Nga Gjergj LACUKU/
Pervjetori i 102-te i Pavarsise , i organizuar nga Federata Vatra, ne qytetin veri-lindor te Florides, ku jetojne nje komunitet prej afro 12 mije Shqiptaresh, u festua a thu se ne ndodheshim ne nje qytet shqiptar.
Ne kete mbremje u kujtuan njerzit ma te shquem te kombit , qe çdo dite te motit e shkrinen per Atdhe , ku spikat figura e Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit,pastaj ajo e Ded Gjo’ Lulit qe i priu kryengritjes se Malesise se Madhe qe mbas 432 vitesh ngrit flamurin ne Bratile ne vitin 1911 ,i cili per here te fundit ishte valevite ne Shkoder me 1479, figurat e intelektualve dhe diplomateve Luigj Gurakuqi dhe Dom Nikoll Kaçorri, qe kunorzuan eShpalljes se Pavarsise me 1912.
Shpresoj qe verteta e pamohushme te nxirret ne drite nga historianet dhe ato duhet te marrin guximin te dalin nga guacka komuniste dhe anti-veriore per te i dhane figurava te anashkaluara vendin e duhun ne Altarin e Kombit.
Per te festu se bashku me ne , kishte ardhe nga Shqipnia edhe Kangetari i mirenjohur , bilbili i Jugut, Ylli Baka, si dhe Kangetaret e njohur ne Diaspore , zonja Entela Iliriani dhe Argjend Llogu, te cilet me zanin dhe kanget e tyne te mrekullushme e banen kete feste me magjepse .E veçanta e kesaj mbramje festive ishte prania e zonjes Pellai Ruopp, nji Shqiptare fisnike nga Vlona qe jeton ne Gjermani qe prej 20 vitesh . Ajo nepermjet dashurise dhe rrespketit per Shoqaten “Vatra” na kishte ndjekur vazhdimisht duke kriju me ne nji njohje virtuale , duke u ba pjese e familjes se madhe Shqiptare ne Diaspore.Gjitheashtu , ne kete mbremje na nderuan me pjesemarrjen e tyre edhe Kryesia e deges Vatra Orlando me Znj . Florisiana Metollari se bashku me bashkeshortin Ermal Metollari dhe dy vajzat e tyre te mrekullueshme , zoti Arben Shehu me bashkeshorten Fationa Shehu dhe z. Genc Lulo. Nga Tampa kishte ardhe nji ndër iniciatoret e krijimit te deges Vatra Tampa/Clearwater, z. Tahsin Ruka.
Duhet falenderu edhe Kryetari i Vatra Jacksonville , z. Adriatik Spahiu per prezencen e tij ne keto kohe te veshtira qe po kalon pas tragjedise familjare, ai gjeti forca dhe kurajo per te qene me ne jo vetem ketu ne kemtimin e festes ne Jacksonville por edhe ne Tampa per te hapur degen e re te Vatres si dhe ne Festimin madheshtor qe u ba ne Orlando nga Vatra Orlando. Aty u bashkuam te gjithe : Vatra Jacksonville -Orlando-Tampa. Ato dite festash tek udhetonim nga nji vend ne tjetrin per te festuar 102 vjetorin e Pavarsise, na dukej vetja se po udhetonim neper Shqipni sepse kjo feste Kombetare na mblodhi se bashku si ne Tampa si ne Jacksonville ashtu edhe ne Orlando.Flamuri jone Kombetar, ambjentet Kuq e Zi, kanget , vallet, bisedat dhe prania e TV Borova nga z. Piro Raspopi , na benë te ndjehemi fizikisht ne Shqipni se shpirterisht atje jemi gjithemone .