Nga 30 Këshilltare gjithsej, partite shqiptare kane siguruar 3 këshilltarë në pozitë (Koalicioni UDSH-ASH), dhe në opozitë 4 këshilltarë Lidhja Demokratike në Mal të Zi” (parti shqiptare) /Pas zgjedhjeve te mbajtura me datën 16 Tetor 2016 ditëve te fundit te vitit 2016 u themeluan organet qe do udhëheqin me komunën e Gucisë për 4 vitet e ardhshme .
Nga 30 Këshilltare gjithsej, sa ka Kuvendi Komunal (KK) i Gucisë, u formuan organet qeverisëse nga këto subjekte: Partia Socialiste me 9 këshilltarë, Partia për Guci me 6 këshilltarë, Partia Socialdemokrate me 4 këshilltarë, Koalicioni UDSH-ASH me 3 këshilltarë (parti shqiptare) , Partia Boshnjake me 1 Këshilltarë.
Partitë që janë në opozitë janë: Lidhja Demokratike në Mal të Zi-4 këshilltarë (parti shqiptare) , Partia Social Demokrate me 2 Këshilltarë, Partia Popullore Socialiste me 1 këshilltarë.
Nga gjithsejti 30 këshilltarë sa numëron Kuvendi i komunës së Gucisë 23 janë pjesë e shumicës qeverisëse dhe 7 janë në opozitë. Ne mbledhjen e mbajtur të Kuvendit me datën 30.12 2016 për Kryetar të Kuvendit të Komunës së Gucisë ëshrë zgjedhur Xhenadin Radonçiq. Me datën 31.12.2016 për Kryetare të komunës së Gucisë është zgjedhur Anela Çekiq , ish Kryetare edhe në mandatin e kaluar.