Nga Gjergj Lacuku/ Jacksonville-Florida/
Hapja e dosjeve ne Shqipni asht nji çeshtje themelore per nji shoqeri civile qe aspiron per nji te ardhme demokratike e dinjitoze,qe andrron per te kene pjese e nji familje te madhe Europiane.
Arsyet e hapjeve te dosjeve jane te shumta por ato duhen te hapen se pari per te mesuar te verteten mbi te kaluaren, se dyti per t’ju dhane vendin e duhur ne shoqeri si te persekutuarve ashtu edhe persekutuesve,se treti asht pajtimi i klasave te ndame ne menyre antihumane gjate periudhes se erret te diktatures komuniste.
Padyshim , qe e verteta sado e hidhur te jete, duhet pranu ashtu siç asht dhe duke nxjerre ne drite te verteten e asaj lajthitje gjysem-shekullore, ne nuk kerkojme hakmarrje fizike por te pakten nji drejtesi morale. Shoqeria jone e ka te domosdoshme parimin e se vertetes dhe duke reflektu ne te kaluaren, lè ti japim nji shans meditimi atyne qe ishin te perfshire ne krimet e kryera ne emen te norganeve shtetnore. Ne e dijme shume mire se asnji nga ne nuk asht perfekt, kjofte ai i majte apo i djathte por me hapjen e dosjeve lè ti i japim vehtes tone mundesine per te njohur ma mire se kush ishim , kush na udheheqi, kush i sherbeu asaj diktature makabre. Le te i japim vehtes dhe gjithesecilit mundesine per vetedije qe nji gja e tille e pajustifikueshme te mos ndodhin kurre ma ne shoqerine tone civile.Nga ana tjeter , me aktet tona demokratike, duhet te shfaqim pjekunine tone si nji komb i vertete Europian , qe edhe pse ishim te ndarë per arsye te nji ideologjie qe tashme dihet botnisht qe ishte e destinuar per me deshtue, ne në fund te fundit dijme si ta leme mbrapa te kaluaren e hidhur per hir te nji te ardhme te perbashket, me te mire per te gjithe.
Se dyti , ne nuk kerkojme asgje ma teper nga ajo qe është moralisht e drejte . Te perballemi me te kaluaren pa frike per te njohur te ardhmen tone dhe per te ecur si nji komb i civilizuem. Do thoja se askush nuk ka nevoje ma shume per hapjen e dosjeve se sa te burgoserit politik dhe familjaret e tyne . Tmerri qe ne jetuam duhet te na sherbeje si nji mesim apo ushqim shpirteror se ne mbi te gjitha jemi qenje njerzore dhe si te tille natyra na ka dhuru te njejten ligj , qe asht respekti reciprok pa kurrefare dallimesh, kjofshin ato te besimit, ngjyres apo origjines.Jam i vetedijshem per delikatesen e nji proçesi te tille sepse kerkohet transparence permanente ku secili te kete akses per te u informue n lidhje me informacionet e mbledhuna kundrejt individeve qe ishin politikisht te burgosun. Nji gja duhet te kemi parasysh qe ligji per hapjen e dosjeve nuk duhet te jete ndares i shoqerise por ma teper te sherbeje si ure bashkimi midis se kaluares dhe se ardhmes .
Se treti , edhe ndonese per fatin e keq jemi i vetmi vend ish-komunist ku akoma dosjet mbahen te mbyllura( hapja e tyne mbas 24 viteve le shume per te deshiruar ) faktet e ketyre dosjeve te mbetura duhet te jene te aksesume nga çdo individ i shoqnise qe deshiron te dije mbi te shkuaren dhe sherbyesit e qeverise diktatoriale .Ne kete opinion te timin, prap e ve theksin qe te mos krijohet asnji iluzion per denime apo hakmarrje politike por lè rritemi, te naltesohemi si njerez duke u perballe me te verteten sido qe kjofte ajo . Un ika nga Shipnia ne nji moshe adoloshente kur akoma diktatura ishte ne kambë e çdo dite po merrte me vete jete njerzish dhe ne qe ikem atehere me duket se akoma jetojme me kujtimet e hidhura te asaj kohe te erret qe jetuam ne vendin tone. Por tashme , me ramjen e perdes se hekurt , me frytet e nji demokracie ndonese akoma iliberale dhe te brishte, me nji pjese te bashkekombasve qe jetojne ne demokracite Perendimore, besoj se ka ardhe kohe per nji pajtim te shoqerise civile sepse duke kujtu te kalumen qe te mos harrojme dhe duke i shtrire dorën njani-tjetrit per nji te ardhme ma te mire, mund te arrijme qe te i mos perserisim kurre gabimet e se shkuares por te krijojme nji fushe mundesish ku secili asht i lire per me dhane ma te miren per vete ne veçanti dhe shoqnine ne pergjjthesi.
Ne perfundim, do thoja nese nuk arrihet nji transparence mbi te kalumen, nese nuk arrihet nje pranim i se vertetes dhe nese nuk falim fajtoret per hir te se ardhmes, atehere hapja e vonuar e dosjeve do te ishte nji deshtim per shoqerine civile.
Hektor Zoto-NADIA ZOTAJ says
Kush je ti mor Gjergj Lacuku qe jep mend se cfare duhet te bejne te denuarit dhe persekutuarit nga ai sistem kriminelesh.Kush te ka autorizuar ty te flasesh ne emer te tyre.Me siguri ty nuk te ka hyre nje gjemb ne kembe ne ato vite.per cfare falje flet ti,percfare transparence.Kane kaluar 25vjet cfare u be per mijera njerez qe uvrane,u burgosen.uinternuan ne kampete punes te detyruar,perse?Sepse guxuan te mendonin ndryshe.Edhe sot ne Gjermani denohen nazistet per crimet e tyre dhe ti me flet per falje.JO,JO NUK KA FALJE.
Gjergj Lacuku says
Ke te drejte z. Hektor. Un rrjedhi nga nji familje e persekutume dhe nuk jam i autorizuar nga askush. Duke pare se per 25 vjet nuk u be asgje, te pakten po kerkojme nji falje publike nga mekatnoret por prap se prap ne nuk duhet te bejme siç ben ato.Ju uroj te gjitha te mirat e Zoti jua a prifte mbare.