SI DUHEN TRAJTUAR ‘’HERONJT E IDEOLOGJISE SE DIKTATURES KOMUNISTE’’ SOT NE DEMOKRACI ?/
Nga Filip Guraziu/Demokracia e brishte shqiptare, fatkeqesisht me kalimin e kohes vazhdon te behet edhe me e brishte, kjo per shume aresye, por njera nga kryesoret qe me rezulton sot pas 25 viteve te veteshembjes se komunizmit, eshte ‘ mosndergjegjesimi dhe mosvemendja serioze e klases politike ndaj edukimit te brezit te ri’ . Informacioni qe merr brezi i ri sot eshte kontradiktor dhe kaotik, çka nuk eshte konstruktiv, shembujt jane te shumte; qendrimi ndaj simboleve kombetare ( Skenderbeu, Nane Tereza ); qendrimi ndaj pushtimit turk, qendrimi ndaj gegnishtes; qendrimi ndaj luftes civile ne vitet e lufte se dyte boterore, qendrimi ndaj denimit te krimeve te komunizmit,… etj., Pra, platforma e institucioneve shteterore, deri sot, nuk ka arritur te ndertoje nje strategji edukuese te miratuar kolegjialisht, konstruktive dhe bashkekohore per brezin e ri. Ne gamen e gjere opinioniste te mesiperme deshiroj te veçoj qendrimin qe duhet mbajtur sot ne demokraci ndaj “ heronjve te ideologjise se diktatures komuniste shqiptare“.
Eshte fakt i njohur, se se paku “ zyrtarisht ”, te gjitha partite politike parlamentare shqiptare kane mbajtur qendrim kritik ndaj diktatures komuniste, gje fare normale dhe ne perputhje me qendrimin politik ndaj diktaturave ( te majta dhe te djathta) ne te gjithe vendet e Europes dhe me gjere. Shume persona qe kane qene ne formacionet partizane te drejtuara nga komunistet , dhe qe kane vdekur ne lufte civile kunder formacioneve shqiptare nacionaliste jane shpallur ‘deshmor ose heronj te atedheut ’, gje ne perputhje me parimet komuniste dhe me periudhen ne te cilen ideologjia e diktatures ishte paresore, edhe mbi ate kombetare ! (internacionalizmi proletar). Rastet sa me siper jane te shumta, duke filluar qe nga “Heronjt e Vigut”, rezistenca antikomuniste e Muharrem Bajraktarit, ajo e kelmendesve e kryesuar nga Preke Cali, levizja e Llesh Marashit ne Koplik, kryengritja e Postribes, perpjekjet me grupet antikomuniste te derguar ne Shqiperi nga vendet “armike”, SH.B.A dhe Europa perendimore etj. Por a duhet te vleresohen ato tituj sot ne demokraci ?, mendoj qe jo!, pasi ato te vrare nuk e paten dhene jeten ne lufte kunder pushtuesve te huaj per lirine e atedheut, por per fitoren e idealit komunist ne lufte me vellezerit e tyre shqiptar, ideal qe me shembjen e komunizmit dhe fitoren e demokracise u shperbe, u denua dhe vazhdon te denohet si imoral dhe kriminal , pra sot ne demokraci eshte absurde dhe krejtesisht e padrejte qe ti ruajne perseri ato tituj. Kaq i rendesishem ishte vleresimi ideologjik partiak ndaj rasteve te mesiperme sa qe ne veri te Shqiperise “ heronjve te ideologjise ” ju perkushtua nga diktatura nje monument madheshtor ne qender te Shkodres, kurse ‘ Tre heronjt ‘ qe vdiqen ne perpjekje kunder pushtuesve fashiste, pra per idealin kombetar u lane ne harrese!
Nje kategori tjeter per tu diskutuar eshte ajo e dekorimeve qe ‘ e majta ne pushtet’ realizoi para dy viteve si dhe e nderimeve apo titujve te nderit qe kudo neper Shqiperi nostalgjiket e diktatures i kane dhene kohet e fundit duke shfrytezuar mangesite ligjore egzistuese. Jam i mendimit qe duhet dhe meriton te nderohet e te dekorohet çdo person qe ka dhene kontribut te shquar ‘ pro Shqiperise ‘ gjate viteve te komunizmit, pasi i ka sherbyer vendit te tij duke e zhvilluar Shqiperine, por jo ato qe paten punuar ne sigurimin e shtetit , prokurori, hetusi, burgje, gjykate, media dhe ne strukturat politike partiake te cilet i paten sherbyer qorrazi ideologjise dhe diktatures komuniste dhe jane pergjegjesit kryesor te terrorit komunist ndaj popullsise shqiptare.
Eshte koha qe te kuptojme nje here e mire se demokracia shqiptare dhe ardhmja e Shqiperise drejte B.E. nuk mund te realizohet duke i thurur lavdi ideologjise komuniste. E dini perse? Shume e thjeshte, pasi denimi i krimeve te komunizmi eshte nje nder kushtet kryesore qe duhet te plotesoje Shqiperia per te qene pjese e B.E. Ne vendet europiane as qe behet fjale qe te dekorohet ose te nderohet publikisht ndonji hero i fashizmit ose i nazizmit, perkundrazi praktikat jane te tilla sa qe edhe tentativa per sa me siper denohet ne baze te ligjit. Nje i tille egziston edhe ne vendet ish komuniste te europes lindore; ne Poloni, Ceki, Lituani dhe Hungari qe shprehet: ‘ Refuzimi publik, vënia në dyshim ose degradimi e faktit të genocidit dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit të kryera nga regjimet socialiste dhe komuniste kombëtare perben vepër penale ‘
Del detyre imediate qe legjislativi dhe strukturat e pavarura qe funksionojne sipas udhezimeve te B.E. te trajtojne problemin e mesiperm per ta futur ne rrugen ligjore. Vetem ligji duhet te sundoje ne demokraci, ligji duhe te jete mbi nostalgjite romantike te nje periudhe tashme te denuar nga te gjithe aktoret politike .Sa me siper nuk eshte hakmarrje, por drejtesi shoqerore qe na e mundeson sistemi demokratik. E ardhmja e Shqiperise dhe e brezit te ri eshte shume here me e rendesishme se sa nje titull ose dekorate me karakter ideologjik. Shqiptare te ardhmen e keni ne doren tuaj, veproni.