– Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga: Synimi dhe vizioni ynë është i qartë, Kosova do të jetë vend anëtar i NATO-s/
–President Jahjaga: KSF, Pride of the Republic of Kosovo /
PRISHTINË, 16 Mars 2016/ Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga zhvilloi një vizitë përshëndetëse në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku u prit nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli.
Njoftimi dërguar nga Presidenca thekson se, Presidentja Jahjaga e përgëzoi gjenerallejtënant Ramën dhe ministrin Demolli për komandimin dhe menaxhimin me sukses të FSK-së dhe Ministrisë. Ajo tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni i cili ka arritur që edhe në nivel të rajonit dhe më gjerë ta prezantojë me shumë sukses vendin tonë.
Komandantja Supreme e FSK-së, Presidentja Jahjaga, gjatë takimit në FSK, tha se Republika e Kosovës është duke ndërtuar një Forcë gjithëpërfshirëse dhe synimi ynë është që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. Presidentja Jahjaga falënderoi gjenerallejtënant Ramën dhe të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shërbimin ndaj vendit, duke thënë se FSK-ja është krenaria e Kosovës dhe institucioni më i besueshëm në vend nga të gjithë qytetarët.
Gjenerallejtënant Rrahman Rama e falënderoi Presidenten Jahjaga për bashkëpunimin, koordinimin dhe angazhimin e saj për ngritjen profesionale të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, gjatë mandatit të saj si Komandante Supreme e kësaj Force. Pas takimit, Presidentja Jahjaga në një koktej rasti takoi dhe bisedoi personalisht me shumë prej kadetëve, ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të FSK-së.Me këtë rast ajo tha: “Dua t’ju përgëzoj gjithsecilin prej jush, por edhe paraardhësit tuaj për punën e palodhshme që keni treguar këto vite me radhë në ngritjen, avancimin dhe profesionalizimin e FSK-së. Të gjithë ne jemi krenarë me Forcën e Sigurisë që sot është në rrugën e saj të duhur të transformimit të mëtutjeshëm në Forcat e Armatosura të Kosovës. Synimi dhe vizioni ynë është i qartë, Kosova do të jetë vend anëtar i NATO-s”./b.j/
***
President Jahjaga: KSF, Pride of the Republic of Kosovo
Supreme Commander of the Kosovo Security Force, President Atifete Jahjaga, visited the Ministry of Kosovo Security Force, for a farewell visit, where she was received by the KSF Commander, Lieutenant General Rrahman Rama, and the Security Force Minister, Mr. Haki Demolli.
President Jahjaga congratulated Lieutenant General Rama and Minister Demolli on successful commanding and management of the KSAF and of the Ministry. She said that Kosovo Security Force is the institution which has achieved to successfully represent our country in the region and beyond.
KSF Supreme Commander, President Jahjaga, said during the meeting that Republic of Kosovo is building an all inclusive Force and that Kosovo’s NATO membership is an ambition of ours. President Jahjaga thanked Lieutenant General Rama and all the Officers, Non- Commissioned Officers and soldiers of the Kosovo Security Force for their service to the country and said that KSF is the Pride of Kosovo and the most trusted institution by the citizens of Kosovo.
Lieutenant General Rama thanked President Jahjaga for cooperation, coordination and for her engagement for professionalization of the KSF in accordance with NATO standards during her mandate as the Supreme Commander of this Force.
After the meeting, President Jahjaga, at a cocktail held for the occasion, met and spoke to many of the cadets, soldiers, NC Officers and Officers of the KSF.
On this occasion Madam President stated: “I would like to congratulate each and every one of you for your untiring work which you have shown in all these years for the advancement and professionalization of the KSF. We are all very proud of the Kosovo Security Force, who is today on its rightful path towards transformation into the Kosovo’s Armed Forces. Our aim and vision is clear, and that is for Kosovo to be a NATO member state”.