Muaji qershor është muaji i dhimbjes së madhe çame dhe data 27 e ketij muaji është caktuar si Dita e Genocidit të madh të bërë nga fashistët grekë me në krye Napolon Zervën ndaj popullsisë shqiptareçame.
71 vjet më parë, më 27 qershor 1944, grekët nuk përzunë vetëm shqiptarët myslimanë, por edhe ato familje shqiptare ortodokse, të cilat refuzuan të asimiloheshin nga kisha greke.
Preteksti i gjithë kësaj dhune kafshërore ishte bashkëpunimi i pamëve me forcat nazi-fashiste, hipotezë kjo që është hedhur poshtë edhe nga historianët.
Historiani grek, Jorgos Margaritis, shkruan se, shqiptarët e Çamërisë u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare Popullore Greke e Shqiptare në shifra rreth 3000 njerëz.
Në fillim të vitit 1944, në Qeramicë të Filatit u krijua Batalioni IV i përbashkët shqiptaro-grek “Ali Demi” me rreth 500 luftëtarë. Batalioni hyri në përbërjen e Regjimentit te XV të Ushtrisë Nacional-çlirimtare greke. Në komandën e tij ishin Spiro Shqevi, Muharrem dhe Tahir Demi, Dervish Dojaka,Vehip Hyso, Ali Shane, Kasem Demi,Izet Osmani. Hasan Minga.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Çamëri banonin rreth 40 mijë shqiptar të fesë islame. Logjika e thjeshtë na bie të mendojmë se numri i atyre që mund të kenë qenë spiunë të gjermanëve ka qenë i papërfillshëm. Ndoshta ka patur individë çamë që kanë qenë spiunë të gjermanëve, por nuk mundet të përfaqësojnë të tërë Çamërinë dhe të persekutohet një popull i tërë në emër të tyre. Tashmë e vërteta dihet përse shqiptarët e Çamërisë u përzunë nga Greqia dhe ju hoq shtetësia greke. Kjo gjë u bë për tu grabitur pronat e tyre dhe për një aneksim të Jugut të Shqipërisë në të ardhmen. Greqia pasi përzuri çamët zbatojë projektin edhe për përzënien e bullgarëve ose sllavomaqedonasve që banonin buzë kufirit. Për këtë gjë ajo shfrytëzojë luftën civile greke të 1946-1949.
Por pas viteve ’90, shqiptarët çamë e kanë rimarrë veten duke qënë të suksesshëm jo vetëm në biznese dhe tregti, por edhe në politikë. Ata kanë disa deputetë në Parlamentin e Shqipërisë dhe tashmë edhe disa kryebashkiakë apo këshilltarë bashkiakë në të gjithë vendin.
Thanas L. Gjika says
Besimtaret orthodokse shqiptare dhe miqte e tyre myslimane, came e tj, duhet t’i kerkojne vazhdimisht me shkrim dhe me goje Hiresise se tij Anastas Janullatos, qe te mbaje nje meshe perkujtimore tek Qafe Bote per te kujtuar viktimat shqiptare te Camerise se masakruar. Ne ate meshe ai duhet te kerkoje te falur sot dhe jo si Vatikani kerkoi te falur per Inkuizicionin pas disa shekujsh. Madje duhet kerkuar qe per keta te vrare, ne qytetin e Filatit, ose gjetke, duhet te kerkohet ngritja e nje vorreze te madhe me nje monument ku te shenohen emrat e te maskruarve. Perderisa Shqiperia krijoi varrezen e ushtareve greke ne Kosine te Permetit dhe Greqia duhet ta krijoje nje vorreze te tille. Kjo dyanshmeri respekti do te ndihmoje per forcimin e miqesise dhe jo vetem ngritje vorrezash per ushtaret greke ne terrotirn shqiptar.
Me respekt, Thanas Gjika.