Në Foto: Danny Blloshmi me të fejuarën, Kledia Myrtolli , që studion për mjeke/
Sotë është ditëlindja e Art-Dizajnerit të Gazetës DIELLI, Danny Blloshmi: GËZUAR DANNY, i pac të gjitha ditët, javët, muajët, vitet, të gjithë Jetën tënde, të gëzuar si Dita e lumtur e Lindjes!
Danny është bashkuar me ekipin e Vatrës që në 100 vjetorin e Gazetës Dielli, qershor 2009, teksa përcolli mesazhet e brezit të vet, brezit të ri, për të cilin ka aq shumë nevojë VATRA. Më pas ai mori përsipër dizajnimin e Gazetës Dielli, edhe pse nuk e kishte ushtruar më parë, por me këmbëngulje e prefeksionoi dhe tani arrin që ta faqosë gazetën mirë dhe në një kohë të shkurtër. Dhe së bashku ne arritëm që ta faqosinim Diellin jo më me 16 Faqe sipas traditës së trashëguar, por me 24, 32, 36, 40 dhe numrat special përmbi 100 faqe! Faleminderit Danny!
Danny dha një kontribut të jashtzakonshëm edhe në 100 vjetorin e Vatrës. Përmes tij, nëpermjet acauntit në on line u mblodhën mijëra dollarë. Po ashtu, ai u lidh me zyrën e Senatorit të New Yorkut, Schumar, përcolli tek ai historinë e federatës Vatra në 100 vjetorin e themelimit; po ashtu përcolli edhe atmosferën festive të 100 vjetorit në gazetën Njujorkeze Daily Nwes, e cila i kushtoi shkrim të vecantë 100 vjetorit të Vatrës.
Danny ka qenë përherë aktiv në Vatër, ai ka kryer vullnetarisht detyrën e arkëtarit(deri në Kuvend), atë të menaxhimit të ndërtesës së Vatrës etj. Me krijimin e Degës së re të Westchester Sotuh, Danny është zgjedhur arkëtar i dëgës.
Per aftesite profesionale et Danny-t ne fushen e financave flet pozicioni I tij ne kompanine me te famshme si Merryll Lynch, si Financial Advisor at Merrill Lynch.
Danny Blloshmin e lidhin me Vatrën dhe nacionalizmi shqiptar fije të shumta , babai i tij, Hysen Blloshmi ishte anëtar i Këshillit Drejtues të Vatrës deri në Kuvnendin e 27 prillit 2013, ai ështe një nga dhuruesit bujarë të Vatrës nga të ardhurit pas 1990-ës, Gjyshi i Dannyt, Xhevdet Blloshmi është shumë i njohur në diasporën shqiptare të Amerikës, luftoi me armë në dorë kundër sistemit komunist, ishte ndër ata që vullnetarisht shkoi në Shqipëri për të luftuar, ai ndërroi jetë në Amerikë pasi e solli familjen në vendin e lirisë.Një figurë tjetër e njohur nga Blloshmit ishte edhe sekretari i Faik Konicës, Haki Blloshmi, i cili iu bashkua Vatrës porsa erdhi me studime në Amerikë me 1923, ai mbaroi studimet në Harvard më 1927, por në vend që të ndiqte karrierën në SHBA, ne vitet e Luftes se II Boterore ai shkoi për të luftuar në Shqipëri kundër pushtuesëve dhe u vra pabesisht nga Forcat e Brigadës së I të Mehmet Shehut në Dunicë me 7 Mars 1944.
Edhe njëherë Gëzuar Ditëlindjen, i dashur Danny! E kalofsh sa me bukur diten e bekuar!
DALIP GRECA
Editor i Diellit