Nga Bahri Myftari/
Imzot Noli përzgjodhi për vend pune ndërtesën që ngrihej në të djathtë të sarajeve. Dikur aty punonin dy senatorët e nderuar Pashai i Ebasant dhe imzot Bumci përballë tij. Peshkopi i famshëm ishte ngarkuar të formonte qevrinë e re. La sendet e veta në një dollap të madh muri.Sendet e veta! C’sende mund të kishte ai njeri,vecse një flaut të thjeshtë dhe dy valixhe, gërvishtur nëpër anijet e të dy botëve; në njërën të nevojshmet e në tjetrën libra historie dhe letërsie nga Herodoti deri te Shekspiri e më këtej, te B.Ibanjezi,si dhe disa fletore mbushur me përkthime dhe vargje të vetat dhe të miqve.
U çapitit rendë dhe lodhshëm nga kati i parë në katin e dytë. Në korridorin që përfundonte pranë daljes ngjitur me ballkonin, Gurakuqi, i dalluar për shijet e tij të holla, kishte stolisur anë e kënd ambjentin ku do të mbahej mbledhja e parë e Kabinetit të ri.Në murin përballë ishin vendosur portretet e Pirros, Aleksandrit dhe Gjergj Kastriotit. Përballë, një hartë e madhe e Ilirisë, që përfshinte fiset dardane deri në kufi me Karpatet dhe në veri, shkonte te burimet e Danubit. “Jorgan që të mbeshtjell mirë e bukur, buzëqeshi ai,-jorgan që nuk t’i lë këmbët jashtë”. Mbi të, qenë më shumicë vizatime të Raguzës së lashtë dhe ishujve që hidheshin në detin e Adriatikut. Gravurë e piktura të kështjellës së Balshajve, kalasë së Shkodrës, Beratit, Gjirokastres dhe Gjirit të mahnitshëm të Artës! Gurakuqit, imzot Noli i kishte ngarkuar edhe një detyrë tjetër. Detyrë të rëndë e me përgjegjësi. Po cili veç atij mund ta kryente? Kush mund të kishte një mendje të atillë,një urtësi që tu shkonte në zëmër të tjerëve? Askush nuk kishte fjalën dhe besushmërinë e tij! Për të,Gurakuqi qe i pakrahasueshmi. Patriot dhe atdhetar i sprovave të vështira. Luftë e përpjekje të nisur që në krye të shekullit, deri sa mbrriti në krahë të Plakut të historisë. Miqësia dhe ndershmëria midis dy burrave, u vu në provë dhe sëfundi, kur Gurakuqi u akuzua për tradhëti dhe shpërdorim të një shume të konsiderueshme fondesh, përgjatë një afere armësh, Noli u ngarkua për zbardhjen e kësaj, me gjasë vjedhjeje dhe tradhëti, kur në të vërtetë ishte thjesht armiqësi dhe intrigë,që ai , imzot Noli , në prani të Kryeministrit të kohës, mundi të vërë pikën mbi të vërtetën,duke e lartësuar edhe njëherë pastërtinë dhe ndershmërinë e rilindasit të madh.
Ishin pikërisht këto parime që patën lindur ,ushqyer e rritur marrëveshjen dhe angazhimin e përbashkët në krijimin e qeverisë së re, kabinetit te ri. Gurakuqi, i mirënjohur për njohje të madhe ndër intelektualë, do tu drejtohej me ftesë e me kërkesë atyre, kudo që të ishin; në Evropë e në Amerikë. Do të kishim qeverin tonë.Do të ndërtohej një kabinet i ri! Kabineti i ri, qeshi,imzot Noli, se ç’fshihte me atë të qeshur, një si mëdyshje,si frikë,si mosbesim.Disa vargje të Konicës e bënë t’i dhembte koka;
Të rrini bashkë me ta në kabinet,
që t’i jepni guvernës asiatike
një frymë modern…
dhe një hije evropiane.
Ai përsëri vuri buzën në gaz. Kështu i qe bërë zakon,kur qesënditë,ironitë vinin prej njerëzve të ditur,madje edhe kur e fyenin siç bënte S.Peci që e thërriste pa droje “evgjiti i Edrenesë”, nuk i merrte për të madhe, ndryshe ndaj shpotive të Konicës,ndaj shigjtave të tij, nuk përjetonte vetëm shakanë, por përkundrazi ,ngacmohej e shtyhej për veprim! Atë fletorkë, ku qenë renditur ato vargje, e patë marrë me vete, edhe atëherë,në Gjenevë, kur luhej drama e atdheut. Dhe ç’dramë? Më e madhe se dramat e Eskilit dhe e Shekspirit marrë së bashku! Vërtet dërgata që shkoi ne Evropë si nga huqet,zakonet,kultura,madje dhe veshja nuk ishte e tëra alla evropiane, por për nga pesha detyrës, për nga paraqitja e saj, argumentet dhe elegancën në formë e përmbajtje, u tregua më evropiane se gjithë delegatët e tjerë, veçmas më e dalluar se fqinjët!
“Shqiptari e dorëzon pushkën në zyrat e Lidhjes se Kombeve në qoftë se do t’i sigurohet paqja, se shqiptari mund të bëhet një artist me vlerë, një tregtar i ndershëm,një mjeshtër me shije,një poet i mirë”…Kurrë nuk do t’i harronte ato fjalë që kumbuan në 17 dhjetor në atë sallë madhështore, kur Shqipëria e tij u pranua në Lidhjen e Kombeve…Ndjeu vërtet një kënaqësi të madhe dhe si gjithmonë, kur mbushej me lumturi, i shkoi mendja dhe dëshira te flauti i tij, instrumenti i shpirtit, siç e quante.Ishte ora 18 e pasdites,ndërsa të tjerët “kokat e ndritura të atdheut”-nofka qe e tërë e tij-,ardhur të gjithë nga Lindja a Perëndimi, suleshin për te sallat e bixhozit a të kafeneve plot intriga e thashetheme, ai merrej me fluatin e dashur. Po dhe ky zakon, do të merrte fund. Disa zonja plaka të atyre shtëpive me stil oriental, qark sarajeve, do t’ia merrnin flautin për fyell dhe do t’i hakërreheshin, duke thënë lart e poshtë se ai, prifti, i ardhur nga Amerika, mos kujtonte se qe rrethuar nga një tufë delesh…
Ishte duke pritur Gurakuqin.Ai do t’i sillte postën e, bashkë me të, edhe emrat e patriotëve që do të qenë treguar të gatshëm për të qenë pjese e qeverisë, që do të kishin firmosur kërkesën e ardhur nga Tirana..Nuk kishte si ta vriste kohën, vëcse duke dremitur dhe ashtu bëri. Flinte e zgjohej si me urdhër! Kur Grakuqi u dha te dera ,ai u gjend në këmbë. Zotëri,nuk e zgjati Gurakuqi,vec Delvinës,Qafzezit,Koculit,na mbriti dhe firma e Shalës,, po, ja dhe Bushati më duket?…Vinjahu e ka firmos e ..E shoh që diku tjetër e ke një merak? Te Konica!Atij ia kam nisur të parit kërkesën,madje plot me lutje.Nuk është bërë i gjallë,nuk ka…
Mos kini bërë ndonjë gabim Gurakuq? Mos…Përsëritja e të njëjtës pyetje e stepi tjetrin dhe mbasi peshoi kohën,tha;
Është e njëjta,e njëjta si dy pika ujë me e të tjerëve. Ndërkaq,i zgjati kopjon e kërkesës që mbante në dosje…Noli e lexoi pa ndonjë vëmendje.Ai nuk dyshonte kurrë te saktësia dhe korrektësia e Gurakuqit.E vërtiti nëpër duar letrën dhe për çudinë e tjtrit, tha:
E gjeta,e gjeta gabimin!
Gabim!Bëri në mëdyshje Gurakuqi,gabim!?
Të madh.Të madh fort! Duhet të kishe venë në letër sa do të paguhej Faik beu,sa do të merrte në muaj,në gjashtë muaj,në një vit!Shpërtheu në gaz Noli.
Në sekond, edhe Gurakuqi u bashkua më gëzimin e tjetrit.Qeshnin apo nuk qeshnin!Më shumë se me Konicën, qeshën me veten. Kishin firmosur dhjetra e qindra telegrame, letra,fjalime deklarata,po kurrë,asnjëherë për vete.