-Një mozaik me 16 foto (me pak tekst prezentues) nga Shengjini, në kapercyell të ketij sezioni turistik të verës ’17, ose një foto-reportazh me mbiemer gjysëm-vjeshtorë-
Nga Zeqir Lushaj/
Ky është Shengjini, qyteti ku edhe unë jetoj tash 3 vjet e sa. Ndonese rritet e zbukurohet çdo vit, prap se prap mbetet qyteti që ka vetem një rrugë dhe një shetitore buzë detit. Eshtë një qytet modest në jeten e vet…, por që ka hyre me mbresë dhe emocion edhe në jeten e mijëra e mijëra pushuesve të tij të preferuar nga vendi dhe bota. Eshtë Shen Gjini i At Zef Pllumit.
Shetitorja e Shengjinit në mbremjet verore të kujton bulevardin „Deshmorët e Kombit” në Tiranen e viteve më para që gumezhinte darkave nga shetitjet masive të kryeqytetasve. Ketë vision na e jep sidomos mua dhe dr Besim Ymajt që kemi qenë shumë amatorë të atyre „xhirove“ të Tiraneë e sot sodisim keto shetitje turistesh diku nga kati 10 a 12 i kompleksit “Adriatik” ku Besimi vjen jo veç per plazh por edhe ne fund-java gjate vitit per pak relaks breg-ujorë.
Shengjini, më së shumti është qyteti i dashur i kosovareve. Ketu ata ndjehen më të shtepisë se kerkush tjeter. Sidomos per shkrimtaret e Kosoves ky plazh është shumë i preferuar. Mes dhjetra të tjereve, një nga ata që e donë shumë Shengjinin është edhe publicisti i mirënjohur, juristi i shquar veteran i Prishtinës, bashkpunetori i nderuar i revistes ZemraShqiptare zotri Adil Fetahu që kesaj here na erdhi edhe me librin e tij më të ri PUBLICISTIKE me 415 faqe.
Rana e Hedhur, që ndoshta ua hedh të gjithë plazheve të tjera ngado në këtë breg-Adriatik! Eshtë fantastike, krejt e veçantë, e paparë, por edhe e heshtur që nuk don të ekspozohet edhe aq shume as te shesi mend sepse i kupton edhe pasojat qe mund të bijen mbi të pameshirshem ashtu si edhe në shumë perla të tjera të at’dheut!!
Një kompleks i mrekullueshem e shumë terheqes është në këtë zonë edhe ai me emrin „SIGAL“ ose siç ne të vendit ketu i themi „te Ponari“. Ketu kanë pushuar që nga ish presidenti i Rpublikes Nishani e deri te shumë e shumë njerez të thjeshte nga Shqiperia, Kosova, diaspora e nga shume vende të botes. Manaxherin gjeneral Ismet Ponarin e gjetem në shoqerinë e nje grupi shkrimtaresh dhe perkatesisht siç edhe i shihni në foto, Hasan Selimi nga Tropoja, Nikollë Loka nga Mirdita e Fatmir Halimi nga Prishtina, bashk me romanin e tij të sapobotuar „Dy vdekjet e nje jete“.
Keta 4 nxenes që shihni në foto janë mysafiret e mi më të nderuar të kesaj vere? Pse i klasifikoj të tillë? I pari majtas është Kristjan Çela, komshiu im i cili jeton në Itali dhe ketu vjen veres në pushim. Fiona Konika është nxenese e klases së 8-të në Durres, shoqja në krah është Antonela Perndojaj nga Manatia e Lezhes si dhe vellai i Fiones, Elio Konika nga Durresi. Keta të tre janë pushues te vila e Kristit dhe Kristi ju kishte „shitur mend“ se komshiu im është shkrimtar dhe ka bere shume libra disa nga te cilat ua kishte treguar atyre. Ata shprehin deshiren të më vizitojnë dhe unë i pres me shumë shumë kenaqesi duke i perjetesuar edhe në këtë foto perballë bibliotekes time modeste në studjon e punes.
Qerim Kurmeka ka mbi dy dekada që jeton në Zvicerr. Kishte 6 vjet pa ardhur në at‘dhe dhe disa ditë i kaloi në plazhin e Shengjinit në zonen Rana e Hedhur e të gjithe mbresat e tij sikur don t‘i shpreh vetem me nje fjalë:
-Fantazi !!
Në këtë zonë bien në sy edhe vilat e Margjoneve, nga familjet me te vjetra të Mal-Shengjinit te zbritur ketu shekuj më parë nga Razma e Shkodres. Në foton që shihni më lart është njera prej tyre, ajo e Shtjefen Margjonit (Qepës), dhe shegat në oborrin e tij, shegat qe jane pema karakteristike e kesaj zone.
Profesor Pashko Sinani dhe familja e tij kanë mbi 25 vjet që jetojnë në Milano të Italisë. Pashku thotë se sa herë vjen me pushime në Durres ku ka dhe shtëpinë e tij në Sukth, po nuk kalova një ditë ketej nga Shengjini nuk e zë që isha me pushime.
Në foto: Pashku me djalin e madh Gertin para hotelit Princ në Rana e Hedhur.
Studentja Anisa Alija bashk me prinderit Gëzimin e Mirelen kanë ardhur nga Shtoi i Shkodres per një drekë, një shetitje e pak plazh në Rana e Hedhur.
Një lajm i mirë per të gjithe ata që i kane makinat me merak: -sivjet, pra kete verë deri te Rana e Hedhur ka shkuar asfalti ndaj nisuni pa ndonjë siklet!
Ini të lutur të mos befasoheni. Krejt papritur edhe sot mbas rreth tre dekada tranzicion bash ketu në zonen turistike mund të gjendeni perballe kesaj parulle të asaj kohe kur këtu mund të kalonin vetem zogjtë e malit fluturim…(Ndoshta akoma u dashka ndonjë e tillë, thjeshtë si relike e të shkuarës pa kthim!)
Ky është doktor Kolë Mëhill Berisha, i zbritur ne breg-deti nga Merturi i Gurit i Pukes, (ose Dr Berisha i Shengjnit). Eshtë plot 104 vjeçarë. Kur të gjithe mileti marrin rrugen e detit Ai merr kazmen dhe ngjitet në mal ku nxjerr bime medicinale. Them se, seshpejti me dr Berishen (e Shengjinit) do të bejmë një bisedë të veçantë per lexuesit tanë të nderuar.
Zjarri ne oxhak e saça mbi prush, ia japin ketij reportazhi mbiemrin: -gjysem-vjeshtorë!
Shumë kosovarë kanë blerë shtepia në Shëngjin. Hykja, (në foto majtas) nusja e avokatit Gani Rexha i Prekazit por me pune e banim ne Mitrovicë shpesh çdo jave por te pakten çdo muaj i kalojne 2-3 dite ne Shengjin. „Aq sa na pelqen plazhi në vere, aq na pelqen edhe edhe në muajt e tjerë të vitit shetitja neper bjeshkë në Malin e Shengjnit e të Rrencit“, -thonë ata.
Në foto: Hykja me nenen e saj Aishen (djathtas) dhe bashkshortja ime Sabrieja.
Iku vera e sivjetshme por deti e qyteti me banoret e tyre janë ketu. Puna dhe jeta vazhdon. Që të jemi më mire që të ecim më perpara. Në qender në Lezhë, gjatë tërë ditës të njejten melodi do degjoni, aty në cep të urës së Drinit:
-Hajde Shengjini!
Eshtë thirrja e shofereve të fugoneve të Shengjinit per pasagjeret e kesaj linje, thirrja që u bë sot edhe titull i ketij foto-reportazhi per ju lexues te dashur të Internetit të kudo-ndodhur.