Familja Doçi nga fshati Fushë-Mamurras, në Njësinë Administrative Mamurras të Bashkisë Kurbin, në Qarkun Lezhë, nëpërmjet kryefamiljarit Asllan Doçi, ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA për ndihmën e dhënë në ndërtimin e shtëpisë së shembur nga tërmeti shkatërrimtar i datës 26 Nëntor 2019 që goditi Shqipërinë. Në letrën falenderuese kryefamiljari Doçi falenderon kryetarin Berisha, Kryesinë, Këshillin e çdo vatran për mbështetjen e dhënë në fatkeqësi. Një përfaqësi e Vatrës me në krye z.Mondi Rakaj dhe z.Tasim Ruko ndoqën nga afër përfundimin e punimeve kryesore dhe kryen takime rreth ndihmës që Federata Vatra do bëjë edhe për dy familje të tjera të prekura nga tërmeti.