PRISHTINË, 7 Gusht /B.Jashari/- Vazhdojnë sot gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur në Kosovë gjatë luftës së përfunduar në pranverën e vitit 1999. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës ka pranuar njoftimin dhe ftesën për të përcjellë vazhdimin e gërmimeve vlerësuese në lokacionin e shënjuar në Kozarevë të Novi Pazarit, Serbi.
Gërmimet vlerësuese është planifikuar të realizohen në 7 e 8 gusht 2015, sipas njoftimit të dorëzuar nga Delegacioni i Serbisë përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Rudnica-mass-graveKomisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës ka mirëpritur njoftimin për vazhdimin e punimeve në lokacionin e shënjuar në Kozarevë, duke u shprehur se, “ndërprerja e punimeve në muajin prill dhe pritja për më shumë se tre muaj ishte shqetësuese për institucionet tona, e në veçanti për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur” dhe se, “varësisht nga rezultati i gërmimeve do të vendoset për hapat dhe punën e mëtejshme rreth këtij rasti”.
Bëhet e ditur se, ndërkohë, gërmime vlerësuese janë realizuar në katër lokacione në territorin e Kosovës, gjatë dy javëve, nga ana e ekspertëve vendorë dhe të EULEX-it, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, me përkrahjen edhe të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucioneve tjera të vendit.
Foto1-(1)Në kërkimet e të zhdukurve të Kosovës në varreza masive në Serbi, gjatë operacionit të zhvarrosjes, i cili ka zgjatur 2 muaj në Rudnicë të Rashkës – prej prillit deri në qershor 2014, janë gjetur mbetjet e 54 personave. Mendohet se atje janë groposur, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve, së paku 250 shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë.
Në Kosovë pas luftës së para mëse 16 viteve kanë rezultuar 5.650 persona të zhdukur, ndërsa janë ende mëse 1650 të pagjetur.