Nga Keze Kozeta Zylo/
Një e dielë e bukur me diell që të lëbyrte sytë mblodhi si një tufë lulesh shumëngjyreshe gratë dhe bijat e Anës së Malit në restorantin “Grand Plaza” në Staten Island, New York.
Bukurinë, elegancën, gjatësinë qe u ka dhënë Perëndia dhe mirësinë nga tradita e tyre e mrekullueshme i bënte ato të dukeshin si shtojzovalle në mjedisin ku u mblodhën të rregulluar gjithë shije dhe aromë gruaje.
Sot të gjithë amerikanët në këtë ditë urojnë me plot dashuri nënat e tyre të mrekullueshme dhe shprehin mirënjohjen e tyre ë pakufishme për gjithcka që ato kanë dhënë dhe bërë për fëmijët e tyre.
Kjo festë e bukur e nënave u zyrtarizua për herë të parë në Amerikë në vitin 1914 me vendim të Kongresit Amerikan nën udhëheqjen e presidentit Wilson Woodrow.
Amerikanja Anna Jarvis nga West Virginia zhvilloi një ceremoni në kishë për të nderuar nënën e saj ne 1 vjetorin e vdekjes. Ajo sensibilizoi së bashku me shumë amerikanë të tjerë publikun e gjerë për ta shpallur një ditë në Maj, ditën e nënave.
Festa e nënave këtë radhë në shoqatën e mirënjohur “Ana e Malit” kishte veçanti sepse për here të parë kjo shoqatë drejtohej nga një grua, zonja Emmie Salaj.
Gratë me fëmijët dhe disa prej tyre dhe me bashkëshortët e bënë dhe më interesante këtë festë të bukur dhe nga më të dashurat për nënat.
Festa ishte përgatitur plot bukuri nga zonjat Mina Salaj, Bajaze Llolla dhe Suada Ceka.
Fjalën e rastit e mbajti kryetarja e shoqatës “Ana e Malit” zonja Emmie Salaj e cila iu uroi gjithë pjesëmarrësve mirëseardhjen dhe “Gëzuar Festën e nënave”!
Zonja Selaj tha se Dita e nënave është një ditë speciale sepse u përket gjithë nënave në botë. Të gjitha nënat sakrifikojnë për të rritur fëmijët e tyre, por vetëm emocionet, shtatzania dhe rritja e bebeve duke ndenjur për 24 orë rresht pranë tyre është tejet e mjaftueshme për të shprehur respektin dhe mirënjohjen e pakuifshme për nënat.
Ne si kryesi nuk menduam që të vleresonim ndonje nënë të vecantë sot per ta dalluar nga të tjerat sepse ishim të sigurta që secila prej jush e meriton vlerëimin maksimal se çfarë bëni ju për rritjen e fëmijëve. Sot u çova në mëngjes dhe bëra pak matematikë për sakrificën e nënave dhe ja disa prej tyre:
49 orë punë, 1350 orë të munguara gjumi, 7 vizita tek emergjenca, 2030 herë të ndërrosh pelenat, 4120 pjata me ushqime të përgatitura etj, vazhdoi me humor znj.Salaj…
Ajo falënderoi midis nënave dhe nënen e saj e cila ishte për të një grua e jashtëzakonshme për kurajon që i ka dhënë dhe dëshirën pozitive që ka pasur gjithmonë për fëmijët.
Fjala e znj.Salaj u mirëprit me duartrokitje dhe plot dashuri. Pastaj u organizua dhe loja e fitimit ku gratë provuan shansin e dhuratave të bukura që ishin vendosur në sfond, si: Bulgari Bag, Bulgari scarf, Hermes His and Her, cologne dh parfum, Hermes Le Jardian Perfumes nga Emmie Salaj. Tumi Bag nga Deshira Gjeloshi. Brian Atwood Wristlet dhe Card Case nga Mina Salaj. Coach IPad Case dhe Sling Bag nga Bajame Llolla. Produkt për flokët nga Sulejman Pali.
Pjesëmarrësit kërcyen dhe kënduan së bashku nën tingujt e DJ. Fati.
Të gjithë së bashku shprehën dashurinë e tyre për nënat në forma të ndryshme më të mundshme, por urimet e tyre kishin një emërues të përbashket: “Nënat janë lulet me aromë të ëmbël dashurie”.
Aktiviteti u filmua nga z.Fatmir Sella dhe së shpejti do të transmetohet në TV “Alba Life”.
8 Maj, 2016-Staten Island, New York