RRETH LIBRIT “ESAT PASHË TOPTANI (NJERIU, LUFTA, PUSHTETI)” TË ILIR IKONOMIT/
NGA ASLLAN BUSHATI/
Këto vitet e fundit janë botuar shume libra biografik, ose të karakterit historik, por që në qendër kanë një personalitet politik. Në jetën shqiptare kjo pothuaj nuk është një dukuri e re, sepse edhe më përpara janë shkruajtur shumë libra për Skenderbeun, Ali Pashë Tepelenën, Bushatëlinjtë, Isa Boletinin, Bajram Currin, Idriz Seferin, Ded Gjoluli, Mic Sokolin, Azem e Shote Galicën, Hoxhë Kadrinë, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi,Cerciz Topullin, Avni Rustemin e shumë e shumë të tjera. Por e reja e botimeve të kohëve të fundit është se në qëndër janë vënë figura qëndrore ose komplekse të politikës shqiptare si : Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe së fundëmi Esat pashë Toptani, për të cilat sipas medias ,lexueshmëria ka qenë më e madhe se sa pritej.
Para disa ditësh në një të përditëshme shqiptare, lexova titullin e një artikulli që afërsisht thonte: “… kush është i interesuar për ringjalljen e tradhëtarit Esat pashë Toptanit”? Më erdhi për të qeshur dhe nuk e lexova për dy arsye: së pari se kjo më kujtoi kohën e shtetit totalitar ,ku cdo gjë servirej bardhë e zi (ose atdhetar ose tradhëtar), dhe së dyti, sepse isha në përfundim të leximit të librit “Esat Pashë Toptani-njeriu, lufta,pushteti”, të studiuesit serioz dhe gazetarit të mirënjohur të VOA-së Ilir Ikonomi. Libri prej 550 faqesh më mjaftonte të kisha gjykimin tim të painfluencuar nga artikulli i mësipërm për autorin, personazhin historik, dokumentacionoin,stilin, fotografitë, lidhjen etj.
Tani i “cliruar” nga cdo efekt anësor, mund të them se studiuesi Ilir Ikonomi, na befasoi me materialin shumë voluminoz (shumica i pa njohur më parë) ,që paraqet para lexuesit për figurën komplekse të Esat pashë Toptanit. Personalisht mendoj se nuk kemi të bëjmë me një libër të theshtë biografik, por kemi të bëjmë me një punë të mirfilltë kërkimore e shkencore , bazuar kjo në qindra dokumenta autentike e mijra citime . Libri (studimi) është paraqitur me një stil të shkruari të thjeshtë,pa përsëritje, pa ndërlikime frazore e me një fjalor letrar të pasur. Nga këndshikimi logjik, në asnjë rast nuk deklarohet ose theksohet se kjo është një e vërtetë e pakontestueshme, por me fakte të drejpërdrejta dhe me burime të tjera shkresore , autori e shtynë lexuesin të mendojë e gjykojë vetë. Pra, Esat pashë Toptani, pas leximit, nuk është më i Ilir Konomit,por i lexuesit. Ky i fundit me materialin që merr,vetëdijen e tij dhe me bagazhin që posedon , ka të drejtën e vet ta vlerësojë Esat Toptanin real si gjeneral e si politikan, si atdhetar apo si tradhëtar, si trim apo frikacak, si njeri i mprehtë apo injorant, si i besës apo si i pabesë, si opportunist apo si dinak, si babaxhan apo si dallaverexhi etj. Por në të njejtën kohë studiuesi Ilir Konomi, nuk është vetëm vëzhgues e ofrues faktesh . Ai tërthorazi cfaq mendimin e vet, i cili është llogjik e i bazuar në dokumenta dhe u hap një hpsirë të re në radhë të parë historianëve për ta riparë e rivlerësuar Esat Toptanin në kontekstin e kohës që ka jetuar ,se sa ai i ka shërbyer kauzës së Kombit ose sa dëme i ka sjellë asaj. Nisur nga sa më lart autori me të drejtë shtron pyetjet për Esat pashë Toptanin se :”Ku e mësoi artin e të folurit,që i bënte intervistat e tij të tingëllonin më koherente dhe më bindëse sesa belbëzimet e shumë prej udhëheqësve që njohim? Përse u vra dhe kush u gëzua nga vrasja e tij? Përse historianët shqiptarë nuk kanë dashur kurrë të merren seriozisht me të, por i bien shkurt dhe e shpallin tradhtar?”. Autori e përshkruan Esat Toptanin në disa prej momenteve më të rëndësishme të jetës : ”Përballja me sultan Abdyl Hamitin,rrethimi i Shkodrës, rivaliteti me Ismail Qemalin, bashkëjetesa dhe ndarja me Princ Vidin,rikthimi në Durrës dhe qeverisja nën rrethimin e rebelëve të Shqipërisë së Mesme,lufta në Frontin e Selanikut, Konferenca e Paqes dhe vrasja nga Avni Rustemi në Paris”.
Tani pyetja shtrohet edhe për mua (si autor i këtyre rrshtave) se si e shoh sot Esat pashë Toptanin? Para se ta lexoja botimin e Ilir Ikonomit , njohuritë e mija për këtë figurë ishin të pakta dhe kryesisht ato që ka shpalosur shtypi zyrtar dhe historiografia shqiptare. E thënë shkurt tradhëtar dhe dallaverexhi, sinonim i njeriut që i ka bërë keq atdheut. Kurse mendimi që kam sot për të është më i gjërë, më kompleks dhe nuk mund ta them me nje ose disa epitete, por sipas kohës, rrethanave dhe alternativave që ka patur në dispozicin, parë të gjitha nga këndshikimi i interesave kombëtare.
Esat pashë Toptani gjeneral, kryesues i delegacionit të Parlamentit turk prej katër vetash i komunikon padishahut sulltan Abdyl Hamiti i dytë se ka rënë nga froni, lajm që tronditi Turqinë dhe gjithë botën e asaj kohe. Pyetja shtrohet pse nuk qenë në gjendje ta bënin këtë gjeneralë të tjerë të cilët do të hynin në histori me këtë veprim? Mendoj se gjeneral Esat pashë Toptani ishte trim, guximtar, por edhe avanturier duke synuar poste më të larta. Tjetër, Esat pashë Toptani deputet në parlamentin turk mbron hapur kryengritjet në Kosovë dhe bën përgjegjëse qeverinë se ka qenë shkaktare e zemërimit të popullit shqiptar dhe se është sjellë me brutalitet duke ju drejtuar me gisht e duke bërë debat të ashpër me kryeministrin dhe ministrin e luftës. Kur zona më e nxehtë e luftës bëhet Shkodra, Esati emrohet komandant i trupave shqiptare të përforcimit (rezerviste), domethënë zëvëndës komandant i frontit të luftës me Malin e Zi. Kur komandanti turk (Hasan Rizai), vritet, Esati emrohet komandant i frontit të luftës post të cilin e mbajti jo vetëm shtatë muajt e rrethimit të Shkodrës, por deri kur pjesën turke të ushtrisë e përcolli me anije nga Durrësi. Dokumentat që sjellë Ilir Konomi për kohën e rrethimit në Shkodër dhe veprimtarinë ushtarake e diplomatike të Esatit, janë mbresëlënëse. Ai e ruajti ushtrinë dhe popullsinë e qytetit me rrethinave, në kushte ekstreme, deri në kafshatën e fundit të bukës nën kërcënimin serioz të luftës dhe urisë. Mbante lidhje (krahas prijësve vendor ) edhe me austriakët, italianët, francezët, britanikët,rusët ,grekët, serbët, madje dhe me armiqt e frontit malazest,në një kohë që Stambolli nuk i dërgoi asnjë ndihmë ushqimore gjë e cila solli urinë duke përdorur edhe mish kali të ngordhur vetëm për të mbetur gjallë. Ushtarët turq shpesh nuk deshën të luftonin e të vriteshin për një qytet shqiptar që nuk i përkiste më Turqisë, por Esati i bindi dhe e mbrojti Shkodrën. Pyetja shtrohet se me këtë a ka vend ti thuhet atij se është tradhëtar dhe se e dorëzoi Shkodrën kur për të kishte edhe një vendim të fuqive të medha për ta marrë ata në drejtim? Esati akuzohet se ka gisht në vrasjen e komandantit turk dhe se mund të ketë përfituar mjete monetare në mënyrë të pa drejtë, por ato mbeten akuza të pavërtetuara e si të tilla mund të jenë ashtu sic mund të mos jenë të vërteta.
Esat pashë Toptanin, disa e akuzojnë si turkofil me lidhje të forta me xhonturqit, por pyetjes së gazetarit të” Corriere della sera”në korrik 1913 se :’Besoni se Shqipëria mund të mbetet nën sovranitetin formal të Stambollit? Ai i përgjigjet:Aspak. E përjashtoi në mënyrë absolute cdo formë të sovranitetit osman në Shqipëri dhe bashkë me mua këtë e përjashtojnë të gjithë shqiptarët. Gjatë dominimit prej pothuaj pesë shekujsh,turqit nuk kanë lënë në tokën tonë kujtime të tilla, për të dëshiruar sadopak që sundimi i tyre të vazhdojë ende tek ne si emër apo si kujtim historik”.
Esati pati kontradikta me Ismail Qemalin, disa të drejta e disa qëllimkëqija. E pranoi formalisht ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri, por për qëllime e ambicje personale edhe i vendosi gurë në rrota qeverisjes së tij, për të cilën mori ndëshkimin e largimit forcërisht nga Shqipëria. Austriakët fillimisht e përkrahën,por jo vonë e braktisën si i pabesueshëm për to. Italianët e përkrahën me gjatë, por menduan se autoriteti i tij, mund t’ju rrezikonte qëllimet e tyre për mbikqyejen e Shqipërisë dhe pushtimin e Vlorës me rrethina. Malazezët e luftuan dhe në pamundësi për ta mundur kërkuan ta korruptonin. Serbët i pranuan me vështirësi planet dhe qëllimet e tij për sundimin në një shtet të vogël në mesin e Shqipërisë. Por e ndihmuan kur Esati ishte në rrezik, dhe si shpërblim, ky i fundit i ndihmoi për të kaluar nëpër Shqipëri , e për tu imbarkuar në anije në kohën që austriakët pushtuan Serbinë. Grekët deshën ta afronin, por i trembeshin autoritetit dhe arrogancës së tij. Britanikët qenë pothuase skeptikë, francezët besuan përgjithësisht tek Esati, e ndihmuan, e cuan në frontin e Selanikut, por nuk ja njohën meritën në shkallë ndërkombëtare Shqipërisë si shtet fitues në krah të Antantës. Amerikanët e vlerësuan sa Presidenti Willson e priti në takim zyrtar, ku Esati i deklaroi:”Protektorati italian, i urryer nga të gjitha pikpamjet, do të ishte një burim turbullirash të vazhdueshme në Ballkan. Përkundrazi, një mandat i përkohshëm, që t’i besohej një fuqiie të painteresuar,do të ishte dicka e shkëlqyer. Kjo fuqi duhet të ishte Amerika, nga e cila shqiptarët presin lumturinë e tyre”.
Nga dokumentat e paraqitura nga Ilir Ikonomi, del se Esati , vec e vec, me shumicën e aktorëve ka lidhur marrveshje dhe i kanë dhanë mjete monetare të shumta të cilat i përdori për mbajtjen e ushtrisë e për interest e tij personale. Këto mjete shpesh diktuan qëndrimet dhe lëvizjet e tij nga një aktor tek një tjetër, por shtetit të ardhëshëm shqiptar nuk i mbeti barrë pagesa e ndonjë dokumenti të Esat pashë Toptanit. Ai ishte mosbesues për këdo, por dhe të tjerët ishin mos besues ndaj tij. Koha nga shpallja e pavarsisë së Shqipërisë e deri në konsolidimin e shtetit nga Ahmet Zogu ishte shumë e vështirë.
Nga gjithsa më lart, duke e studiuar me kujdes botimin e Ilir Ikonomit, unë nuk mund të them me se Esat pashë Toptani ishte thjeshtë tradhëtar, ashtu sic nuk mund të them se ishte një hero i vërtetë. Ai ishte një ushtarak dhe një politikan me të mira dhe dobësi si shumë udhëheqes të së shkuarës dhe të sotëm të Kombit Shqiptar. Unë pajtohem plotësisht me autorin kur thotë se:”Ky punim nuk ka si qëllim “rehabilitimin” e Esat pashës. Ai është shkruar për të dhënë rreth tij një vlerësim objektiv, të pandikuar nga ideologjia”.
Gjej rastin ta falenderoj përzemërsisht studiusin dhe gazetarin e mirënjohur Ilir Ikonomi, për punën e madhe studimore që ka bërë me punimin”Esat pashë Toptani-njeriu, lufta, pushteti”, me të cilën na ndricoi një pjesë të historisë sonë të viteve të para të jetës së Shtetit tonë Shqiptar.
Vildan says
Ismail Qemali ne kujtimet e Tija shkruan :” …but the worse was to come,for on the day when I left Paris for London came the news of the surrender of the town of Scutari by Essad Pasha to Montonegrins. This disaster, which took place while the fleet of the six Great Powers was manoeuvring before this port in order to force King Nicolas to rase the siege,jeopardised the integrity and almost even the existence of Albania. Me poshte , I had foreseen that Essad Pasha would find himself in an extremely awkward position at Durrazzo. … Essad who had suddenly,by means of a suspicious volte-face,been promoted Minister …” . Esat Pasha nuk i ka sherbyer atdheut te tij, dhe ne Shqiptaret jemi shume te bindur per figuren e tij negative.