Edhe nëse ndodh që Shqipëria t’i heqë dekoratat e titujt, diktatori e ka të sigurt lavdinë që ia njeh Serbia.
Sot mbushen 31 vjet nga dita, kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, ka njerëz, madje edhe media që e kthejnë në kujtesë dhe jo për veprat kriminale që kreu për 50 vjet. Ka nostalgjikë që i shkojnë ende tek varri e përkujtojnë, ka media që e sjellin vazhdimisht në vëmendje pa prekur thelbin e krimeve të tij. Ka politikanë që e vlerësojnë ende. Por një e vërtetë rreth gjithë krimeve të tij ende nuk ka dalë në dritën e botimeve. Herë pas here dalin detaje, por që nuk e përmbledhin të plotë veprën e tij kriminale.
Një iniciativë e deputetëve të PDIU-së, Mesila Doda e Shpëtim Idrizi, tenton të heqë dekoratat atyre që kanë kryer krime në komunizëm. Diktatori Enver Hoxha është i pari që do të duhet të humbasë titujt, të cilët me sa duket ende i ka nëpër dokumentacionet e shtetit shqiptar.
Por edhe nëse ndodh që në Shqipëri t’ia heqin dekoratat e titujt, diktatori Enver Hoxha e ka të sigurtë që në Serbi do të vazhdojë të jetë hero kombëtar. Fotografia e botuar nga 27.al, konfirmon këtë trofe të diktatorit, marrë nga Serbia në vitin 1946.
Në fakt, e meriton këtë titull se është udhëheqësi që vrau pa mëshirë popullin e tij, jo vetëm ata që i eliminoi fizikisht, por vrau lirinë e një populli të tërë për gjysëm shekulli. Pasojat e atij sistemi Shqipëria po vazhdon t’i vuajë edhe sot.
|
Jakov from Israel says
Jam shume dakord me mendimin tuaj duke bere disa vrejtje .E para ai nuk vdiq ,por ngordhi sepse vdesin vetem njerezit ,kuse ai nuk hyne ne ket grup .Mendimi juaj perputhet me ate timin se shume deputet e politikane ,madje shume gazetare te politizuar ,flasin pa turp me favor te tij >Kjo ndodh sepse PS eshte nje vazhduese konsekuente e PPSH dhe ku brenda saje ka niper e sorrollop te pushtetit te vjeter komunist .Me cudit fakti qe ka akoma shume nostalgjik qe permendin “punen e madhe qe beri PPSH ” Jane ata qe mbajne akoma fotot e tij ne shtepi e nje rruge ne raste festash edhe ne prani te Kryemisrit Rama ,soji i Spiro KOlekes ,antarit me te vjeter te BYROSE PULATIKE .Persa i perket Dulles si albanokton dua te shtoje se i kam pare me syte e mije se si i trajtoi ai kosovaret qe erdhen ne Shqiperi per tu shpetuar rreprezaljeve te Titos .Ai krijoi per ta kampe pune si ne Sever te Lushnjes ,ne Llakatund te Vlores e gjetke ku beni punet me te veshtira edhe naten ne kohen kur shkollat e mesme benin pune fizike nje muaj ,pas mbarimit te shkolles Ai kafshe ,nuk duhet te kete as varr ne Shqiperi ,por ti digjen edhe kockat sic beri Hrushovi me Stalinin ,babane shpirteror te tij .Duhet bere gjyqi i tij si kriminel ,pas vdekjes ,per te denuar vepren e tij kriminale kunder popullit te tij .Me kete rast po dergoje per tu botuar nje poezi te dedikuar ngodhjes se tij (Me E-mail )Botojeni ju lutem .