Rreth librit Fari Shaska “160 vjet bankë në Shqipëri”, Vlorë 2011/
Nga Enver Lepenica, ekonomist/
Fari Shaska i njohur tashmë si publiçist e studjues i historisë, veçanërisht i asaj të krahinës së Vlorës, pas albumit dokument “Të quajtur armiq të popullit”, botuar në vitin 2010, shkon më tutje duke na dhënë një libër të vogël por me vlera të mëdha “160 vjet bankë në Shqipëri”, botuar në Vlorë në vitin 2011.Duke menduar se e njihja historinë e bankës, e çfletova broshurën me pak interes, por u emocionova dhe u habita njëkohësisht me zbulimin që publikonte Shaska se historia e bankës në Shqipëri fillon në vitin 1850, pikërisht në Vlorë dhe jo në vitin 1863, sikundër thuhet në “Historinë e Bankës Qëndrore në Shqipëti”, botim i vitit 2003. Kjo broshurë e vogël përbën një zbulim të madh, fak që ju ka shpëtuar edhe autoriteteve të njohura të historisë së ekonomisë.
* * *
Kultura e një vendi veç të tjerave dallohet edhe nga fakti se ka histori për çdo veprimtari ekonomiko shoqërore, si historin e arsimit, të naftës, të sportit, të tetartit, të burgjeve të bankave etj etj…
Historia e Bankës Qëndrore në Shqipëri, HBQSH, është shkruar dhe botuar për herë të parë në vitin 2003, nga vetë Banka Qëndrore e Shqipërisë prej autoriteteve më të shquara të vendit.
Parathënia e këtij libri është shkruar nga Prof. dr. Shkëlqim Cani në atë kohë guvernator i Bankës.
Kapitulli i parë i HBQSH përfshin vitet 1863 – 1924 dhe është shkruar nga Prof. dr. Iljaz Fishta. Ky autoritet i kulturës shqiptare e ka ndarë periudhën që studjon në tre etapa: etapa e parë fillon në gjysmën e dytë të shekullit XIX deri në vitin 1912 dhe sipas profesorit, banka e parë është krijuar më 4 shkurt 1863, Bankë e Perandorisë osmane nën kontrollin e kapitalit anglo- francez dhe që shtrinte veprimtarinë e vet edhe në fushën e kreditit edhe në Shqipëri, dhe kishte filjalet e veta në Shkodër, Janinë, Shkup dhe Manastir. Profesor Fishta vazhdon në vitin 1888, në vitin 1901, deri sa vijmë më 4 tetor 1913, kur formohet banka e parë e shtetit shqiptar nga qeveria e Ismail Qemalit. Kaq thotë profesor Fishta për këtë periudhe.
Edhe profesor doktorr Alqi Naqellari i njohur tashmë si ekonomist i talentuar si ligjërues në universitetet e vendit dhe jashtë shqipërisë dhe si botues i shumë teksteve me nivel ta lartë shkencor e fillon historinë e bankës në Shqipëri në vitin 1913, gjë që nuk është e vërtetë.
(Shih: Alqi Naqellari “Makroekonomia 1”, Tiranë 2007, f. 355)
Edhe Dr. Bujar Leskaj dhe dr. Adriatik Kotorri në një punim të tyre nuk e përmëndin Bankën Bezhani në Vlorë. Edhe në se ka mendime të ndryshme për këtë bankë ajo së paku duhej përmëndur, fakti se nuk është përmëndur në studimet dhe punimet e sipërcituara tregon se Banka Bezhani dhe “Almanaku i bankave”, botuar në një nga qëndrat e kulturës botërore nuk njihet prej tyre.
Mund t`iu referoheshim edhe autorëve të tjerë të cilët nuk e njohin bankën Bezhani në Vlorë themeluar në vitin 1850, por me kaq referime mjafton.
* * *
Fari Shaska në librin “160 vjet bankë në Shqipëri”, konfirmon se: “Banka e parë në Shqipëri u themelua në vitin 1850 në qytetin e Vlorës nga familja Bezhani”, pra jo në vitin 1863, sikundër thotë profesor Fishta.
Ai i referohet burimit anglez. Në Londër në vitin 1845, filloi të botohet “Almanaku i bankave” Fari Shaska i referohet botimit 91, botuar në vitet 1935-1936, një vllim prej 2400 faqesh. Almanaku jep të dhëna për të gjithë shtetet dhe bankat e të gjithë botës.
( “The Bankers` Almanac And Year Book”, For 1935 -36, The Ninety-First Year of Publication.)
Në faqen 716 të almanakut të cituar për Albania, shkruhet: “P.I. Bezhani, Valona Albania, themeluar fillimisht më 1850, partner Pandeli Bezhani, mbajtësi i prokurës Elefter Bezhani, telegramet “Bezhani, Valona”, kodet; A.B.C. botimi i 5; privatisht, agjent londinez – Bank of Athens, agjent Nju Jorkez – National City Bank of Neë York”.
Në këtë faqe të Almanakut prezantohen katër banka:
Banka private Bezhani 1850,
Banka private Philandelphia USA 1764,
Banka Rumune 1872,
Banka Birmingam USA 1887.
Pra siç shihet vetëm një bankë është më e vjetër se banka jonë shqiptare e ngritur në Vlorë.
Cilët ishin pronarët e bankës së parë shqiptare ende të pa njohur nga studjuesit tanë ?
“Mbiemri Bezhani, mbiemër i përhapur në Shqipëri, ka një degë në Vlorë, ardhur nga Lekli i Tepelenës në shekullin e XVIII…
Bezhanët e Vlorës sollën me vete mentalitetin e kapitalit të lëvizshëm, pasurimit nëpërmjet parasë e tregëtisë. Aty nga fillimi i shekillit të XIX ndërtuan në lagjen Muradie në rrugën “juston Godard”, një shtëpi tre katshe për banim, e cila është edhe sot pronë e tyre e banon një familje Bezhani.Po në këtë lagje kishin edhe një fabrikë sapuni. Në fasadën e kësaj godine ndodhet një pllakë bronxi ku shkruhet: “Assicurazione generali Trieste 1831”… Bezhanët e siguronin kapitalin e tyre në shtetet fqinje sikurse shihet edhe nga kjo pllakë… Marrëdhëniet tregëtare të kësaj familje me shtetet fqinj bënë që t`u lindë idea dhe dëshira për të hapur një bankë. Kjo u realizua kur reformat e Tanzimatit u dhanë më shumë hapsirë tregëtarëve. Pra në vitin 1850 u çel një bankë në Vlorë, Shqipëri…
Si gjithmonë janë të huajt ata që na ndihmojnë për historinë tonë, këtë radhë anglezët, nëpërmjet Almanakut… “ f. 8-9
Si e gjithë historia që shkruan komunistët edhe historinë e bankës e kanë falsifikuar. Në veprën zerioze të tyre: “Fjalori enciklopedik shqiptar”, botim i Akademisë së Shkencave të vitit 1985, f. 66,67, kapitulli banka, fillon me bankën bujqësore krijuar në vitin 1969, Banka e Shtetit Shqiptar kijuar në vitin 1945 dhe Banka Kombëtare e Shqipërisë krijuar më 2.9.1925! Kjo pra sipas komunistëve është historia e bankës shqiptare.
Në të vërtetë historia e Bankës në Shqipërisë fillon: Sipas Fari Shaskës në vitin 1850, ndërsa sipas prof. dr. Iljaz Fishtës më 4 shkurt 1863, vazhdon me radhë deri sa vijmë në themelimin e bankës së shtetit shqiptar më 4 tetor 1913. Filiale të bankave të huaja ka patur edhe gjatë Luftës së Parë Boterore 1914 – 1918, vazhdojmë me vitin 1920 deri sa vijmë më 6 mars 1925 ku krijohet banka shqiptare me 51 % kapital italian dhe 49 %, kapitali disa shteteve të tjera dhe 6 individë shqiptarë.
Të gjitha këto fakte reale të historisë së bankës dhe për rrejdhojë të historisë së Shqipërisë janë fshirë prej komunistëve, për ta çdo gjë filollonte më 8 nëntor 1941!
* * *
Prof. dr. Shkëlqim Cani në parathënien e HBQSH, thotë : “Shpresoj që në ardhmen, historianë e studjues të shkencës së ekonomisë e financës do të hulumtojnë më tej në traditën e sistemit bankar shqiptar” (f. 5) dhe këtë koregjim, që në fakt përbën një zbulim të historisë së bankës në Shqipëri e bëri Fari Shaska.
Broshura e vogël e Fari Shaskës duhet të tërheq vëmëndjen e studjuesve të historisë së ekonomisë dhe jo vetëm të atyre.