Gjeneral Majore Laura J. Richardson, në Komandën drejtuese të Ushtrisë Amerikane
Senati amerikan miratoi oficeren e parë femër Drejtuese në Komandën e Bashkuar të Ushtrisë të SHBA/
By Drew Brooks- gazetar ushtarak/
Përktheu për “Dielli-in”, Herion Kërcelli/
Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar caktimin e GjeneralMajore Laura J. Richardson, që të jetë pjesë e Gjeneralëve Drejtues të Komandës së Forcave të Ushtrisë të Shteteve te Bashkuara. {Ku bëjne pjesë tre Forcat, Forca Detare, Ajrore dhe Këmbësorisë}.
Mrs. Richardson, që do të gradohet Gjenerallejtnante të Hënën, do të jetë oficerja e parë femër në Ushtrinë amerikane që do të mbajë zyrtarisht atë pozicion.
Ndërkohë ka mëse një javë, një oficere tjetër, Gjeneralmajore Jody Daniels, shërben si Shefe e Shtabit të Komandës së Forcave.
Sipas zyrtarëve, Richardson do të raportojë ndaj Fort Bragg, për të marë detyrën e re në fillim të Korrikut.
Mometalisht ajo është duke shërbyer në Ëashington, si Shefe e Komunikimit legjislativ në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes.
“Gjeneralmajore Richardson, personifikon standardet më të larta të Ushtrisë në korpusin e oficerëve tanë,” tha Gjeneral Robert “Abe” Abrams, Komandanti i Komandës së Forcave. “Përgjatë karrierës së saj të dalluar, ajo ka udhëhequr me shembullin e saj personal nga fronti – në luftim dhe në komandë, gjithmonë sfiduese me pozicionet me përgjegjësi të madhe.”
Komanda e Forcave është struktura më e lartë në Ushtrinë e Shteteve te Bashkuara, përgjegjëse për trajnimin dhe përgatitjen aktive, trupave rezervë të Rojes Kombëtare, me synim kryesor plotësimin e kërkesave të komandave luftuese në cdo cep të globit.
Si Gjenerale komanduese në Komandën më të lartë të Ushtrisë Amerikane, Richardson do të jetë e angazhuar plotësisht në sigurimin e ushtarëve të kombit për të qenë të gatshëm në cdo operacion paqe e sigurie në botë.
“Ajo është një kuadër e mirëpritur në stafin Komandues të Komandës së Forcave,” tha Abrams. “Me më shumë se 30 vjet shërbim, gjerësia dhe thellësia e eksperiencës së Gjeneralmajore Richardson, përmes forcës operuese dhe produktive, bashkë me eksperiencën gjithëpërfshirëse në ndërlidhjen legjislative, e bëjnë atë lideren ekzaktësisht të duhur për këtë detyrë. Ajo edhe në të ardhmen do fokusojë punën e Komandës së Forcave në gatishmërinë e Ushtrisë, për cdo situatë të mundshme kërcënuese ndaj atdheut dhe familjeve tona”.
Richardson ka nisur karierën si ushtarake që më 1986, pasi u dipllomua nga Metropolitan State College. Ajo kaloi shumë kohë të karrierës së saj në aviacionin e Ushtrisë, duke shërbyer në Kore dhe tek Fort Campell, Kentucky.
Sipas zyrtarëve, Richardson fluturoi me helikopter UH-6 Black Haëk në Irak, gjatë fillimit të Opreacionit “Liria e Irakut”, si komandante e Batalionit të 5-të, Regjimentit të Aviacionit të 101-të, Divizionit po 101-të.
Ajo shërbeu me gradën e Gjeneral brigade në Afganistan në vitet 2013-14, dhe më pas drejtuese kryesore e stafit komunikues në Forcën e Sigurisë Ndërkombëtare.
Richardson, gjithashtu ka shërbyer si Gjenerale komanduese në Divizionin e parë mbështetës të Kalorësisë tek Fort Hood, Teksas, dhe si komandante e Fort Myer, Virginia. Në detyrën e re tek Komanda e Forcës, Richardson, zëvëndësoi Gjeneral Lejtant Patrick J. Donahue, i cili doli në pension nga Ushtria më 1 Qershor 2017.
Le ti urojmë GjeneralMajore Richardson, suksese në këtë detyrë të lartë të ushtrisë Amerikane, si ushtarake femër.