Hipën në makinë dhe ajo u nis. Afro 20minuta zgjati udhëtimi. Makina qëndroj para një shtëpie përdhese. Dy ushtarë me automatik na nderuan. Zbrisni na tha oficeri, se mbërritëm. Na futën në një dhomë që ata e përdornin për zyrë. Oficeri u tha djemve: Tani rrini të qetë dhe po të kini nevojë për ndonjë gjë, na thoni. Tualeti është te ajo dhoma te qoshja. Këtu do mbajmë një proces verbal. Të marrim vesh kush jeni tha ai dhe qeshi dhe pyeti nga jeni. Po, do ju lutem, të thoni vetëm të vërteten që mos të kini telashe më vonë. Ata mbaruan shpejt me oficerin. Ai mbeti i kënaqur dhe u tha se së shpejti do vijnë t’u marrin dhe do shkoni në Athinë. Po mos harroni se këtu do pyesin sërish për ju…Tani prisni, në dashçi shtrihuni dhe po të doni, shkoni në kuzhinë të hani çfarë t’u pëlqejë. Mbas darke erdhi një gaz me ngjyrë ushtarake dhe i thanë oficerit jepu për të ngrenë se është rrugë e gjatë. U thamë, po nuk donin. Epo mirë, nisemi! U përshëndeten me të gjithë, sidomos me oficerin dhe u nisëm.
Në Athinë mbërritëm afër darkës. Të dy djemtë i dërguan në një hotel të mirë dhe u thanë t’u jepnin ushqim. I porositën që nesër në mëngjes në orën 8 të jeni gati se do vijmë t’u marrim…Të nesërmen që në mëngjes vajtën i morën, veç e veç. Gjithë hetimi zgjati afro 25ditë. Po nuk i pyesnin çdo ditë. Kur donin ndonjë sqarim, i flisnin. Si dukej ata prisnin dhe informacion nga jashtë…Kur mbaruan dhe do i shpërndanin në kampe, një oficer shqiptar i ndali dhe u tha: Cilido që t’u pyes mos u tregoni asgjë. Kushdo që të jetë. Mos harroni. Ata i çuan në Llavros.
Kish kaluar ndonjë muaj. Ata të dy po bënin xhiro në bulevard, kur i ndaloj një burrë dhe i pyet: Nga jeni. Ata nuk u përgjigjen. Hektori ndenji pak dhe i tha: Të lutem shiko punën tënde, ne nuk të njohim, jemi emigrantë. Shumë mirë, u tha ai. Kini qejf të vini të punoni në shtëpinë time. Do jeni njësoj si fëmijët e mi! Ata panë njëri tjetrin në sy: Hë, vemi e provojmë një herë, po nuk na pëlqeu këtu e kemi kampin. Dhe i thamë atij burrit që ne jetojmë në kamp, merru vesh me drejtorin dhe ne vijmë. Të gjitha i rregulloj unë, tha ai duke qeshur. Me jepeni pak emrat. Ata ja dhanë. Tani mos u shqetësoni. Mbas 10 ditëve i folën në komandë. Atje gjetën dhe atë burrin që kishin biseduar. Na priti një oficer dhe na tha keni qejf të shkoni të jetoni dhe të punoni te ky zotëria. Ky, u siguron për çdo gjë dhe gjithmonë ne do vazhdojmë të interesohem për ju: Një telefonatë dhe ne vijmë u marrim. Atëherë e mori fjalën burri: Mua më quajnë Jani, kam gruan, një vajzë dhe një djalë. Ata janë pak më të mëdhenj se ju. Kam nxjerrë lejet e qarkullimit. Ja tek i keni dhe ua dha… Firmosën nga një fletë, falënderuan dhe oficerin dhe dolën jashtë. Jani u tha unë e kam shtëpinë në Kallamata, qytet shumë i bukur, në anë të detit. Do kënaqeni kur ta shikoni…
Hipën në makinë dhe vonë mbërritën në shtëpi. Ata po i prisnin dhe e kishin rregulluar shumë bukur shtëpinë si për festë. Jani i prezantoj me familjen. Ne jemi Sotiri dhe Hektori .
Më parë po u tregojmë dhomat ku do flini. Është mirë të bëni dhe nga një dush se jeni lodhur. Në katin e dytë u treguan dhomat, të cilat ishin shumë të mira. Njëra shikonte nga deti atje do flinte Hektori. Mbaruan dhe atë pune dhe zbritën poshtë… Djemtë u kënaqen nga mikpritja. Aty ishte edhe vajza dhe djali. Vajza tha mua më quajnë Elena, ndërsa mua tha djali, më quajnë Sokrat. E shoqja e Janit e kishte emrin Antigoni…
Sado që ishin të lodhur atë natë, ata fjetën shumë vonë. Barba Jani u ngrit herët, si zakonisht dhe i la djemtë të ngriheshin kur të donin. Ata u ngritën shpejt dhe u ulen në verandë. Jani i tha të shoqes të sillte bukën.
Ishte pamje shumë e bukur. Hektorit kjo pamje i kujtoj Skelën e tij të dashur.
Hë, more djem, a keni fjetur mirë, a u kënaqet? Ata, me një zë, u përgjigjen shumë mirë. Tani do u tregoj punën. Mendoj që është e lehtë. Po, po t’u duhet ndihmë, ne këtu na keni. Këto fjalë i tha, duke u drejtuar nga Sotiri. Do punosh këtu rrotull shtëpisë. Çdo problem që do lind këtu, ti do ta zgjidhesh! Kaq për ty. Ndërsa ti, i tha Hektorit, do vish me mua, të të tregoj se çfarë do besh. I foli qenit, ai ishte shumë i bukur: Me trup mesatar ngjyrë të zi dhe në kurriz kishte nja dy topa me të bardhë. Qeni pa Hektorin dhe shkoj nga ana e barba Janit. Udhëtuan në këmbë afro 20 minuta dhe po thuaj se, dolën jashtë fshatit. Kur hap para tyre një fushë e madhe dhe mbas nja 300 metër, vinte një pyll i dendur. Në fushë, tek tuk, kishte pemë të rritura që bënin goxha hije. U ulëm në hijen e një prej pemëve. Kur, pas pak, po vinte drejt nesh një tufë e vogël delesh, dhe një çoban që i drejtonte. Çobani i la delet të kullosnin dhe erdhi tek ne.
– Ky është çobani i ri. Hektor e ka emrin, tha Jani. Do rrini disa ditë bashkë, sa të mësoj zanatin dhe pastaj do iki. Hektorit edhe puna edhe vendi i pëlqyen shumë. Ishin gjithsej nja 35 ose 40 kokë dele, që do kulloste. Sheshi ishte i hapu dhe kullotë kishte me bollëk .
Kur po iknim për në shtëpi qeni, si për çudi, po rrinte nga ana e Hektorit. Jani e pa dhe u habit. Dëgjo bir i tha, ky qen nuk i ka qejf mysafirët. I drejtohet Hektorit: Pa hidhi dorën në kurrizin e qenit! Mos kij frik, se jam unë këtu! Hektori ja hodhi dorën. Qeni, pa një herë nga Jani, pastaj vazhdoj rrugën sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Kur vajtëm në shtëpi, Jani, mori një kuti mishi, nga ato që janë për qenët, e hapi dhe ja dha Hektorit. Tani jepja ti qenit, i tha. Qeni u ngrit në këmbë. Hektori ja vuri kutin në një vend të pastër dhe e ftoj qenin që të vinte ta hante. Ai me kokën ulur, u afrua dhe filloj të hajë. Hektori filloi ta fërkojë nga kurrizi. Atij i vinte mirë. Hektori e hoqi dorën. Ai ngriti kokën dhe e pa me inat. Hektori qeshi dhe filloj ta fërkoj prapë. Kur e mbaroj ai ngriti kokën. Hektori e hoqi dorën. Ai nuk u mërzit. Duket u miqësuan shpejt.
Mbas një jave çobani i vjetër u largua. Hektori nuk e kishte problem. Ai e mësoj punën dhe kufijtë kullosor. Po dhe tufa u mësua shpejt me të. Kur afronte ora për të ikur edhe ato afroheshin afër rrugës. Hektori i merrte dhe i mbyllte në një barangë. Shkonte lahej dhe dilte shpesh herë me Sotirin, po dhe vetëm. Në fillim nuk para e pëlqyen, po më vonë e benë shok, se ai tregonte shumë bukur dhe histori nga Shqipëria. Brenda 6muajve ata e mësuan mirë gjuhën greke, që të dy… Një dite erdhën dy zyrtarë dhe takuan të dy djemtë dhe Barba Janin. I pyeten në ishin të kënaqur me gjithçka te Jani. Ata me një goje, u përgjigjen se ishin mjaftë të kënaqur. Falënderojmë Zotin që na dhuroj një familje të ngrohtë dhe të respektuar dhe shumë të dashur.. . Ata u kënaqen nga përgjigja po më shumë u kënaq Jani… Kur po iknin ata u thanë: Mos harroni se shteti grek u mbështet gjithmonë. U faleminderit thanë djemtë. Ata u larguan.
Në darkë Barba Jani, u tha nesër të gjithë do vemi në kishë së bashku. Gjithnjë po të doni. Të nesërmen shkuan të gjithë në kishë. Dhe, çfarë bënin ata, bënin dhe djemtë, se nuk dinin gjë për kishën. Mbas ca kohe Jani u tha edhe ti vaftiste, por ata nuk pranuan. Po i thanë, më vonë, këtu jemi. Hera e parë që ata i kthyen fjalën Barbës. Ai i donte si fëmijët e tij, po dhe ata, korrektë në çdo gjë. Shpesh Barba pyeste shokët që rrinin ose të zotët e klubeve, po që të gjithë thoshin fjalët më të mira për ta. Hektori kishte shumë kohë të lirë. Nuk dinte me se te merrej. Kur një dite filloj të këndoj. Këndonte kot, po asnjë këngë nuk e dinte deri në fund. Këndonte këngë shqiptare, po dhe nga ato ai dinte shumë pak. U interesua te i zoti i një lokali dhe ai i gjeti një fletore me këngë popullore dhe muzikë të lehtë. Atje, në kullotën e bagëtive, këndonte si i donte qejfi, nuk kishte njeri që ta dëgjonte. Duke kënduar e kalonte më mirë kohën. Kërkoj dhe këngë shqiptare, po vonë i gjeti…Shumë shpejt mësoj plot e plot këngë nga më të ndryshmet.
Një dite, kur ishin në një lokal, ju lutën shokët që të këndonte një këngë. Më së fundi Hektori u bind. Sotiri nuk dinte gjë që Hektori kishte mësuar të këndonte bukur. Hektori doli dhe këndoj nja dy këngë të bukura greke. Ai kishte një zë shumë të ëmbël dhe me timbër të bukur. Sa mbaroj strofa e parë, salla, gjëmoj nga duartrokitjet. Dhe thoshin: Qerata Allvanos! Kur mbaroj e vunë në mes. I zoti i lokalit erdhi dhe përqafoj dhe e luti edhe për një këngë tjetër. Hektori modest, ndenji dhe pak pastaj u ngrit dhe iku në shtëpi. Sotirit, Hektori i tha që të mos tregonte gjë në shtëpi.
Iku viti i parë dhe filloj i dyti. Ishin shumë të gëzuar nga jeta po dhe para merrnin. Por diçka nuk po ecte. .. Një darke, Barba, Hektori dhe qeni po rrinin në verandë. Kishin venë edhe nga një gotë vere para, si dhe fruta. Po, Hektori, nuk ishte në humor. Disa herë e pyeti Barba, po ai nuk ndihesh. Më së fundi Barba i tha prapë: Bir, fol, ti e di që unë bej çdo gjë për ty, se të kam në zemër! Të lutem, mos më fut në gjynah, Barba, nuk kam gojë të ankohem. Ti ke qenë dhe je, si babai im, po unë dua të vazhdoj edhe shkollën në darkë pas pune. Barba u ngrit shkoj dhe e puthi në faqe njësoj si ta kish djalin e tij dhe i tha: Shkolla fillon për një muaj. Atje, do jesh edhe ti. Që nesër do shkoj të merrem me këtë punë.
Mbas dy javësh, Barba, të dy djemtë i regjistroj në shkollën e mesme. Të njihej viti i parë, që kishin mbaruar në Shqipëri, duhej të jepej provim. Sidomos në gjuhë. Njëkohësisht, do shkonin në zyrat e emigracionit të merrnin pasaportën. Të gjitha i kishte bërë gati Barba. Ai kishte shumë kredi kudo. Njëherë djemtë desh ta pyesnin, por u benë pishman dhe u tërhoqën. Erdhi dhe fillimi i vitit shkollor. Të dy djemtë në mbrëmje shkuan në shkollë. Ata u kënaqen dhe nga ambienti që ishte shumë miqësor. Pak veta e dinin që ata ishin shqiptar. Kështu që ishin të barabartë të gjithë. Sotiri ishte më i hedhur se Hektori dhe pleksej lehtë me turmën. Po ai shpesh punonte e pleksej me ta.. .Ndërsa Hektori, që në mëngjes do ikte me dhënë. Ai mësonte dhe këndonte. Kishte mësuar shumë këngë Greke, po dhe Shqiptare. Hektori, ishte me nota më të mira, se kishte edhe kohë plot. Sa herë që shkonte Barba të pyeste në shkollë, dëgjonte fjalët më të mira, sidomos për Hektorin. Ai kthehej i lumtur në shtëpi dhe i thoshte së shoqes se mundimi i tyre, nuk po shkonte kot. Po edhe Antigoni shpesh pyeste shoqet e saj për djemtë dhe ajo dëgjonte fjalët më të mira. Klasa e Hektorit bënte shpesh mbrëmje vallëzimi. Në fillim Hektorit i vinte turp, se nuk dinte as të kërcente. Po shpejt mësoj nga shokët, po dhe sidomos nga shoqet.
Një darke, në kulmin e një mbrëmjeje vallëzimi, një grup djemsh, po bërtisnin emrin e tij, kur dy profesorë shkuan dhe ju lutën që të dilte të këndonte ndonjë këngë. Vetëm pak nxënës e kishin dëgjuar të këndonte. Kështu që tani prisnin ta dëgjonin të gjithë. Ai shkoj te orkestra dhe i pyeti e dini ta luani këtë këngë dhe u tregoj titullin. Ata i thanë, po. Orkestra filloj. Hektori ju lut, që ta ulnin pak, se e kishin shumë lart. Ata e ulën. Vetëm muzika dëgjohej. Kur filloj këngën Hektori, të gjithë mbanin qetësi dhe dëgjoheshin qartë fjalët, që në gojën e Hektorit, merrnin një ëmbëlsi që kishe qejf që të mos mbaronte. Ai e mbaroj këngën dhe atëherë, u prish qetësia, nga të bërtiturat dhe duartrokitjet frenetike. Të gjithë e përshëndesnin. Hektori iku nga skena dhe u ul në vendin e tij. Pastaj filloj prapë muzika. Disa vajza njëherazi, erdhën ta merrnin për të kërcyer. Ai u ngrit mori një vajzë që nuk e njihte dhe filloj të kërcej. Ajo filloj ta pyes: Nga je, kë ke në shtëpi, çfarë pune bën? Kërceu dhe pak dhe shkoj u ul në vend.
Në të ikur, kryetari i orkestrës, doli para dhe e takoj Hektorin. I kishte pëlqyer shumë. Ke qejfe të bashkohesh me ne? Ne kemi punë gjithmonë dhe fitojmë para mirë. Si thua do vish? Hektori i tha që do mendohem dhe do të kthej përgjigje më vonë. Kështu u ndan. Kur shkoj në shtëpi e hoqi mënjan Barban dhe i tha mendimin e muzikantit. Barba Jani u habit. Çdo gjë mund të besonte, po që të këndonte Hektori kaq mirë, sa ta kërkoni si këngëtar orkestre profesioniste, çudi tha. Pastaj i tha Hektorit: Bir, ma thuaj dhe njëherë çfarë duan ata? Hektori ja përsëriti. Po pse, bir, ti di të këndosh? Po, Baba! Po unë nuk të kam dëgjuar ndonjëherë, more bir. Megjithatë nesër do të të kthej përgjigje.
Të nesërmen Barba shkoj në shkollë dhe pyeti për djalin, mos kishin ndonjë problem me Hektorin. Jo i thanë, ai është djalë shumë i mirë. Në këtë kohë erdhi aty një profesor tjetër. Sa u njohën ai e pyeti: Ti qenke babai i Hektorit? Po, i tha Barba, pse ke ndonjë ankesë ? Jo i tha ai, përkundrazi, sidomos mbrëmë, na ka kënaqur, ka kënduar shumë bukur, të gjithëve na ka pëlqyer. Barba, shkoj dhe te përgjegjësi i orkestrës. Jo që këndon shumë mirë, po ta them me kompetencë, ai është talent dhe do ishte nder për mua, të punonim bashkë…
Barba u kthye në shtëpi shumë i gëzuar dhe vajti në verandë, i foli dhe Hektorit, i foli dhe së shoqes të sillte një shishe verë nga ato të mirat. Mbushi tavolinën me fruta dhe mbetën vetëm ata të dy. Mbushi gotat, i tha Hektorit. Ai i mbushi. E mori gotën dhe e ngriti: Do ta pi për ty, bir, se më ke lumturuar gjithmonë. Zoti të dhëntë vetëm gëzime, të faleminderit! Dhe e pinë me fund. Tani, bir, dua të më thuash: E ke qejf këngën? Hektori i tha: Më pëlqen të këndoj, vetëm kaq, po shkollën e dua më shumë. Mendoj të mbarosh njëherë shkollën, pastaj shohim e bëjmë. Po, çdo gjë është në dorën tënde, unë kështu mendoj …
Djali i Barbës nuk i kishte në qejf të dy shqiptarët, po sidomos Hektorin. Kur dëgjonte fjalë të mira për ta, përdridhte buzët. Po një darke e ëma me të atin po flisnin për pagën e dy djemve. Këto ditë do i paguaj i tha Barba së shoqes. Po janë shumë para, i tha ajo, më mirë jepua pak e pak! E kam të zgjidhur problemin. Unë u kam hapur depozitë në bankë, kështu që u a derdh periodikisht. Sokrati, ju afrua të atit: Mos u ja jep paratë, lere për më vonë. Barba e kishte vënë re, që Sokrati nuk i kishte qejf djemtë. Ai mendonte se si do t’i gjendej ana për t’u ndarë me ta.
Mbaroj dhe viti i tretë dhe kish edhe një vit nga koha e kontratës me djemtë nga Shqipëria. Ishte kohë dreke. Dhëntë ishin mbledhur në shullë nga vapa. Hektori ishte ulur aty afër me gjithë qenin në një hije. Kur ai shikon në pyll, pa një njeri që po ecte i maskuar, që të mos dukej. Në krah kishte një çifte dhe kishte veshur një mushama të gjelbër. Ishte larg dhe nuk dukej mirë. Ai përpiqej të fshihej për mos t’u njohur.
Hektori, mori qenin, u largua nga hija e pemës dhe u fsheh afër rrugës që dilte nga qyteti në një ferrë të madhe. Qenin e mbante ngjitur duke përkëdhelur. Qytetari doli nga pylli në një pikë që t’u afrohej dhënëve dhe çobanit. Kur mbërriti te dhëntë, filloj t’i fliste me emër Hektorit. Hektori e njohu që ishte Sokrati. Ai, i pozicionuar, foli dhe disa herë dhe pastaj u largua andej nga kishte ardhur. U fut në pyll dhe u zhduk. Hektori ndenji edhe një orë i fshehur dhe doli kur e pa Sokratin që doli te bishti i pyllit dhe u drejtua për në shtëpi. Ai hyri brenda, fshehu mushamanë dhe vuri çiften në gozhdë, ku kishte qenë. Hektori mbas nja dy orëve mori dhëntë dhe mbërriti në shtëpi. Kur vajti të vinte çizmet, pa mushamanë të mbledhur dhe të futur në një cep. Atëherë u bind se Sokrati kishte vajtur për ta vrarë. Që atë dite i iku buzëqeshja, pa gjetur qetësi dhe rrugë zgjidhje.Ti thoshte Sotirit se qe në rrezik? Që atë dite ai nuk i foli më me gojë Sokratit.
Sokrati dyshoj se Hektori e kishte parë, ndaj ishte fshehur. Një ditë Barba pyeti: Kush e ka trazuar çiften? Asnjë nuk u përgjigj. Hektori, qëllimisht, ktheu kokën nga Sokrati, po ai tha nuk e di. Nuk e ka trazuar njeri, thanë njëzëri e shoqja me të bijën. Sotiri me Hektorin edhe ata thanë nuk dimë gjë.
Dëgjoni, nguli këmbë Barba: Çiftja, me siguri, ka lëvizur nga vendi.Unë, qëllimisht, e kisha mbështetur nga krahu i djathtë, ajo është në të majtën.
Për herë të parë fjetëm të shqetësuar! Po, Barba e tregoj veten që ishte burrë i drejtë dhe zgjuar. Duke ikur për gjumë tha: Mbase ashtu do jetë! Nuk e mbaj mentë unë pozicionin, e kam ngatërruar. Të nesërmen shkoj zgjodhi tre fishekë me kujdes mori gjurmët origjinale nga krehrin, ku pa ca qime. Këto i shpuri në kriminalistikë, për analizë: Ju lutem analizojini, a janë të të njëjtit person këto shenja gishtash? Mbas dy ditëve mori përgjigje: Po i përkisnin të njëjtit person, Sokratit.
Djemtë, sa mbaronin punë, rrinin bashkë. Shpesh me ta rrinte dhe qeni, që nuk i ndahej Hektorit. Më së fundi Hektori ja tregoj ngjarjen Sotirit. Ai u trondit shumë, po vendosën që të mbarojnë një herë shkollën, pastaj të shohim çdo bëjnë. Mbas 15 ditëve Sokrati iku fshehurazi nga shtëpia. E pritën një javë po ai nuk duk. Pastaj ja hoqën fillin. Harmonia në familje mungonte. Bukë hanin pa fjalë dhe pa humor, që përpara ishte si pjesë e ushqimit. Barba përpiqej, po nuk qe më në gjendje te rregullonte gjë.
Kishin kaluar nja 20 ditë qe kishte ikur Sokrati. Barba i tha së shoqes po shkoj të shikoj Hektorin, se kohët e fundit ka qenë i mërzitur. Barba, mori dhe ca gjera të mira me vete dhe ne drekë, kur edhe dhëntë rrinin në hije dhe u gjend te Hektori. Ai po lozte me qenin. Kur e pa “të atin”, i doli përpara. Baba, ke kohë që nuk na ke dalë këtej. Po ja dola, i tha ai me të qeshur, do hamë drekë bashkë, si. babë e bir. Nuk i bëri përshtypje kjo fjalë e madhe. Vetëm e aprovoj me kokë. Barba shtroj një kuvertë, që e kishte prurë nga shtëpia dhe mbi të vuri ushqimet. Hapi dhe një shishe vërë të mirë. Hektori ngriti gotën dhe i tha shëndet ti, babai im i dytë dhe shumë i dashuri, të falënderoj nga zemra për çdo gjë që ke bërë për ne! Dhe e piu me fund. Nga fundi Barba për ta mbyllur ngriti shëndetin e Sokratit dhe e piu dhe atë me fund. Hektori e uli gotën edhe pse vera e kishte kapur pak. Pastaj tha: Baba të lutem me fal, po unë nuk mund ta pi atë shëndet. O Zote, tha Barba, po pse? Me vjen rendë të ta them. Bir je i detyruar të ma thuash. Ti je pjesëtar i familjes dhe në familje nuk ka sekrete. Hektori donte ta ndryshonte muhabetin dhe filloj të fliste për kohën, për dhëntë dhe për shkollën. Por Barba nuk ju nda. Më thuaj i tha, po të pres. Dëgjo Barba unë kam shumë faj. Të lutem më fal, duhet të të thosha që në fillim. Unë nuk të tregova. Kam shumë faj, po më vinte shumë rëndë. Dhe filloj i tregoj gjithë historinë. Si Sokrati kishte shkuar për ta vrarë, si ishte fshehur e me radhë. Barbës ju mbushen sytë me lot. Kur mbaroj Hektori ai nuk po lëvizte nga vendi. Pastaj u ngrit në këmbë dhe e mori për qafe djalin. Të lutem me fal bir! Nuk e di si do ta rregulloj këtë të keqe të madhe. Po të lutem me jep pak kohë, që të marr veten. Dhe unë do u flas juve. U ngrit dhe iku me kokën poshtë.
Mbas një jave i thirri të dy në verandë. Barba ishte shumë i mërzitur. Në ketë kohë vjen qeni drejtë dhe te gjunjët e Hektorit. Hektori sa e pa atij i ndritën sytë nga gëzimi. Barba po e ndiqte skenën, ndaj tundi kokën dhe tha: Bijtë e mi dhe u dha secilit nga një prej letrave që mbante në dorë. Në atë letër keni gjithë llogarinë e këtyre viteve që kini punuar këtu deri me sot dhe keni dhe një zarf shpërblimi, për punën e mirë që kini bërë në shtëpinë tonë. Tani me thoni: A kini dëshirë të rrini me mua plakun që kam shumë nevojë për ju? Unë u garantoj çdo të mirë, por me një kusht: Ju, kurrë dhe ne çdo rrethanë nuk do ta zini në gojë këtë që ka ndodhur mes nesh. Baba, ne do rrimë me ty, deri sa të na ndjekësh! Dhe nuk do të ndahemi më, tha Sotiri. Barbës ju mbushen sytë me lot dhe tha: E dija që nuk do më linit vetëm, në këtë moment të vështir. Hektori tha: Baba na takon të treve një shishe vere, që ta bëjmë gëzuar. Barba i foli së shoqes të sillte një shishe verë. Tani, i gëzuar që të tre ishim të qeshur, tha: E po gëzuar!.
Sotir kishte kohë që ishte pleksur me një vajzë. Në tavolinë erdhi dhe nëne Antigoni. Sotiri u tha: Baba jam njohur me një vajze e quajnë Sofika. Ti Baba dhe ti nënë, shikojeni, po t’u pëlqejë, të ecim para.
Nga fillimi i vitit të fundit, shkolla organizoj një mbrëmje muzikore. Hektori i thotë të atit: Baba të lutem, merr dhe nënën dhe ejani edhe ju, se keni nevojë të dilni. Dakord bir, po duhet të kalojmë edhe nga pazari, të blejmë ndonjë gjë. Sidomos ti, ke nevojë për një kostum të mirë dhe gjithçka tjetër. Në darkë u veshën bukur. Hektori kishte blerë një kostum në ngjyrë hiri, që i rrinte shumë mirë. Edhe këpucët me atë ngjyrë ishin dhe vetëm këmisha ishte e bardhë. Kur e panë Barba me Antigonën, u habitën. E kishin parë për dite, po nuk e kishin vënë re që ishte kaq i bukur. Hipën në makinë dhe u nisën. Parkuan makinën dhe hynë brenda. Salla nuk qe mbushur akoma. Kështu që ata zunë vend të mirë. Mbasi përshëndeti drejtori, filloj muzika. Barba mori të shoqen dhe u ngrit për vallëzim. Hektori po kënaqej duke parë prindërit që vallëzonin aq mirë. Në këtë çast i vjen një vajzë dhe kërkon të vallëzoj. I ati po e shikonte dhe ja bëri me shenjë që të ngrihej. Ai u ngrit, po vetëm vallëzim dhe asnjë lloj muhabeti. Që të dy vallëzonin shumë bukur dhe që të dy ishin veshur shumë spic. Mbaroj muzika dhe Hektori e shoqëroj deri te vendi që ishte ulur, u kthye dhe u ul. Filloj prapë muzika, kësaj radhe muzikë e lehtë. Kryetari i orkestrës i tha profesorit, që ishte dhe konferencier që të ftonin Hektorin për të kënduar një këngë.
Nga altoparlanti u dëgjua një zë mbi muzikën: Hektor Gjergji, të paraqitet në skenë! Hektori nuk e kishte mendjen, por i ati i tha që të kërkojnë në skenë. Hektori i mori leje vajzës që kërcente dhe u paraqit te skena. Sa e panë filluan duartrokitjet. Hektori i tha atij të orkestrës: Ti e bëre këtë ? Po, i tha ai, unë. Çfarë kënge të këndoj, e pyeti Hektori me të qeshur. Më të mirën, i tha ai. Me muzikë të ulët, do këndoj një kënge të vjetër dashurie. E njeh këtë kënge? Unë e njoh, tha ai, po u a tregoj edhe shokëve. Orkestra filloj, dritat u ulën. Hektori tha me vete: e kam kënduar dhjetar herë te dhëntë dhe më është dukur mirë, po unë dua që të dalë më mirë sot. Për herë të parë që po i këndonte dashurisë. Dhe filloj me një zë të ëmbël dhe të ulët po të qartë. Mbaroj strofa e parë, filluan duar trokitjet dhe nuk pushuan deri sa mbaroj. Hektori nderoj orkestrën dhe spektatorët dhe u nis për t’u ulur. Aty ishin dhe nëna me babin dhe ai lutej që të ndiheshin krenar për të. Kur vajti deri në mes të rrugës, salla bërtiste: edhe një edhe një! Ai u kthye dhe shkoj në skenë. Prapë këndoj një këngë për një lozonjare. Interpretim i shkëlqyer. Kur mbaroj ata prapë: Edhe një , edhe një! I ati dhe e ëma u ngritën në këmbë dhe përplasnin duart me sytë mbushur me lot. Ata akoma bërtisnin: Edhe një edhe një! Ai u kthye dhe i tha orkestrës: Këngën e emigrantit! Ku e di ti këtë këngë, kjo është shumë e vjetër, pak këngëtar e dinë ta këndojnë, i tha njeri nga muzikantët… Hektori qeshi: Do ta dëgjosh, i tha. Orkestra filloi ulet pastaj pak me lart. Në sallë qetësi. Hektori filloj me atë zërin e bukur dhe të ëmbël dhe shumë prekës këngën e emigrantit, si askush tjetër. Kur mbaroj dhe u ndezën dritat, të gjithë e panë Hektorin që akoma i kishte sytë me lot. Duartrokitjet nga të gjitha anët. Instinktivisht dhe orkestra u ngrit në këmbë dhe po e duartrokiste. Hektori u përkul në fillim në drejtim të muzikanteve, pastaj të publikut, dhe shkoj e u ul pranë te atit dhe së ëmës. Po dhe aty nuk po e linin rehat. Filloj muzika vajza erdhi prapë dhe ju lut që të kërcenin bashkë. Ai u ngrit. Filloj muzikë e lehtë, pastaj e kthyen në popullore. Tani çiftet do kapeshin dorë për dore. Mbaroj muzika. Hektori e nderoj vajzën dhe u ulë pranë të atit. Kush ishte ajo vajzë? e pyeti i ati. Ku ta di unë, i tha Hektori. Po ti, more bir, nuk e pyete? Jo, baba, ne u ngritëm për vallëzim, pse do ta pyesja? Dhe vallëzuam.
Vonë u ngritën për të ikur, shumë të lumtur. Kur po iknin u takua me muzikantët. Ata e falënderuan dhe i thanë që do shiheshin prapë. Barba i tha të shoqes, sa mirë bëmë që erdhëm, se kishim shumë vite që nuk kishim kërcyer, që kur ishim të rinj.
Elena ishte bërë merak dhe kishte dalë ti priste dhe kur i pa u gëzua. Po, as Sotiri nuk kishte ardhur. Prandaj ishte bërë merak. Pas pak edhe Sotiri erdhi. Hynë brenda.
Para se të uleshim për bukë, Barba, i tha Hektorit: Hajde te babai, të të qafoj një herë, se sonte na ke nderuar! Ai shkoi dhe u përqafuan të dy, pastaj përqafoj dhe të ëmën dhe u tha u faleminderit për gjithçka që po bëni për ne. Hëngrën bukë me qejf dhe ranë për të fjetur.
Në mëngjes Barba po pinte kafe. U ngrit dhe Hektori. Bir, po të duash mund të pushosh sot, se je lodhur. Jo babi, ç’është ajo fjalë, kur u lodha. Hëngri bukë shpejt, mori dhëntë dhe iku.
Kur mbërriti në kullotë, i lëshoj dhëntë të kullosin. U ul në një hije dhe pyeti veten: Kush ishte ajo vajzë që gjithë mbrëmjen nuk ju nda? Nuk mbante mend ta kish takuar ndonjëherë. Po për çudi duke menduar për të, ndjente një kënaqësi të brendshme. Disa herë gjatë ditës i vajti mendja tek vajza. Ç’ kam kështu, tha me vete. Ai nuk e kuptonte se i kishte hapur sytë dashuria dhe po e fuste në vorbullën e saj. Atë dite nuk kishte shkollë, po gjithë ditën ishte i gëzuar. Ai nuk po e gjente arsyen. Gjithë ditën lozi me qenin. Këndoj dhe një këngë që i erdhi në mend, po për çudi dhe ajo ishte këngë dashurie. Kur e mbaroj e mori vesh.
Kur vajti në shtëpi sa u fut brenda Elena për herë të parë i thotë: Hektor të kam bërë kafenë, e do këtu apo ta sjell në verandë. Po nuk e ke bezdi ma sill në verande dhe vetë shkoj para dhe u ul. Të të sjell motra ndonjë gjë për të ngrenë? Jo, i tha Hektori, të faleminderit shumë, po dua të të pyes, moj motër: Nuk e ke bërë asnjëherë këtë punë, si e bëre sot? Unë kam vite këtu. Po i tha Elena, ke të drejtë. Unë jam më e madhe se ti dhe nuk kam mundur ti gëzoj kaq shumë prindërit.
Të nesërmen Hektori shkoj në shkollë më shpejt se zakonisht, po para se të nisej, për herë të parë, ai filloj të rregullohet para pasqyrës dhe u habit me veten. Para se të futej në oborrin e shkollës dëgjoj një zë femre që po i fliste në emër. Sa e dëgjoj diçka lëvizi brenda tij. Ktheu kokën dhe pa vajzën që kishte kërcyer me të, që po ja bënte me dorë dhe po i thoshte hajde këtu se është një stol. Hektori shkoj dhe kur u afrua u skuq në fytyrë nga turpi. Për herë të parë ai e pa atë me vëmendje. Ishte shumë e bukur. Kur u afrua Hektori ajo po buzëqeshte. Edhe sytë i ndrisnin nga gëzimi dhe krejt e çelur i zgjati dorën Hektorit, pa hequr buzëqeshjen. Hektori e kapi dorën nuk e shtrëngoj po i dukej sikur dora e tij ishte e djersitur dhe e lëshoj menjëherë. Ajo e kuptoj Hektori kishte shumë emocione. Në shpirt u ndie e lumtur dhe tha me vete edhe ky diçka ndien për mua. U ulën tek një stol. Ajo kishte hedhur një aromë shumë të mirë, që i kujtonte Hektorit, erën e trëndelinës, që dikur nëna në Shqipëri mbante në sënduk, që të merrnin erë rrobat. Dhe tha me vete ç’ne kjo trëndelinë këtu. Ajo fillo të fliste, po Hektori nuk e kishte mendjen. Atëherë ajo e kapi për dore: Po më dëgjon, i tha! Po, tha ai, kot. Ajo vazhdoj mu më quajnë Agllai. Në shtëpi kam babin dhe nënën. Jemi te dy në vitin e fundit, po unë jam ditën, ti je pasdreke, se ti ditën punon! Po ti ku i di këto gjëra për mua, i tha Hektori? Unë jam interesuar, për ti mësuar, po ti nuk do me thuash ndonjë gjë për veten tënde? Jo, i tha ai prerë. Unë as ty nuk të pyeta. Ti mi the vetë të gjitha. Po, po të them: Më quajnë Hektor dhe nuk kam çfarë hollësira të të them. Dhe u ngrit. Prit i tha ajo, si me lutje, ti sa po u ule nuk dëshiron që të njihemi? Po i tha ai, se dhe babai me pyeti: Cila ishte ajo vajza që kërceve dhe unë i thashë që nuk e njoh. Tani do i them që të quajnë Agllai dhe që je shumë e bukur. Ajo qeshi…Mirë, i tha, si fillim nuk është keq! Po të duash hajde dhe nesër këtu, unë do të pres. Hektori iku, po shpesh kthente kokën mbrapa. Ajo e shikonte dhe ja bënte me dorë.
Ai u fut në mësim. Profesori shpjegonte diçka, po Hektori e kishte mendjen te takimi nesër. Nuk po e hiqte dot nga mendja sa do që përpiqej. Ajo i dilte përpara e veshur ndryshe më bukur. Si do më vejë halli mua, nuk kam forcë të bej asnjë lloj pune. Doli nga shkolla dhe vajti në shtëpi. Po dhe atje i pa përqendruar. Shkoj për të fjetur, po nuk e zinte gjumi. Vetëm afër mëngjesit nga lodhja ju mbyllen sytë. Vajti ora që do nxirrte dhëntë, po ai nuk po zgjohej. Kur dëgjoj te dera një të gërvishtur, u ngrit me vrap dhe hapi derën, kur qeni po e shikonte i gëzuar. U vesh dhe iku në pune. Prapë Agllaia i dilte para dhënëve. Zot tha me vete kjo nuk ka mundësi. Po sëmurem, si do ja bëjë? Ai tani kishte dhe një problem tjetër, si do vishej për në darkë, që dhe ai të dukej i bukur. Dita iku shumë ngadalë. Erdhi darka dhe ai u nis, po para se te nisej u rregullua bukur. Ky ishe takimi i parë dashuror në jetën e tij dhe qe do i mbetet në mendje gjithë jetën. Ajo po e priste edhe ajo kishte emocionet e saj. Po rrinte te stoli, që më vonë e quajtën stoli i dashurisë. Kishte veshur një fustan shumë të bukur, të modës me ngjyrë mjalti, që ja nxirrte në pah trupin e bukur të saj. Sa u afrua Hektori, ajo u bë flakë e kuqe në fytyrë. Ajo u ngrit dhe e përqafoj. Dhe ai nuk e humbi kontrollin e përqafoj dhe ai, sado që ishte bërë flak i kuq në fytyrë. Dhe për herë të parë pyeti veten se mos po bënte ndonjë gjë të gabuar. Por ajo nuk i dha kohë të merrte përgjigje dhe i tha: Ti nuk je në shkollë sonde, hajde shkojmë te ndonjë lokal dhe të pimë ndonjë pije freskues. Hektori e mori veten dhe i tha me të qeshur se unë nuk kam para. Kam unë plot, i tha ajo, mos u shqetëso. U ulën te një lokal dhe porositën nga një freskuese. Ajo mori shishen në dorë dhe tha: Gëzuar për njohjen! Për njohjen tonë! Po ti, nuk do me thuash asgjë, i tha ajo. Po i tha ai, ketë drejtë dhe e kishte marrë veten plotësisht. Je e gatshme të më dëgjosh? Po, i tha ajo, po të pres me kënaqësi…Kam lindur në bregdetin më të bukur në botë, në jug të Shqipërisë dhe sytë ju mbushën me lot. Unë kam nderin të jem Shqiptar. Para disa viteve, me gjithë një shokun tim, u Arratisëm dhe erdhëm këtu në Greqi për më shumë liri dhe barazi dhe plot gjera te tjera që nuk t’i shpjegoj dot tani. Komunizmi nuk na i jepte çka ëndërronim. Dhe erdhëm këtu në vendin që i kishte ato që ne nuk i kishim në Shqipëri. Këtu, patëm fatin të na merrte një burrë i nderuar, që na zëvendësoj prindërit me bujarinë dhe zemërgjerësinë e tij … Na futi në familjen e tij. Ata ishin katër, shkuam dhe ne, u bëmë gjashtë vetë. Dhe që atëherë deri më sot nuk na ka dhënë shkakun më të vogël që të mërzitemi…Ai tregonte historinë e tij. Në fillim ajo shtangu. Zëri i Hektorit dukej sikur vinte nga larg. Vetëm ëmbëlsia e zërit të bënte që ta afroje veshin dhe ta dëgjoje më mirë. Pa dashje edhe asaj po i shpëtonin lot. Hektori e mbylli duke thënë: Dhe tani, si e shikon, jam këtu me ty. Ajo u mallëngjye dhe u ngrit e përqafoj. Kujtoi këngën emigrantit: Ti e paske kënduar për vete me aq breng dhe shpirt, sa shumë nga u prekën thellë në shpirt edhe lotuan, midis tyre edhe unë. Hektori i tha të faleminderit dhe gjithashtu e përqafoj. Do ta këndoj këtu, pyeti Hektori. P o i tha ajo do isha shumë e lumtur, po jemi ne lokal dhe nuk lejohet. Bëra shaka i tha ai.
Hektori e pyeti: Të pëlqeu historia ime, mos ke ndonjë enigmë, a pyetje për sqarim që më vonë të mos kemi keqkuptime. Hektori ishte i drejtë dhe kurrë nuk i shkonte në mendje të gënjente. Ajo po e shikonte me vëmendje. Ai i tha pse po më shikon ashtu? Ajo u përgjigj: Sa i mirë je Hektor dhe e përqafoj sërish. Falënderoj Zotin që më dha këtë mundësi që të të njoh. I hodhi krahun dhe i tha: Hajde ikim. Erdhi kamerieri, Hektori pagoi dhe u larguan. Deshi të paguante ajo, po Hektori ia bëri me gisht në buzë …dhe i tha prerazi, jo!
Në një kohë shumë të shkurtër ata e njohën njeri tjetrin dhe u afruan shumë, aqsa e kishin të vështir të rrinin më shumë se një ditë pa e parë sho- shoqin. Disa herë Hektori shkoj dhe në shtëpi të saj mbasi prindërit shkonin nëpër të afërm. Ata ishin të rritur: 23 ishte Hektori dhe 21 ishte Agllaija dhe filluan ta konsumonin dashurinë pa rezerva, sidomos Agllaija, që nuk përmbahej e dukej se diç priste… Një dite në darkë Sotiri i tha Barbës qe ai do shkoj të jetojë me të dashurën. Të gjithë u mërziten, po nuk kishin se çfarë të bënin. Barba u interesua për shtëpi me qira dhe gjeti te një miku i tij. Mbas një jave Sotiri iku. Për çdo gjë Hektori nuk i ndahej. E pyeti se mos i duheshin para, po ai tha që unë i kam të gjitha paratë që kam punuar.
E rregulluan shumë bukur shtëpinë. Pak e vogël po shumë e mirë. Barba e pyeti po punën ke qejf ta vazhdosh, si mendon apo do gjesh punë tjetër. Po Barba i tha vazhdoje punën, kur të gjesh punë tjetër, je i lirë.
Hektori u afrua më shumë, se ngelën katër vetë dhe merreshin vesh shumë mirë me njeri tjetrin. Fundi i shkollës po afronte. Ata, sa herë që takoheshin bënin dashuri. Hektori ruhej që të mos u dilte ndonjë problem. Por nga fundi ajo i tha që nuk kish nevojë që të ruhesh, se ruhej vetë. Dhe kështu vazhdoj gjatë.
Mbaroj dhe viti shkollor. Hektori e mbaroj vitin me notën 9 si mesatare. Sotiri me 6 se ishte familjar. Barba bëri nj darkë shumë të bukur dhe i tha Hektorit që po të ketë ndonjë shok ase shoqe, ta sillte.
Ai foli me Agllain po ajo ishte pa qejf dhe nuk donte… I tha Barbës që nuk kishte njeri..
Jeta vazhdoj si më parë. Pa probleme. Hektori vazhdoj të merrej gjatë me këngë. Me vete merrte fletore dhe libra vetëm për muzikë, nota dhe pentagrame. Me Agllain takohej më rrallë, se nuk gjente justifikim tani që kish mbaruar shkolla. Dy muaj pasi kish mbaruar shkolla, Agllaia, u takua me Hektorin dhe ndenjën deri vonë. Kur do ndaheshin Agllaia i thotë duke puthur Hektorin, se ajo do ikte në Athinë te tezja. Po i fliste, po sytë ju mbushen me lot, sikur diçka i fshihte dhe iku pa kthyer koke mbrapa. Hektori u mërzit që ditën e dytë pa të. Kaluan 15 ditë dhe ai nuk po merrte asnjë lajm. Shkonte shpesh nga shtëpia e saj, po vetëm dy pleqtë shikonte. Agllaia nuk dukej gjëkundi, e larguar pa adresë, pa nam e nishan.
Një darke kur ishin mbledhur të katër Barba i thotë: Bir unë dua që ti të vazhdosh shkollën e lartë, se nuk kalohet jeta çoban. Po baba edhe unë atë dua, po me ka ardhur turp të të thosha. Mirë bir, do pyes si bëhen këto punë dhe do të them. Mbas nja tre ditësh Barba u kthye i gëzuar. Mund të shkosh në Angli, bir dhe të studiosh për mekanik, ose elektronik. Më pëlqen në Angli Baba, po çfarë duhet të bëj unë? Asgjë bir. Të gjitha çka duhen, do t’i bej gati unë. Do shkojmë bashkë në Londër, do të rregulloj ty atje, pastaj unë do kthehem.
Priti ditët që me mbetën, mos merrte ndonjë lajm nga Agllaia, po ishte e kotë. Një ditë, kur po kalonte afër shtëpisë së Agllais, Hektori rastësisht takoj një shoqe shkolle dhe e pyet për Agllain. Ajo tha që unë nuk e kam parë, po dëgjova se kishte bërë fjalë me prindërit, se donin ta martonin dhe ajo iku pa adresë dhe nuk e di njeri ku është.
Mbas 10 ditësh Hektori dhe Barba Jani, u nisën për në Londër. I përcollën nëne Antigoni dhe Elena, Sotiri dhe qeni Bobi.Të gjithë me lot në sy, po më shumë u mërzit Bobi, që loznin për ditë bashkë…
Aeroplani u nis dhe për gati 4 orë mbërriti në Londër. Barba Jani shkoj te shtëpia e një miku që dhe ai ishte grek dhe që po e priste bashkë me të shoqen. Hajde të të tregoj dhomën që të lini edhe valixhet. Mua me quajnë Dhimo i tha. Ishte afro 50 vjeç dhe ju duk burrë i mirë. Dolën jashtë shtëpisë. Sa dilje, në krah të djathtë u shfaq një dhomë e madhe dhe e bukur. Hynë brenda. Shtëpia ishte shumë e pastër dhe e kompletuar. Shtëpia më pëlqeu, tha Barba. Po ti , nëse nuk do, të regjistroj në konvikt. Jo Barba, këtu është shumë mirë. Edhe në kopsht kishte plot fruta.
Të nesërmen në mëngjes shkuan në shkollë. Atje i pritën shumë mirë, u regjistruan dhe për një javë fillonte shkolla. Barba Jani u sigurua se i biri u rregullua plotësisht dhe u kthye në Kallamata. Sa u nda nga Barba, Hektori filloi të përlotet. Barba u kthye: Mirë, o bir nuk po iki, i tha ai. Hektori pushoj po e kapi për qafe prapë dhe e puthi edhe këtë radhë ju mbushen sytë me lot Barbës derisa ai hyri në aeroport dhe nuk u panë më.
Mbas ca ditëve filloj shkolla. Hektori do vazhdoj për inxhinier mekanik. Zanati i vendit të tij e thërriste, se atje gjysma e krahinës ishin shoferë dhe gjysma tjetër mekanik.
Hektori, sa mbaronte shkollën dhe drejt e në shtëpinë Londineze. Nuk i ikte nga mendja dhe nga shpirti Agllaia. Shpesh i dilte në ëndërr, po me ikjen e viteve, sa vinte dhe më e zbehtë më larg i dukej. Koha po bënte punën e saj. Shkolla po i pëlqente dhe e preokuponte shumë. I hyri qysh në fillim në qejf. Shpesh kërkonte në libraritë dhe shokët literaturë mekanik dhe vetëm lexonte. Vitin e mbylli me mesataren 9 dhe ishte i pesti në kurs. Ky ishte një sukses i madh: Nga çoban, skish ku të shkonte më mirë. Prindërit financues në Kallamata me zi po e prisnin. Ditën e nisjes nga Londra, në aeroportin e Athinës, kishin dalë për ta pritur të gjithë, që me gjithë Sotirin, bëheshin 4 vetë. Sotiri e kishte gruan me barrë dhe punonte akoma te Barba. Hektori zbriti nga avioni dhe sa i pa, ju mbushën sytë me lot. Ata ishin njerëzit e tij më të dashur. Në moment ju kujtua Agllaija dhe tha me vete edhe ajo do kish ardhur ta priste. Zot, tha me vete, sa i lumtur do isha sikur të marr ndonjë lajm nga ajo. Shkuan në shtëpi ku i priste një festë e vërtet. Qeni kur e pa, lehu nja dy herë, pastaj ju hodh në gjoks. Hektori, sikur e priste, e kapi ne ajër dhe e shtrëngoj fort. Ata nuk e kishin harruar njeri tjetrin. Barba kishte ftuar edhe tre katër shokë. Njeri ishte gjiton. Kaluan një mbrëmje të paharrueshme. Para se ta mbyllnin Barba ju lut Hektorit ta këndonte një kënge. Mirë Barba. Po cilën këngë të këndoj? Barba qeshi dhe i tha: Ti e di këngën që dua unë, emigrantin! Hektori kishte kohë që nuk kishte kënduar. E kishte marrë edhe atë malli. Shkoj hapi valixhen mori kasetën ku ishte muzika e emigrantit. E futi në magnetofon. Muzika filloj. Qeni mbështeti kokën te kofshët e Hektorit dhe dukej sikur e zuri aty gjumi. Hektori filloj të këndoj dhe për herë të parë futi brengen e tij për vendlindjen dhe shpirtin e emigrantit që çan errësirën në një botë të panjohur. Kur mbaroj këngën Hektori, fshiu sytë se ishin ende të lagur. Në tavolinë kish rënë qetësia. Ata mendonin se kënga dhe muzika do vazhdonte pa mbarim. Ishin si të dehur. Pastaj, njeri pas tjetrit, erdhën në vete. Një nga miqtë foli: Po unë për të dëgjuar ketë këngë more qerata, të kisha ardhur! Kënga kishte bërë punën e saj… Të gjithë ishin futur në mendime. Gjithsecili nga ata kishën njerëz në emigracion. Njeri nga miqtë u ngrit dhe shkoj e përqafoj Hektorin. Kam djalin në Gjermani, të faleminderit! Kur do iknin, Hektori donte të ngrihej t’i përshëndeste, mirëpo qeni nuk donte t’i ikte nga këmbët. Hektori i vuri dorën te koka dhe ai u ngrit. Atbotë njeri nga miqtë se çfarë donte ti jepte, një zarf, po Barba nguli këmbe mos ta merrte, dhe i tha mos ja prishim lezetin darkës. U takuan me miqtë dhe ishin lodhur. Nënë Antigoni i tha Hektorit: Dhomen bir, e ke gati! Nuk linte njeri Jani që të prekej dhoma e djalit. Po ti, Sotir bir, do flesh këtu, a po do iksh në shtëpi. Jo, tha ai, do fle këtu me vëllain. U ngrit dhe e puthi Hektorin në faqe. Sotiri nuk e dinte që Hektori këndonte kaq bukur dhe mbeti shumë i habitur kur e dëgjoj. Sytë ju mbushen me lot edhe nga kënga, që ishte e mrekullishme. Para se të flinin, Barba tha qe ata miqtë donin të na qerasnin me para. Po unë nuk pranova. Shumë mirë bëre baba, i tha Hektori…
Në mëngjes te veranda ishin Barba, Elena, Sotiri dhe Hektori. Elena, për herë të parë u përzje me ata. Sa kaq, filluan nga humori: Barba, për herë të parë i tha të shoqes të sillte një shishe raki. Kafeja me një gotë raki, të bënë shumë mirë, më ka thënë doktori! Kur do ngriheshin Elena u tha: Ju lutem, kam qejf t’u them nja dy fjalë edhe unë… Ajo desh të ngrihej në këmbë, po u bë pishman dhe u ul prapë. I hodhi krahun në qafë Hektorit dhe filloj: Kur na tha Babaj, që do sillte nja dy djem nga Shqipëria në shtëpi, të them të vërteten që u mërzita me gjithë vëllain. Po Babaj ju pruri. Unë nuk u doja, po ashtu edhe vëllai. Ju erdhët te ne, të lodhur e të dobët, fare të papërqendruar. Ju, mbanit njeri tjetrin dhe shpesh kapeshit për dore. Unë sapo kisha mbaruar shkollën e lart. U shikoja ose më mirë u ndiqja gjithnjë me mendimin e dëshirën që ju të gabonit, se në shtëpinë tonë çdo gjë ishte sheshit. Kanë kaluar disa vite dhe çdo gjë ende është në vendin e vetë. Ju u ambientuat shumë shpejt me ne, ndërsa ne me ju, na u desh më shumë kohë. Ju, prutë nga Shqipëria në shtëpinë tonë, frymën e jetës, prutë respektin, mirënjohjen, bashkëjetesën, dashurinë për njeri tjetrin, ju, futët te ne, vlerat më të mira njerëzore. Një herë nuk u ankuat, asnjëherë nuk na dhatë shkakun dhe mundësinë t’u qortonim. E vetmja qenie që u njohu plotësisht dhe që në fillim, ishte qeni intuitiv dhe besnik, që Hektori i thotë Bobi. Ai dëgjoj emrin dhe ngriti veshët e tundi kokën, si për aprovim…Ai, vazhdoj ligjëratën entuziaste Eleni, ju ngjitë Hektorit dhe nuk i është ndarë. Ne jetonim në të njëjtën shtëpi po nuk ishim një shtëpi. Po ju, kurrë nuk u mërzitët. Tani ka pak kohe që ne jemi një shtëpi unike. Unë tani, kur kthehem nga puna dhe u gjej në shtëpi, më mbushet shpirti gjithë gëzim. Unë dhe nëna tani, u duam shumë. Po tani, ne u duam me shpirt, se dashuria për ju, u kalit bashkë me kohën. Kështu vëllezër të dashur, dhe u ngrit dhe i puthi fort në faqe, mos harroni: Kudo që do vini ose do shkoni, këtu u pret gjithmonë një motër me shumë dashuri. Kaq tha dhe u ngrit dhe iku, duke i lënë ata që të tre me gojë hapur.
Unë do iki, se me pret gruaja, tha Sotiri me sytë të skuqur dhe me kokën poshtë dhe shumë i prekur u largua…. Mbeten vetëm ata të dy dhe Bobi, që nuk ndahej nga Hektori.
Unë, tha Barba, duke qeshur, do shkoj diku. Ti më prit, nga darka, po të duash, dalim. Jo tha Hektori unë do rri dhe ca këtu. Pas pak erdhi nënë Antigoni me gjithë Elenin. Ajo sa erdhi e puthi Hektorin në faqe dhe i tha: Për çdo gjë, të faleminderit bir dhe nxori një lule të madhe floriri nga gjiri: Mere Bir, në shenjë dashurie nga nëna jote. Ma ka falur gjyshja dhe unë ta fal ty, bir. Dhe mos më thuaj jo se është gjynah. Nuk kish çfarë të bënte dhe mori. E puthi lulen, e qafoj fort dhe të ëmën me mall.
Në darkë Hektori u shtri i lodhur. Jo se kishte bërë punë, po nga mendimet. U shtri në krevat dhe e zuri gjumi me një herë. Në mëngjes kur zgjua, prapë i shkoj mendja te Agllaia: Ku mund të jetë tani, si i ka vajtur puna, si u zhduk kështu? Barba shkoj në kishë. Donte të takonte priftin ta pyeste për një problem që kishte kohë që e shqetësonte. Prifti ishte njeri zgjuar dhe tepër i shkolluar. Sa e pa prifti e priti me ngrohtësi: Hajde z.Jani se na ka marr malli, të bëjmë muhabet dhe prifti u drejtua nga dhoma e rrëfimit. Jo uratë, nuk kam ardhur për t’u rrëfyer, po kam ardhur të më japish mendje për një problem që kam. Prifti qeshi dhe u ulen në një stol afër njeri tjetrit. Barba Jani filloi historinë e dy djemve të tij. Si i mori në shtëpi e si i ka mbajtur dhe për gjithçka të mirë që çuan ata në shtëpinë e tij. Ata u benë pjesëtar me shpirt në familjen tonë, dhe plot hollësira të tjera. Prifti e dëgjoj dhe i tha: Shumë histori interesante, hera e parë që e dëgjoj, po të lutem, çfarë do nga unë? Ai qeshi. Dua të bëjë çdo gjë të mirë për ta, në veçanti për të voglin. O, tha prifti , i vogëli është ai që këndon bukur? Po i tha Barba. Mirë i tha prifti, pas 10 ditësh hajde të marrësh përgjigje. Po kam një kërkesë: Thuaj djalit në se vjen ditën e diel në kishë të këndoj ndonjë sonet, për sevap. Pa tjetër, pranoi Jani dhe iku në shtëpi. Atje gjeti të shoqen dhe Hektorin, që po rrinin në verandë dhe po qeshnin. Po hajde baba, kur vij unë, ti gjen tjetër pune dhe largohej, i tha Hektori me të qeshur. Sa u ul Barba, porositi të shoqen të bënte meze të mirë dhe shishen e rakisë. U ulen që të tre të gëzuar dhe po pinin me shëndete. Barba u kujtua për fjalën e priftit ia transmetoi Hektorit: Më ka bërë një kërkesë prifti, që ditën e diel të shkosh të këndosh në kishë. Hektori u mendua pak, pastaj i tha me të qeshur: Baba, mos bej shaka me mua. Po pse bir, i tha Barba. Se unë, nuk ta prish kurrë ty. Ditën e diel, shkuan në kishë si familje. Hektori kishte zgjedhur plot këngë kishtare dhe i tha priftit që të zgjidhte. Prifti zgjodhi ca pjesë që i pëlqenin. Mbaruan pune në kishë. Të gjithë u kënaqen, po në veçanti prifti. Kur po ktheheshin në shtëpi Barba tha të kalojmë nga ana e detit dhe të hamë bukë në ndonjë lokal. Hektori tha më ka marrë malli për bukën e nënës. Restorant kam për ditë atje. Vemi në shtëpi dhe kënaqemi. Në shtëpi Hektori mbeti vetëm me Barbën, se Elena me të ëmën po përgatisnin ushqimin. Hektori i tha Barbes: Shiko çfarë më dha mami dhe nxori lulen që i kishte dhënë e ëma. Unë nuk doja t’i a merrja, por ajo nguli këmbë, mos kam bërë gabim? Jo bir, ke bërë shumë mirë. Atë e ke kujtim nga nëna, vetëm të lutem mos e humb, se është gjynah. Të betohem se do ta ruaj si gjenë më të shenjtë në botë.
Barba shkoj te prifti të merrte përgjigjen. Ai e priti me qejf. Dëgjo i tha: Çdo të mirë që benë për çdo gjë, ZOTI të bekon dhe ai nuk të vë kufi në mirësitë. Barba e falënderoj. Fjalë më të mirë s’kish si të thoshe.
Mbas dy ditëve Hektori iku në Angli. Sa mbërriti, shkoj në Universitet dhe mori çka i duheshin për fillimin vitit dhe po kthehej në shtëpinë e vetë.
Më së fundi edhe në Shqipëri filluan proceset demokratike. Mija Shqiptarë u shpërndan nëpër bote. Greqia, vendi i parë dhe Italia e dyta, që u mbushën me emigrantë. Hektori ishte në vitin e fundit. Mësonte shumë dhe donte të mbaronte me nota sa më të mira. Po, dhe Barba e shtynte. Mëso qerata, se je i aftë, ti je dhe shumë i zgjuar, i thoshte ai. E la edhe këngën edhe muzikën, që kohët e fundit, i donte aq shumë.
Një dite po shkonte për konsultë në shkollë . Brenda portës së shkollës, pa një grup me vajza, që po diskutonin për një problem, po nuk po i linin radhë njëra tjetrës, kur më së fundi u dëgjua një zë i qartë kumbues dhe mbi zërat e tjerë. Të tjerat heshtën dhe vetëm kjo dëgjohej, që po u fliste qartë dhe me logjikë imponuese atyre. Kjo vajzë i tërhoqi vëmendjen edhe Hektorit. Kishte një farë bindjeje se, si ishte në pamje e si fliste, duhej të ishe Shqiptare: Shumë e bukur, me trup mesatar dhe dukej më shumë si sportiste po dhe si ca e egër. Në çast Hektori u afrua nja 6 a 7 metër dhe i foli. Mua më flet e pyeti ajo? Po, të lutem a mund të afrohesh pak? Ajo, fatmirësisht, nuk e kundërshtoj, po u afrua, se për çudi, i pëlqeu ky djalë, që kaq pa ndrojtje i foli.
Hektori i tha: Që je Shqiptare, nuk e vë në dyshim, po që je labe, jam i sigurt. Ajo qeshi me shpirt. Njëra nga shoqet u tha të tjerave: Më duket se ai djali ia mbylli gojën Albanës! (Duket kështu e quanin). Albana u kthye nga shoqet dhe u tha: Ikni, se unë do vonohem! Hektori i tha shoqes: Hajde, si bashkatdhetarë të pimë diçka tek ai lokali, të ndërrojmë dy fjalë në gjuhën e nënës dhe të njihemi më mirë. Asaj i pëlqeu ky djalë dhe shkuan u ulen te një tavolinë anësore, që dhe po ta ngrinin zërin, të mos dëgjohej për keq. Sa u ulen, ajo i tha në shqip: Diagnozë e saktë për mua, duket që je specialist. Hektori i tha: Do njihemi edhe me mirë. Erdhi kamerieri dhe i pyeti se çfarë donin. Ata morën dy spraj. Sa thanë gëzuar dhe e hoqën mendjen nga pija: Mua me quajnë Hektor, jam bregdetas, po kam jetuar në Vlorë. Unë, i tha ajo, emrin e kam Albana, jam nga Vlora me origjinë, nga Tragjasi më sakt dhe banoj në Tiranë. Jam në vitin e dytë për biznes. Harrova, i tha Hektori, jam në vitin e fundit për inxhinieri mekanik. Ku jeton familjarisht i tha ajo? Unë jetoj në Kallamata të Greqisë. Po, kë ke atje? Atje unë kam familjen. Kur ai tha familjen, ajo u prek pak. Me fjalën familje, shpjegoj ai, atje unë kam: Babin, nënën, motrën, një si vëlla dhe një shok të ngushtë që është qen, po unë i them Bobi. Ajo u çlirua. Unë tha ajo, jetoj në Tiranë, kam Babin dhe nenën. Nëna punon mjeke, babai agronom. Filluan të bënin muhabet sikur kishin kohë që ishin njohur. U futën në muzikë, ku shpjegoi Hektori për muzikantët, për këngëtarët me veprat e punët e tyre, për krye veprat më të pëlqyerat kohës,etj. Ajo u habit me njohurit e tij. Ajo pa dashje u fut në një linjë që nuk ishte kompetente. U ndanë, po që do takoheshin prapë, po nuk lan vend dhe kohë. Ndofta harruan ose Hektori e bëri me qëllim.
Kaluan nja tre ditë, po nuk po takoheshin. Në ditën e pestë Albana shkoj shpejt te Fakulteti Mekanik të takonte Hektorin, kur edhe Hektori, për çudi ishte nisur të takonte Albanën dhe rastësia i poqi në rrugë. Ajo u gëzua shumë. Po i pëlqente ai djalë tepër simpatik. Albana e zuri pa pritur për dore dhe e pyeti: Mos po kërkon mua? Jo i tha ai me të qeshur, kërkoj një shok. Po mirë i tha ajo, prite shokun dhe bëri sikur do ikte, kur ai e kapi shpejt për dore: E gjeta shokun!
-Po të shikoj dhe vras mendjen: Është nga Tragjasi kjo, apo jo?
-Mos u shqetëso, unë jam e tëra nga Tragjasi. U qafuan. Hajde ikim, të rrimë diku bashkë, i tha ajo. Dhe që nga ajo dite nuk u ndanë më…
Po mbaronte tremujori i parë. Nxënësit po punonin ta mbyllnin sa më mirë. Hektori i foli të atit dhe i tha: Po je i lirë, mere dhe Elenën dhe hajde të rrini ca ditë, se më ka marrë malli. Erdha bir, edhe unë këtë po mendoja, na zër hotel. Jo, baba, kur të vish i rregullojmë të gjitha,veç ti hajde sa më shpejta.
Mbas një jave ata erdhën në Londër. Hektori i kishte thënë Albanës se do vinte babai dhe motra. Shkuan të dy t’i prisnin. Kur ata zbritën, Hektori me vrap u doli përpara, ndërsa Albana më mbrapa, me dy tufa me lule në dorë, u uroj mirëseardhjen.
-Kjo është një shoqe e ngushtë. Elena i shkeli syrin me djallëzi, ai qeshi. Morën taksi dhe drejt dhe në shtëpi të Hektorit. U ulën. Albana i kishte bërë gati të gjitha: Kafe, pije, ëmbëlsira dhe fruta. Shtëpia e rregulluar për bukuri me një pastërti që binte në sy. Elena prapë ja bëri me sy, për çaka tregoi se, kjo vajza, po i pëlqente shumë. Hektori qeshi. Albana e beri kafen e Barbës, si e kishte qejfe ai edhe Elenës të ëmbël. Për burrat edhe nga një gotë raki rrushi. Për vete dhe Elenën, liker speciale për gra. Hektori, si zot shtëpie ngriti gotën dhe foli:
-Baba i dashur gëzuar, motër e shtrenjtë, gjithnjë gëzuar. Zoti na faltë vetëm gëzime. Ju lutem rrini si të doni.
Barba i tha Hektorit: Bir, dalim rrimë në kopsht se do jemi më mirë. Po i tha Hektori dhe dolën. Të dy dolën dhe u ulën në dy karrige që ishin jashtë. Barba, si gjysmë nervoz i thotë të birit: Po pse, more bir, kështu bëhen këto punë? Çfarë pune, Baba? Po ja, cila është ajo vajzë?
Hektori vazhdoj me të qeshur. Ajo është një vajzë nga Shqipëria. Andej, nga anët tona. U njoha rastësisht, po që atëherë, nuk jemi ndarë më. Pra, Baba i dashur, të thirra dhe të thash merr dhe motrën, që po t’u pëlqej, mirë. Në të kundërt, unë kurrë nuk e marr, pa bekimin tuaj.
Barba u ngrit në këmbë, lëvizi dorën sikur do ta qëllonte, pastaj ju hodh për qafe dhe e puthi disa herë.
-Kurrë nuk më ke mërzitur bir. Ta bëftë Zoti gjithnjë dritë. Vajza me pëlqeu sa e pash, more qerata! Barba pyeti dhe për ca gjëra të tjera dhe u ngritën shumë të gëzuar. Hajde bir vemi brenda t’i gëzojmë dhe ato. Kur hynë brenda i pa që dhe ato po përqafoheshin dhe po qeshnin. Po ju ç’patët u tha Barba. Çfarë u kapi?, u tha Hektori. Na kapi ajo që të ka kapur ty dhe vazhdoj të qesh. Hektori dhe Albana i kishin mbaruar të gjitha muhabetet. U ulën në tavolinë. Hektori u ngrit në këmbë dhe tha:
-Baba i dashur dhe ti motër e shtrenjtë, më jepni leje që unë, biri dhe vëllai juaj, të lidh jetën me Albana Brahimin. Hektori ja kishte dhënë që jashtë unazat Barbës. Barba dhe Elena u ngritën në këmbë me një herë dhe thanë me një gojë: Ne jemi dakord. U ngrit dhe Albana i përqafoj të dy dhe me lot në sy u tha faleminderit shumë që më pranuat në familjen tuaj. Barba nxori një kuti me unaza dhe u a vendosi në gisht. Skena ishte shumë prekëse sa me të qarë po aq dhe me të qeshur, të dyja nga gëzimi.
Të nesërmen Hektori me Albanën i përcollën në aeroport, të lodhur, po tepër të gëzuar Sa shkuan në shtëpi u shtrin. Albana, mori shtëpinë e saj në telefon dhe u tha prindërve që u fejua me një djalë të përshtatshëm nga bregdeti. Donin apo nuk donin ata e uruan me gjithë zemër çupën të trashëgohesh dhe qoftë sahati i hairit. Hektori e mbaroj shkollën me një mesatare 9.2 që ishte shumë e lartë. Mbas dy viteve mbaroi dhe Albana me mesataren 9. I propozuan punë në një kompani të madhe. Edhe Hektorit i propozuan punë në një fabrikë automjetesh. Kështu që dhe me dëshirën e Barba Janit, ai filloi punë në Londër, sa të mbaronte shkollën edhe e shoqja… Sa mbaroj shkollën Albana ata u nisën për në Kallamata.
Në shtëpi i pritën krahë hapur. Sotiri ishte bërë me djalë dhe bisedoj me Hektorin për emrin. Ai i tha veç emrin e Barbës, mos e verr se do ja vë unë. Dhe kështu mbetën dakord. Barba mendoj të bej dasmë. Ajo u bë madhështore në një lokal në anë të detit, që të nxirrte mallin e Vlorës. Dhëndëri e lëshoj pak veten. Në dasmë
Kishin ardhur edhe babai dhe nëna e Albanës që u pritën plot respekt e nderim. Vetë lokali kishte edhe dy këngëtar, një vajzë dhe një djalë dhe orkestrën shumë të mirë. Në Kallamata kishin ardhur shumë Shqiptarë emigrant dhe në respekt të tyre kënga emigranti do u a bënte qejfin, prandaj u vendos që kënga e parë të këndohet emigranti. Dhe, do ta këndoj dhëndëri. Hektori e pyeti orkestrën dinin ta loznin muzikën e emigrantit. Ata i thanë, po! I zoti i lokalit kishte merak se mos i ndodhte ndonjë gjë dhe nuk ishte mirë për lokalin. Po dikush i tha në vesh se ai ka marrë çmim për kënge dhe do ta dëgjosh. Ajo këngëtarja i tha shokut të vet, se është pak e vështir për t’u kënduar kënga e emigrantit…Orkestra filloj. Hektori me zë të ulët, po shumë prekës dhe të ëmbël, gradualisht duke e ngritur po gjithmonë këndshëm dhe me fjalët prekëse të tekstit tregon kur emigrantët kanë dalë në tokë dhe atje gjejnë njërës të mrekullueshëm, që u japin ushqim dhe veshmbathje dhe i fusin midis tyre e i bëjnë pjesëtar të familjes. Pastaj e uli zërin dhe e mbylli me atë timbrin e bukur karakteristik. Po, nuk po e ngrinte kokën se sytë i kishte të mbushur me lot. Të gjithë u ngritën në këmbe dhe duartrokisnin bravo, bravo, bravo. Orkestra, i zoti i lokalit, kamerierët, të gjithë në këmbe që e duartrokisnin. Për të gjithë ishte një surprizë. Hektori shkoj të ulej te karrigia e dhëndrit, po duartrokitjet nuk po pushonin. Shumë vet bërtisnin edhe një edhe një. Albana u mahnit nga bukuria e ekzekutimit nga ëmbëlsia e zërit që vetëm te këngëtarët profesionist të kohës e kishte dëgjuar dhe pa i ardhur fare turp, e puthi në buzë, në ato buzë nga kishte përparësinë të kumbonte ai zë i mrekullueshëm. Nga fundi dhëndëri u ngrit prapë për të kënduar. Vuri diskun për muzikën e këngës vlonjate: Një bahçe me portokall, që kush e di sa herë e kishte kënduar kur ishte çoban me dele. Shqiptarët bërtisnin nga gëzimi, se dhëndëri ua pruri Atdheun aty.
Dasma kaloj shkëlqyer. Barba Jani me gjithë të shoqen akoma i kishin sytë të skuqur. Kur do niseshin për në shtëpi, Barba Jani, tha që ta dëgjonin të gjithë:
-ZOT të faleminderit, qofsh i bekuar bir! Më ke falur kaq shumë gëzime!
Në shtëpi ishin edhe prindërit e Albanës. Barba Jani u ngrit dhe tha është mirë me që i kini punët mirë, të rrini ca kohë në Angli, pastaj me të parë dhe me të berë.
Mbas një viti Albana lindi djalë. Emri dihej, JANI. Sa u gëzua Barba… Tani u bë i pavdekshëm emër im. Të rritet pak, se do vij ta marr e ta mbaj, këtu në Kallamat, se edhe klima është shumë e mirë.
Gjithçka po ecte shumë mirë. Barba Jani u bleu një vile shumë të bukur dy katesh afër detit. Mbas dy viteve Albana lindi dhe një çupe shumë të bukur. Emrin ja vunë atë të nenës së Hektorit, Eftiqi.
Hektori i thotë të shoqes të shkonte në Shqipëri të gjente adresën e prindërve, se herën e parë nuk e gjeti dot. U nis dhe shkoj në Vlorë, nuk la vend pa pyetur. I thanë, kur u hap rruga ata ikën natën për në Greqi. Kemi dëgjuar se janë në Athinë. Më pas edhe çupa me fëmijë, ikën në Itali. I foli Barbës të shkoj në Athinë e të takohemi atje! Më kanë ardhur atje prindërit dhe po më kërkojnë, mbase do i gjejmë. Hektori u nis me makinë për në Athinë, ku mbërriti në darkë vonë. Në hotel po e priste Barba Jani. U ngritën pinë kafe që në mëngjes. Barba tha qe do shkoj në ca zyra për të pyetur dhe me se fundi, i kishin dhënë një adresë, pastaj dhe një tjetër, deri sa i gjetën.
Nëna dhe babai biologjik, sa e panë, filluan të qanin. Ishte një skenë shumë prekëse Ishin ndarë që kur Hektori ishte 16 vjeç. Tani Hektori ishte bërë burrë e baba. Barba u prezantua. Hektori u tha: Ju më lindet ky me rriti e më burrëroi dhe vazhdoj për objektin e vizitës:
-Unë kam ardhur t’u marr, ju si mendoni? Mirë është t’i lini të gjitha në vend dhe të vini me ne, në Kallamata. Atëherë vendosni, pa u nxituar: Ejani njëherë, rrini pak kohë, po nuk u pëlqeu ktheheni prapë.
Hipën të katër në makinë dhe u nisën për në Kallamata. Kur mbërritën atje po i priste Sotiri me të shoqen dhe djalin dhe Elena me Antigonin. Ata qenë lajmëruar për vizitën, kështu që u përgatitën mirë. Vonë i zuri gjumi. Barba në mëngjes i tha Hektorit të ikte për në Londër, se janë bërë merak fëmijët. Për prindërit mos u bë merak fare, se i rregulloj unë. Babaj dhe nëna u mësuan shpejt atje dhe nuk donin të iknin, nga ngrohtësia familjare që gjetën. Të dy palët e pëlqyen shumë njeri tjetrin.
Kaluan vite, fëmijët u rritën, pleqtë u plaken më shumë. Fëmijët në verë shkonin në Kallamata te gjyshërit. Ata mësuan edhe Shqip edhe Greqisht. Albana ishte shefe në Kompani, po dhe Hektori si inxhinier, kishte rrogë shumë të mirë. Gjithçka po shkonte për së mbari.
Jani përfundoi të mesmen, Eftiqija donte dhe dy vite tët mbaronte të mesmen. Fëmijët ikën në Kallamata. Hektori i thotë Albanës: Shiko mos te japin nja 10 ditë leje dhe të ikim në Shqipëri, të shikojmë prindërit e t’u edhe vetë çlodhemi, po kënaqim edhe ata, se i ka marr malli! Sa mirë të ka vajtur ne mendje, i dashur, tha Albana. Kërkoi leje dhe ata i dhanë.
Të nesërmen u nisen për në Shqipëri, ku mbërritën nga dreka. Drejtë e në shtëpi. Sa u gëzuan ata kur i panë! Nga darka dolën e vajtën në një lokal, hëngrën edhe darkë dhe pastaj shkuan në shtëpi.
Në të gdhirë, morën makinën dhe u thanë prindërve po vemi një herë nga Vlora. Shkoni, ju për pushime kini ardhur. Nisen dhe për dy orë mbërritën në Vlorë. Vlora, nuk njihej, ishte bërë shumë e madhe dhe bukur. Hektori donte të qëndronte, po Albana i tha ik drejt, do vemi në Llogora të hamë drekë atje. Ikën. Aty, në hyrje të Orikumit pa kaluar urën, panë një tabelë ku shkruhej: Tragjas 2 km., më poshtë shkruhej: Restorant Kabello. Ktheu këtu, ta shikojmë këtë restorant, thotë Albana. Hektori u kthye, ikën 300 metra, kur në krah të djathtë u doli një pamje shumë e bukur: Fusha, mali në grykë, lart dukej fshati i Tragjasit. Aty ishte një portë e madhe metalike ku lexohej: Mirë se vini te restorant Kabello! Qëndruan para portës dhe kur ajo u hap: Një djalë simpatik me trup të drejtë, i veshur si vishen kamerierët në Angli, na pyeti me edukatë: Ju lutem, me se mund t’u ndihmoj ?Ta parkoj makinën brenda? Jo, i thanë ata, se nuk do rrimë shumë, sa të shikojmë pak! Me gjithë qejf, tha djali, rrini aq sa të doni! Ata hynë brenda. Gjithçka ishte e bukur, e mbjell me lule aq sa dhe ambienti vinte aromë e mirë, kabinat të ngjitura me njëra tjetrën dhe me mjedise shumë të pastër. Nga Brenda apartamentet të pajisura me të gjitha gjerat moderne evropiane. Pishina me ujë kristal, poshtë e shtruar me pllaka majolike dhe emri i pronarit ZAGOLLi, shkruar me pllaka shumë ngjyrëshe. Gjithçka e bukur. Në fund të kabinave ishte një kopsht shumë simetrik. Aty ishin të mbjella domate, patërshane, speca, bamje dhe në fund tranguj. Të gjitha të ndara bukur nga njëra tjetra dhe të gjitha ishin me prodhim maksimal. I themi djalit: Po ky kopsht i kujt është?Ai qeshi dhe tha: I pushuesve, në shërbim të tyre. Të lutem, mund të na besh dy kafe turke? Po tha, me gjithë qejf! Hapi një kuti dhe nxori pak kafe të pa bluar dhe e hodhi në aparat. Kafeja duke u bluar, mbushi ambientin me aromë kafe Brazili! Ju lutemi, si e doni, të dy me pak? Hodhi kafet në filxhan. Po pije? Unë, raki, ndërsa zotëria tha djali: Konjak metaksa! Albana e pyeti: A paguhesh mirë këtu, përse nuk vazhdon shkollën? Djali qeshi: Unë, tha, kam mbaruar juridikun, po kjo është puna ime më e preferuar që më pëlqen më shumë! Ikëm, më shumë se të habitur. Kur do iknin e pyetën: Sa kushton ? -15 euro! tha djali. Ne, nga kënaqësia, po te japim 30, je i kënaqur? Dolën dhe hipën në makinë. Këtu djathtas, u tha djali dhe u përshëndetën. Rruga ishte pak si me gropa, por kur dilje te restoranti, hapej një bukuri e rrallë. Restoranti ishte i ngritur mbi deltën e lumit, kështu që ambienti ishte i freskët. U ulëm në një qoshe. Sa kaq mëriti një djalë, që i ngjante shumë atij që lamë. Na tha: Çfarë u pëlqen? Albana i tha kupton anglisht? Pak, tha djali! Na sill menynë! Djali pruri një meny, që nga njëra ane ishte Shqip nga ana tjetër ishte Anglisht. Çfarë u pëlqen përveç peshkut dhe zogut? Na sill çfarë të duash, i tha Albana. Na bjer dy pjata me mish qengji! Po tjetër, mos doni? Byrek me lakra të freskëta! Okej, tha Hektori. Prunë mishin dhe byrekun. Do u sjell kos dele me mjaltë. Hektori ishte babai i qumështit, po u bë kureshtar, se si ishte. Pruri kosin me mjaltë dhe ca arra mbi të. Kosi dukej sikur ishe djathë, ishte shumë i trashë, Hektorit i pëlqeu shumë. Pastaj djali solli një pjatë me fiq të freskët, një pjatë me rrush, që sapo e këputen dhe një pjatë me djathë të njomë. Hektori qeshi dhe tha Albanës: Këta sikur e dinë që unë jam çoban. Që të gjitha, ishin të mrekullueshme! Ndërkohë në tavolinë u afrua një burrë i gjatë me trup të drejtë biond, me sy blu. Ishte tepër simpatik. Na uroj mirë se ardhjen dhe na tha: Unë jam i zoti i lokalit. Këto të tre pjatat, i kini nga lokali! U kënaqëm shumë, u faleminderit! Ku do shkoni, u tha pronari, në Tiranë i tha Albana. Merrni pak byrek me vete se mos u merr uria. Po i tha, na bej katër racione byrek, t’u çojmë prindërve, Hektor. Ata e paketuan. Albana tha: Nuk ma merr mendja se do ftohen deri në Tiranë!
U Larguan me përshtypjet më të mira dhe po të vinin sërish në Shqipëri, do ktheheshin patjetër te restorant Zagolli. Biznes të mbarë miq të nderuar! Shqipëria e re, e ka nisur mbarë!
Kaluan edhe disa vite kur një dite vjen një djalë i ri me një makinë të bukur me ngjyrë të zezë dhe qëndron te porta e shtëpisë. Nga makina zbriti një djalë i bukur me syze te zeza dhe kërkoi Barba Janin. I folën. Barba, doli. Mua më kërkon more bir, e pyeti dhe sytë i vanë te djali. Ai, në shenjë respekti i hoqi syzet. Barba, tha me vete: Po ky është tamam si Hektori! Ku mund të ulemi, i tha djali? Ja, hajde këtu te kjo veranda j, tha barba Jani . Shkuan dhe u ulën. Djali nxori një letër nga gjiri dhe ja dha Barbës dhe i tha: Këtë letre ma ka dhënë nëna dhe më tha të rrija deri sa ta lexosh. Pastaj, bëj si të të thonë. Gratë kishin dal te dera dhe po shikonin. Barba e hapi letrën ku shkruhej:
I nderuar Z. Jani, Unë, që po të shkruaj këtë letër jam ajo vajza që kërceja me Hektorin , natën e mbrëmjes, ku ishe edhe ti me zonjën duke kërcyer. Kisha kohë që unë e vëzhgoja djalin tënd, Hektorin dhe më pëlqente shumë. U dashurova marrëzisht me të. Me kalimin e kohës edhe Hektori filloj të më donte shumë. Dhe, po të vije re, pa mbaruar shkolla, ai shpesh vinte vonë në shtëpi. Ti mendoje, se ai mësonte, po jo ai ishte me mua. Sa u mbyll shkolla, pas dy muaj, unë u zhduka. Në të vërtetë, isha 2 muajsh me barrë. Kjo ishte lumturia më e madhe imja, e fiksuar në mendje: Të kisha një fëmijë me Hektorin dhe ai, të ishte i gjithi imi dhe i asnjë tjetri. Shkas për largimin mu bënë prindërit. Ata ngulen këmbe që unë të martohesha. U thash që do vazhdoj shkollën, po as nëna dhe as babai nuk u binden. Kështu që unë u largova pa adresë. Tani, që djali mbaroi Universitetin dhe ish i dashuri ka krijuar familje të konsoliduar, kam bindje që do më kuptoni dhe do më jepni rrugë veprimi. Emrin djali e ka Hektor. Po dua të dish i sigurt, se djali juaj i mirë, Hektori, nuk ka ditur asgjë. Ishte dëshira ime të ngelesha me barrë. Ai me kërkoi deri sa iku në Angli dhe vetëm pas një viti më harroj. Me sa di, ai ka dy fëmija të mrekullueshëm. Ka ardhur koha që të njihen. Ndaj ju drejtohem juve, që jeni një njeri jashtëzakonshëm, që rritë me aq kujdes e mirësi Hektorin dhe Sotirin, duke i tejkaluar prindërit biologjik, aq sa Hektori për ty betohet. Duke lexuar Janit, ju mbushën sytë me lot. Kur e mbaroj se lexuari, qante po edhe qeshte nga gëzimi. Ngriti kokën lart dhe pa doktor Hektorin, që po e shikonte me vërejtje dhe habi. Ai i tha: Të lutem, mos të mërziti letra? Të lutem më fal! Po shikonte djalin: Njësoj si djali i tij, Hektori, kur ishte i vogël. E mori për qafe nipin dhe e puthi në ato faqet e bukura dhe shtrëngoj fort e fort me dashuri e nostalgji. Ah more qerata, ti po më çmend. Ah, more bir, këtë mrekullinë tënde nuk e prisja! Të thonë ç’të duan, ti për mua, do mbetesh gjëja me e çmuar në botë. Pastaj vazhdoi: Nuk të ka thënë nëna që unë jam gjyshi yt. Jo, u përgjigj ai veç më tha: Shko atje se diçka shumë të rëndësishme do marrësh vesh! Ja shpirt, tani e more vesh, që ti je nipi im. Djali pyeti: Po babai im ku është, ah sa dëshirë kam që ta shikoj e ta njoh. Po, i tha Barba, babin do ta sjell unë. Mos u bëjë merak. Edhe ai do gëzohet kur të të shikoj. Ai nuk e di fare që ka dhe një djalë shumë të bukur, ndryshe kurrë nuk të linte vetëm.
Gratë dhe Andrea po shikonin me habi po kurrë nuk u a merrte mendja të vërtetën. E mori për dore dhe u tha atyre: Ejani këtu se sot Zoti na ka dërguar një engjëll. Dhe ky që shikoni është engjëlli. Elena , sill dy shishe shampanjë edhe gota për të gjithë. Ajo i pruri menjëherë. Të lutem mbushi gotat. Barba e mori gotën në dorë dhe tha:
-Këtë gotë po e pi me fund, për këtë nipin tonë. Ky është doktor Hektori, djali i Hektorit, inxhinierit tonë. Të gjithë mbetën të habitur. Gëzuar prapë, të falënderoj o Zot që na i solle! U puthën të gjithë me njëri tjetrin. Barba filloi të bej prezantimin. Hektor, bir, më dëgjo: Këto dy gratë janë të dyja gjyshet e tua. Unë dhe Andrea, jemi gjyshërit e t’u, kjo vajza është halla jote dhe e quajnë Elena. Ndërsa djalin e quajnë Hektor. Të gjithë venin nga venin dhe qafoheshin me Torin. Bir, i tha Barba, do rrish sonte këtu. Do jetë gëzim i madh për ne. Tori u tha: Ju qenkeni shumë të mirë. Do flas me maminë dhe do u kthej përgjigje. Ai i tha: Mami, këta po më luten që të rri këtu sonte, si më thua? Ajo i tha: Jo bir, ktheu në shtëpi derisa dhe babi nuk është aty. Bir, lër numrin e telefonit të na flasin. Mami më thotë të kthehem. Dëshirë kam, po nuk ja prish mamitë. Tori kishte autoveturë shumë të bukur dhe cilësore. Barba i tha Torit që do vijë edhe unë me ty në shtëpinë tuaj. Kurs shkoi te dera e shtëpisë së vetë, Tori i tha së ëmës se me të, kishte ardhur edhe Barba. Ata jetonin në një vilë të madhe e të rrethuar me mur dhe porta hapesh dhe mbyllej me korrent. Barba ndenji afro një orë atje brenda pa qenë Tori. Kur dolën, Agllaia u qafua me Barbën dhe i tha të birit: Hektor, çoje gjyshin në shtëpi dhe ktheu, se kemi punë. Barba, rrugës e pyeti Hektorin: Ku e mbarove shkollën, bir? Në Gjermani gjysh, për mjekësi. Bravo bir, tani edhe ne kemi një doktor. Hektori e la te rruga Barbën, se po të shkonte lart, do vonohej.
Barba Jani, e mori të nesërmen në telefon Hektorin dhe i tha: Po munde, këto 3 ose 4 ditë, të vish në shtëpi, se kemi një punë. Hektori u shqetësua. Baba, mos ka ndodhur gjë, më thuaj ju lutem. Mos u shqetëso bir nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Mbas dy ditëve Inxhinier Hektori erdhi në Kallamata. Barba e lajmëroj Agllainë, që nesër në orën 10 të mëngjesit do jenë aty dhe e mbylli telefonin.
Bir, i tha Barba Hektorit, të lutem vishu mirë se do vemi për vizitë. Edhe Barba u vesh mirë. Kishin lezet që të dy. Fiks në orën 10 u gjenden para portës, e cila sa u afruam u hap menjëherë dhe hynë brenda dhe sa kaluan, ajo u mbyll. Ishte një vile shumë e bukur dhe e madhe. Te dera nuk qe nevoja të trokisje. Ajo sa u afruam ne, u hap. Na priti Hektori. Ai u përqafua me gjyshin, Të atit i dha dorën që po i dridhej. Hektori i madh, ngeli shumë i habitur dhe tha me vete: Sa më ngjan mua ky djalë. Hynë brenda, para u shfaq një sallon i madh dhe i bukur i mbushur nga çdo anë me lule aromatike të freskëta. U ulën në disa kolltukë të modës. Kur, hapet dera dhe vjen e zonja e shtëpisë. Ajo sa do qe kishin kaluar kaq vite ishte bërë më e bukur. Hektorit desh i ra të fikët. Po, u ngrit në këmbë dhe u nis i malluar drejt Agllaisë. Edhe ajo, u lëshua si me vrap drejt tij, po duke qarë. Të dy u qafuan dhe të dy sytë me lot. Ajo po i lutej që ta falte. Po ai, as e dëgjonte fare. Të lutem më fal, te gjithë fajin e kam unë. Ti nuk ke faj për asgjë. Hektori erdhi në vete dhe u shkëput menjëherë nga ajo dhe u ul në kolltukë. Hektorit, nuk po i besohej akoma se çfarë po ndodhte. Por Barba Jani e shkundi për supesh dhe i tha: Mblidhe veten bir, ajo që ndodhi nuk rregullohet më!
Ke të drejtë, BABA, i tha Hektori, që e mori plotësisht veten. Agllaija vazhdonte të qante me ofshama. Pastaj duke qarë, tha: E dija që do të më ndodhte kështu prandaj gjithnjë e shtyja, me sot e me nesër. Me kohë edhe ajo u qetësua dhe foli qartë. Hektor, po djalin tënd, nuk po e takon? Ai ka gjithë jetën që po të kërkon ta përqafosh. Gjithnjë më thoshte: Kur do vij babai? Dhe i tha të birit: Bir ngriu, se ja erdhi Babai! Ai, u ngrit dhe ishte si krejt i shokuar, nga ato që pa. As në libra nuk e kishe lexuar si këto ndodhi. Po i merreshin mentë. Po, megjithatë filloj të eci drejt të atit duke i ngulitur sytë te sytë e tij. Njëherazi, u ngrit dhe i ati me sytë të ulur, sikur po i kërkonte ndjesë, pse e kish lënë jetim, duke qenë gjallë. E kapi fort për qafe të birin dhe po e puthte me dashuri shpërthyese, duke i thënë: Më fal bir, se të paskam lënë vetëm. Edhe Barbës ju mbushën sytë me lot. Ishte skenë më shumë se prekëse. Agllaija po qante me dënesë, po kur pa at ata të dy bashkë, shkoj dhe ajo dhe të tre u përqafuan. Pastaj u ndanë. Barba i tha të nipit, bir hajde t’i lemë pak vetëm këta dhe të dalim jashtë. Ata dolën dhe derën e lan hapur. Mbas 20 minutave ata u dukën të kapur për dore dhe duke qeshur. Pastaj Agllaija u shkëput nga Hektori dhe tha: Më duket se kemi nevojë për një kafe. Shkuan sërish brenda dhe u ulën. Hektori: Unë e dua me konjak, po të ketë. Kemi plot. Barba tha që e donte me raki. I ati i tha Torit: Po ti, bir, me se e do? E di vetë mami, unë me raki Shqiptare, babi! Të tre qeshën!
Pastaj e mori fjalën Barba. Nuk më thoni, si vendosët, si do bëhet më tej kjo punë? Agllaia tha: Ne vendosem që jeta vazhdon. Djali, sa është imi, është edhe juaji! Të përpiqemi t’i shtojmë më tepër gëzimet dhe dashurinë për njeri tjetrin në familje dhe kudo. Djali të rrijë sa te ju, po aq dhe te unë. Ai, do njihet dhe me vëllain dhe me motrën. Këto gjëra do bëhen sa më natyrshme dhe pa ngasje. Po ua lemë në dorë atyre dhe kohës Ata janë të rritur tani dhe do gjejnë rrugën më të drejtë, më të bukur dhe fatlume të vëllazërimit dhe bashkimit. Agllaija tha: Do jetë kënaqësi që të më quani edhe mua si pjesëtare të familjes tuaj të nderuar. Unë dëshiroj dhe synoj ta shtoj sa më shumë gëzimin, dashurin dhe lumturinë në familje tuaj. Dhe shtoi, si me të qeshur: Shikoni sa djalë te bukur u kam dhuruar. Dhe ajo qe ka gjithashtu rëndësi është se do jem përherë e gatshme të mbuloj çdo problem ekonomik e material, se për fat jam, me gjithë djalin, shumë në gjendje të mirë. Nga ana tjetër, e ndjej se diçka duhet të paguaj për të kaluarën. Unë dua të vijë te ju t’u sjell vetëm gëzime, se unë nuk kam njerëz të tjerë, veç jush. Nuk kam asnjë pretendim, tjetër: Jeta të vazhdoj me gëzim!
Barba tha: Bijë, shtëpia jonë do jetë gjithmonë e hapur për ty dhe për djalin. Tani ti je jona dhe ne jemi të tute! Barba vazhdoj, se do më behet qejfi, që, qysh tani, të marrish djalin dhe të vish me ne! Ja ta pyes djalin, tha ajo. Ai pranoj me shumë qejf.
Ikni para, se ne po vijmë, tha Agllaija . Mirë, tha Barba dhe u nisen për në shtëpi. Rrugës për në shtëpi Barba e pyeti Hektorin, si e latë bisedën atje brenda. Ai tha: Jeta do vazhdoj njësoj. Unë kam familje, fëmijët janë të rritur, gruan e kam të mirë dhe e dua shumë. Kështu që të dashurit e tjerë janë të mirëseardhur, në jetën tonë pa pasur asnjë lëkundje e devijim dhe duke ruajtur respektin dhe dashurinë për djalin, që më zbriti nga qielli, si dhuratë Zoti. Koha do i shëroj plagët dhe do i nivelojë boshllëqet.
Mbas një ore Agllaija me të birin erdhën në shtëpi te Barba. Gjithë shtëpia po i priste, ndriçuar nga lumturia. Kaloj gjithë koha me humor dhe dashuri. Në darkë shkuan në një lokal te ana e detit, që sillte një kënaqësi më shumë. Gëzimi nuk kishe fund dhe vetëm në darkë vonë, u përcoll Agllain me të birin.
Rrugës ajo e pyeti të birin, si t’u duk? Jam shumë i lumtur nëne, sidomos për babin e mirë dhe jam me shumë fat.
Mbas dy ditsh Inxhinier Hektori iku në Londër. E shoqja ishte bërë merak. E priti në aeroport. Sa zbriti e mori drejt dhe në shtëpi. Fëmijët ju hodhën për qafe, sa do që ishin të mëdhenj. U ulën dhe hëngrën bukë. Hektori i tha së shoqes: Shkojmë nga dhoma, se kam një problem. Shkuan, u ulen dhe Hektori i tregoj së shoqes gjithçka që kishte ndodhur, për çka ajo kishte njëfarë njohurie paraprake. Ajo i tha Hektorit të lutem më jep pak kohë.. .Kohë k , sa të duash, i tha ai pak nervoz. Për herë të parë ajo e pa që të nevrikosej Hektori. Gjithmonë ai ishte shembull i bashkëshortit të mirë. Atëherë ajo mendoj: Mos gabova diku? Pastaj i tha të shoqit, të lutem më fal! Unë nuk kam për çfarë të mendohem. Të gjitha sa me the, kanë ndodhur, po jo për fajin tënd dhe në një periudhë, kur ne nuk ishim lidhur bashkë. Gjithë këto kohë unë kam qenë gruaja më e lumtur në botë dhe këto të mira i kam pas në sajin tënd, që nuk ma ke prishur një herë qejfin. Pa, kemi dhe dy fëmijë të mrekullueshëm. Ne jemi dhe njerëz të shkolluar dhe shpesh na pyesin dhe marrin mendje. Ndaj ne kështu duhet të ecim, pa bërë asnjë gabim. Djali është i rritur dhe ka mbaruar shkollën në Gjermani për mjek. Ajo, nuk ka asnjë lloj pretendimi ndaj teje. Kështu që ne do vazhdojmë rrugën tonë. Do i respektojmë të gjithë ata që janë pjesa jonë. Pa tjetër edhe do i duam. U ngritën, u puthen të dy me respekt e dashuri. Tani do u japim shpjegime fëmijëve. Po një gjë po të them, tha Hektori, që ky problem nuk do zihet kurrë më me gojë.
U folën fëmijëve dhe i sqaruan me hollësi. Ata qenë të rritur dhe kuptonin. Çupa tha, d.m.th. babi, unë kam edhe një vëlla të madh. Po shpirt tha ai. Për së shpejti besoj se do shihemi. Emrin Babi e ka Hektor. Po bir! E more babi, çfarë historie e bukur. Ne jemi shumë te gëzuar që në jetën tonë u shtua dhe një vëlla. Djali dhe vajza flisnin për ditë midis tyre dhe ata ishin të gëzuar. Hektori ishte shumë i bukur dhe i mirë, po ishte dhe doktor.
Një dite Barba e mori në telefon doktor Hektorin dhe i tha: Vendos një dite që të mblidhemi te gjithë këtu, ku dhe e filluam ketë gëzim, po dhe të njihemi më mirë me njeri tjetrin. Mua më pëlqen data 15 maj. Kemi kohë plot, afro një muaj. Të bëhemi gati…
Tre ditë kishte Hektori që kishte ikur nga shtëpia, kur që në mëngjes një telefonatë e zgjoj. Alo Babi! foli Hektori? Më fal, të zgjova herët, mirëmëngjesi. Jo bir nuk ka gjë për të falur, tha me ëmbëlsi Hektori. Unë dua të vijë aty t’u shikoj, se dhe për ty, me mbyti malli, më jep leje të vij. Bir, përse kërkon leje, t’i mund të vish kur të duash. Edhe mua më mori malli se nuk u njohëm mirë. Nesër, në orën 11, më ke në Londër. Mirë Bir, mirë ardhsh .
Kush qe? e pyeti e shoqja. Djali, tha ai, e kishte marrë malli dhe donte të vinte edhe të njihej. Ajo qeshi, sa mirë do bëjë dhe e puthi të shoqin.
Të nesërmen që të katër, po prisnin Torin në aeroport. Ai, po kërkonte me sy të atin dhe kur e pa i gëzuar ju hodh në qafë. Hektori i tha: Kjo është gruaja ime. Ai ja dha dorën si me droje. Albana qeshi dhe e kapi për qafe, ndërsa fëmijëve u tha me të qeshur: U jam Hektori i vogël! Të tre u përqafuan. Hektori dhe Albana po i admironin, kur i panë ashtu të bashkuar: Shiko, sa bukur duken tha Albana. Shkuan në shtëpi. Në fillim nuk po u ecte shumë muhabeti, po pastaj Hektorit i dukej se ishte i njohur me ta shumë kohë përpara. Fëmijët filluan ta pyesin për jetën e tij në Athinë dhe për shkollën. Kam studiuar në Gjermani për mjek. Punoj po në Gjermani. Albana shtroj për të ngrënë dhe e pyeti: Tori çfarë do të pish? Çfarë të pijë Babi, dua dhe unë! Nuk kishin shumë oreks për të ngrenë, më shumë dëshirë kishin për muhabet. Mbas darke ishin bërë të gjithë njësoj të afruar me njeri tjetrin. Tori kishte shumë humor dhe shpesh, ato që thoshte, i shoqëronte me shaka. Ndenjën deri vonë dhe fëmijët shkuan për gjumë. Ata të tre, mbetën në tavolinë. Atëherë Tori i tha Albanës: Të faleminderit shumë për pritje e ngrohet që më bëtë. Kam ëndërruar shumë për këto çaste. Po ju dhe Zoti ma bëtë realitetin parajsë. Dhe sytë ju mbushen me lot. Ajo i tha: Je një djalë i mrekullueshëm, që i ngjanë Babait shumë. Kjo është dhe shtëpia jote. Po edhe ne kemi nevojë për njërës, ti na i mbushe shtëpinë sot dhe ne të themi faleminderit me gjithë shpirt.
Po ti babi, u kënaqe që më pe sot? Të lutem mos më pyet, se ishte si ato ditët e përrallave, një nga ditët më të bukura të jetës sime. Tori tha tani unë do fle, me një tjetër gëzim, që nesër është e shtunë dhe ju e keni pushim. Të tre të lumtur, ranë për gjumë. Tori nuk fjeti pothuaj gjithë natën. Thoshte me vete, si i çuditur: Tani edhe unë kam baba, pak me vonës, po më mirë vonë se kurrë. Dhe unë kam një baba të mrekullueshëm, që në këtë histori të trishtë nuk ka pasur asnjë faj.
Në ato ditë që ndenji Tori në Angli, të pestë u kënaqem dhe të pestë, kishim plot pyetje për t’i bërë njeri tjetrit, po nga gëzimi nuk bënë asnjë .
Tori iku përcjell me dashuri nga të gjithë. Tori shkoj prapë mbas një jave. Ata e priten me ngrohtësi, kështu qe nuk kishte me akull në mes tyre, Albana ishte grua e rrallë dhe me shumë kulturë. Dinte ti kalonte gjërat natyrshëm dhe për ketë Hektori ishte i lumtur dhe e falënderonte të shoqen.
Ai i tha Albanës: Si do ja bëjmë për të marrë prindërit e tu? Do të vete t’i marr unë me makinë dhe të vijmë në Kallamata, apo të vete unë t’i marr ata të dy me aeroplan për në Athinë. Atje na prisni ju, na merrni dhe drejt dhe në Kallamata. Hektori u nis me fëmijët dhe mbas dreke ishte në Kallamata. Dhe ata të nisur nga Tirana, nga darka mbërritën në Kallamata.
Çfarë pritje të bukur kishte organizuar BARBA me Sotirin! Ndenjën deri vonë. Kur do flinin, Hektori tha Barbës që ai të vente të flinte te vila. Barba qeshi: Po unë e dija, prandaj e bëra gati, nuk i shikoni që dritat janë të ndezura. Me Hektorin shkoj dhe e ëma. Kur vajtën te porta ishte një roje veshur me kostum të zi që mbante telekomandën. U hap porta e hyrjes. Sheshi deri sa hyje brenda i mbushur gjithë lule të shumëllojshme, një kopsht i mbushur me pemë dhe pemët plot me kokrra. Hynë brenda, një tjetër mrekulli: Dritat, mobilieritë, të fjalës së fundit! U ulëm në ballkon, deti nuk ishte më shumë se 100 metër. Një tavolinë e mbushur me pije të ndryshme . Barba Jani mbushi gotat. Raki për vete dhe për Hektorin. Edhe unë dua raki tha Albana. Edhe unë tha nëna e Hektorit. Ju, pini çfarë të doni, u tha fëmijëve.
Barba ngriti gotën: Këtë shtëpi ta kam bërë dhuratë, biri im, që të mos më harrosh. Dhe sytë ju mbushën me lot. Të dy fëmijët e kapen për qafe dhe e puthën: Të lutem gjysh mos qaj, se do qajmë edhe ne. Më falni, po e pi për ju, tha dhe e piu me fund. Hektori e pyeti Barbën në çfarë ore është ceremonia? Fillon në orën dy mbas darke dhe mbaron në oren12 të darkës. Barba, të lutem shtriu, se ke gjithë ditën i tensionuar dhe je i lodhur. Ora tani vajti dymbëdhjetë e tridhjetë, të lutem shtriu. Ti e di dhomën tënde. Të gjithë ranë për gjumë.
Në mëngjes një vajzë u bëri kafenë. Pastaj po ajo u pastroj rrobat që do vishnin. Kur mbaruan me të gjitha, fëmijët donin të hipnin në makinë me gjyshin. Atij ju bë qejfi shumë me gjithë se i kishte rritur. Shkuan në shtëpi. Ata po prisnin. Sa mbërritën morën në telefon Agllainë. Po ejani, se po u presim, vetëm ju po na mungoni, i tha Barba. Mbas një ore një makinë me ngjyrë blu dhe shumë e bukur, qëndroj para shtëpisë të Barba Janit. Nga ajo zbritën Agllaia, e veshur modern, me një tufe lule shumë të bukura në dorë, mbas saj zbriti dhe Hektori, që kishte veshur një kostum në ngjyrë hiri, me kollaren ngjyrë vishnje, me këmishë të bardhë, këpucë kafe. Tori dukej shumë bukur. Të gjithë u vunë si në rresht t’i takonin. Tori, tufën me lule ja dha Barba Janit. Ai, e puthi fort në faqe, pastaj përqafoj Agllainë. Duke ecur, takuan nënën dhe babën e Hektorit. Atyre Agllaija u dha tufën me lule dhe i përqafoj. Nga ana tjetër ishin Antigoni, Elena dhe Sotiri me të shoqen. Në Ballore ishin prindërit e Albanës dhe Hektori me Albanën. Ajo i dha dorën Hektorit dhe i tha mirë se erdhët. U përqafuan me Elenën qe e pëlqeu shumë Agllainë, Tori u përqafua me të gjithë. Të gjithë shkuan në ballkon dhe aty filluan nga pyetjet dhe përgjigjet duke ruajtur etikën. Barba u ngrit në këmbe dhe filloj prezantimin. Kjo dhe ky burri, tha me të qeshur, janë prindërit gjenetik të Hektorit të madh. Të gjithë përplasen duart. Kjo, me gjithë ketë çupën janë gruaja dhe vajza ime që e quajnë Elena. Përsëri duartrokitje. Ky çifti këtu, tha për nënën dhe babën e Albanës, janë prindërit e Albanës. Përsëri duar trokitje. Kjo tha, është Agllaija dhe ky tha, është djali jonë. Prapë duartrokitje. Ky është Sotiri me familjen e tij ose më mirë të them, djali im dhe vëllai i Hektorit. Prapë duartrokitje. Dhe së fundi biri jonë me familjen e tij. Tori u largua nga e ëma dhe shkoj u ngjit me Hektorin. Babi, jemi dhe ne, tha me të qeshur. Të gjithë qeshën. Duartrokitjet nuk po pushonin. Hektori shkoj te Barba Jani dhe tha: Tani do u prezantoj me babin e gjithë kësaj tavoline: Ky është arkitekti jonë BARBA JANI. Të gjithë u ngritën në këmbe dhe duar trokisnin. Barbës ju mbushen sytë me lot. Hektori vuri muzikë Greke, për të respektuar vendin, pastaj muzikë Shqiptare. Mbas pak Hektori vuri një disk me këngët më të bukura që kishte kënduar. Në fund Sotiri i mori me radhë në intervistë. Barba i tha Hektorit: Na këndo një këngë! Hektori qeshi, Barba po do këndoj pastaj në darkë, sa të duash ti. Mirë bir, më mirë në darkë.
Dhe darka erdhi. Të gjithë të veshur si për festë! Kishte dhe plot të ftuar. Lokali ishte në anë të detit, në një vend të bukur. I zoti i lokalit doli përpara dhe u uronte mirëseardhjen.
Ceremoninë e hapi Barba JANI. Ai uroj pjesëmarrësit që darkën ta kalonin sa më mirë dhe pa mundur të shtoj tjetër fjalë, i lodhur, u ul. Atëherë u ngrit Hektori. Do ta ngremë këtë mirësi për babin tim Barba Janin. Ai më mori për dore kur unë isha 16 vjeç, me gjithë shqiptarin tjetër, shokun tim, Sotirin, na futi në familjen e tij Greke. Ata ishin katër veta, kështu që u bëmë gjashtë. Ata, na lanë e na shpëlanë, na ushqyen, na veshën, na bënë që të harronim çfarë patëm kaluar. Ata na dhanë gjënë për të cilën ne kishim nevojë më shumë, FAMILJEN dhe DASHURINË familjare. Neve për gjithë kohen, nuk na ka munguar asgjë. Sikur unë dhe dy jetë të kem, nuk do jenë të mjaftueshme t’ jua shlyej. Ata mi dhanë të gjitha. Pa ata, unë nuk do isha kurrkush. Ata më dhanë vlerën që t’i shërbej shoqërisë dhe shoqëria të më respektoj. Barba JANI filloi të lotojë. Më falni se e zgjata pak, atëherë po e pimë për Barbën!
Filloj muzika, plot çifte dolën për të kërcyer. Bir tha Barba, të lutem dil e këndo, se më ka marr malli të të dëgjoj. Tani baba, tha Hektori dhe u ngrit. Cilën këngë do të parën? Ti e di kë dua unë, emigrantin. Ai shkoj te podiumi i tha orkestrës: emigrantin. Emigranti ishte bërë këngë e njohur. Muzika filloi. Kur filloj këngën Hektori u prenë muhabetet, vetëm qetësi. Ai, sa do që kishin kaluar shumë vite zërin nuk e kishte humbur, po vazhdonte me atë timbrin e ëmbël dhe pak pikëllues ku tregonte kalimin e kufirit të rendjes derë më derë për punë, nga një dikur i pa veshur e ndonjëherë me një këpucë tjetër, po me dinjitet këngëtari të talentuar me një teknikë ekzekutimi brilante e më zë të ndjeshëm, sikur dilte nga thellësia e shpirtit të tij. Strofën e fundit mezi e mbaroj. Kur e ngriti kokën të gjithë e panë që sytë i kishte të mbushur me lot. Shkoj drejtë dhe puthi Barba Janin. Gjithë salla u ngrit në këmbe dhe duartrokisnin. Barba i ngritur në këmbë, përshëndeste me dorë. Këngën e EMIGRANTIT, sa herë ta dëgjoje e kërkoje prapë.
Darka u mbyll shumë vonë po ajo mbeti e pa harruar. Edhe të nesërmen në shtëpi te Barba, vazhdonte gëzimi dhe hareja. Pas dy ditëve filluan të iknin, të parët Hektori me Albanen dhe fëmijët. Edhe Tori iku në Gjermani, se e thirrën nga puna. Të tjerët mbetën, të lëviznin me nge.
Mbas një jave Barba u sëmur nga zemra dhe e shtruan urgjent ne spital. Lajmëruan Hektorin. Ai njoftoi të birin dhe i tha unë po iki në Kallamata, se gjyshi është shtruar në spital, se është i sëmurë. Unë atje të pres bir. Mirë babi, tani po nisem. Të dy u nisën dhe për katër apo pesë orë mbërritën në Athinë. Dhe që aty, urgjente në Kallamata. Shkuan drejt e në spital. Kur i pa Barba u gëzua shumë. Tori shkoj dhe pa kartelën dhe i tha të atit: Babi të lutem mos u shqetëso, çdo gjë do shkoj mirë. Ata ndenjën 15 ditë në spital. Tori, të 15 ditët, fjeti në spital me Barbën.
Barba u shërua. Nja dy ditë para se të dilte, ai, i tha Torit: Ma afro pak veshin, se do të pyes për diçka. Tori u afrua dhe ai i tha:
-Të gjithë Shqiptarët, si ti, kaq të mirë janë, more qerata? Tori qeshi:
-Jo gjysh, janë më të mirë, se unë gjysmë Shqiptari jam!
Erdhi Hektori, e morën gjyshin që të dy dhe e çuan në shtëpi. Barba e mori shpejt veten dhe jeta vazhdoi e lumtur dhe në mirëkuptim me të gjithë.