Nga Arjan Th. Kallço/
Nuk është ndonjë lajm sensacional për ndonjë klonim të shkrimtarit të madh, nëse do të ndodhte, do të ishte një mrekulli, por është vepra e tij që vazhdon të flasë për të. Në ditët e sotme ndoshta do të kishim më shumë dëshirë të kishim mes nesh njerëz të tillë, sesa hipokritë politikanë që vazhdojnë ende pas kaq kohësh të qëndrojnë të kapur pas krizës që t’i japin kështu një shpjegim situatës ku ndodhet bota. Që të flasin për ristratim të republikave të reja, degjoni, degjoni, pasi republika e vjetër që vetë ata e ngritën, e zhytën në kaos, e nëprkëmbën sikur të ishin padronë dhe më pas nxorën nofkën për një republikë tjetër, më të drejtë dhe më të mirë. Vitet kalojnë dhe politika mbetet në të njëjtat pozicione, me të njëjtat parulla. Dhe sa kohë duhet të presin njerëzit që të shohin atë që është shkruar në kushtetuta? Dhe sa kohë do të dëgjojnë të njëjtat broçkulla? Por le t’i kthehemi letërsisë dhe autorit Heminguei.
Ndodhi ajo që mund t’i ndodhte secilit shkrimtar në faqet e para të shkrimeve, të historisë së vet në letërsi. Dikush, ndoshta edhe duke e vlerësuar pak si tepër intuitën e vet, a nuk jetojmë në të njëtën botë qysh kur ajo u ndërtua, nuk e mori parasysh, apo e përbuzi një të ri 25 vjeçar, duke ia prerë kështu krahët me një vendim të prerë që nuk do e bonte veprën e një të panjohuri. Por historia nuk u ndal aty për shkrimtarin e ri, pasi rrugën e hapi me guximin dhe penën e vet, derisa arriti majat në panteonin e emrave më të shquar botërorë. Kush kishte të drejtë, Heminguei apo revista? Këtë vështirë se mund ta thonim qysh në fillim, pasi është fakt se revista e kishte një emër të madh në jetë, ndërsa shkrimtari ishte ende i panjohur. Deri këtu asgjë nuk i shmanget pragmatizmit dhe dialektikës: do të vlerësohet emri i njohur dhe jo i panjohuri. Por revista gaboi me sensing e saj të gjashtë, pasi nuk arriti ta kuptonte se një ditë, ai djalosh do të bëhej një mjeshtër i fjalës dhe me famë. Prandaj nëse ka mes jush, e kam fjalën për lexuesin, prej tyre që diku nëpër sirtarë ka ruajtur ndonjë fletore me shënime apo krijime, të mos bëhet pre e gabimit të revistës amerikane. Nuk i dihet sesi vjen rrotull bota. Aty ku të refuzojnë, mund të pendohen një ditë. A do të jetë vonë? Vonë nuk është kurrë për të riparuar gabimin, por a do të ketë dëshirë vetë autori t’I besojë organit që deri dje e mbajti larg? Nuk është rasti i parë, por as i fundit. Sa të tjerë kanë patur të njëjtinfat dhe më vonë bënë histori me veprat e tyre? Gabimi fatal me Heminguein u bë 90 vjet më pare, bile janë gati ta riparojnë, por janë trashëgimtarët e autorit që nuk ibnen më. Ndoshta i ati ua ka lënë amanet ngjarjen, apo ndoshta u shmangemi vendeve ku dikur na refuzuan, me idenë se është e kotë të trokasësh në derën e mbyllur.
Jeta ime në aerë me Donald Ogden Steëart, është titulli i historisë që u shkrua prej tij kur ishte 25 vjec. Janë 5 faqe, me ton humori, ndërsa po përfundonte Festa dhe Rrëketë e pranverës. Heminguei e dinte se ishte humorist – thotë i biri Patrik. U frymëzua prej Mart Tuenit. Në fakt historia nuk ka asnjë vlerë letrare. Nuk jam një fans i madh i revistës, pasi është e destinuar për mendimtarë luksi, për atë që kënaqet që ka një makinë Jaguar, sesa një Mini.
Manaxheri i revistës që merret me te drejtat e Hemingueit thotë se i kushtojnë shumë vëmendje veprave të papublikuara. Nëse do të ishte gjallë do ta kishte nder të botonte tek Vanity Fair ose do t’ia destinonte punët një lloji analize erudite që ta tregojë sesi evoluon një shkrimtar. Por tashmë për revistën duket se është diçka e pariparueshme ngjarja e 90-t viteve më parë. Na ndodh shpesh në jetë të nxitohemi për të bërë gjëra që nuk do na e marrë mendja kurrë se po gabojmë që në hapin e parë. Për më tepër me emra të mëdhenj si Heminguei që vazhdojnë edhe sot të na magjepsin me historitë e tyre të derdhura në art. Plaku dhe deti, a nuk është kryevepra që gjithëkush do të donte ta shkruante? A nuk është historia filozofike më e fuqishme që e kanë kërkuar edhe shumë filozofë të tjerë: lufto deri në pikën e fundit dhe kurrë mos u dorëzo para vështirësive të jetës, para të panjohurave. Revista Vanity u nxitua, duke e humbur betejën e saj të drejtpërdrejtë, por edhe më të rëndësihmen me gjigandin Heminguei. Besoj se edhe në ëndërr revista e sheh dhe risheh atë vendim përbuzës të gati një shekulli më parë dhe nuk gjen më qetësi. Ëndrrat herë janë të bukura, herë të pakëndshme, por vërtetohen vetëm kur bëhen realitet. Dhje realiteti flet sot me një gjuhë refuzuese në krah të kundërt. Shpërblim mëse i merituar, me të njëjtën monedhë.
Vendimii i trashëgimtarëve është se duan ta botojnë, por jo tek revista amerikane. Do të dalë me volumin e dytë, Letra të Ernest Hemingueit 1923-1925, që do të botohet vitin e ardhshëm.