Ne Foto:Kryeministri Edi Rama ne foltoren e darkes gala te Keshillit Shqiptaro-Amerikan nga ku sulmoi Konsullin e Pergjithshem te Shqiperise ne NY, Dritan Mishto/ Foto-Dritan HAXHIA/
Nga Frank Shkreli/
Javën që kaloi, Kryeministri i ri i Shqipërisë, Z. Edi Rama ishte njëri ndër personalitetet e larta politike shqiptare dhe amerikane të ftuara në darkën vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA). Me këtë rast, ai si dhe personalitetet e tjera të pranishëm në darkë, mbajti një fjalim i cili në mendimin tim ishte një fjalim i mirë për nga mënyra e shprehjes, por nga përmbajtja u gjykua nga shumë pjesëmarrës si ofendues ndaj diasporës në përgjithsi dhe diasporës së vjetër në veçanti. Megjithëse kishte zhurmë dhe fjalimi dëgjohej keq, shumë vetave u ra në sy mënyra se si Z. Rama foli (ase nuk foli) për diasporën në Amerikë. Përmendi punën dhe kontributin e Nolit e të Konicës në fillim të shekullit të kaluar, dhe pothuaj injoroi fare emigracionin e pas luftës së dytë botërore, duke këcyer tek kontributi i emigracionit të ri i 20-viteve të fundit, megjithëse shumica e pjesëmarrësve në darkë ishin bijtë e bijat e atij emigracioni të arratisur nga regjimi komunist. Disa vërejtës nuk u duruan të shpreheshin se mos vallë ishte këjo një përpjekje ndoshta e paqëllimt, por sidoqoftëfatkeqe për të pëçarë komunitetin, i cili ndryshe nga koha e regjimit enverist kur diplomatët e tij s’bënin gjë tjetër veç të përçanin komunitetin shqiptaro-amerikan – sot emigracioni i vjetër dhe i ri kanë gjetur një modus vivendi të mrekullueshëm. Zot na ruaj! Shpresojmë që edhe këjo të ketë qenë një shprehje ose mungesë shprehjeje e pamenduar mirë, thjeshtë një gafë. Askush nuk duhet të ketë dyshim se ky komunitet ka punuar dhe vazhdon të punojë për të mirën e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, pa marrë parasyshë se cila parti politike mbanë frenat e qeverisë në Tiranë.
Por ajo që ra më së shumti në sy dhe habiti të pranishmit ishte njoftimi i udhëheqsit të qeverisë shqiptare të shkarkimit nga puna të konsullit shqiptar në Nju Jork. Sipas shumë të pranishmëve, përfshirë edhe amerikanët, ishte ky një veprim i gabuar dhe aspak diplomatik për një kryetar qeverie, që para një audience të tillë, të njoftonte me inat e zemërim, dhe tani po marrim vesh sipas raporteve në media të ndryshme, për hakmarrje të vjetëra, shkarkimin nga puna të një përfaqsuesi të lartë shqiptar, pikërisht largimin nga detyra të Konsullit të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, Z. Dritan Mishto. Në fjalimin e tij, Kryeministri Rama deklaroi me një ironi, pasi Presidenti Bujar Nishani i dorëzoi Kongresistit Eliot Engel dekoratën e lartë të shtetit shqiptar, “Gjergj Kastrioti-Skënderbe”, duke thënë se ai nuk kishte sjellur dekorata për të dhënë por tha se po njoftonte, sipas tij, lajmin e mirë të emërimit të një “konsull nderi nga radhët e juaja”. Kryeministri u shpreh duke thënë tekstualisht këto:
“Jam shumë i kënaqur t’u njoftoj se Ministri ynë i Punëve të Jashtëme i ka propozuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të pasur në këtë qytet madhështor një konsull nderi, në vend të një konsulli burokrat, të cilin tanimë e kemi pushuar nga puna. Ky konsull i ri nderi do të jetë njëri prej jush, i cili do punojë me ju dhe me ne, dhe jo i ardhur nga Shqipëria për punë propagandistike, e ai është Sal Rusi”, tha Kryeminsitri shqiptar Edi Rama.
Nuk është e qartë nga deklarata e kryeministrit shqiptar nëse dhe si “konsulli i nderit” do kryej punët zyrtare konsullore, pasi Shqipëria ka edhe të tjerë “konsuj nderi” në Amerikë dhe me sa di unë ata nuk merren me punë konsullore, por vetëm me gostitje, me pritje e përcjellje dhe një titull itillë u akordohet atyre për ato që ata mund të kenë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por nuk mund të zevëndsojnë kryerjen e detyrave të përditëshme të një konsullate siç është ajo në Nju Jork me komunitetin më të madh shqiptar në Amerikë. A do të thotë Kryeministri Rama se Konsullata Shqiptare në Nju Jork do mbyllet?
Sidoqoftë, një prononcim i tillë në darkën vjetore të KKSHA-së, ishte diçka e paparë dhe e pa dëgjuar për shumë pjesëmarrës, që një kryetar qeverie të përdorte një foltore të tillë për të njoftuar shkarkime diplomatike për inate të vjetra, në këtë rast shkarkimin nga detyra të konsullit shqiptar në Nju Jork, Z. Dritan Mishto. Kishim mbetur gojë hapur. Këjo ishte një deklaratë e nxituar nga zemëra e jo nga mendja. Mendja duhej t’i thonte atij dhe këshilltarëve të tij se ishte gabim të bëhej një njoftim i tillë, pasiaty nuk ishte vendi as rasti për të bërë një deklaratë të tillë. Sidomos para një audience ku kishte shumë amerikanë, e të cilët si pjesë e kulturës së tyre, gjëra të tilla i konsiderojnë si pjesë e paprekshme e privacisë së personit dhe jo si një çështje as rast për të larë të palaratë në publik. Pa marrë parasyshë problemet që Kryeministri Rama mund të ketë apsur në të kaluarën me Konsullin Mishto, një gjë e tillë nuk i jep nder personit as qeverisë së kryeministrit të ri.
Ndërkaq, Konsulli i Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, Dritan Mishto u ka dërguar drejtuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan një letër me të cilën ai “shpreh keqardhjen dhe shqetsimet në lidhje me sulmet personale kundër personit tim gjatë fjalimit të Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama në darkën tuaj vjetore më 27 Shtator, 2013.” Në letrën e tij drejtuar udhëheqsve të KKSHA-së, Konsulli Mishto shkruan më tej se, “vlerësoj shumë seriozitetin e organizatës suaj dhe jam i bindur se ju, në asnjë mënyrë, nuk do të lejoni që foltorja e organizatës suaj të përdoret për sulme personale dhe politike”, dhe i kërkon kësaj organizate që të distancohet nga ky akt.
Largimi nga puna është një gjë normale në çdo shoqëri,por rotacioni i diplomatëve i ka rregullat e veta në çdo vend. Qeveria ka të drejtën e vet të pushojë diplomatët dhe të emërojë njerëzit që dëshiron për ta përfaqsuar atë në botë. Edhe Shqipëria ka rregulla të tilla. A u ndoqën këto në rastin e pushimit nga detyra të Dritan Mishtos dhe të tjerëve? Mirë a keq, në sytë e Kryeminsitrit të tanishëm, a i shërbyen këta, përfshirë edhe Dritan Mishton e të tjerët, një qeverie të mëparshme shqiptare e cila ishte zgjedhur nga populli shqiptar, e njohur nga bota, përfshirë Shtetet e Bashkuara. A kanë të drejta diplomatët shqiptarë, cilës do qeveri që ata i shërbejnë? Po familjet e tyre, të cilat në të vërtetë janë viktimat kryesore të vendimeve të tilla të papritshme dhe të parakohëshme?Fëmijtë në shkollë, bashkshortet në punë, e tjera. Ata që i dinë mirë kushtet nën të cilat jetojnë diplomatët shqiptarë në Amerikë dhe anë e mbanë botës këto 20-vitet e fundit, nuk habiten për sjellje të tilla nga Tirana ndaj përfaqsuesve diplomatikë shqiptarë në botë. Unë e them këtë jo vetëm për këtë qeveri, por e kam thënë edhe për qeverinë e mëparshme, për mungesat e saja ndaj ambasadës së Shqipërisë në Uashington, e cila për një kohë ishte mbyllur për mungesë fondesh.
Ish-Senatori amerikan Uilliam Fullbrajt do të na këshillonte se pushteti nuk është virtyt dhe pat paralajmëruar udhëheqsit e këtij vendi të kohës së tij që të kenë kujdes nga arroganca e pushtetit. Një porosi e vlefshme këjo për të gjithë e kudo, edhe sot.
Musa says
Ky far kryministri me politike pro greke dhe ai far kryministri i Kosovës Hashim Taqi me politikë pro serbe jane dy ftyra qe do ta fundosin qeshtjen mbarëkombëtare.
enver bytyci says
I nderuar kolegu im, Shkreli!
I ndjek me vemendje shkrimet e komentet tuaja. Respekt per argumentin qe sjell dhe qendrimin parimor qe mban!!!
ardit says
I nderuar autor i shkrimit
Dritan Mishto duhej shkarkuar me kohe. e para e punes i kishte mbaruar me kohe mandati dhe ka bere namet ne krye te konsullates shqiptare atje. Nje militant dhe jo nje diplomat. Pse nuk pyesni me ca i ka blere vilat ne amerike ky rogetari shqiptar ne Amerike?
idrizi says
Fran te lumte, eshte nje reagim i drejt, i matur dhe ne cdo pikepamje me vend.
Luvigj Sterbyci says
Edvin Rama nuk eshte Kryeminister i shqiptarve,aje perfaqeson vetem nje pakic te vogel,dhe nje grup klanesh qe punojne kunder shqiptarve perj shum vitesh.
Shkodrani says
Nuk mund te pritesh gja tjeter nga ky psikopat , padyshim si paseardhes biologjike dhe ideologjike i komunistave gjakatare ,qe shkatrruan vendin per 50 vite ,nuk kishte si kujtonte figuara te medha si Arshi Pipa , Sami Repishti, Nikolla Pano (nuk di si do te jete ndje prof Repishti nga diskutime te tilla mbasi ka shfaqur nje lloj simpatie per ramen duke harruar se cile parti i perket sh rama)e shume intelektual qe u arratisen nga ferri i kuq dhe punuan per ceshtjen Shqiptare dhe demaskuan regjimin barabare komuniste,se ato per P,Socialiste ish komunistat jane te arratisur dhe familjet e tyre jane internu dhe masakru , nuk jane diaspore , ky eshte rama hala ne fillim te poshtersinave.
Petro says
I nderuar koleg,
Nuk e kuptoj pse çuditeni për shkarkimin e konsullit të New Yorkut? Deri sot e dimë që janë shkarkuar 6 konsuj.Do t’u vijë radha edhe ambasadorëve, etj. Kjo sepse në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njerëzit janë punësuar për përkatësi partiake si dhe për njohje vetjake ose lidhje familjare.Kjo praktikë zu fill me diktaturën komuniste. Vijoi me Partinë Socialiste, gjoja të rinovuar,u përkrah dhe nga Partia Demokratike, e cila emëroi nëpër ambasada sa e sa militantë dhe përkrahës të saj.Besoj se në të njejtën hulli do të ecë edhe zoti Edi Rama, se edhe ai shqiptar është.Lus zotin që konsulli i nderit për New Yorkun, që është shqiptaro-amerikan, të jetë njeri me personalitet, pra të mos i përkasë asnjë partie, po t’ju prezantoj juve sa më denjësisht.Të presim pak dhe të shikojmë se mbi ç’kritere zoti Rama dhe qeveria e tij do t’i përzgjedhë punonjësit e diplomacisë.Fare pak shpresa kam që ai do të bazohet te meritat vetjake.Megjithatë nuk jam orakull që të flas me siguri.
Petro Dhimitri, Toronto, Canada
Vini says
Vërej se disa lexues e komentues nuk e kanë kapur thelbin e asaj që autori thotë në artikull. Më tepër sesa shkarkimi i një konsulli, ajo çka i është kushtuar vëmendje është fryma me të cilën është deklaruar shkarkimi i tij prej kryeministrit në një veprimtari ku ndodheshin të pranishëm shqiptaro-amerikanë. Shkarkimi është gjëja e fundit. Askush (ose së paku askush që e njeh Shqipërinë) s’ka ndonjë dyshim se konsuj e ambasadorë, nëpunës e shërbëtorë të shtetit do të shkarkohen të gjithë dhe do të kthehen ose ata që ishin para 2005-ës, ose familjarë të tyre. Por përballë këtij “normaliteti shqiptar”, Edi Rama shkon një hap më tutje, duke u shprehur mes shqiptarëve të Amerikës: “E pushuam nga puna atë konsullin!” Njëlloj sikurse në Kuvendin e Kosovës u ngrit e tha: “E bënte ndonjë të mirë ai Ahmet Zogu, por të vriste pas shpine.” Kjo gjuhë përçarëse, e përdorur mes shqiptarëve prej një kryeministri të Shqipërisë, është e re. Nuk është vërejtur më parë. As përfaqësuesit e shtetit komunist të dikurshëm nuk janë sjellë kështu. Por duket se përfaqësuesit e shtetit komunist të tashëm do t’i kapërcejnë edhe paraardhësit e tyre ideologjikë.
shkodra says
Turp per ne si shqiptare te na perfaqesoje nje njeri me crregullime psikologjike si ky ne diaspore.
Por nuk ka faj i ka ra pushteti ne dore. duhet te kujtojme edhe emerimet qe ka ba shkelzeni & co.. duke vendosur vetem drejtora qe mund ti vjeli vete. me vjen keq per Mishton por pasojat e berishes e oborrit te tij do i vuajne gjith shqiptaret.