Nga Mimoza Dajçi/
Ne Foto: Aktorja amerikane Tina Fey (greke nga e ëma) tek rapsodia “Girls” përpiqet të ironizojë femrat shqiptare./
Me shami mbi flokë e shall mbi supe në rolin e Blertës, aktorja amerikane Tina Fey (greke nga e ëma) tek rapsodia “Girls” përpiqet të ironizojë femrat shqiptare. Në një nga këto episode, bazuar në versionin origjinal televiziv “Girls” ajo mundohet të vërë në lojë vajzat shqiptare. Me këtë interpretim ajo kërkon të ulë personalitetin, kulturën e traditat e çmuara të femrës shqiptare.
Por nuk ka si të ndodhë ndryshe, sepse znj. Fey me nënën greke do të shkojë pa tjetër në origjinën e saj duke sulmuar e ofenduar shqiptaret në të gjitha fushat e jetës. Konkretisht asaj i ka ardhur “zogu” në dorë e do të injorojë shqiptaret, duke vendosur shami mbi kokë e supe, e duke dialoguar ashtu siç i intereson asaj. Nuk fyhemi aspak për vendosjen e shamisë nga ana e saj, sepse nganjëhere edhe vajzat e gratë shqiptare i vendosin ato jo vetëm për traditë, por edhe për sharm, për tu dukur më bukur e me shije të hollë në kohë dimri apo edhe në vjeshtë.
Mos të harrojmë se shamitë apo shallin krahëve e hidhnin dikur edhe zonjat e mëdha nga vende të ndryshme të botës. Besoj edhe ajo në jetën e përditshme duhet të jetë si çdo femër tjetër përdoruese e rregullt e shalleve me ngjyra mbi flokë e supe. Kam bindjen se edhe e ëma e saj greke e gjyshja hedhin krahëve një mbulesë të tillë krahëve.
Po çfarë ka këtu për tu çuditur znj. Fey, e për të venë në lojë, apo vetëm sepse jemi shqiptare, e ti pa tjetër duhet të shfrytëzosh emrin e karrierës tënde duke u tallur me një studente shqiptare nën emrin e Blertës? Megjithë respektin që kam për ju si aktore humori po ju them se, vajzat e gratë shqiptare janë femrat më famoze në botë e kanë lenë gjurmë të mira në historinë botërore.
Po e filloj me Nënë Terezën. Besoj se të kujton diçka ky emër, apo jo? Humaniste e bamirëse shqiptare me shall të bardhë me viza blu mbi kokë e rreth qafës, fiituese e Çmimit Nobel për Paqen, me të cilën krenohen shqiptarët e që vendlindja e saj është Shqipëria. Vazhdojmë me artiste e aktore të tjera që në dejet e tyre rrjedh gjak shqiptari. Këngëtarja e njohur italiane me origjinë shqiptare Ana Oxa. Aktorja amerikane Sandra Bullock, që kohëve të fundit aludohet se i ati i saj është me origjinë shqiptare. Sopranoja me famë botërore Inva Mula. Eliza Dushku, e cila ka luajtur përkrah Robert De Niros (edhe ky me origjinë shqiptare) dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”. Emina Cunmalaj supermodelja me origjinë shqiptare, e cila është shpallur ylli i ri i revistës së famshme të fotomodeleve “Elite & Vague” në SHBA.
Regjisorja franko – shqiptare Liria Begeja, Laura Mersini Houghton shkencëtare, është kozmologe dhe një nga femrat e pakta në botë që meren me shkencë. Zana Nehani Bezhani violiniste virtyoze e me shumë emër nëpër botë, ka një karrierë të shkëlqyer artistike si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit, fituese e disa Çmimeve, aktualisht është pedagoge violine në një nga universitetet më prestigjoze të Turqisë. Laureta Meci, ka përfunduar shkollën e aktrimit “Stella Adler” në New York dhe po avancon në karrierën e saj.
Kristine Elezaj e njohur nga fansat e saj me emrin Kebe është një këngëtare shqiptare – amerikane, është bërë mjaft e njohur në SHBA, para disa vitesh ka lançuar këngën e parë “Let You Know, ndjekur nga “Souvenirs”. Elizaj gjithashtu ka dolë e 53 –ta në Çmimet “Grammy”. Eda Zari, lindur në Tiranë, jeton prej vitesh në Gjermani. Eshtë këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Elsa Lila, këngëtare në Itali, fituese e disa çmimeve në Shqipëri, është bërë e njohur edhe në Itali veçanerisht pas pjesëmarjes së saj në festivalin e Sanremos.
Personalitete dhe figura të shquara të femrës shqiptare kemi akoma e do të kemi përsëri, por për të mos u zgjatur më shumë do të ndalem vetëm tek fakti i fundit, ku dy bukuroshet shqiptare njëra nga Shqipëria Fjoralba Dizdari dhe tjetra nga Kosova Mirjeta Shala nuk do të marin pjesë në konkursin Miss Universe 2013 që do të zhvillohet këtë vit në Moskë. Shkak për këtë është bërë një vendim i autoriteteve ruse për të mos lejuar përfaqësuesen e Kosovës të konkurojë në finalen e më të bukurave të universit, pasi Rusia akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha që është edhe fotografi zyrtar i këtij evenimenti pas kësaj ka deklaruar tërheqjen e menjëhershme edhe të Miss Universe Shqipëria Fjoralba Dizdari.
Pra siç e shikoni znj. Fey, Rusia e Greqia kanë frikë edhe nga bukuria dhe inteligjenca e femrës shqiptare. SHBA e kanë vlerësuar gjithmonë femrën shqiptare, duke i dhënë edhe shumë Çmime të larta, si Gruaja e Guximshme e të tjerë tituj, dhe emra për të përmendur kemi plot; Valdete Idrizi nga Kosova – Drejtuese e Organizatës Community Building Mitrovica (CBM). Invalidja Bardhylka Kospiri nga Shqipëria – sot zv/ministre e arsimit, Humanistja Znj. Rita Saliu, nga Kosova me banim në Amerikë, të cilës i janë dhënë shumë Çmime si në SHBA, Shqipëri, Kosovë e nëpër botë, apo siç është edhe rasti i fundit ku Kongresi Amerikan i akordoi për herë të dytë Znj. Ermira Babamusta – Çmimin e Lartë me Titull; “ Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013”
New York, Tetor 2013
Aktorja amerikane e humorit Tina Fey eshte vetem nje kukull filmike per te argetuar ata qe nuk duan shqiptaret, dhe per kete rast, fajtori kryesor eshte regjizori, ku mbrapa te cilit fshihet lobi Grek. Shami ne koke mbajne femrat shqiptare, po aq shume sa mbajne dhe femrat greke. Populli yne ka nje thenie te bukur: TE LIGUT NUK KE SE C’FAR TI SHASH, I MIRI SHAHET.
Fatkeqesisht kur pashe titujt e artikujve shqipetare edhe une mendova se ne ate skeç Tina Fej tallej me gruan shqipetare dhe ndjeva revoltim. E kerkova ne internet dhe e ndoqa segmentin dhe degjova dialogun. Nqs ky skeç do të ishte vënë ne nje skene shqipetare, krejtesisht ashtu sic ishte, veshjen, dialogjet, etj, ne do te qeshnim me te madhe sepse dilogu behej edhe me i forte nga pamja qesharake e Blertes, dhe dukej sikur kjo vajze e thjeshte nga fshati shqipetar, me mprehtesine e saj dhe filozofine e jetes fshatareske, vinte keq ne loje vajzat e “sofistikuara” te Nju Jorkut. Por fatkeqesisht e vene ne çfaqjen e fameshme humoristike te te Shtunes ne nje stacion televiziv nacional te Amerikes, shihet nga ne ne menyre sensitive, dhe na duket se gruaja shqipetare prezantohet nëpermjet veshjes se ketij personazhi si grua e nje shekulli te larget, por mprehtesia e dialogut mendoj se e mbulonte veshjen. Grate fshatare greke nuk ndryshojne shume nga veshaj tipike e Blertes.
Degjojeni dialogun dhe mendoj se do te qeshni:
http://www.youtube.com/watch?v=yZwsozPPSqg
Komenti nen utube video eshte si me poshte:
Blerta ….jep keshilla te mencura vajzave te Brooklinit.
Published on Sep 29, 2013
An Albanian girl named Blerta moves to Brooklyn and offers sage advice to Hannah, Marnie, Jessa and Shoshanna
Mendoj se nuk duhet te reagojme kaq ndjeshem pa e analizuar dicka ne te tera aspektet. Ne ate cfaqje vihen ne loje deri dhe presidentet e Amerikës, celebritetet, dhe te gjitha nacionalitet apo karakteret e vecante njerezore dhe ne nuk bejme perjashtim nga kjo “fushe” e gjere e natyres njerezore.