Dy ditë para vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, qeveria gjermane nënshkroi gjashtë kredi dhe grante me vlerë të përgjithshme prej 107.5 milion euro, për të përmirësuar sektorët e energjisë dhe furnizimit me ujë në Shqipëri.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha të hënën se Gjermania ka qenë një nga donatorët kryesorë të Shqipërisë që nga koha kur dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1988, duke i dhënë Tiranës mbi 1 miliard euro kredi për sektorë të tillë si energjia, uji, arsimi si dhe zhvillimi rural dhe urban.
Marrëveshjet e njoftuara të hënën përfshijnë grante prej 1.5 milionë eurosh dhe kredi me vlerë 106 milion euro. Kushtet financiare të kredive nuk janë bërë të ditura.
Tirana e sheh vizitën e Kancelares Merkel të mërkurën si pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të saj për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të plotë.