PRISHTINË, 7 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Libri “Faik Konica – Dritëhijet e një Diplomati”, i autorit Agron Alibali, promovohet nesër në mesditë Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Amfiteatrin e Madh.
Libri bazohet në arkivën e legatës shqiptare në SHBA, në tërë praktikën diplomatike dhe konsullore të legatës së Konicës dhe konsullit Prifti në Boston dhe në arkiva të tjera në SHBA.Libri “Faik Konica – Dritëhijet e një Diplomati” është nderuar me çmim nga Federata Panshqiptare VATRA – THE HEARTH dhe është përuruar më parë në Bibliotekën e Kongresit në SHBA dhe në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, etj,,thekson ftesa për promovimin./b.j/