Arrestimi i zotit Hajredin Fratari/
Nga Reshat Kripa/
A i keni parë flluakat e sapunit? Ato i fryjnë fëmijtë dhe pasi lodrojnë disa minuta në ajër pëlcasin dhe nuk lenë asnjë gjurmë. Kështu ndodhi me një minisri të kryeministrit Edi Rama që arrestoi biznesmenin e njohjur Hajredin Fratari, pa patur asnjë provë fajësie për të. Ky nuk është rasti i parë i kësaj qeverie prepotente që ka në bazë të veprimtarisë së saj veprimet arbitrare. Por, si përfundoi kjo çështje? Pa mbushur 24 ore prokuroria e liroi atë si të pa bazuar në ligj. Çfarë mbetet për Ministrinë e Brendëshme dhe ministrin e saj zotin Tahiri për këtë arrestim të paligjshëm? Normalisht, në një vend demokratik ai duhej të jepte dorëheqjen, ashtu siç veprohet në vendet demokratike por, për fat të keq, një gjë e tillë nuk njihet në vendin tonë. Ministri “i nderuar” vazhdon të qeverisë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Përse duhej arrestuar Hajredi Fratari? Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendëshme që kreu arrestimin, për mos pezullimin e punimeve deri sa t’i rinovohej leja e ndërtimit. Në rregull deri këtu. Por a paraqiste ndonjë rrezikshmëri shoqërore që duhej arrestuar? Unë nuk e kuptoj se ku qëndron kjo rrezikshmëri. A nuk do të ishte më e arsyeshme që procesi i tij të vazhdohej në gjendje të lirë pa krijuar këtë precedent që nuk është parë në asnjë rast tjetër? Por hakmarrja e verbër e një anarshisti që është në krye të pushtetit, nuk e harron se dikur ky biznesmen e ka akuzuar atë apo përfaqësuesit e tij për një ryfshet prej një milion dollarësh. A thua është kjo arsyeja e vërtetë e këtij arrestimi?
Kush është Hajredin Fratari. Një nga martiret që, kur në vendin tonë sundonte diktatura më e egër e sundimit komunist, guxoi të ngrihej kundër saj, ta kundërshtonte atë dhe të paguante pasojat e këtij kundërshtimi. Shumë vite burg do të pësonte. Do t’i kalonte ato nëpër kampet e ferrit të Spaçit, Qafës së Barit e të tjera deri sa, më në fund, do të shikonte dritën e lirisë. Mendonte se me përmbysjen e madhe erdhi dita që të gëzonte prodhimet e saj. Nuk u aktivizua në problemet politike. Mendoi se e ardhmja e tij ishte në biznesnin privat. Kështu filloi biznesin e ndërtimit, gjithmonë me ndershmëri e përkushtim. Gjatë të gjithë kohës, me aq sa i krijoheshin mundësitë, ndihmonte në ringjalljen e historisë së nacionalizmit shqiptar. Një shembull i qartë, në këtë drejtim, është financimi i projektit për lëvizjen nacionaliste në Mallakastër ku pasqyrohej përpjekja e kësaj treve për një Shqipëri demokratike, të lirë dhe të pavarur, ku pasqyroheshin martirët e kësaj treve demokratike.
Një gjë e tillë do të binte në sy të qarqeve më të errëta të kombit tonë. Ato, si paraardhësit e tyre, menduan se me arrestimin e tij do të shuanin frymën nacionaliste të kombit shqiptar. Por gabuan. Vëreni qëndrimin e këtij kombi kundrejt ngjarjes së fundit mbi ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri në Beograd. Të gjithë, si një zë i vetëm u ngritën në këmbë për një Shqipëri etnike ashtu siç u thërriste flamuri i ngritur në mes të Beogradit.
Por qeveria që drejtonte shtetin dhe, në mënyrë të veçantë, kreu i saj, ishin të një mendje tjetër. Ata donin përulje me armikun e tyre të përjetshëm, pasi koka e tyre ishte kryeqendra e shtetit sllav. Dhe kryetari i shtetit shqiptar nuk kishte se si të mos i përgjigjej padronit të tij. Arrestimi i fundit e vërtetoi më së miri një gjë të tillë. Ai donte zhdukte çdo shenjë të nacionalizmit në Shqipëri.
Në këto çaste më vijnë ndër mend vargjet e një poeti të madh: “Por nuk u shuejt ende jo shqyptaria!” Shqyptaria do të rrojë ndër shekuj. Atë nuk mund ta pengojnë krimbat që i dalin rrugës. Por një aksiomë të tillë nuk arrijnë ta kuptojnë drejtuesit e shtetit shqiptar. Ata, ose trashëgimtarët e tyre, që pa iu dridhur dora, nënshkruanin ekzekutimin e një poeti të pafajshëm, nuk mund të pranojnë që në vend të ekzistojnë pasardhësit e idealeve të këtij këtij poeti martir, që punojnë dhe luftojnë për një Shqipëri demokratike, ashtu si të gjitha vendet e botës së lirë. Kjo është e paaritshme për mendjet e tyre të mykura.
Sidoqoftë, më së fundi drejtësia triumfoi. Hajredin Fratari është i lirë. Prokuria nuk gjeti asnjë provë për arrestimin e tij. Kjo tregon agresivitetin e qeverisë shqiptare karshi shtetasve të vetë, një kopje e shtetit të së kaluarës së hidhur që u përmbys në vitet 90-të. Por kjo kopje nuk mund të sundojë më në vendin tonë. Koha e saj ka perënduar. Bashkë me të të ka perënduar edhe koha e idhujve të saj. E drejta do të triumfojë mbi gënjeshtrën.
Mark Gjonaj says
Replike me autorin e shkrimit z. Reshat Kripa!
Mendoj se ke shkruar nje shkrim tejet te politizuar, nuk ke pse bene rezymene e qendrimeve tuaja edhe per ceshtje te tjera. Ju kerkoni qe ministri te jepte dorheqjen. Eshte e drejta juaj, por sa ndertues e pronare te tille ka vendi, ministri eshte i tere Shqiperise, ndersa vendi ku ai ushtron profesionin, ka nje polici shteti lokale qe e ka pare te arsyeshme(ne baze te ligjit) ta ndalonte Fratarin dhe jo ta arrestonte ate sepse nuk eshte kompetence e tija, ate e ka prokuroria, seanca e vendosjes(kalifikimit te vepres) dhe ai nuk u arrestua, jo se nuk ka shkele ligjin, por organi i akuzes e ka kualifikuar vepren e tij te hetohet ne gjendje te lire, pa masa sigurimi ekstreme, e ka ne kompetence prokuroria. Pse si kujtoni ju nese policia do te kishte shkelur ligjin, nuk do te hetohej oficeri hetues i policise gjyqesore? – Pa tjeter qe po! Ne vend qe te flasish per ndertimet pa leje(u kritikua me te drejte nga ju bunkerizimi i Enverit), por sot po behet bunkerizimi privat pa leje ne token, pronesi e pare e shtetit, si gangrene, per masat qe duhet marre per rikthimin e gjendjes anormale te shkaktuar nga opozita e sotme, te flasish per nevojen imperative te vendosjes se shtetit te se drejtes ligjore, mbron anarshine, kausin, korrupsionin dhe kapesh te nje fakt i pavertetuar dhe se po te ishte e vertete, ne qeveri, ju ishit, partia juaj, pse nuk e futen ne burg Edi Ramen per kerkese mitmarrje e shperdorim posti kur ishte kryetare Bashkie dhe atehere mendimi juaj sot do te isht top! Apo duhet te degjojme e te miratojme se ke qene i denuar i ndergjegjes, apo i persekutuar i atij sistemi. Per kete zotri, shoqeria shqiptare qindarke ne qindarke te jep shperblimin, respektin dhe e kundershtojme te gjithe ate akt. Bej ndertime pa leje ne vendin ku keni merguar cfare te ndodhe zoterinje, ne Shqiperi jane bere pallatet shtezene me tulla e llaq ose cfare mund te ndodhte me kete pronare po te ishte ne nje vend perendimore demokratik. Po pse e lidh Fratarin me poetin e Kuksit qe eshte histori tjeter dhe ate nuk e dine te plote, vetem me shkrime subjektive. Kur te lexosh dosjet e gjykimit, perpunimit, te arratisjes ne ate kohe, te krimit te vrasjes se perfaqesuesit te shtetit(puntorin e policise) mbetur ne tentative, te armbajtjes paleje atehere mund te flasish per poetin.Cfare do te ndodhte po te vrasish policin ne shtetin demokratik amerikan? Poeti i Kukesit dhe poetet e Librazhdit nuk jane pushkatuar dhe vare per poezi, por kane pase nje qerre veprash penale ne ngarkim dhe ju zoterinje nuk ju bejne pershtypje sot, ato jane normale cdo dite behen dhe kete “disipline” shtetrore doni ju. Sipas jush duhet te vazhdoje te vidhet energjia elektrike ne shkalle vendi, duhet te behen ndertime pa leje, duhet te mbillet droge kudo, duhet te mos ndeshkohet krimi e te lihen te lire kriminelat, prandaj dhe nuk ju pelqen shteti dhe i delni ne mbrojtje se keqes! Por kur mbroni kete katrane e katraure, si duhet t’ua veme emrin zoterinje! Apo mos ka te drejte nje percaktim i profesor Xhevat Lloshit kur nenvizon se 90% e vlersueseve diskutuese si ju flisni jashte llogjike. I leni keto zoterinje, qofte nga e djathta, qofte nga e majta, ka kaluar shume koha e ndertimit te shtetit ligjore dhe ai arrihet vetem kur behet e ndergjegjeshme masa e madhe e popullit, bashkarisht te majte e te djathte, ai eshte per te miren e perbashket dhe jo te veprojme si deritani dhe pastaj pse nuk po hyjme ne Europe! D.m.th, sipas jush qeveria e sotme eshte kopje e qeverise komuniste dhe qeveria qe ishte dhe lejoi keto gjera te ndodhnin ne vendin tone ishte e “drejte”, “demokratike”, ndersa kopja e sotme e asaje te kaluares qe po u thote stop ketyre fenomeneve nuk mund te sundoje me sipas jush ne vendin tone, pamvarsisht se votat i thane keshtu e duame qeverine. Sa keq z. Kripa, ne vend qe berthama e shendoshte e te djathtes demokratike te ishte Nr1 dhe ne balle te sistemit tranzicionit demokratik, eshte ne bisht te saje, ajo u keqperdore deri ne ate mase, sa qe nuk i ka mbetur as erz, as ndere, e ka kapur zagushia dhe dekompozimi si kallzat e grurit kur mblidhen ne lageshtire, ka plase sherri e shamata ne radhet e saje dhe se mund te themi ne fund te fundit qe, per ate ajo sakrifikoi!
Reshat Kripa says
Une nuk i pergjigjem nje individi qe pretendon se e njeh mire historine e vendit tone, ne nje kohe kur ai nuk njeh gjuhen e memes se tij. Ky individ ka nevoje per nje mesues gjuhe pasi me gabimet qe ben ne te shkruar duket si nje nxenes i dobet qe mezi ka mbaruar shkollen fillore. Lexoni fragmentin e shkeputur prej tij dhe gjykoni. A kuptoni gje se une jo.
Pa tjeter qe po! Ne vend qe te flasish per ndertimet pa leje(u kritikua me te drejte nga ju bunkerizimi i Enverit), por sot po behet bunkerizimi privat pa leje ne token, pronesi e pare e shtetit, si gangrene, per masat qe duhet marre per rikthimin e gjendjes anormale te shkaktuar nga opozita e sotme, te flasish per nevojen imperative te vendosjes se shtetit te se drejtes ligjore, mbron anarshine, kausin, korrupsionin dhe kapesh te nje fakt i pavertetuar dhe se po te ishte e vertete, ne qeveri, ju ishit, partia juaj, pse nuk e futen ne burg Edi Ramen per kerkese mitmarrje e shperdorim posti kur ishte kryetare Bashkie dhe atehere mendimi juaj sot do te isht top! Apo duhet te degjojme e te miratojme se ke qene i denuar i ndergjegjes, apo i persekutuar i atij sistemi. Per kete zotri, shoqeria shqiptare qindarke ne qindarke te jep shperblimin, respektin dhe e kundershtojme te gjithe ate akt. Bej ndertime pa leje ne vendin ku keni merguar cfare te ndodhe zoterinje, ne Shqiperi jane bere pallatet shtezene me tulla e llaq ose cfare mund te ndodhte me kete pronare po te ishte ne nje vend perendimore demokratik.