
Rafaela Prifti/
Shtetet e Bashkuara po vendosin kufizime të reja për të penguar hyrjen e padokumentuar të emigrantëve në vijën kufitare jugore duke krijuar një proces të ri të kërkesës për azil politik në formë elektronike. Gjatë vitete të pandemisë, duke nisur nga muaji mars 2020, u aktivizua ligji 42 (miratuar në vitin 1944) sipas të cilit kufizimet për hyrjen e emigrantëve bëhen në emër të mbrojtjes së shëndetit të popullsisë.
Në mesnatë Ligji 42 u bë i paefektshëm. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi kufizime të reja për azilantët. Përpara hyrjes në fuqi të tij, emigrantët që kalonin kufirin ilegalisht, kërkonin azil dhe lejoheshin të hynin nga Meksika në Shtetet e Bashkuara. Pasi futeshin në sistem dilnin dhe prisnin të kalonte çështja në procedurën e sistemit të emigracionit. Me hyrjen në fuqi të ligjit 42, emigrantëve ju mohohej e drejta e azilit. Sipas të dhënave të zyrtarëve, gjatë kësaj kohe, emigrantëve ju është refuzuar hyrja 2.8 milionë herë. Përjashtimi ishin fëmijët e pashoqëruar. Megjithatë për ata që arrinin ta kapërcenin kufirin nuk kishte pasoja.
Administrata Biden provoi t’a shfuqizonte ligjin 42 por gjykata nuk e lejoi. Me heqjen e masave mbrojtëse të COVID-it në janar, u njoftua se edhe kufizimet në kufi do eliminohen. Për shumë vite Kongresi nuk ka miratuar asnjë lloj reforme të emigracionit. Administrata ka njoftuar se tashmë do të ketë pasoja për kalim të paligjshëm dhe se shkelësve përveçse do t’ju ndalohet hyrja për 5 vjet, mund të jenë edhe subjekt i procedurave gjyqësore. Gjithashtu administrata nuk konsideron rastet e azilantëve që nuk kanë kërkuar azil në vendet nga kanë kaluar ose nuk e kanë bërë kërkesën në formë elektronike që në fillim.
Grupet për mbrotjen e të drejtave të emigrantëve i kanë kundërshtuar këto rregulla, të ngjashme me atë të administratës së mëparshme dhe të papranuara nga gjykata.
Zyrtarët amerikanë njoftojnë se do pranojnë deri në 30,000 në muaj nga Venezuela, Nikaragua, Haiti dhe Kuba, në rast se plotësojnë kushtet e mëposhtme: kanë paraqitur kërkesën në formë elektronike, vijnë me aeroplan dhe kanë një sponsor. Përndryshe, rojet dhe nëpunësit e emigracionit do t’i kthejne në kufirin me Meksikën. Autoritetet deklarojnë se do pranojnë 100,000 në Shtetet e Bashkuara nga Guatemala, Hondurasi, Salvadori që kanë familjarë këtu dhe kanë mbushur formularin elektronik. Edhe emigrantëve nga vende të tjera ju kërkohet të plotësojnë formularin në aplikacion. 740 individë lejohen në aplikacion për ditë. Ky numër është rritur në 1,000 në ditë. Zyrtarët thanë se do hapin 100 qendra rajonale në vende si Kolumbia dhe Guatemala për të vlerësuar çdo kërkesë ku individët mund të kërkojnë vendbanim në vende të tjera si Kanada dhe Spanjë.
Për familjet, rregullat parashikojnë që kryefamiljari të mbajë një mjet monitorues, të ketë orë policore 11 me 5 dhe emigracioni do të vendosë brenda 30 ditëve nëse familja mund të qëndrojë apo do kthehet mbrapsht. Ky proces aktualisht vazhdon me vite.
Stacionet apo pikat kufitare nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për dydje të mëdha. Si rezultat, rojet në disa pika ku ka shumicë me njerëz ose qëndrime shumë të gjata kanë liruar një pjesë të emigrantëve që janë grumbulluar në kufi.
Burimi: njoftime zyrtare, AP news