
Sylë Ukshini/
Gazetari i njohur gjerman Erich Rathfelder, një raportues i drejtpërdrejt i ngjarjeve në Kosovën e periudhës së okupimit serb dhe pas vendosjes së saj në protektoratin ndërkombëtar ushtarak e civil, në librin e tij “Kosova” përmbysë disa klishe të ndërtuara në perëndim për shumë ngjarje lidhur me dhe për Kosovën, si çështjen e rezistencës shqiptare të UÇK-së, grindjet partiake, çështjen e largimit të një pjesë të civilëve serbë nga Kosova nga hakmarrja shqiptare e tema të tjera. Në këtë kontekst, ai shkruan edhe për mënyrën e ndarjes së Mitrovicës nga trupat franceze të KFOR-it, duke na lënë të kuptojmë se ky zhvillim ka qenë një skenar i përgatitur paraprakisht. Rathfelder lidhur me Mitrovicën e pasluftës na sjellë një rrëfim të pazakonte, të sinqertë dhe interesant, duke dëshmuar se gjenezën e problemit të veriut të vendit duhet në qershorin e vitit 1999 si rrjedhojë e qëndrimeve të faktorit ndërkombëtare, i cili, për shkak të përçarjeve tona të brendshme, negociatat për përfundimin e luftës i zhvilloi pa politikanët shqiptarë:
“ A nuk do të duhej që trupat e NATO-s të dislokoheshin në tërë territorin e Kosovës? Pse atëherë francezët, të cilët të fundit hyn në vend, u ndalën në Mitrovicë në urën e lumit Ibër? Pengesat me tela gjembi siguronin vijën e re të demarkacionit. Përmes veprimit të francezëve, territoret e banuara me serbë në veri të qytetit që kufizohen drejtpërsëdrejti me Serbinë, qëndronin edhe me tej nën kontrollin e autoriteteve serbe dhe të luftëtarëve serbë.
Pas një konference të përbashkët shtypi me Joschka Fischerin në Prishtinë, ministri i jashtëm francez Vedrine iu përgjigj pyetje pse trupat e NATO-s nuk kishin përparuar deri në kufi, me një valë arsyetimesh të pakuptueshme, kuptimin e të cilave nuk e kapa as unë e as shumë kolegë të tjerë. Mirëpo, faktet e krijuara flisnin vetvetiu: Territori i banuar kryesisht me serbë në veri të qytetit mbeti nën administrimin serb; fillimisht iu ishte shmangur kontrollit të UNMIK-ut. Kështu u krijua një qytet i ndarë në Evropë. Me pengesa teli prej gjembi dhe me një kufi fillimisht të pakalueshëm për popullsinë. Një premtim i Rezolutës 1244 u thye qysh atëherë. Jo të gjithë të dëbuarit mund të ktheheshin në vendbanimet e tyre, krahas serbëve dhe romëve që nuk jetonin në enklava, tani e tutje nuk mund të ktheheshin as ata shqiptarë që kishin banuar në atë territor (…).
Me ndaljen e trupave franceze në urën mbi Ibër, Kosova u nda faktikisht në dy pjesë: në një territor të administruar nga bashkësia ndërkombëtare dhe të banuar kryesisht nga shqiptarët dh territoret e serbëve në veri të Mitrovicë si dhe në enklavat e mbrojtura nga KFOR-i, por edhe më tutje të administruara nga serbët. Me këtë u krijua një shoqëri paralel serbe me territor të kufizuar me mbi 100.000 banor”, shkruan mes të tjerash gazetari gjerman Erich Rathfelder në librin e tij “Kosova: Historia e një konflikti”.