Nga Luftar Pepmarku/
Ne Foto: Nga e djathta: Prof. Miftar Spahija, dr. Fuad Myftija,Ramiz Mena dhe Ndrec Gjergji ne Nju Jork/
Me datën 24 korrik 2015 ditën e premte ( e xhuma ) ora 13 e 30 minuta, u nda nga jeta njëri nga bijte e familjes së nderuar të fisit Mena të Lurës, Ramizi. Ai si njëri nga vazhduesit e denjë të traditave më të shkëlqyera të kombit, mbështetur në përvojën e paraardhësve të familjes së tij, e mbylli faqen e fundit të librit të madh të jetës, me plot dinjitet. Pa shkuar larg në historinë e familjes së tij, nuk mund të lë pa përmendur, ndonjë shembull që mendoj se, ka qënë busulla orientuese e gjithë qëndrimeve të Ramizit, në jetën e tij plot tallaze e dallgë të stuhishme. Gjyshi i tij Ali Mena, ishte përfaqësues i krahinës së tij, në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”. Në vazhdën e qëndrimeve të tija atdhetare, kur trupat e ushtrisë malazese kishin pushtuar Shkodrën dhe po marshonin në drejtim të Lezhës, ai vritet në ballë të luftimeve, bashkë me nipin e tij Isuf Mena në Malin e Kakarriqit, në vitin 1912. Gjyshi i tij Ali Mena, ishte përfaqësues i krahinës së tij, në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”. Në vazhdën e qëndrimeve të tija atdhetare, kur trupat e ushtrisë malazese kishin pushtuar Shkodrën dhe po marshonin në drejtim të Lezhës, ai vritet në ballë të luftimeve, bashkë me nipin e tij Isuf Mena në Malin e Kakarriqit, në vitin 1912. Forcat e Bajrakut të Lurës, nën udhëheqjen e Ali Menës, përbënin formacionin e parë të luftimeve të inkuadruara nën drejtimin e të riut 17 vjeçar Ahmet Zogu. Baba dhe axha i tij, përkatësisht Hakiku dhe Selmani e vazhduan rrugën e Aliut në të gjitha ngjarjet pasardhëse, që u zhvilluan në gjysmën e parë të shekullit XX-të. Ata do të shihen në mbështetje të Ahmet Zogut, në shpalljen e pavarësisë, në mbrojtje të trojeve amëtare gjatë luftës së parë botërore, në Kongresin e Lushnjes, në vendosjen e rendit dhe krijimin e stabilitetit, deri në 7 prillin e zi të pushtimit të vendit tonë nga fashistët italianë. Edhe në këtë rast, ata me gjithë djemtë e tyre, do të ishin në qendër të dhunës së kësaj force pushtuese, mbi 40 herë më e madhe se Shqipëria, me një potencial të madh armatimi dhe nga më modernët e kohës. Baba i Ramizit, Hakiku, i shpallur si kundërshtarë i forcës pushtuese, arrestohet dhe e çojnë në pikën e grumbullimit në qytetin e Beratit, prej nga ku do t’i nisnin në ishujt e Italisë. Mosha e vjetër dhe rëndimi i gjendjes shëndetësore, i detyruan autoritetet pushtuese t’ia dorëzojnë familjes, për ta kthyer në Lurën e tij të dashur. Këtu i mbylli sytë përgjithmonë edhe ky luftëtarë i vendosur i familjes Mena, kariera e të cilit kishte filluar në vitet e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, me mbarimin e shkollës ushtarake në kryeqytetin e perendorisë, në Stamboll. Në këtë kohë, gjimnazisti i viteve të para Ramiz Mena, u bashkohet protestave dhe demostratave antifashiste, ku ishte angazhuar rinia e kohës. Rrjedha e ngjarjeve e vuri familjen e tij në llogoren e një lufte të re, me rrëmbyesit e flamurit të fitores së luftës, kur lufta me pushtuesit kishte mbaruar dhe nuk do të kishte të mbaruar, ajo mes shqiptarëve. Ramizi edhe në këtë luftë, do të ishte krah vëllezërve dhe axhës së tij me djem, nga të cilët 9 u vranë maleve të Shqipërisë, nga forcat e diktaturës. Gjatë viteve të burgut jetoi me dinjitet mes vëllezërve Ali, Isa, nipit Mexhit Mena. Mes miqve e shokëve Sami Kupi, Xhaferr Kurti, Zini Dervishi, Akil Basha, Enver Hasa e mjaft personalitetesh të tjera me emër, në historinë e qëndresës antikomuniste shqiptare. Ai nuk u dëgjua të fliste ndonjëherë për vuajtjet e tija në mal, gjatë viteve të arratisë, në burg gjatë viteve të vuajtjes së dënimit, në internim ku e kaloi jetën bashkë me familjen e tij, deri në vitin nëntëdhjetë, të shekullit XX-të. Ndonëse kujtonte me dhimbje dhe tregonte rrjedhshëm e deri në detaje, për qëndresën dhe vuajtjet e shokëve në burgjet dhe kampet e internimeve. Skena të tmerrshme nga qelitë e burgjeve, Këneta e Maliqit, Kampi i Bedenit e deri te mbathja e nallçeve, në shputat e këmbëve me gozhdë në Kalanë e Gjirokastrës, janë disa nga skenat rrënqethëse që nuk të shqiten nga mendja. Ai do të shprehej me respekt e konsideratë të lartë mes të tjerësh, për Ibrahim Sokolin, Dom Mikel Koliqin, Ahmet Kolgjinin, Ded Gjonmarkajn, Angjelin Martinajn e shumë të tjerë. Nuk ishte në natyrën e tij, të përgojonte e të fliste keq edhe për ndonjë,që vuajtjet dhe turturat mund ta kishin përkulur. Pas vitit nëntëdhjetë, do të shfaqej madhërisht mes një grupi idealistësh siç ishin, Ibrahim Sokoli, Sami Kupi, Ahmet Kolgjini, Lin Martini, Akil Basha, Skënder Kalaja ( Zogolli ) Gjon Përjaku e shumë të tjerë, që do të duhej një listë e gjatë për t’ i përmendur të gjithë. Ramizi shquhej midis tyre, për një përkushtim të jastëzakonshëm, një maturi dhe durimi të admirueshëm, gjithnjë modest në qëndrimet e tija, larg bujës e të dukurit në rreshtat e parë apo tribunave të kohës. Me këto vlera që posedonte, do të fitonte shumë shpejt simpatinë dhe respektin e NMT Lekës I Mbreti i Shqiptarëve, Nipit të Mbretit zog ing. Skënder Zogut, nipit tjetër të mbretit Princ Tatit, Fuat Myftisë, Hysen Mulosmanit e shumë të tjerëve nga diaspora shqiptare. Gjithnjë konseguent në qëndrimet e veprimet e tija, mes legalistëve, bashkëvuajtësve, rrethit shoqërorë e miqësorë. Për ilustrim të modestisë së tij, po sjellë në kujtesë një episod në njërin prej takimeve të viteve të para, pas legalizimit të PLL. Ishim në vendlindjen e Mbretit Zog I, në fshatin Burgajet të Matit. Shumë veta ngjisheshin pas stomit ku do të flisnin oratorë të ndryshëm. Mbaj mend në këtë takim veç të tjerësh ishte edhe doktor Fuat Myftia. Aty rreth tij u vu re një lëvizje njerëzish. Dikush tha: Po kërkojnë z. Mena për ta pas në krah në vendin nga ku do të mbaheshin fjalimet. Kur e shohin diku nga cepi i turmës me vështrimin matanë kodrave të Burgajetit, në drejtim të Klosit. E thirrën dhe erdh e u bashkua me shokët, në krah të Fuat Myftisë. Më vonë dikush e pyeti: -Përse e bëre këte shmangie atë ditë në Burgajet? Ai u përgjigj: -Kisha vite pa ardhur këtyre anëve, se e kishim të kufizuar lëvizjen. Merre me mend, deri në vitin 90-të, në mal, në burg dhe në internim, pa e patur një ditë të vetme lirie. E shpeshherë, më duket sikur dëgjoj zërat e vëllezërve të vrarë dhe të axhës Selman. Mjerë kush mbetet i fundit, për t’ i kujtuar tmerret e viteve të diktaturës. Isha përqëndruar me vështrim nga pylli i fshatit Mallunxë. Atje u rrethuam befasisht dhe mbetën të vrarë nga familja jonë, Mixha Selman me tre nga djemtë e tij. Asnjë nga ne që shpëtuam, nuk doli pa plagë në trup, nga ai rrethim. E çfarë të kujtosh më parë nga jeta e tij. Bashkëvujtësit e tij, shumica janë larguar nga kjo botë me kohë. Natën e parë të buajtjes së trupit pa jetë të Ramizit në shtëpinë e tij, ishin pasardhës të bashkëvuajtësve të tij. Ata e ngrysën natën pa mbyll sy, duke kujtuar episode nga jeta e Ramizit. Vdekja është njëri nga ligjet e natyrës. Asajë nuk i shpëtojnë as shenjtorët, as mbretërit e perandorët. Por e rëndësishme është kur njeriu le pas vetes, pasardhës dinjitoz. Vdes me faqe të bardhë dhe kanë se çfarë të kujtojnë për mirë të gjallët pas tij. Kujtime këto që shpresoj t’ua lehtësojnë dhimbjen fëmijëve, vëllait, motrave, nipave e mbesave, miqëve e shokëve, të gjithë atyre që e deshën dhe i deshi aq shumë në jetë. Sado të shkruaj, është e pamundur të përshkruhen të gjitha ngjarjet e një jete kaq të mbushur me vuajtje e sakrifica të përballuara me dinjitet e ndershmëri. Në jetën e Ramizit prej gati 90 vitesh, shkëlqyen mrekullisht vitytet dhe thjeshtësia. Po e mbyll këtë shkrim duke uruar që ti kenë jetë pasardhësit dhe qoftë i paharruar kujtimi i tij.(E dergoi Hakik Mena)
Skender Zogu says
Tue i pérsérité ngushllimet familjes Mena déshirojé me shprehe disa fjalé pér rahmetlin Ramiz Mena;Uné e takoa herén e paré né vitin 1993 kuré erdhém si delegacion i Oborrit Mbretnorné Shqipni.Ramizi me shoké n’a pritin me dashuri dhe mbetén besnik dhe ma té afért.Shérbimet qé ka dhané Ramiz Mena Familjes Mbretnore si ashtu Partisé té Legalitetit nuké harrohen dhe jimi shumé mirénjoftun;I lutem Zotit Madhé qé shpirti Ramizit té pushojé prané pjestarét té familjes tij dhe familjes mbretnoré né Xhenet;
Eugjen Merlika says
Nderim i sinqerte kujtimit te paharrueshem te te ndjerit Ramiz, se bashku me urimin e prehjes ne paqe te shpirtit te tij bujar. Ngushullimet me te perzemerta familjes, me te cilen kemi ndare vite te gjata e te veshtira te nje jete internimi ne kampin e Gradishtit. I paharrueshem emri i tij ne zemrat e te gjithe dashamireve.
Sali Bollati says
Trashegimia e NDERIT TE FAMILJES dhe aqe me teper e DASHURISE,RESPEKTIT DHE PERKUSHTIMIT NDAJ ATDHEUT TREGOHET HAPTAS ATEHERE KUR FEMIJET E PASARDHESIT I TRASHEGOJNE ME SE MIRI KETO VETI TE RRALLA ATDHETARE. Duke shprehur Ngushellimet me te SINQERTA te Familjes sime, per Largimin nga kjo jete te ATDHETARIT TE PERKUSHTUAR Z.RAMIZ MENA, VLERESOJME KRENARINE ATDHETARE TE PASARDHESVE, NIPERVE TE TIJE Z. HAKIK DHE RITVANA MENA QE ME JETEN, PUNEN DHE VEPRAT E TYRE ATDHETARE TREGOJNE ME VENDOSMERI VAZHDIMESINE E VEPRES SE TE NDJERIT Z.RAMIZ MENA, PER TE MIREN DHE TE ARDHMEN E ATDHEUT TONE-SHQIPERISE SE VERTETE!!PUSHOFTE I QETE NE XHENET!
sami repishti, USA says
Ngushellimet e mia ma te thella per familjen e te ndjerit Ramiz Mema. Zoti i dhashte paqen e perhereshme.
Kam njohe dy pinjolle te familjes me emen te madh Mema e Lures. Isa Mema, ka qene i burgosun dhe bashkevuejtes i imi per disa vite. Ka qene nji shembull i qendrimit burrenor gjate vuejtjeve te rande ne burgje e kampe te punes rreth e rrotull Shqiperise. E kujtoj me mall.
I dyti, Ali Mema, ka qene student i gjimnazit te Shkodres. Aty kemi nda se bashku klasen e studimit dhe kemi marre njohuni te pergjitheshme ne pergatitje per jete. Me ardhjen e diktatures komuniste bota e jone u shpartallue keqas, dhe shume nga koleget e shkolles u vrane.
Nuk di fatin e Aliut, por kudo qofte, ai meriton te gezoje nji jete te qete dhe frytdhanese.
Edhe nji here ngushellime.
Hakik Mena says
Te nderuar z. Skender Zogu, Eugjen Merlika, Sali Bollati dhe Sami Repishti , ju jam mirenjohes dhe ju falenderoj ne emer te familjes se Ramiz Menes ( si nip I tij) per ngushllimet dhe respektin qe ju keni shfaq nda njeriut tone te dashtun. Ngushllime edhe per ju si bashkevuejtes dhe bashkepuntor te tij. Z Repishti Ali dhe Isa Mena jane vlleznit e mdhej te Ramizit. Isaja u vra ne kufi pak para se doli prej burgu ndersa Aline dyshohet se e myten ne burgun e Tiranes ne 1960. Ke nji interviste te z. Viktor Martini po ne dielli qe I dedikohet Ali Menes. Titullohet; Viktor Martini: Regjimi komunist dënonte edhe kufomat e të vdekurve. Ju uroj te gjitheve cdo te mire.