Sokol Demaku/
Nga vizita një javore e dy shoqatave kulturore nga Republika e Kosovës nga qyteti Obiliq dhe Pejë dhe një nga qyteti Kumanovë e Maqedonisë së Veriut në Suedi në organzim të Albakos Qendres së të rinjëve shgqiptar në qytetin Hässleholm të Suedisë.
Albakos Qendra e të rinjëve nga Hässleholm i Suedisë është një ndër ato pak shoqata kulturore shqiptare e cila është e angazhuar në krijimin e kontakteve dhe vizitave reciproke me shoqata si motra në Kosovë dhe Maqedonin e Veriut, ku rezultatet e punë shihen dhe janë evidente përmes realizimit të projekteve kulturore përmes Projektit Erasmus të Bashkimit Europian.
Kësaj radhe tema e projektit ishte: Diversiteti dhe shkembimi i përvojave në udhëheqjen e grupeve nga shoqatat e përfshira në projekt madhor për kulturën dhe traditën shqiptare.
Albakos edhe me heret kishte të përfshira në projektet e tij edhe dy shoqtata sportive nga Republika e Kosovës dhe ate Klubin futbiollistik Trepca 89 dhe Klubin e Volejbollit për femra nga komuna e Skenderajt të cilët në ketë vjeshtë ishin mysafirë të Albakos dhe zhvilluan ndeshje miqesore me klube futbolli dhe volejbolli e ku pritet qe në pranverë ekipet suedeze dhe suedezo shqiptare të cilat janë pjesë e Albakos të ua kthejnë vizitën këtyre klubeve kosovare dhe edhe atje të zhvillojnë ndeshjet e tyre miqësore.
Tani për një javë rrjesht qendruan në Hässleholm dy shoqata kulturorere nga Republika e Kosovës si ”Qendra rinore Obiliq” dhe ”Qendra për emancipimine femrs-Alma” nga Peja dhe Qendra Kulturore ”Bajram Shabani” nga qyteti i Kumanovës i Maqedonise së Veriut. Ky ishte serish një projekt i Albakos finansuar nga Bashkimi Europian konkretisht nga Erasmus programet. Tema e projektit është: Diversiteti dhe shkembimi i përvojave në udhëheqjen e grupeve nga shoqatatë kulturore. Një temë shumë interesante dhe me vlerë për shoqatatë kulturore nga te trija vendet. Një ide e realizuar me mjaft sukses nga anetar të Albaskos e Hässleholm të Suedisë dhe pjesërmarresve ne aktivitete dhe biseda te anetareve te te tri shoqatave nga Kosova dhe Maqedonia e Veiriut. Në këto biseda dhe aktivitete brena javes në truallin suedez ishin të inkuadruara edhe shoqata shqiptare nga qytete të ndryshme të Suedisë pjesë e aktiviteve te Albakos. Përfaqësusit e tyre kanë prezentua punen dhe aktivitet e tyre në kuadër të shoqatave në të cilatë ata kryejnë aktivitetet kulturore e kjo ishte me vlerë për pjesëmarresit kosovar dhe ata nga Kumanova. Puna idelae dhe aktivitete e shumta të ketyre shoqatave zgjuan kurreshtjen e mysafirëve të pranishëm në këto aktivtete dhe kjo ishte një përvojë e mirë për ta për ta zbatua në puën e shoqatave të tyre. Ata ishin të impresionuar nga bashkëpunimi mes këtyre shoqtave kulturore shqiptare në mërgatë e që ka vlerë të madhe kulturore për ruajtjen dhe kultuvimine gjuhës, kulturës dhe traditës sonë në mërgatë.
Ishin ditë me plotë punë dhe angazhim edhe për të rinjët kosovar dhe ata nga Kumanova por edhe për mikëpritësit shqiptar në Suedi sepse ishte me interes kembimi i pervojave dhe angazhimeve në udheheqjen e jetes kulturore në shoqata kulturore e këtu në Suedi këto kanë vlerë dhe mbeshtetje pamas edhe nga shteti por edhe nga ata të cilët merren me qeshtjet e jetës kulturore këtu. Besojmë se përvoja e shoqtave shqiptare në Suedi do jetë një udhërrefyes dinjitoz dhe i mbar për punën e shoqatave si motra në Kosovë e Maqedonin e Veriut. U tha naga ana e pjesëmarrësve se të gjithë do angazhohen në një krijim të një atmosfere bashkëpunimi me shoqatatë mysafire dhe se do jetë një pune kreative kjo në të ardhmen në realzimine qellimit të projektit të bashkëpunimit.
Në fund të vizitës dhe mbremjes lamtumirëse për shoqtata mysafire u organizau një takim përshendetës ku u analizua puna dhe rezultati i viztës dhe nga të gjithë aktorët e projektit u degjuan fjalë miradie për punënb e bërë dhe u degjuan fjalë falenderimi edhe për:
-Faleminderit Bashkimit Evropian për sponsorizimin dhe të gjitha organizatave pjesëmarrëse dhe sigurisht faleminderit të gjithë pjesëmarrësve.
-Faleminderit secilit prej jush që e bët këtë projekt kaq magjik.
Një falenderim i veqant në këtë rast shkon për udhëheqjen e Albakos Edona Sejdia dhe Agim Spahiu për një relazimin kaq të mire të këtij eventi bashkëpunimi.
-Të mbushur me frymëzim, gëzim dhe motivim për projektet e reja shkojmë tutje në realzimin e projekteve të reja me të gjitha shoqatatë pjesëmarrëse.