Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA New York shpreh ngushëllimet më të thella për 10 jetët shqiptare të humbura tragjikisht në aksidentin automobilistik në Slavonski Brod të Kroacisë. VATRA shpreh keqardhje dhe dhimbje të thellë për humbjen e jetëve të bashkatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve nga ky aksident. VATRA lutet me shpirt për 10 bashkatdhetarët që u ndanë nga jeta papritmas teksa ktheheshin në atdhe. VATRA gjendet pranë familjeve të prekura, pranë të lënduarve dhe pranë të gjithëve që u tronditën nga ky aksident fatal.
Një lajm tragjik që na ka shkatërruar të gjithëve. Me zemër, me shpirt dhe me lutjet tona jemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi të rëndë. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe për të gjithë ne. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë. Zoti qoftë ndihma dhe shpëtimi prej kësaj tragjedie.
I prekur dhe me dhimbje të thellë
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA