Nga Pertefe Leka/
Pjesa 1
Nga jeta me shumë të panjohura e një mendimtari evolucionist, Aleksandër Branko Merxhani nga Çamëria.
Në vitin 1932, Merxhani shkroi tregimin” Gëte si një përrallë”. Po të hedhësh një vështrim nga jeta e tij mund ta përshkruash edhe jetën e tij si një përrallë. Duke parë se po zbulohen të dhëna të reja nga jeta dhe familja e tij besoj se është me vlerë për studiuesit që të vazhdojnë kërkimet , edhe në Turqi, atje ku ka jetuar para vitit 1926 edhe 40 vjet, pas largimit nga Shqipëria me 1939. Atje ku ka botuar pjesën më të madhe të shkrimeve. Këto thërrime të mbledhura nga bashkëkohësit e tij, personalitete të njohura, nga Vajzat e tij Afrodita,Eleftheria dhe nipërit e saj ,po i plotësojnë sado pak të panjohurat rreth jetës së tij. Babai i Branko Merxhanit, ishte nëpunës (gjykatës) i Perandorisë turke në Nish. Atje u martua me një vendase, Shqiptare, ku kishin hedhur kthetrat serbët. Ai vetë ishte nga Sopiku I Pogonit, Çam I krishterë, vend,ku pretendohej prej grekërve, ndaj dominonte greqishtja. Kjo ishte fillimisht familja e Brankos me Nënë Shqiptare nga Nishi, e cila me përkëdheli e therriste Branko dhe me baba nga Sopiku I Pogonit, I cili e kishte pagëzuar djalin me emrin Aleksandër. Atje ku Aleksandri I Madh e kishte origjinen, nga Epiri, ku shtriheshin Mollosët, Çamëria e sotme(një fis i madh Pellazgo Illir, ku lindi nëna e Aleksandrit Madh.)
Politika antishqiptare Greko-Sllave,dominonte në të dy ekstremet e Shqipërisë dhe vazhdon edhe sot për të tjetërsuar popullsinë autoktone mijëra vjeçare. Kur familja e Brankos u transferua në Turqi, i jati e regjistroi në një shkollë priftërinjsh gjerman në Bursa. Atje u dallua për zgjuarsi dhe përvetësues shumë I mirë I gjuhëve të huaja. Për këte drejtori I shkollës e përdorte si (Dragoman),përkthyes dhe shoqërues të vizitorve të huaj që vinin nga Gjermania në këte shkollë. Këte e spjegon Branko më së miri në tregimin “Gëte si një Përrallë “shkruar me 1932…”Një ditë më kishte thërritur drejtori si dragoman I një profesori Gjerman …..Pas 3 ditë …ditën që do të ikte nxori nga valica një libër të vogël.. Dhe shkroi : “Këte libër të vogël t’a fal për mundimin t’and dhe sjelljet e tua të fisme, miku im i vogël, po këndo-e vetëm kur të bëhesh i madh “…. Bursa 1910, Dr.Kerschen-Steiner, (Manchen)…”. Ishte Faust”-i …..Në vazhdimësi të edukimit shkollor Merxhani ndoqi jetën universitare në Turqi e Austri për filozofi, histori turke e sociologji .Kur u kthye pas studimeve në Turqi me një bagazh diturishë, u bë shpejt I njohur në rrethet e gazetarisë turke, si qytetar modern me kulturë evropiane, duke u bë kështu edhe njeriu më I afërt I Ata Turkut. Besimi që pati Ata Turku, në personalitetin dinjitoz të Merxhanit, i ngarkoi një detyrë të rendësishme që të hulumtonte disa dokumentenë arkivat austriake. Këte ftesë, e kemi mësuar nga një shkrim i Dr.Milajt shkruar në gjuhën italiane…(inviato da Mustafa Qemal a Vienna per indigare all’archivio famoso austriaco i dokumenti che avevanno revoluzioni con il governo turko.Ma verso 1926 lui si esprime solo verbalmente o per iscritto contro Ataturk per le pronuncioni gravi dati del capo della stato alkune personalita che nei primi anni della revoluzione erano stati amici fedeli del loro Comandante.Il governa di Ancara, appena informato Aveva deciso di condannare Branko…(.këte shkrim e kam marrë me fax, 1993 nga Dr.J.Milaj)
Dokumenti I gjetur nga ana e Merxhanit, për të cilin shprehet verbalisht, bën fjalë për besniket e Ataturkut të cilët kishin përgatitur grusht shteti kundër Komandantit tyre.Për këte zbulim, qeveria e Ankarasë vendosi denimin e Brankos. I ndodhur në këto rrethana, i jati, njeriu i drejtësisë, e këshilloi të birin që të mos kthehej në Turqi, por të shkonte në Shqipëri, Gjirokastër,të kërkonte për një pronë, që kishin në Sopik dhe të qëndronte atje.
Me 1926, Branko u kthye nga Austria dhe u vendos në pronën e paraardhësve të tij. Atje u martua me një vendase grekofone, të dy bashkëshortët nuk e flisnin gjuhen shqipe.
Nuk vonoi shumë, pasioni i gazetarisë nuk e la të qëndronte larg atij investimi që kishte bërë ndër vite, prandaj gjeti një lidhje me gazetën “Demokratia “ të Jorgji Meksit dhe Vangjel Koça. Edhe pse nuk dinte shqip, artikujt që shkruante, ia përkthenin miqtë e bashkepunëtoret e gazetes duke përfituar prej tyre mësimin e gjuhës shqipe që e përvetësoi në një kohë rekord.Ai shihte shumë mangësi në veten e tij që të ishte një shqiptar i vërtetë,
Prandaj shkruan : “Edukatën e parë e mora në një shkollë të priftërinjve, në Bursa.U rritëm pa gjurmën më të vogël të kulturës kombëtare dhe krejt antikombëtarisht. Duhet të përpiqemi që t’i mbushim këto të meta “…”Demokratia” 23 korik 1932. Me një vullnet të çeliktë,Branko, kërkonte nga vetja të plotësonte ato që i kishin munguar gjatë edukimit shkollor në shtete te huaja,ndaj shkruante: “Mos e humb besimin në qoftë se t’është shkrirë idea atdhetare në zëmrën t’ënde as që mund t’a besosh më, prap mund të jesh një njeri i drejtë mjaft t’i mbetesh besnik Atdheut t’ënd dhe të mos të vijë turp të përmendësh emrin e tij, Një Fe është edhe kjo. Ndërgjegjja kombëtare që të rritet dhe të ngjallet kërkon përpjekje të reja, do vepra të reja”.B.M. Ato që nuk i mësoj për vendin e vet, kur ishte jashtë Shqipërisë u përpoq t’i kompensonte me studime të thelluara në historinë e paraardhësve të tij mijëra vjeçare dhe ndjente dhëmbje për trojet shqiptare të coptuara. Branko e shikonte vetë sa pak territor I kishte mbetur Shqipërisë, edhe ate pjesë pjesë me popullsi të asimiluar nga fqinjët grabitqarë. I kuptonte dhe I shikonte synimet armiqësore të fqinjëve për të përvetësuar toka të tjera. Branko e ndiente thellë në shpirt përçarjen që kishin sjellë fqinjët: Nena shqiptare nga Nishi fliste sllavisht, babai nga Sopiku, zonë shqiptare e minuar nga greqishtja. Familja që krijoi me Zonjën nga Sopiku dhe vajzat që erdhen më pas nuk e flisnin shqipen….Për këte I vuri detyrë vetes të evidentonte këto padrejtësi. Plotësimin e tyre e shihte vetëm te përhapja e shkollave shqipe ndaj shkruante: “Një luftë ka filluar në fundin e shekullit të kaluar dhe një nga fitoret më të rëndësishme të kësaj lufte ka qenë shkolla e parë shqipe në Korçë….Një ditë erdhi lajmi se në Stamboll rron …Naim Bej Frashëri, që do të shkruaj shqip dhe që thërret të bashkohen nën një flamur, gjithë shqipo-fonët e Shqipërisë tej e përtej pa bërë asnjë dallim feje. Në Qesorat rronte Koto Hoxhi që ishte takuar në Stamboll me Naimin dhe u kthye me mendime të reja: Nuk jemi grekër,__thoshte __ jemi shqiptar, flasim shqip. Jemi shumë milion n’Epir, Labëri, në malet e Korçës, në fushat e Myzeqesë,lart Alpeve të Shkodrës dhe tutje deri në thellësirat e kufirit serb. Me grekërit na ndan, gjëja, gjuha, gjaku, lebërit janë vëllezërit tanë … Merxhani e shikonte pengesen e qeverisë turke dhe greke per hapjen e shkollave shqipe, megjithate shkruante :” shkolla normale greke “Ta Zografia “ mblodhi 200 nxënës të Llunxhit,Dropullit,Pogonit, dhe të Labërisë orthodokse e myslimane ….kjo normale në zemër të labërisë dhe Zosimea në Janinë, në qendren e Epirit përhapnin gjuhën greke dhe mbillnin farën “Megali-Idheu-së” nën hijën e kryqit t’ orthodhok-së …por nga Zosimea e Janinës ashtu edhe nga Normalja greke e Qesoratit duallën edhe : Pandeli Sotiri, Petro Luarasi që e vazhdoi për 25 vjet rrugën e të Parit… për hapjen e shkollave shqipe, që mbaheshin nga shoqëria Drita e Bukureshtit që kryesohej nga Nikollë Naçi.Aktivitetin e tyre e përshkruan gjatë, si u flijuan për gjuhën shqipe te Illyria,Nr,42.1936 “Jemi Nacionalista !”
Në Tiranë, qendra kryesore, ku ishte përqëndruar elita intelektuale, tërhoqi edhe Brankon, të bashkëpunonte me gazetën “Illyria” ku u miqësua me Petro Markon,..i cili shkruante :”E admiroja Brankon për karakterin,kulturën e gjerë dhe penden e tij. Ai u bë mësuesi im.. Ai mendonte për një revistë që të bëhej “shkollë”për rininë e etur për dije kështu lindi revista e përmujshme “Përpjekja shqiptare” ku bashkëpunëtorët ishin intelektualët më të shquar përparimtarë të kohës: A.Xhuvani,Lumo Skendo,S.Luarasi, L.Poradeci, Eqrem Çabej, Ernest Koliqi, N.Hakiu, V.Kokona, Sh.Musaraj……Personaliteti shumë dimensional I letrave shqipe
Atë Gjergj Fishta, kishte shprehur kënaqësinë që ishte takuar me Brankon, në Stamboll 1930. Për Brankon, ishte një takim historik, një vlerësim, që kishte marrë, prej Atë Fishtës. Fjalët që kishte shprehur Ati i Shejtë, në ate takim, Merxhani i kishte ngulitur në kujtesë duke I lënë të shkruara : “Ah, ju jeni, pra, Zoti Merxhani ? Sa doja t’ju njihja, veçanërisht, Patër Anton Harapi shumë herë m’ka folë për ju dhe për “Demokracinë “ do t’i shkruej që ju takova .Sa do të kënaqet”…( marrë nga artikulli i K.Shtembari, 1999 “Kush ishte B.Merxhani”)
Sa më e madhe filloi të rritej fama e Brankos aqë më shumë e shoqëronte varfëria ekonomike. Merrte shumë pak para nga shteti për revisten që botonte, të gjitha i plotësonte vetë, bënte jetë modeste, kishte raste që i shiste edhe vetë gazetat për mbijetesë…më thoshte Prof.N.Hakiu (kolegu im në Gjimnazin Kristoforidhi) Varfërinë ekonomike të tij e pohojnë edhe Dh.shuteriqi te “Ditari”, Dr.Milaj, K.Shtëmbari,Prof Fadil Repishti etj.
Nuk kishte asnjë mundësi ekonomike të merrte në Tiranë gruan me dy vajzat, sepse s’kishte me çfarë t’i mbante, prandaj ata u rriten me ata pak të ardhura që mund të siguronte Zonja Merxhani nga prona familjare. Viti 1939 ishte ditë e zezë për gjithë shqiptarët, e pritën më armë në dorë. Ata që ishin aktiv në organizimin e demostratave u internuan
nga fashistët. Një pjesë u larguan, po përmend ata me të cilët u takua Branko, gjatë rrugëtimit në emigracion pasi historitë e tyre ishin shumë të ngjashme: Ishin Mirash Ivanaj me të vellanë, Martinin të parët që kërkonin armë për t’u organizuar në luftë kundër pushtuesit. Si kundërshtarë të fashizmit ikën, por gjithmonë me mendimin se do të ktheheshin për t’i shërbyer vendit vet.Duke qenë financiarisht pa të ardhura, Martini u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë,1940. Mirashi punoi për pak kohë me Brankon në një radio – stacion në Egjipt, për Zërin e Amerikës(.Kur Mirashi u kthye në Shqipëri, për t’i shërbyer arsimit u burgos nga diktatori dhe vdiq në burg). Pas emigrimit të Ivanajve në shtëpi mbeti gruaja e Martinit, porfesoresha G.Polgioti me vajzën 6 vjeçare ,Drita. Kështu veproi edhe Branko Merxhani, i cili e mori vendimin për t’u larguar , sepse qeveria fashiste ia konfiskoi numrat e fundit të revistës “Përpjekja Shqiptare“. Ata e detyruan që ta zëvendësonte,”Përpjekja Shqiptare” me revistën “Përpjekja fashiste “. I ndodhur përpara këtij presioni Branko si shumë të tjerë ( së bashku me Inxh.Qemal Butka,Dr.D.Zavalani) u largua duke lënë në Sopik, gruan me dy vajzat e mitura, më e madhja Elefteria ishte 8 vjeçare. Ishin kohë të turbullta kur ikën, por edhe ata vetë nuk e dinin se ku do të përfundonin. Fashistët filluan hakmarrjen ndaj familjeve të tyre. Ata e bastisën shtëpinë e Ivanajve dhe Zonja Ivanaj e mbetur pa asnjë përkrahje u detyrua të largohej me të bijën në drejtim të Italisë te prindërit e saj. Po këte fat pati edhe zonja Merxhani, kur filloi lufta Italo- Greke në jug te Shqipërisë dhe luftimet po ashpërsoheshin , ajo e ndodhur pa përkrahje mori dy vajzat dhe u nis drejtë Italisë, ku u strehuan në një kamp refugjatësh në Ostia afër Romës. Atje vajzat u shkolluan, fituan gjuhën dhe kulturën italiane. Qëndrimi 15 vjeçarë në Itali bënë që vajzat të krijonin shoqëri të reja, ku u njohën me dy djem nga Shkodra, që më vonë u bënë bashkëshortet e tyre. Eleftheria ( Licia, dt.1931) u martua me Adalbert Fëkeçi kur ajo ishte 19 vjeç dhe pas 5 vjetësh lindën vajzën Cristina në prag të krishtlindjeve të vitit 1954 dhe djalin Willfrid 1958. Kur çifti Fëkeçi emigruan në Sh.B.A.Monterey, California, morën me vete nënën, Zonjën Merxhani, dhe motrën Afrodita,(Afro)me bashkëshortin e saj, Gaspër Kici. Të dy dhëndurët e njihnin Brankon për emrin e mirë që kishte në Shqipëri dhe e quanin veten me fat që kishin marrë vajzat e tij. Adalbert J.Fekeçi (lindur .1918, në Shkodër me baba austriak, Josif Fëkeçi dhe me nenë nga dera e Boriçve e besimit katolik në shkodër ) kishte mbaruar për Jurisprudencë në Torino, ishte edhe studiues dhe përkthyes i gjuhës shqipe. Bashkë me Gasprin,bashkshorti I Afroditës jepnin mësime shqip në “Albanian at the Defense Language Institut” në Monterey. Adalbert u bë i njohur me përkthimin në shqip të veprës së Nermin Vlorës “E nesërmja e kohës” (Romë biblioteka Casa Museo Angelo di Mario).Atë kohë N.Vlora fitoi dy herë çmimin letrar Viareggio. Me romanet Bivio dhe Ex duke themeluar kështu letërsinë feministe në gjuhën italiane dhe këto të përkthyera nga Adalbert F. Vepra e N.Vlorës “Il signore del Tempo”(“Zotëronjësi I kohës”) ishte përkthyer mjeshtërisht prej tij……Adalbert, si atdhetar nacionalist kishte marrë pjesë me “Ballin Kombëtar” ku kishte bashkëpunuar me Prof. Nexhat Pëshkëpia.Duke e pasë mik për zemër për 30 vjet , ishte pikëlluar shumë për vdekjen e tij . Pas pjesëmarrjes në ceremoninë mortore i dedikoi shkrimin “ Nje Yll Që Ndriçoi Dhe u Shua “ ku ndër të tjera e cilëson si njeri të virtytshëm shpirtmadh dhe i përvujtë por që gjenë më të shtrejtë kishte Lirine,Atdheun,Bashkimin,Vellazërimin dhe Urtësinë për ushqim shpirtëror. “Vdekja e rrembeu Nexhatin:Edukatorin,humanitarin,poetin shkrimtarin,Idealistin…” Adalbert shkruante bukur me ndjenje,por si përkthyes ishte i talentuar. Ndërsa i vëllai ,Anton Fëkeçi (dt.1917,Shkodër )nuk e ndoqi Adalbertin në emigrim, sepse nuk ishte përfshirë në ndonjë organizatë politike si i vëllai te” B.Kombëtar”.Ai ishte mësues i italishtës në Gjimnazin e Tiranës. Megjithate, Antoni nuk i shpëtoi terrorit komunist, pa mbaruar lufta e dytë botërore, mori dënimin kapital si filoitalian së bashku me vëllezërit Kokalari e shumë intelektualë të tjerë…..Vajza tjetër e Brankos, Afrodita(Afro) e martuar me Gaspër Kici nga Shkodra, jetuan disa kohë në Monterey dhe pastaj u transferuan në Washington ku Gaspri u mirëprit te “Zeri Amerikës”. Gaspër Kici si studiues -albanolog së bashku me Hysni Aliko kishin punuar për fjalorin ‘ “Albanian English Dictionary ,English Albanian”.Ai punoi me përkushtim si shefi i shërbimit në gjuhën shqipe te VOA, ku I ndihmoi shumë gazetarët e rinj dhe i mbështeti me dashuri atdhetare pasuesit e tij, si Elez Biberaj,Frank Shkreli ,Izabela Çocoli …. Me Afroditën jam njohur në vitin 1995, kur gazeta Illyria, botoi një shkrim timin”Vizionet e një publicisti të viteve 30të” Ajo më telefonoi e entuziazmuar sapo kishte lexuar artikullin në fjalë dhe më tha:Jam vajza e Branko Merxhanit.Që nga ajo ditë kemi këmbyer mesazhe me Afron prej së cilës kam mësuar shumë të reja që nuk diheshin më parë, as edhe nga studiusit e veprimtarisë së Merxhanit. Prej saj mësova emrin e vërtetë të babait saj,Aleksandër, të cilin Nena e tij me origjinë nga Nishi e thërriste Branko. Prej saj mësova se nëna e Afros ishte nga ekstremi tjeter i Shqipërisë nga Sopiku i Pogonit. Të dyja si gjyshja e Afros (nëna e Brankos ) nga Nishi , nga ekstremi verior dhe nëna e Afros nga Çamëria ishin asimiluar nga politikat shoveniste të fqinjëve barbar . Kur ia dërgova Afros letren e Dr.Milajt, të shkruar italisht,”Cenni Biografici di B. Merxhani “ajo u habit kur mësoi shkakun e ardhjes të Brankos në Shqipëri, kur Ai ishte ithtar i Ataturkut, dhe që kishte shkuar disa herë në Turqi edhe pas kësaj ngjarje?! ( Hello Pertefe, thank you very much for this prompt delivery of the document of Zoti Milaj As i mentioned yesterday on the phone, most of it is new to me. I always thought that he, my father admired Mustafa Kemal than how could back to turkey shortly after he came to Albania while he was in danger, condannato on his return) Me të drejtë Afro e shpreh habinë për këte dokument, por edhe kjo do të marri rrugën e zgjidhjes pozitivisht si shumë të panjohura të tjera që ishin enigëm deri tani. Këto që janë shkruar më sipër,kanë pak rëndësi, përpara trashigimisë që ka lënë në publicistikë për albanologjinë, jashtë Shqipërisë, të cilat akoma nuk janë përmbledhur. Sipas N.Alpan janë me vlera bashkëkohore dhe udhërrëfyes për njësimin e Shqipërisë me vendet e qytetëruara. Publikimi I të dhënave nga Afro dhe dokumenti i Dr. Milajt më lidhën me shumë studentë të U.Sh.T. po përmend ato me të cilat kam komunikuar me email si Besmira Pelushaj Pelinçi e cila kishte si Temë “Veçoritë gjuhësore në shkrimet e B.M…..”. VIJON NESËR