Nga Lek Gjoka/
Jacksonville/Florida
Përplasja mes kishes ortodokse në Permet dhe organeve shtetetore shqiptare është një problem qe nuk duhet të kishte arritur deri në piken kritike.Sigurisht që përplasje te tilla nuk duhen zgjidhur me dhunë por ndërhyrja e shtetit Grek në ketë çeshtje është nderhyrje në punet e brendshme të qeverise se Shqiperise sepse mbi ligjin dhe kushtetuten e vendit nuk duhet të dale asnje qytetar apo besim fetar.
Përse ndërhyn qeveria Greke kur dihet qe Permeti është një qytet shqiptar dhe besimtaret janë shqiptare? Pretendimet e Greqise që çdo qytetar shqiptar i besimit ortodoks është grek, është teper absurde dhe naive sepse unë jam i besimit katolik mos valle duhet te jem italian?Jo,jo jam 100% shqiptar.
Pretendimet e qeverisë se Greqise nxierrin në pah fytyren e vertete te një shteti që nuk plotëson kushtet për të qenë antare e Bashkimit Europian sepse shkel normat e miqësise reciproke më fqinjet .Sigurisht shtetet e BE-se duhet ta kuptojnë se qeveria e perkedhelur Greke ka kakuar kufirin se deri ku mund të ndërhyje në punët e një shteti tjeter.
Më qesharakja është qe shteti Grek pretendon qe një problem pronesi të një shteti tjeter mes atij shteti dhe kishes ta përdore si kusht qe ai shtet duhet të plotësojë që të antarsohet në familjen evropiane kur ai shtet (Greqia)duhet të kerkoje falje publike popullsise shqiptare Çame për genocidin e ushtruar ndaj tyre, duhet tiu ktheje pasurite e grabitura më dhunë.
Sigurisht BE-a e di se Greqia është delja e zeze e Europes por përseri e perkedhel Greqine duke pranuar marrjen në shqyrtim të probleme të tilla naive.Europe ,Shqipëra është pjese e Europes dhe një ditë do të behet antare e kesaj familje të madhe, ndaj ta dish se në familje gjithe femijet janë njëlloj , ndaj duhet tia terheqesh veshin Greqise për diskriminimet e përditshmë të emigranteve shqiptare, dhe dhunën ndaj emigranteve te huaj nga Partia neonaziste Agimi i Arte.Kohërat kanë ndryshuar Evrope, shqiptaret janë shkolluar dhe janë njëlloj si gjithë kombet e tjera ndaj zeri i tyre ndaj padrejtesise nuk do të heshte por do të ushtojë fuqishem në të gjitha instancat e larta në USA, BE,OKB, etj.
Përpara qe të jete vonë dhe të mos shpertheje ndonjë revolte shqiptare në Ballkan terhiqja veshin shtetit te perkedhelur Grek qe jeton si parazit me paret e taksa paguesve europiane. Greqi nderroje shikimin mos të të qorroje nacionalizmi i semure sepse në vend qe të ndihmosh në paqen në Ballkan po i hedh benzine zjarrit , zjarr qe një dite mund të digjesh edhe ty mbrenda ..
xhepa says
Shkrim aktual dhe me pergjegjesi historike jo vetem per faktin se jemi shqipetar por qe ne ne thelb te ben te mendosh se pala greke eshte akoma e djallezuar dhe larg botes perendimore, larg qyteterimit dhe kultures europiane. Te sillesh ne kete menyre sic bejne ata, do te thote qe je primitiv dhe driteshkurter, aq me teper me nje komb qe bota po mundohet ti jape dinijitetin e mohuar prej qindra vjetesh, sic jemi ne shqipetaret.Kur po lexoja kete shkrim me vijne ndermend vargjet e Fishtes “europa e mrryte , qe deqi sja plasi syte, e marre mos se sheh, …..”