
Durim Lika/
Momente të paharrueshme nga ekskursioni me temë: “Gjurmë shqiptare” në Loreto, Ankona, Itali.
Në këtë foto jemi së bashku me nxënësit tanë, prindërit, kolegët nga Parma dhe Macerata, si dhe profesorin e nderuar Marco Moroni, i cili na njohu me historinë e thellë që lidh Shqipërinë me Pallatin Ilirik.
Ky institucion i rëndësishëm në Loreto luajti një rol kyç në shekujt pas vdekjes së Skënderbeut dhe gjatë pushtimit osman të Ballkanit. Pikërisht këtu përgatiteshin mësuesit dhe misionarët religjioz, të cilët niseshin drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe, kulturën dhe besimin kristian në një kohë sfidash të mëdha shpirtërore dhe kombëtare.
Përkushtimi i tyre për të arsimuar dhe udhëhequr shpirtërisht popullin shqiptar përfaqëson një kapitull të ndritur dhe shpeshherë të harruar të historisë sonë.
Albumi dhe kronika e plotë:
10.05.2025