Spiunët që pritën Papën/
Nga Nebil ÇIKA/
“Kam zgjedhur të mos e mashtroj Zotin dhe të bëj këtë rrëfim publik. Refuzoj që të bëhem Juda përpara Krishtit, edhe pse ata që po dëgjojnë këtë sot nuk do e kuptojnë saktësisht se çfarë po ndodh,”tha ai të dielën.“U kërkoj falje të gjithëve”. Ai është një nga gazetarët më të njohur në televizion, por edhe në radio. Por Robert Turcescu tronditi opinionin publik në Rumani kur pranoi se për vite të tëra ka punuar si oficer i lartë në shërbimin e inteligjencës ushtarake. Pasi bëri rrëfimin, Turcescu tha se heq dorë nga emisioni i tij në televizionit B1TV. “Po, kam qenë nënkolonel i maskuar. Kam zgjedhur të mos e mashtroj Zotin dhe të bëj këtë rrëfim publik. Sipas BIRN, deklarata erdhi pasi Turcescu publikoi në blogun e tij një regjistër ushtarak dhe dy dokumente për pagesat që ka marrë nga shërbimi inteligjent. Turcescu drejtonte një emision televiziv të quajtur “Nën pyetje”, ku intervistonte politikanët dhe figurat kryesore në Rumani.”
Ky ishte me pak fjalë lajmi që portali i njohur shqiptar “Opozita.com” emetoi për publikun shqiptar që nuk tronditet dot si ai rumun nga një fenomen i tillë. Shqipëria vazhdon të jetë i vetmi vend evropian që nuk ka bërë asgjë gjë për hapjen e dosjeve të sigurimit, ndërkohë që njerëz të njohur si pjesëtar apo spiun të tij, vazhdojnë karrierat politike e profesionale sikur kjo CV e tyre të ishte një bonus e jo e kaluar kriminale. Të bën përshtypje motivimi i autodekonspirimit të gazetarit rumun i cili ndjehet keq para Zotit për këtë pjesë të veprimtarisë së tij ndërkohë që në Shqipëri edhe pse i kanë dekonspiruar të tjerët vazhdojnë të jenë në “majat” e gazetarisë në një rreth vicioz njerëzish, që duket se kanë marrë peng opinionin publik e me sa duket për të qenë këtu, lidhja me Sigurimin e Shtetit është një kusht.
Çështja e punëtoreve dhe bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret të diktaturës komuniste dhe aksesi i tyre në politikë, media, diplomaci, drejtësi e shoqëri civile, është vlerësuar dhe vlerësohet si arsyeja kryesore e ngërçit dhe deformimit të demokracisë së tranzicionit, drejt të cilës po vazhdon shumë gjatë. Hapja e dosjeve dhe ligji i lustracionit janë ende një domosdoshmëri dhe duhet të vijë si detyrim ndërkombëtar në kushtet kur politika, administrata, media dhe shoqëria civile janë të kapura e në konflikt interesi me këtë çështje.
Ajo që po ndodh në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më tronditëse kur shikon reagime si ky i gazetarit rumun. Këtu spiunllëku është kthyer në një vlerë dhe pa të karrierat në të gjitha fushat e jetës janë të vështira, pothuajse të pamundura. Kaq dominues është ish-sigurimi i shtetit në jetën tonë sa edhe vizita e Papa Franceskut u kontrollua, u drejtua e u shoqërua nga njerëz të njohur si agjentë apo drejtues të Sigurimit të Shtetit. Meqë jemi tek gazetaria, ish-agjentë publik por edhe të përfolur si spiunë të sigurimit të shtetit që dominojnë opinionin publik, ishin zgjedhur si protagonist kryesor të vizitës së Papës apo shoqërues mediatikë të tij. Nuk kishte cinizëm më të madh kur një shkrimtar e analist i njohur publikisht si spiun i sigurimit, u ftua nga ambasada shqiptare në Vatikan si përfaqësues e protagonist i shtypit e kulturës shqiptare, ndërkohë që të përfolur të tjerë u përzgjodhën si shoqërues dhe përfaqësues të gazetarisë në udhëtimin e Tij, ardhje e kthim. Fakti që Papa Fançesku i dedikoi vizitën e tij martirëve të fesë, viktima të drejtpërdrejta të sigurimit të shtetit, ishte detyrim që të paktën në këtë rast, pala zyrtare shqiptare në politikë e media të mos përfaqësohej nga sigurimi i shtetit, gjë që fatkeqësisht nuk ndodhi. Nuk e di nëse ka cinizëm e paturpësi me të mëdha se kaq.
Por nuk ka si të ndodhë ndryshe. Ata janë prezent në krye të punëve, ku edhe të huajt janë të detyruar t’i pranojnë e të punojnë me ta. Fakti që nuk janë hapur dosjet, nuk përjashton as institucionet fetare, përfshirë këtu edhe Kishën Katolike, ku gjatë vizitës së Atit të Shenjtë, prania kaq hapur e provokuese të Sigurimit mund të justifikohej vetëm me mos reagimin nga ana e saj. Në fund të fundit ky është një hall i madh por edhe përgjegjësi e shqiptarëve që kanë lejuar e janë pajtuar me një situatë të tillë, të tjerët mund të mos e pëlqejnë por nuk u prish edhe aq punë.
Nuk ka se si të pretendosh pastrimin e media-s nga sigurimi i shtetit, kur shumica e pushteteve janë të mbushur e të dominuar nga ta. Në grupin e madh të mikpritësve të Papës ishte vetë shefi i fundit i Sigurimit të Shtetit Garamoz Ruçi, madje përkrah tij nën një çadër shiu me kreun e grupit parlamentar të PD Edi Ploka. Një tjetër hetues i njohur i sigurimit të shtetit Spartak Braho, është kreu i sigurisë kombëtare në parlament. Edhe opozita e “djathtë” nuk duket se është jashtë kësaj valleje. Përgjegjëse politike e morale për mos dekomunistizimin e vendit dhe nxjerrjen e shtetit e shoqërisë apo edhe vetes nga kontrolli e aksesi i Sigurimit, arsye që besohet se i shkaktoi humbjen e madhe në zgjedhje 2013, ajo vazhdon të tregojë të njëjtin qëndrim edhe sot. Mjafton fakti që analistët apo më mirë të themi mbrojtësit mediatikë të opozitës në debatet kryesore gazetareske në vend, janë dy ish spiunë të deklaruar botërisht të Sigurimit për të kuptuar influencën që ish-policia politike komuniste ka edhe në krahun “antikomunist” në politikë e media.
Ka shumë fije të vjetra, lidhje familjare, etj, që i garantojnë ish-sigurimit të shtetit një rol dominues në zhvillimet shqiptare të të gjitha aspekteve. Ky është shkaku kryesor që Shqipëria ka këtë demokraci hibride të pashoqe si në asnjë prej vendeve ish-komuniste të Evropës, ndërkohë që për standarde perëndimore as që mund të bëhet fjalë. Dominimi i spiunëve edhe në një vizitë ku pastërtia morale ka një rëndësi të veçantë, siç ishte vizita e Papës, përveç trishtimit për gjendjen aktuale të politikës, shtypit dhe shoqërisë sonë civile, paraqet edhe një zymtësi për të ardhmen. Për mea culpa, dorëheqje, ngjarje e histori si kjo e gazetarit rumun, as që mund të behët fjalë.
Sadik Elshani says
Spiunet tane dhe trashegimtaret e tyre lere qe nuk pendohen fare per veprimet e tyre te shemtuara, por ata mburren me ate regjim cnjerezor dhe ende, me nje nostalgji patologjike, e kujtojne ate. Madje ata ne manifestimet e tyre dalin haptas me portretin e diktatorit Hoxha. Kjo ndodh, sepse ai regjim ende nuk eshte denuar me ligj dhe askush nuk eshte ndeshkuar. Jo hakmarrje, por drejtesi!
Reshat Kripa says
Kjo eshte Shqiperia e sotme, i nderuar Nebil, Shqiperia ku sharlatanet ndodhen ne krye te shtetit. Hipokrizia me te cilen pushtetaret shqiptare do te prisnin Atin e Shenjte me shtyu te botoja ne median elektronike (pasi shtypi i djathte shqiptar refuzoi ta botonte) shkrimin “Cilen Shqiperi po vizitoni, i nderuari Pape?”. Kete shkrim e botoi edhe gazeta “Dielli”. Ne te une deklaroja se nuk do te isha i pranishem ne pritjen e Atit te Shenjte jo se nuk e doja dhe respektoja por sepse nuk doja te behesha pale me hipokritet dhe spiunet e sigurimit te shtetit, pikerisht ata qe ju i permendni ne shkrimin e mesiperm. Ju pergezoj per shkrimin. Eshte nje pasqyrim real i se vertetes ne te cilen dodhet sot Shqiperia. Urime.
Mark Gjonaj says
REPLIKE ME DY KOMENTUES!
Te nderuar komentues Sadik dhe Reshat!
Eshte jo normale qe, ndoshta dhe jetoni edhe ne Perendim, qe u ka ngelur si nje glagule gjaku e rezikshme tromoflobit, ne cdo kohe per jeten, ne mjedisin e formimit te ndergjegjeve tuaja dhe perfaqesues te sherbimeve sekrete te te gjitha kategorive te agjentures se nje shteti(pamvarsisht se cili shtet eshte), qe ju e konfondoni me qendrimin “kunder”, ndoshta dhe per arsye te thjeshte, sepse ju keni qene ne antagonizem, me arme, me pene dhe veprime diversioniste e terroriste,ndaj shtetit socialist komunist shqiptare. Prandaj urreni qeverine e sotme socialiste dhe krahasoni me ate komuniste! Me vjen keq qe ju e percmoni kete sherbim shume te rendesishem per nje shtet dhe qe shtetet perendimore e respektojne jashtezakonisht punen e inteligjences, ju nuk keni mesuar as ABC-ne ketij sherbimi. Ju nuk keni koncept te drejte per kategorite e agjentures, per veshtersite e punes se saje, si dhe pergjegjesine e madhe qe marrin persiper para ketij sherbimi. Ndoshta dhe ndonje gazetare qe i pritet koka nga rebelat e luftes se ISIS-it eshte duke sakrifikuar jeten, per kete lloje sherbimi te veshtire.
Nuk quhet “spiun”, nje fjale percmuese, perqeshese, nenvleftesuese ne gojen tuaj, nje punonjes i inteligjences i cdo shteti e regjimi. Spiun, quhet nje punonjes i inteligjences se sherbimit sekret qe ne momentet kur ai betohet se do te kryje sherbimin ndaj atdheut, pranon rekrutimin nga inteligjenca e huaj dhe vihet ne sherbim te tij dhe nese nuk zbulohet deri ne mbarim te emisionit te ngarkuar, ai demton shume rrjetin e spiunazhit; por shume nga sipiunet shqiptare, te arratisur dhe te vene ne dispozicion te sherbimeve te huaja, kur zbulohen, ata jane duke menduar se sherbimit perkates qe ka pranuar bashkpunimin po ja hedhin, por ai eshte flakur nga rrjeti i spiunazhit de fakto, dejuro, i pranohen “qeshjet” dhe “lajkat”, dizinformatat qe i bene agjentit te inteligjences drejtuese dhe operuese! Nese ju keni punuar ne keto sherbime dhe vazhdoni t’i percmoni, tregon varferi, mjerim, dhe pozicionim hakmarrje te perhershme.
Ndalemi pak te shembulli qe eshte munduar ta pergjithsoje artrikullshkruesi, por ai ne fakt nuk e din dhe kurr s’do ta dije te verteten, por rrofte sebepi dhe me kete rast po e krahasojme me sherbimet e OSSH-se shqiptare. Por, ky nenkorroneli rumun, ka krye detyren e ngarkuar nga State Sicuritate Romaneska(Sigurimi i Shtetit i Rumanise), te me falni se nuk di rrumanisht; ai eshte terhequr ne sherbimin e inteligjences ne komanden, regjimentin, apo deri dhe ne Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise rumune, pra atje ku ka qene me sherbim dhe kjo eshte normale, asgje te keqe s’ka, gjithe bota e ka. Te njejten gje bejne dhe armet e ushtrive Perendimore, pra ka agjenture ne te gjitha llojet e armeve dhe sherbimeve ne ushtri, per te ruajtur pastertine, per te ruajtur penetrimin e zbulimeve te huaja ne armet perkatese, pra ne fund te fundit, per ta pase ushtrine me sherbimet e saje ne dispozicion te shtetit dhe jo te sherbimeve te huaja. Une kam qene ne Rumani dhe me ka rene rasti te pyese per oficerat e Causheskut dhe te regjimit demokratik, sikudo, edhe atje ishin te gershetuar, te rinje me te vjeter, te larguar dhe te rekrutuar te rinje nga fusha te ndryshme. Oficeri rrumun nenkoronel, mbasi eshte disllokuar ne sherbime te tjera gazetare, apo ne emisione televizive, ai duhet te ishte i ndershem dhe konforme udhezimeve te thoshte qe une kam qene oficer ne ushtrine rrumune ne bashkpunim me sigurimin ne ushtri dhe per specifiken e punes jam rekrutuar nga sicuritate per funksionin qe mbulonte, nuk sherbej me, jam shkeputur pergjithmone dhe ky person do te punonte diku sipas aftesive. Pra, ketu ne dalim me konkluzionin se Rrumania nuk i paska pase hapur dosjet e inteligjences, ose ky person ka mundur te c’regjistrohet me akrobacite e tija dhe i ka shpetuar kontrollit shterore dhe civil dhe tani qe deshifrohet i zbath perfundimisht breckat e tije dhe mos te harrojme se si ne Shqiperi mund te jete i majmur me para korrupsioni, jo se edhe atje ka vepruar Berisha, por eshte e njejta skeme korruptive, ata kishin mbi 4 milion peoples ne sistemin e piramidave dhe natyrisht qe e psuan nga Perendimi, por si shqiptaret me te quajturin sitemin e tranzicionit tone demokratik.
Vazhdoj te komunikoj me Sadikun dhe Reshatin perseri duke ju informuar se para se te behej revolucioni demokratik ne Rumani, te gjithe kryetaret e partive komuniste dhe puntore te Lindjes kane qene ne mbledhjen e Gorbacovit ne Moske dhe mbasi shpalosi “Perestrojken”, ai thone se i ka pyetur nje per nje udheheqesat e Lindjes dhe kur erdhi radha te Nikolla Caushesku(Caushi) i therriste Enveri, e ka pyetur se cmendime kishit per kete rikonstruktim te sistemit komunist, Caushi eshte peregjigjur se une do te vazhdoj te ndertoje shoqerine Plote Socialiste ne Rumani. Por, ai nuk e dinte, ose nuk i kishte vlersuar rreziqet qe e kanosnin sepse, sekretari i KQ tePKP Rrumune, qe kishte ne linje ushtrine u aktivizua nga KGB-ja dhe u perdore pikerisht ne castin e volitshem. Atje nuk eshte e vertete se jane vrare me qindra e mija vete ne mes tyre, ka pase lufte ne mes policise e sigurimit, dhe forcave te ushtrise dhe une deri vone kam pase nje broshure dhe qe eshte absolutisht e vertete se nga policia jane vrare vetem 863 ushtarake, police, nenoficer dhe oficere te gradave te ndryshme dhe xhandare te objekteve te rendesishme. Ne Bukuresht ishte nje pazare i madhe qe quhej “Pazari i Ruseve” dhe kur e permendenin kete emer, rumunet kishin shume frike nga KGB-ja, naten para pazarit mbusheshin hotelet me rus se qe udhetonin 500 kilometra nga Moska dhe me siguri qe kane shume influence dhe jo pa qellim, kohet e fundit vete V. Putini shprehet qe mos e kruani me Rusine dhe qe ishte gati te sulmonte shtetet e Balltikut, Polonine dhe Rumanine! Enveri, nuk i la te livadhisnin ne Shqiperi dhe ne vitin 1960, preu mardhenjet me B.Sovjetik dhe ne 68-ten doli dhe nga Traktati i Varshaves duke e denoncuar boterisht se kishte kaluar nga traktat mbrojtje, ne sulmi ndaj vendeve te “pabindura”, ju vazhdoni te thoni se Enveri ishte frikacak, Dulle, s’kishte hedhur asnje pushke gjate luftes dhe me keto gjepura e kaloni kohen dhe tani, duke nxjerre vetem tym nga goja sic nxorret gjate luftes balliste te organizuar nen dyshimet e nderhyrjes se anglezve qe ngatrruan dunjane, por me shume juve qe nuk ju lane per qellimet e mbrapeshta te tyre t’i bashkoheshit ushtrise nacionale clirimtare; mbetet si peshku pa uje dhe u coptuat dhe u thermuat si asteroide e meteore qe sillen ne mes Tokes dhe Marsit. Por me anen e juaj si pak pa dashje, regjimi i Enverit sfidoj dhe zbulimet e huaja dhe ju perseri u genjyet, coptuat dhe u shpartalluat se, pikerisht vazhdoni edhe sot ne arsyetime dhe argumeta ta mbani koken ne samare. Ju shkuat viktime e udheheqjes balliste e zogiste dhe te krerevet tradhetare dhe per kete edhe neve na vjen keq, shembull eshte ndjekja nga pase e komunistit “antikomunist” si Sali Berisha qe e rrenoi gjithe vendin duke e futur ne nje kaus dhe korrupsion ne cdo qelize te tije, megjithese ishit pakice ne Luften e Dyte Botrore si dhe sot, prap se prap ju jeni shqiptare dhe neve po ju respektojme. Prandaj, mendoj se dhe artikullin qe keni dashte ta botoni, nuk e kane pare te arsyeshme, sepse kjo qeveri e dalur nga votat e popullit eshte demokratike, qe po rilind Shqiperine, po bene shtet dhe ketu do te jemi nese e doni shtetin, se shume shpejt do te radhitemi ne bashkesine Europiane, atje ku e kemi vendin; ku luftoi dhe Iskanderi dhe Enveri, por ata ishin dhe diktatore sepse nuk donin qe ne Shqiperi te hynte derri dhe dosa. Nese ju do te ishit ne kohen e Skenderbegut, me shpate do t’ju luftonte dhe ju vazhdoni t’i thonit diktator dhe ne prezencen e tyre te rriheshit ne Kuvend(Parlament). Ju sot pretendoni se ishit per Shqiperine Etnike, por vetem me firmen dhe nen protektoratin Rromes italiane dhe te nazizmit gjerman! Me perjashtim te Vatres nepermjet kesaje gazete qe ka kundershtuar dhe hedhe poshte marveshjen tradhetare te qeverise Berisha per 304 km.katrore dete duke ja dhene greqise,(mbetur ne tentative, apo ne fyt Berishes), asnje tjeter nuk reagoi nga e djathta, sepse ju nuk ju bene pershtypje dhe jeni mesuar me tradhetira qe me Esad Pashen, Ahmet Zogollin dhe me te riun, Sali Berisha. Keto i dime, dhe duhet t’i themi per t’mos u perserit, pra te rrime shtrember, por te flasim realitetin!