-Presidenti historik Ibrahim Rugova, në një konferencë shtypi, para 18 viteve, në 6 mars 1998: Këto sulme në regjionin e Drenicës janë pjesë e programeve për spastrimin etnik të Kosovës. Dënojmë ashpër atakun me pasoja të përgjakshme. Kërkojmë ndërprerjen urgjente të këtyre sulmeve të vdekjes/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Mars 2016/ Krerët e shtetit të Kosovës, preseidentja Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e kryeministri Isa Mustafa ishin sot në Prekaz, ku vazhdojnë homazhet në Kompleksin Përkujtimor dhe vizitat në familjen heroike Jashari, e cila para 18 viteve u sulmua për herë të tretë.
Sulmi i parë ishte më 30 dhjetor 1991, ndërsa i dyti më 22 janar 1998. Të dy herët sulmuesit u thyen dhe zmbrapsën para qëndresës heroike.
Sulmi i tretë i forcave serbe ishte ushtarako-policor, luftë kundër një familje.
Gjatë rezistencës, më 5, 6 e 7 mars 1998, plot tri ditë e dy netë, ranë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, prej 22 që ishin në rrethimin e forcave serbe. Ndër të rënët ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Shpëtoi djali i dytë i Rifatit, Bashkimi, dhe vajza e Hamzës, Besarta. Ndërsa në familjen e gjerë Jashari kanë rënë 56 dëshmorë. Mes tyre nëntë fëmijë dhe disa të moshuar deri 93-vjeç…
Derisa raportoja për gjithë zhvillimet e para 18 viteve në Prekaz njoftoja edhe se lidhja me zonën e sulmuar, këtë ditë të tmerrshme të 5 marsit, ishte mbajtur përmes telefonit të familjes së Beqir Jasharit, që ku një bashkëpuntore informonte Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë. Lidhja u ndërpre pas njoftimit të fundit se forca të mëdha ushtarako-policore po hynin brenda në këtë shtëpi…
“Këto sulme në regjionin e Drenicës janë pjesë e programeve për spastrimin etnik të Kosovës”, shprehej Presidenti historik Ibrahim Rugova, në një konferencë shtypi, prej ku raportoja, në 6 mars 1998. “Dënojmë ashpër atakun me pasoja të përgjakshme. Kërkojmë ndërprerjen urgjente të këtyre sulmeve të vdekjes”, theksonte Rugova derisa sulmi i forcave serbe në Prekaz vazhdonte në ditën e dytë.
Presidenti Rugova kërkonte që çështja e Kosovës të shqyrtohej urgjentisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Kosova të merret urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake.
Rugova u dërgonte një apel Presidentit amerikan Klinton, Kryeministrit britanik Bler, Presidentit francez Shirak dhe Kancelarit gjerman Kol për të bërë presion mbi Beogradin që të ndërpresë sulmet e policisë dhe të ushtrisë serbe në Drenicë.
Manifestimet tradicionale në nderim të Epopesë së UÇK-së, të nisura dje në Kazermën e FSK-së Adem Jashari në kryeqytetin e Kosovës vazhdojnë sot edhe me një akademi përkujtimore në Prishtinë dhe përmbyllen nesër me ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz e me Natën e Zjarreve, me program kulturor-artistik në Sheshin Adem Jashari në Skenderaj.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.