Aeroplani dy motorësh, në bordin e të cilit ishin piloti-student Freitekh(që mbeti i vrarë) dhe instruktori shqiptaro-Amerikan Arian Prevalla, që po mjekohet në qendrën e mjekimit të djegieve në Hartford/
Gazeta amerikane kanë shkruar gjatë për atë që ndodhi mes instruktorit shqiptar dhe studentit Jordanez, i cili sipas gjasave, nga burime paraprake, ka tentuar të kryej një sulm terrorist ose vetëvrasës. Në një shkrim të gjatë të publikuar me 13 tetor 2016 nga e përditshmja Njujorkeze Daliy News jepen detaje për atë cfarë ka ndodhë. Gazeta shkruan se të enjten në mëngjes trafiku ishte i rënduar në Main Street ne Hartford, ku dergjeshin rrënojat e një avioni dy motorrësh. Po cili ishte shkaku i rrëzimit të avionit?- pyet gazeta Daily News. Gjithcka është në hetim nga organet përkatëse. Gazeat sqaron se sipas zëdhënësit të spitalit në Bridgeport, instruktori i fluturimit Arian Prevalla, i cili pësoi djegie gjatë aksidentit, duket se nuk është në gjendje të rëndë.Ky njoftim u bë i njohur të enjten me 13 tetor.
Deri tani të dhënat nuk janë jo shumë të qarta. Një zyrtar i lartë lokal i zbatimit të Ligjit pat komentuar të mërkurën se piloti-student dhe instruktori u përleshën dhe se instruktori e vrau pilotin.
Një burim tjetër tha se piloti student ishte i shqetësuar gjatë fluturimit dhe tregoi shenja pasigurie duke aplikuar një performancë të dobët gjatë fluturimit, ndoshat e kishte paramenduar vetëvrasjen me anë të këtij akti.
Edhe një zyrtar federal ka thënë se përplasja duket se ka qenë një rast i vetëvrasjes dhe se deri të mërkurën nuk ishte arritur në përfundimin e një akti terrorist, shenjat nuk janë të tilla. Zyrtari tha se autoritetet pritet që të hetojnë skenën rrëzimit për të sjellë detaje.
Agjentët e FBI në Çikago janë duke bërë investigime , përfshirë dhe shtëpinë ku ka jetuar familja e Feras M. Freitekh, duke u ndalur dhe në të shkuarën e tij, ndërkohë që edhe në Hartford, ku ai ksihet apartament me qera, vijojnë hetimet..
Agjenti tha se “Për fat të keq, kjo duket, si një ngjarje ku piloti duket se ka tentuar që t’i jepte fund jetës së tij me anë të këtij aksidenti.
Studenti pilot, Freitekh, 28 vjec, u deklarua i vdekur në vendin e rrëzimit të avionit, të martën pasdite. Gjatë një investigimi fillestar në apartamentin e tij në Hartford , ku Freitekh ka qëndruar, nuk ka prova të terrorizmit,citohet të ketë thënë një burim. Por FBI ka vazhduar hetimet në banesë ditë e mërkurë dhe se tani autoritetet kanë planifikuar të inspektojnë pajisjet e tij elektronike.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se hetimi fillestar tregon se rrëzimi ishte i qëllimshëm dhe se FBI do të udhëheqë hetimet.
Instruktori shqiptaro-amerikan është duke u trajtuar në qendrën e mjekimit të diegjeve në Spitalin e Bridgeportit, ndërkohë që hetuesit janë duke folur me të. Instruktori është identifikuar si Arian Prevalla. Ai është president i Akademisë Amerikane të Fluturimit dhe anëtar drejtues i Qendrës “Jet Hartford”
Zyrtarët në shkollën e fluturimi pranuan të komentojnë ngjarjen të mërkurën.
Autoritetet thanë se ata ishin duke u përpjekur që të përcakonin faktin se cili e kishte kontrollin e avionit në momentin e aksidentit.
Ngjarja: Rreth orës 3:40 të mbrëmjes, të martën,aeroplani ka goditur një shtyllë elektriku në Main Street, duke lënë pa energji zonën, më pas u rrëzua dhe u përfshi në flakë, thanë dëshmitarët në vendngjarje. Aeroplani dy motorësh ishte ngritur për fluturim nga Brainard Airport, duek patur në bord vetëm studentin dhe instruktorin. Askush tjetër nuk ishte në bord.
Kush është Arian Prevalla?
Në faqen e American Flight Academy Prevalla prezantohet me prejardhje nga Shqipëria. Ai prezantohet si biznesmen me përvojë në fushën e aviacionitAriani e kishte themeluar akademinë që në vitin 2006. Kompanai e tij e nisi rrugëtimin , një aeroplan, por gjithcka po rritej e zmadhohej. Në muajin korrik të vitit 2016, Arian Prevalla tregon se akademia me të njëjtin emër u hap edhe në Hartford, aty ku ndodhi aksidenti tragjik, që mori jetën e jordaniezi.
Prevalla ka në profilin e tij edhe një foto me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.
(Pergatiti per Diellin:Dalip Greca)