Pas publikimit të fotos me Obamën të blerë me 80 mijë dollarë nga Edi Rama ka rreaguar edhe Fatos Lubonja i cili e ka lidhur këtë fakt me debatin brenda shqiptar për reformën në drejtësi. Një një postim në Facebok të titulluar: “Për shqiptarët dhe Donald Lu” Lubonja shkruan:”A do ta kuptojnë më në fund shqiptarët se me paret e krimit shqiptar mund të (keq)përdoren edhe amerikanët, deri presidenti i SHBA, prandaj shpresën për drejtësi duhet ta mbështesin tek lufta e tyre e përditshme për dinjitet dhe ndershmëri dhe jo tek të huajt?
Po Donald Lu, a do të reflektojë më në fund, sadopak, se nuk mund t’i jepet drejtësia në dorë një njeriu që, qoftë edhe vetëm për këtë akt, është në konflikt me drejtësinë – sepse duhet të shpallet nën hetim nga Prokuroria shqiptare për burimin e 80 mijë $, dhe “persona non grata” në SHBA për shkelje të ligjeve amerikane”?Ky reagim i Lubonjës erdhi pas lajmit se shqiptaro – amerikani Bilal Shehu, i cili u akuzua tre vjet më parë se kishte përdorur para të marra nga jashtë Amerikës për të siguruar një mundësi për fotografi mes Edi Ramës, në atë kohë, kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe Barack Obama, presidenti amerikan në fushatë për rizgjedhje. “Ai pranoi fajësinë e tij në një gjykatë federale në Nju Xhersi në SHBA dhe pritet të dënohet”, njoftoi Reuters.Sipas Reuters dhe mediave të tjera amerikane, Shehu pranoi fajësinë duke deklaruar se në shtator 2012, ai mori një transfertë bankare prej 80 mijë dollarësh “nga një burim i huaj” me dijeni të plotë se këto para duhej të përdoreshin për të paguar pjesëmarrjen në një aktivitet për mbledhje fondesh për fushatën e Obamës.Aktakuza nuk e përmend emrin e financuesit të huaj të këtij operacioni të paligjshëm në SHBA, por Reuters thotë se personi që përfitoi nga financimi qe Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.
Jakov from Israel says
Zoti ambasador lwere rehat Shqiperine sepse me nderhyrjet e tua e ke bere corap ate politik .Ky shkrim te denon ashper prandaj hiq dore prej qendrimeve te tilla qe fyejne ashper ty dhe gjithe ata zullumqare so Obama qe takohen perzemersisht me kryehajdutin RAMA qe i shpenzon paret e shtetit sikur tje kish lene e ema .Ky bir komunisti te thekur ka mbetur i tille ,pavaresisht deklaratave fallco per te na u paraqitur si DEMOKRAT .KJo eshte po aq e pamundur qe gomari i ngarkuar me dru ,te ngjitet me maj te fikut e ti bej nje foto 80.000 $Rames me kusht qe gomari te ket ne sy edhe syzet 80000$ te te birit ne SHBA .Te fala zhalonit !