
Paulin Zefi/
Më në fund statuja e “GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT” do të hijeshojë qytetin e tij të zemrës, Lezhën
.
Kjo kryevepër monumentale e skulptorit, Ardian Pepa, që do ta vendosim këto ditë, do të zbulohet gjatë ceremonisë madhështore që do të organizojmë më “2 Mars 2025”, në orën 10:00, përballë Memorialit, në kuadrin e 581 vjetorit të “Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës.” Kësaj rradhe, “2 Marsi” do të kremtohet nga Bashkia Lezhë, shumë më madhështor se çdo herë tjetër.
Ju bëj ftesë publike qytetarëve të Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë, por në veçanti vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Preshevë-Bujanovc-Medvegjë, së bashku me ata në Diasporë (kushdo që ka kohë e mundësi), të na bashkohen në këtë ditë të madhe për Kombin Shqiptar.