• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ave Dardanius ! E pabesueshme se sa imperatorë të Romës janë nga Serbia!

March 18, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

”Nxerrja e Pellazgëve nga lashtësia me anën e gjurmëve të shumta,si dhe vendosja e tyre në sfond historik ku në të vërtetë e kanë vendin, hapë pashmangshëm çështjën e vazhdimësisë së tyre , pra të pasardhësve të drejtëpërdrejtë Ilirëve dhe Dardanëve,Maqedonasve si një familje e madhe me shumë degë . ( Jusuf Buxhovi :Kosova)” Sa jemi te bindur vetë ne në këtë çështje ? Fërkimet tona të përditëshme , me teorina dhe dyshime , me grindje dhe ashpërsime, me mohime të së kaluarës ,të individëve si historik ashtu edhe të penës na çojnë ,Ku?.

”Ka mendime se Flav Valer Kostandini ka qenë perandori më largpamës i tërë historisë romake, perfshirë edhe ate të Lindjes. Qe një gjeneral i madh, nje luftëtar i madh. Ai e kuptoi se Krishterimi ishte tashme nje religjion qe mund ta perdorte për qellimet e veta; duke qeverisur mendjet e njerezve ai mund te arrinte të kontrollonte drejtperdrejt popullsinë e vet.

Nuk ishte rastësi qe ai i mbajti funksionet religjioze në grushtin e vet. Ishte i pari perandor i krishterë, dhe i pari që nderfuti doktrinen e re të quajtur Cezaropapizem; e në të  vertetë ai e mbajti per sa ishte gjallë postin e kryepriftit papes…..Konstantinopolisi,Ky kryeqytet i ri dhe i madherishem i perandorise u perurua me 11 maj 330, me festime te jashtezakonshme. Per ndertimin e ketij qyteti qene plackitur te gjitha qytetet e tjera te Perandorise, por ky kryeqytet i mrekullueshem do mbetej qendra e botes edhe per shume kohe.) ”.    (docstoc.com/docs/99040210/GENIVS-ILLYRICI-GJENITE-ILIR-6-KOLOS-ILIR-NE-FRONIN-E-KONSTANDINOPOJES–Vell-II—)”. Ave Dardanius!

Ne kush jemi? ”Joseph Ritter von Xylander (1794-1854) në studimin e tij “Die Sprache der Albanesen oder Schkipetaren” (Frankfurt-1835) vijnë deri në përfundimin se “Gjuha shqipe, nuk ka marrë përkatësinë e saj evropiane për shkak të ndikimit të gjuhëve tjera evropiane, por ajo është njëra nga gjuhët bazë e themelore e gjuhëve të lashta evropiane”. Edhe më konkretisht dhe që më vonë e deri në ditët e sotme mbeti si teori e pakontestueshme në shkencën e gjuhësisë, është ajo e Franc Bopp (1791-1867), i cili në librin e tij “Uber das Albanische und….” (Berlin 1855) shkruan: “Padyshim që gjuha shqipe i takon familjes së gjuhëve indoevropiane, mirëpo në bazat dhe elementet e saja përbërëse ajo nuk ka asnjë gjë të përbashkët me gjuhët sanskrite perëndimore të globit, kështu që ajo del si një gjuhë në vete, një degë e veçantë e familjes së gjuhëve indoevropiane”. Me këto studime dhe qindra të tjera, të bërë në etapa të ndryshme kohore është vërtetuar shkencërisht se gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të lashta të kontinentit.” (Xh.A)

” Sikur të shikonim nga e kaluara e flaktë e krejt Europës dhe gadishullit tonë, nga e cila njerzit e thjeshtë të Ballkanit janë bërë Zotërues të Botës,  kurse  Serbia është toka, nga  e cila kanë dalur të mëdhenjt të cilët ia kaë zgjatur jetën perandorisë Romake për disa shekuj (serbët për Serbinë) .Psh. Imperatori Julian i njohur si Juliani Renegat i lindur në vitin 332 në Carigrad  (Konstantipol fxh)  në familjën e Konstantinit të Madh , nuk është  imperator ”serb” por është i familjes  që ka rrjedhur nga teritoret e tokave serbe dhe nga nga ai mes ento-kulturor ”(burime serbe)

Fërkimet tona të përditëshme , me teorina dhe dyshime , me grindje dhe ashpërsime, me mohime të së kaluarës ,të individëve si historik ashtu edhe të penës na çojnë ,Ku?.

 

Dhe ? Po ç´´ flasin  e ç´shkruajnë  serbët për Daradninë ?

 

Serbët habiten që historia e tyre po fillojka në shek . e 6-të ,dhe se ata para asaj kohe nuk egzistonin . Po ku na jetura stërgjyshërit ? .pyesin ata-. A mos ishin jashtëtokësor? Ata e kanë bindjen që para ardhjes në Ballkan e kishin një gjuhë të përsosur, një rend të lartë shtetëror, një botëkuptim të qartë për shtetin dhe kulurën e doket kombëtare. Ata sipas tyre i kishin edhe tri Perandori . Pra ku është djepi i serbëve?

” Arsyet e rrenëve të shkollës së Berlinit- Vjenës ishin të qëllimshme për të na falsifikuar të kaluarën tonë (serbe)  se nuk jemi autokton në tokat tona nga Podunavlja dhe kjo që nga fillimi i jetës.Me këte na e morrën të kaluarën dhe me gjenerata të tëra i mashtruan më qëllim tëÄrrënjosjës së serbëve dhe historisë së sajë ” ( burime serbe). Serbët janë të bindur  në shkollën e tyre autoktone se e kanë origjinën nga Podunavlja (rreth Danubit fxh) dhe nga ku janë shpërndarë nëpër Europë , Azi të Vogël dhe që kishin mbërrijtur deri në Indi.

Nga kjo mund të shihet tendenca dhe qëllimi i historiografisë serbe që të dalin me rrënjë nga Pellazgët.Dhe nuk kanë të ndalur. Shkruajnë , e mashtrojnë vetën. e mashtrojnë botën .Diçka mbetet.

Po gjuha serbe ?  ”Gjuha serbe është mrekulli hyjnore (СРБСКИ ЈЕЗИК ЈЕСТЕ ЧУДО ОД БОГА ) thonë për gjuhën  e tyre , e cila dihet se në çfarë etapash të zhvillimit ka kaluar..

Me çfarë patetizmi i bëjnë pyetje vetës : ” Kush janë serbët ? Pse u vendosën në vendin më ideal të Planetës Tokë? Pse e flasim mu këtë gjuhë , sa është  e madhe kjo gjuhë e jona serbe?  A ka konspiracion ndërkombëtar  botëror kundër gjuhës serbe? ”  Janë këto pyetje  që ishim dashur ti bënim ne për vetvetën ,por ja që po i bëjnë ata. E shifni që eshe në këtë aspekt ata ” janë ” viktima , dhe gjithëmonë janë ” flijuar” nga të mëdhenjt.

Na nuk ia varim shumë vetëvetës , neve shajmë vetvetën , neve e njollosim vetvetën dhe mohojmë çdo gjë  t´tonën .

Por edhe nëse dalim me argumente si këto  të Xhemal Ahmetit ,, në të njejtën kohë dalim edhe më shumë kundërargumetues. përçarës dhe përshtjellues të vetvetës . Na mungon kryesorja . Na mungon .

”Shaktrrimi i mbretërive ilire dhe hapja kancerike e perandorisë romake shkaktoi deformime të ndryshme në mbarë rajonin lindor të Evropës. Duke filluar që nga viti 200 para krishtit rajoni i sotëm i Ballkanit iu kishte nënshtruar romanizimit, kështu që rreth vitit 300 pas k. elementet e gjuhës latine kishin dëmtuar rëndë gjuhët e popujve ballkanikë, e sidomos atë të shqiptarëve të lashtë (Stadtmüller). E njejta gjë kishte ndodhur edhe me zakonet dhe besimin e tyre. Një pjesë e konsiderueshme e tyre pas qindra viteve sundim të ashpër ishin rekrutuar në besimin katolik. Nga viti 395 e deri me ardhjen e turqive më 1365 në Ballkan (nëpërmjet të cilit synonin pushtimin e Evropës) pasardhësit e ilirëve iu nënshtruan Themas bizantine, e cila për qëllim kryesor kishte sjelljen e bindjes dhe besimit ortodoks. Pas romakëve dhe bizantëve, mbi kokën e shqiptarëve si sundues të tyre vijnë edhe turqit islamë, pastaj më në fund e deri sot (pjesërisht) sllavët e grekët. Rreth 500 vjet sundim romak, 970 vjet sundim bizantin, 547 vjet turqit e kështu me radhë. Nga kronistët e kohës romake mësojmë se fiset ilire kanë qenë më të ashprat në kundërshtimin e përhapjes së administratës së perandorisë, pra më të pabindurit, të cilët janë sanksionuar rëndë në çdo segment të jetë së tyre. Për kokëfortësinë tyre, për mos t`iu përshtatur religjioneve dhe administratave të huaja kronisti bizantin Michael Attaleiates (1034) shkruan; “Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm, ata nuk i ka bindur Roma e as katolicizmi, nuk e dij se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin, por vetëm sillen rreth e rrotull në të njejtin vend”. Se shqiptarët nuk kanë hequr duar nga rezistenca e tyre dëshmojnë edhe fragmentet nga libri i Ana Komnenos (bija e sundimtarit Alexios I. Komnenos) “Alexias” (1107-08) e cila flet për një principatë “arvanite” të udhëhequr nga Progoni që është quajtur “Arbanon”. Principatë, që sipas historianit francez Alain Ducellier është shtrirë në mes të lumenjëve Mati dhe Devolli. (Xhemal Ahmeti, Shqiptarët dhe Europa )

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ave Dardanius ! E pabesueshme se sa imperatorë të, Fahri Shaska, nga Serbia!, Romës janë

FARI SHASKA KORRIGJON HISTORINË E BANKËS SË SHQIPËRI

March 4, 2014 by dgreca

Rreth librit Fari Shaska “160 vjet bankë në Shqipëri”, Vlorë 2011/

Nga Enver Lepenica, ekonomist/

Fari Shaska i njohur tashmë si publiçist e studjues i historisë,  veçanërisht i asaj të krahinës së Vlorës, pas albumit dokument “Të quajtur armiq të popullit”, botuar në vitin 2010, shkon më tutje duke na dhënë një libër të vogël por me vlera të mëdha “160 vjet bankë në Shqipëri”, botuar në Vlorë në vitin 2011.Duke menduar se e njihja historinë e bankës, e çfletova broshurën me pak interes, por u emocionova dhe u habita njëkohësisht me zbulimin që publikonte Shaska se historia e bankës në Shqipëri fillon në vitin 1850, pikërisht në Vlorë dhe jo në vitin 1863, sikundër thuhet në “Historinë e Bankës Qëndrore në Shqipëti”, botim i vitit 2003. Kjo broshurë e vogël përbën një zbulim të madh, fak që ju ka shpëtuar edhe autoriteteve të njohura të historisë së ekonomisë.

*   *   *

Kultura e një vendi veç të tjerave dallohet edhe nga fakti se ka histori për çdo veprimtari ekonomiko shoqërore, si historin e arsimit, të naftës, të sportit, të tetartit, të burgjeve të bankave etj etj…

Historia e Bankës Qëndrore në Shqipëri, HBQSH, është shkruar dhe botuar për herë të parë në vitin 2003, nga vetë Banka Qëndrore e Shqipërisë prej autoriteteve më të shquara të vendit.

Parathënia e këtij libri është shkruar nga Prof. dr. Shkëlqim Cani në atë kohë guvernator i Bankës.

Kapitulli i parë i HBQSH përfshin vitet 1863 – 1924 dhe është shkruar nga Prof. dr. Iljaz Fishta. Ky autoritet i kulturës shqiptare e ka ndarë periudhën që studjon në tre etapa: etapa e parë fillon  në gjysmën e dytë të shekullit XIX deri në vitin 1912 dhe sipas profesorit, banka e parë është krijuar më 4 shkurt 1863, Bankë e Perandorisë osmane nën kontrollin e kapitalit anglo- francez dhe që shtrinte veprimtarinë e vet edhe në fushën e kreditit edhe në Shqipëri, dhe kishte filjalet e veta në Shkodër, Janinë, Shkup dhe Manastir. Profesor Fishta vazhdon në vitin 1888, në vitin 1901, deri sa vijmë  më 4 tetor 1913, kur formohet banka e parë e shtetit shqiptar nga qeveria e Ismail Qemalit. Kaq thotë profesor Fishta për këtë periudhe.

Edhe profesor doktorr Alqi Naqellari i njohur tashmë si ekonomist i talentuar si ligjërues në universitetet e vendit dhe jashtë shqipërisë dhe si botues i shumë teksteve me nivel ta lartë shkencor e fillon historinë e bankës në Shqipëri në vitin 1913, gjë që nuk është e vërtetë.

(Shih: Alqi Naqellari “Makroekonomia 1”, Tiranë 2007, f. 355)

Edhe Dr. Bujar Leskaj dhe dr. Adriatik Kotorri në një punim të tyre nuk e përmëndin Bankën Bezhani në Vlorë. Edhe në se ka mendime të ndryshme për këtë bankë ajo së paku duhej përmëndur, fakti se nuk është përmëndur në studimet dhe punimet e sipërcituara tregon se Banka Bezhani dhe “Almanaku i bankave”, botuar në një nga qëndrat e kulturës botërore nuk njihet prej tyre.

Mund t`iu referoheshim edhe autorëve të tjerë të cilët nuk e njohin bankën Bezhani në  Vlorë themeluar në vitin 1850, por me kaq referime mjafton.

*     *     *

Fari Shaska në librin “160 vjet bankë në Shqipëri”, konfirmon se: “Banka e parë në Shqipëri u themelua në vitin 1850 në qytetin e Vlorës nga familja Bezhani”, pra jo në vitin 1863, sikundër thotë profesor Fishta.

Ai i referohet burimit anglez. Në Londër në vitin 1845, filloi të botohet “Almanaku i bankave”  Fari Shaska i referohet botimit 91, botuar në vitet 1935-1936, një vllim prej 2400 faqesh. Almanaku jep të dhëna për të gjithë shtetet dhe bankat e të gjithë botës.

( “The Bankers`  Almanac And Year Book”, For 1935 -36, The Ninety-First Year of Publication.)

Në faqen 716 të almanakut të cituar për Albania, shkruhet: “P.I. Bezhani,  Valona Albania, themeluar fillimisht më 1850, partner Pandeli Bezhani, mbajtësi i prokurës Elefter Bezhani, telegramet “Bezhani, Valona”, kodet; A.B.C. botimi i 5; privatisht, agjent londinez – Bank of Athens, agjent Nju Jorkez – National City Bank of Neë York”.

Në këtë faqe të Almanakut prezantohen katër banka:

Banka private Bezhani 1850,

Banka private Philandelphia USA 1764,

Banka Rumune 1872,

Banka Birmingam USA 1887.

Pra siç shihet vetëm një bankë është më e vjetër se banka jonë shqiptare e ngritur në Vlorë.

Cilët ishin pronarët e bankës së parë shqiptare ende të pa njohur nga studjuesit tanë ?

“Mbiemri Bezhani, mbiemër i  përhapur në Shqipëri, ka një degë në Vlorë, ardhur nga Lekli i Tepelenës në shekullin e XVIII…

Bezhanët e Vlorës sollën me vete mentalitetin e kapitalit të lëvizshëm, pasurimit nëpërmjet parasë e tregëtisë. Aty nga fillimi i shekillit të XIX ndërtuan në lagjen Muradie në rrugën “juston Godard”, një shtëpi tre katshe për banim, e cila është edhe sot pronë e tyre e banon një familje Bezhani.Po në këtë lagje kishin edhe një fabrikë sapuni. Në fasadën e kësaj godine ndodhet një pllakë bronxi ku shkruhet: “Assicurazione generali Trieste 1831”… Bezhanët e siguronin kapitalin e tyre në shtetet fqinje sikurse shihet edhe nga kjo pllakë… Marrëdhëniet tregëtare të kësaj familje me shtetet fqinj bënë që t`u lindë idea dhe dëshira për të hapur një bankë. Kjo u realizua kur reformat e Tanzimatit  u dhanë më shumë hapsirë tregëtarëve. Pra në vitin 1850 u çel një bankë në Vlorë, Shqipëri…

Si gjithmonë janë të huajt ata që na ndihmojnë për historinë tonë, këtë radhë anglezët, nëpërmjet Almanakut… “ f. 8-9

Si e gjithë historia që shkruan komunistët edhe historinë e bankës e kanë falsifikuar. Në veprën zerioze të tyre: “Fjalori enciklopedik shqiptar”, botim i Akademisë së Shkencave të vitit 1985, f. 66,67, kapitulli banka, fillon me bankën bujqësore krijuar në vitin 1969, Banka e Shtetit Shqiptar kijuar në vitin 1945 dhe Banka Kombëtare e Shqipërisë krijuar më 2.9.1925! Kjo pra sipas komunistëve është historia e bankës shqiptare.

Në të vërtetë historia e Bankës në Shqipërisë fillon: Sipas Fari Shaskës në vitin 1850, ndërsa sipas prof. dr. Iljaz Fishtës më 4 shkurt 1863, vazhdon me radhë deri sa vijmë në themelimin e bankës së shtetit shqiptar më 4 tetor 1913. Filiale të bankave të huaja ka patur edhe gjatë Luftës së Parë Boterore 1914 – 1918, vazhdojmë me vitin 1920 deri sa vijmë më 6 mars 1925 ku krijohet banka shqiptare me 51 % kapital italian dhe 49 %, kapitali disa shteteve të tjera dhe 6 individë shqiptarë.

Të gjitha këto fakte reale të historisë së bankës dhe për rrejdhojë të historisë së Shqipërisë janë fshirë prej komunistëve, për ta çdo gjë filollonte më 8 nëntor 1941!

*   *   *

Prof. dr. Shkëlqim Cani në  parathënien e HBQSH, thotë  : “Shpresoj që në ardhmen, historianë e studjues të shkencës së ekonomisë e financës do të hulumtojnë më tej në traditën e sistemit bankar shqiptar” (f. 5) dhe këtë koregjim, që në fakt përbën një zbulim të historisë së bankës në Shqipëri e bëri Fari Shaska.

Broshura e vogël e Fari Shaskës duhet të tërheq vëmëndjen e studjuesve të historisë së ekonomisë dhe jo vetëm të atyre.

Filed Under: Kulture Tagged With: 160 vjet banke ne Shqiperi, Enver Lepenica, Fahri Shaska, rreth librit

Artikujt e fundit

  • VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm
  • ZEFI I VOGËL NË KRYENGRITJEN E VITIT 1912
  • Më 13 maj 1944 u krijua “Lidhja Shkodrane”
  • EKREM BARDHA NJË ZEMËR E MADHE E NJË SHPIRT I BARDHË – VEPRIMTAR, ATDHETAR DHE VIZIONAR I PËRKUSHTUAR I KOMBIT SHQIPTAR
  • Deklarata e gjeneral Teodoros Pangallos mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të drejtat e minoriteteve (1925–1926)
  • “NEOSHQIPTARIZMI” – RILINDJA E NJË IDEALI KOMBËTAR NË EPOKËN GLOBALE
  • FERIT PASHË VLORA (RILINDASI I FSHEHUR) ËSHTË NJËRI NGA BURRËSHTETASIT MË TË FAMSHËM SHQIPTARË TË TË GJITHA KOHËRAVE
  • GJON MILI: REQUIEM PËR BERTOLT BRECHT
  • PAQJA E ÇARMATOSUR QË ÇARMATOS…
  • MADHËSHTIA TRAGJIKE E MBROJTJES SË BESIMIT
  • Kombi shqiptar dhe kodi i ruajtur në gurët e lashtësisë
  • Maqedonia e (Jo e) Veriut dhe gjuha që flet…por nuk dëgjohet”
  • HISTORIA E SHPATËS SË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT NË VJENË
  • Skënderbeu, strateg dhe arkitekt i një projekti europian për Shqipërinë
  • Strategjia e Izraelit dhe Mësimet e Tukididit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT