
Gezuar festen gjithë kolegëve tanë në ushtrinë Amerikane dhe ne Forcat e Armatosura Shqiptare.
Pa marre parasysh faktin që jam larguar përkohësisht nga vendi, kam kënaqësinë dhe privilegjin që të mos shkëputem nga profesioni më i bukur dhe dinjitoz për 35 vite në ushtrinë shqiptare.
Pavarësisht një formati tjetër pak me ‘civil’, përsëri stërvitja e pjesëtarëve të agjensive të ligjit është një privilegj i madh qe jo çdo kush e ka jashtë vendit.
Në të njëjtën kohë, dëshiroj të uroj gjithë pjesëtarët e kontigjenteve të Forcave Speciale dhe Komando Shqiptare me të cilet pata privilegjin, kenaqesine dhe pergjegjesine te kontribojme ne interes te paqes globale, te luftojme krah per krah ushtrise me te forte ne bote ne terrenet me te rrezikshme te globit, duke shpalosur anet dhe cilesite me te mira te Kombit Shqiptar.
Nje pjese e tyre jane sot ne ROS, nje pjese kane dale ne lirim, nje pjese jane larguar padrejtesisht nga puna, por ka nga ata qe arriten deri ne majen e shtetit si President Republike, Ministra të Brendshem, Shef Shtabi te Pergjithshem, deputete perfaqesues te popullit ne Parlamentin Shqiptar por jo vetem duke pasqyruar anen me patriotike, profesionale dhe te pergjegjshme te ushtarakut Shqiptar.
Me këtë rast kujtojmë heronjtë tanë të cilët ranë në krye të detyrës. I paharruar qoftë kujtimi i tyre.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.
Dr. Dritan Demiraj – “Nderi i Kombit”