Nga Pertefe Leka
Pjesa 2
Kur i thashë se Branko kishte mësuar gjuhën shqipe, kur erdhi në Shqipëri, ajo hezitoi ta vazhdonte temën. Denisa Xhoga, ishte studente në prag të doktoraturës. Kur mësova se ajo ishte mbesa e Dr.Milajt, i vura në dispozicion letren e Dr. Milajt, nr. tel dhe email të Afros. Ajo arriti të komunikonte me tel. me Afron, por përgjigjen e mori nga Alex. nipi i saj, pa marrë asnjë informacion për pyetjet që ajo kishte drejtuar. Kështu informacioni mbeti vetem me çfarë unë kisha publikuar. Interesante ishte me studentën Kosovare për sociologji në Stamboll, Merjem Gashi,e cila më kishte kërkuar nepërmjet Fondacionit Ivanaj, duke ju drejtuar Dritës Ivanaj, Presidente e Fondacionit.(I am Merjem Gashi, from Kosova, PhD candidate in Istanbul University in Sociology Department.I am researching thesis on some Albanian figures such as Branko Merxhani, Vangjel Koça,Mehdi Frashëri,etc.While I was searching on Merxhani I come to an article written by Mis Pertefe Leka on Merxhani’s life. Would you please give me her email -address? I really appreciate it.Thank you. Merjem) Në momentin, kur Merjem, një studente e shkelqyer, shumë kërkuese, të cilës ia dhashë gjithë informacionin e duhur, po përpiqej të lidhej me Afron, (16 Shkurt 2016 ) mësoi nepërmjet të FB, shkruar nga Alex Teplitzky, se me 15 Shkurt 2016, Afrodita kishte ndërruar jetë. (Alex,ishte stërnip i Brankos i cili kishte marrë emrin e tij, Aleksandër ) Alex, lajmëronte në FB për vdekjen e Afros që ishte tezja e nenës tij. Lajmërimin e shoqëronte me një shkrim të gjatë, duke treguar se çfarë thesari kishte zbuluar kur kishte hapur shtepinë e saj, “ishte nje muzeum “. Prej Alex-it mësuam se sa e kursyer kishte qenë Afro në përgjigje të pyetjeve të studenteve shqiptarë për B.Merxhani, njëkohësisht sqaronte , pse Afro nuk jepte informacion për të jatin. Ajo donte të ruante privatësinë familjare, por edhe që të mos keq interpretoheshin të dhënat e saj. Kështu, Alex i autorizuar prej Afros e kishte shkruar përgjigjen shkurt me email duke thënë se di shumë pak rreth stergjyshit …Një fragment nga shkrimi anglisht I Alex, që e trajtova më sipër : (“Her father was a famous Albanian writer who lived in Istanbul and wrote for the paper Milliyet, so she held on to this prestige.
Last year, some PhD students contacted Afro through email to get some specific on the dates when he lived in some town.They were writing their thesis on him and thought it was a great discovery to have found the email of the long lost daughter of this writer, even though she had been there all along . Afro, by this time, was confined to her bed, but she still read and could respond to email, yet going through her iPad I noticed that it had been a few weeks she had not respond to this one .When I asked her about it, she was evasive. I couldn’t understand first of all why the PhD students about dates, when they could have asked her so much more; she, a scholar, herself, on her father, the writer, whom she had only met once. I also couldn’t understand why she didn’t tell them the dates. But as I asked her about it, it became clear to me that she wanted sole proprietorship of her father history He, who had abandoned her, her sister and mother in Albania to return to his writer lifestyle in Istanbul. Nonetheless ,she was proud of him and all that he meant to Albania, in his day, writing abroad about its troubled history and vague future. She didn’t want some PhD students, young perhaps, and not respecting of his legacy as she no doubt was , going and writing something that was untrue or dismissive. So I helped her craft a vague response that allowed her to answer the questions ,while showing she couldn’t cooperate any further. I wrote the email, and mentioned that I was CC’ing myself , in hopes that I could be of some assistance later, although I know very little about him, my great grandfather. She dictated the email, and I typed it onto iPad as I sat at her beside. I changed some of the phrasing because I knew it made her sound like that stereotypical writer’s daughter I imagined: elderly, cranky, uncooperative ,curmudgeon, and yet I knew she was much more than that. She was the intellectual aunt that I loved and respected. I didn’t want them to see her like that. I wanted them to see her as I did: strange still as smart as she ever was .I am who I am today because of she ) Më vonë Alex Teplitzky publikoi shkrimin duke analizuar veprat artistike të Afroditës : “Reflections on My Great Aunt, an Artist Who Painted for No One but Herself “ (My great Aunt Afrodita was the first artist I knew, and she profoundly affected my idea of art…..,my family called Afro for short and her sister Licia (my grandmother) Afro spent her time in California taking watercolour and oil painting classes. From local artists ….she loved painting wildflowers and still life …portraits of figures in Albania attire … Her house (outside of Washington )was a museum. Any object might in her house remind Afro of her childhood, her deceased husband, friends or family Or her homeland in Albania, so she didn’t want to throw them away …when I asked her about a photo …..she said, “Just beyond that ridge is the house where I was born “…) Alex, nipi I Lefterise, e thërriste,Licia, gjyshen e vet, ishte shumë i lidhur me Afron, e cila nuk pati fëmijë. Si artist ai komentoi në shkrimin Refleksione….., rreth pikturave të Afroditës që edhe për ate ishin një zbulim, të cilat u shfaqen pas vdekjes saj.E vleresonte Afroditën si talent, por ajo asnjëherë nuk i kishte ekspozuar pikturat e saj, asnjëhere nuk kishte kontaktuar në ndonjë ekspozitë ose qendër televizive edhe pse i shoqi ishte shumë aktiv te Zëri Amerikës. Alex duke treguar rrugën e tij artistike theksonte se, ky që jam sot, jam prej teze Afros, prej se cilës kam mësuar shumë. Edhe unë,(P.L.) që munda të marr disa të dhëna prej saj ishte se ajo dhe Gaspri njihnin Dr.Agim Leka (kunati im) dhe besonte, për sa më kishte treguar, se do të mbeteshin ashtu siç i kishte thënë Ajo. Afro e ruante shumë privatësinë e familjes aqë më tepër që kishte qenë tërë jetën e saj larg të jatit. Ajo e vuante shumë këte ndarje, por nuk i dinte arsyet . Nëna i kishte folur shumë për të jatin dhe Afro kishte shkuar në Turqi për ta takuar babanë të cilin e respektonte me krenari. E theksonte se babai në Turqi njihej me emrin Baha Ôzler dhe me ate emër vazhdonte të shkruante, në shumë gazeta turke. Kete e pohonte edhe Albanologu turk, Necip Alpan, i cili shkruante: “Branko punoi në shumë organe shtypi të Stambollit, “Tan” (Agimi), “Yeni gazete” (Gazeta e Re ), “Gunaydin” (Mirëmengjes), “Hurriyet” (Liria)…kishte një aftesi te shkëlqyer analizimi.Ai bënte komente rreth Albanologjisë dhe Gjeopolitikës duke e trajtuar Shqipërinë në shumë artikuj siç ishte artikulli,”Shqipëria dhe përpjekjet e saj për zhvillimin ekonomik” botuar në “Yeni Gazete”Korrik 1970…N.Alpan . (për dijeni, besohet se Nexhip Alpan të ketë marrë prej Brankos nje kopje të Aktit të Pavarësisë te cilin Merxhani e kishte botuar, Janar 1938, te Revista “Përpjekja Shqiptare” me pak ndyshim nga botimi i mikut tij L.Nosi)
Afrodita edhe pse e kursyer në informacion, shprehu shumë kënaqësi kur më tha se kishte udhëtuar dy herë për Shqipëri pas viteve 90-të. Ajo kishte qëndruar në Shkodër me Gasprin, në vendlindjen e tij.Kur komunikonim, Afro fliste shkurt dhe s’pata rast të merrja ndonjë përshtypje për njohjet, që ata kishin në Shkodër, (vend prej të cilit jam edhe vetë). Ishte shumë e interesuar të dinte për kulturën shqiptare, për veshjet tradicionale, siç shkruante Alex, i cili ekspozoi në F.B. një foto të saj në moshë të re, me një kostum mahnitës, veshje festive, nga Çamëria, ku dallohet bukuria fizike dhe eleganca e saj. Një bukuri të tillë për vashat Shqiptare të asaj zone e përshkruan Bajroni në letren që i dërgon nënës tij. (edhe Bajroni kostumin shqiptar me të cilin pozoi e kishte blerë në Prevezë, gjithashtu edhe Faik Konica e mbajti veshur me krenari fustanellen e Çamërisë). Në një portret gruaje të pikturuar prej Afroditës, duket një refleksion i një fshatareje nga Sopiku, me një fytyrë të bukur të sinqertë, me veshje të thjeshtë, të zakonshme të krahinës, me një shami të lidhur në kokë,
tipike nga Çamëria, kujtesë nga koha e kaluar e saj në ate vend.Besoj se shumë kritikë arti mund të komentojnë pikturat e Afros për aqë sa ka mundur të ekspozojë ,Alex. Kur doli “Gazeta Illyria” në NY, ajo e kishte mirëpritur me shumë interes. Kureshtja për të ditur më shumë nga vendlindja e saj e nxiti të mësonte, të lexonte dhe të kuptonte shkrimet në gjuhën shqipe, sepse nuk kishte frekuentuar asnjëherë një shkollë shqipe. Si greqishtfolëse në fëmiri ishte e dëshiruar të mësonte historira nga vendlindja e saj. Në të vërtetë, apartamenti i saj, siç e përshkruan Alex, kishte rreth e rrotull shumë fotografi dhe sende që i kujtonin vitet e hershme të jetës saj në Shqipëri….Afro ishte shumë e kulturuar, shkolla italiane i kishte hapur dritaren e diturisë, më vonë edhe shkollat artistike që ndoqi në SH.B.A. jeta bashkëshortore me një albanolog, siç ishte Gasper Kici dhe vetë studimet e saj e kishin kompletuar si një intelektuale me diapazon të gjerë, por Ajo nuk ishte shumë sociale, gjithë puna e saj ishte mbyllur brenda ‘Muzeut” familjar. Të gjitha punët artistike të saj u zbuluan pas vdekjes nga Alex,djali i Cristin-es (Branko kishte mbesë Cristin -en dt.1954, dhe nip Wllfrid dt.1958, nga Vajza Elefteri). Janë shumë gjëra për t’u zbuluar për Kollosin e Publicistikës Shqiptare. Ai kishte dy dhendurë universitarë të jurisprudencës, të cilët ishin edhe studiues – albanolog. Pasardhësit, vajzat,nipërit .. të gjithë ishin të shkolluar e të kulturuar. Alex, shkruante për stërgjyshin “Famous writer “, (shkrimtar I famshem) pa ia përmendur emrin, emrin e të cilit ai e trashëgonte. Si duket jeta e varfër e një publicisti të famshem, që edhe ato pak të ardhura i kishte vënë në funksion të idealit e kishin veçuar nga familja .Merxhani nuk ishte as i pari dhe as i fundit që u sakrifikua për progresin shoqëror, Ai e adhuronte, Nikollë Naçin, Petro Nini Luarasin …e shumë e shumë të tjerë, që u flijuan për të përhapur shkollimin në gjuhën shqipe, për te zgjuar ndërgjegjen kombëtare.Çdo gjë që shkruante e mendonte të ishte në funksion të edukimit dhe zhvillimit kulturor të rinisë. Këta janë vetëm disa therrime nga jeta e tij në Shqipëri, ku qëndroi në vitet 1926-39, ndërsa pas këtyre viteve qëndroi edhe 40 vjet në Turqi (1939-1981) ku nuk ka reshtur së shkruari sipas albanologut, Necip Allpan….Nuk është bërë asnjë studim dhe përmbledhje e shkrimeve të tij në Turqi siç bëri Dr. Aurel Plasari për botimin e veprës së Branko Merxhanit “Formula të Neo-Shqiptarizmës “dhe esesë “Kundërbota e Branko Merxhanit”.. që janë një vlerësim dhe nderim për këte figurë madhore si filozof e sociolog që iu përkushtua me vetëmohim kombit të tij. Madhështia e Merxhanit qëndron sepse kërkoi të ndriçojë bashkëkombësit e tij me idenë e evolucionit shoqëror drejtë ndryshimit nepërmjet kulturës dhe moralit.”Politikë s’ka! Vetëm Kulturë!”….Ndër të tjera theksonte : ”Të krijojmë jetë mendore …për një gjurmim shkencor, të vazhduar, për realizimin dhe spjegimin e vonesave historike dhe sociologjike të jetës kombëtare. Vetëm me një punë të tillë mund të mbështetet mendimi dhe sistemi i reformave. Dhe vetëm për një zbatim besnik të kësaj pune do të mundemi dhe ne të krijojmë një ditë në qarkun e popujve të qytetëruar. Shkruante te ”Neoshqiptarizma” 1930. Kanë kaluar 90 vjet nga këto studime sociologjike dhe qindra vjet nga themeluesit e Pozitivizmit që përcaktuan ligjet natyrale si universale dhe ligjet njerëzore si derivat i tyre, ndërsa ne akoma s’kemi arritur t’i zbatojmë detyrimisht ato, për të riparuar vonesat historike, për t’ju afruar zhvillimeve të shteteve të përparuara. Vepra e Z.Ndriçim Kulla “Bota Shqiptare e Branko Merxhanit”botim i vitit 1920 eshtë një dëshmi tjetër se duhen vazhduar hulumtimet për këte figurë, sepse idetë e tij evolucioniste vlejnë edhe per sot. Branko si demokrat idealist kishte zgjedhur studimet e tija nga filozofia pozitiviste franceze e A. Komte, nga pragmatizmi amerikan W.James e sidomos nga filozofia gjermane Niçe , Frojdi, Gëte, për t’ia përshtatur kushteve aktuale ekonomiko-shoqërore të Shqipërisë. Ndërsa, Afro, e bija, theksonte më shumë ndikimin e Dekarte,( filozof francez, 1596-1650 themelues i filozofisë moderne përendimore, I ashtuquajtur “Revolucion Shkencor”) Në qoftë se te artikulli “Pse nuk jam marksist” , Branko shpreh mendimin se socializmi në Shqipëri ishte një utopi ose, siç e quante vetë “një eksperiment pa të ardhme,” në botimin” Fjala e metodes” të Dekartit , botuar te “Përpjekja Shqiptare” , dallohet ndikimi i pozitivizmit …që lidhej me Neopozitivizmin që lindi rreth viteve 30-të të shek.XX. Një përpjekje që shkonte drejtë shkencores, ekzaktes, arsyes njerëzore të përshtatura prej Brankos te lëvizja kulturore’ “Neoshqiptarizma” si një filozofi optimiste. Ishte një idealist që tërë pasurinë mendore e vuri në dispozicion të një studimi sociologjik, të një levizje reformonjëse, të një sistemi të nevojave kombëtare, që të kishin vlerë historike, duke i dhënë prioritet fuqisë së arsyes njerëzore. Autoriteti i Brankos u dallua edhe si polemist, janë të njohura polemikat me T. Zavalanin,N. Çika, S. Shpuza…prej të cilave kërkonte zhvillim miqësor të pikëpamjeve, në mënyrë, që debati të ishte në funksion të ndertimit dhe jo të asgjësimit. (kur mendon sot, si zhvillohen në Shqipëri, polemikat në mes kundërshtarëve politikë, pa asnjë princip e moral, vetëm të asgjësojnë njeri tjetrin pa ndertuar asgjë) Kërkesa e Brankos për një lëvizje reformonjëse me vlerë historike, bazohej në zbatimin e një sistemi sociologjik mbi bazën e nevojave kombëtare, duke treguar respekt të thellë për fatin historik të së ardhmes të Atdheut. Para së gjithash, Merxhani, theksonte një thënie të Niçes “ Çdo njeri, çdo popull, që të rrojë dhe të tregojë veten, më parë nga të gjitha duhet të organizojë kaosin që gjendet brenda në “Unin” e tij. Si adhuronjës i Ataturkut (me origjinë shqiptare), Ai e dëshironte një udhëheqës të tillë edhe për Shqipërinë, që ligjet të formuluara nga të Urtët, të zbatohen rreptësisht duke I trajtuar të gjithë të barabartë para ligjit. Ligjet janë ligje e duhen zbatuar! Prandaj sot, të zgjedhurit e drejtësisë Shqiptare, nuk duhet të shkojnë derë më derë me letra nepër duar për të interpretuar ligjet për të cilët kanë studiuar dhe janë betuar.Atyre nuk iu mungon aftësia për të bërë analiza dhe interpretime të veprimeve sociale, që të përfshijnë realitete të shumta të shoqërisë, që të kuptohen nga njerëzit. Vetëm me një disiplinë shtetërore efikase, mund të rregullohet kaosi, që zotëron, sidomos në një vend me korrupsion të lartë. E Shqipëria sot i ka të domosdoshëm ideologët, juristët guximtarë, sociologët – patriot, jo vetëm për mendime, por edhe për veprime paqësore, që të bashkojnë shqiptarët si një njësi etnike, pavarësisht kufijëve shtetëror të cunguar; sigurisht duke pasë edhe mbështetjen e një force madhore të sinqertë , siç kemi pasë deri tani Sh.B.A.-të.