Nga Suzana Tahiri/
Çdo popull apo komb krenohet me mendjet e tij të ndritura që lindin në epoka të caktuara dhe mbeten përjetësisht të tillë në universin botëror.
Fatin e grekëve, të italianëve, të spanjollëve, të anglezëve, e kanë edhe shqiptarët me shkrimtarin e tyre më të spikatur, Kadare.
Këtë fat gjithashtu e ka edhe kontinenti i vjetër Europa me pesë personalitete, çka nuk ka ngjarë me kontinente të tjerë.
Dhe jo se në ato territore nuk ka pasur kulturë, nuk ka pasur letërsi, por sepse personalitetet e tyre të shquara kanë mbetur brenda kontinentit apo kanë qenë përfaqësues të një gjuhe që shpesh shtrihej edhe në më shumë se një shtet.
Homeri, shekulli IX para Krishtit, autori i kahershëm i antikitetit grek, me dy librat e tij “Iliadën” dhe “Odisenë” shenjoi shtyllën e parë të gjeniut të pavdekshëm.
Dante Aligeri, 1265 -1321, pararendës i Rilindjes Europiane, me “Komedinë hyjnore” do t’i ngrinte italianët në panteonin e letërsisë së përbotshme, duke përvijuar shtyllën e dytë të një gjeniu të papërsëritshme.
Afërsisht tre shekuj më vonë dy bashkëkohës mendjendritur, Servantes i spanjollëve (1547-1616) dhe Shekspiri i anglezëve (1564-1616), i pari me një grup veprash në prozë që kulmojnë me “Don Kishotin e Mançës” dhe i dyti me një korpus dramash, arritën të rreshtohen në shtyllën e tretë dhe të katërt të një pasurie botërore që lexohen dhe rilexohen brez pas brezi.
Midis shekujve XX-XXI, pikërisht në atë periudhë kur ka filluar edhe dhënia e çmimit Nobel për letërsi, një shkrimtar i përmasave të katër të parëve, është autori shqiptar Ismail Kadare, ndër më të përkthyerit sot në botën modern dhe i mirënjohur në gjuhët më të mëdha.
Me përjashtim të Homerit, kur ende nuk ka një përcaktim të saktë të vitlindjes dhe vitvdekjes, të katër shkrimtarët e tjerë, janë në këpërcyell të dy shekujve, por pavarësisht kësaj rastësie, gjenia e tyre e papërsëritshme, e pangjashme, i ka shndërruar në pesë shtylla bazë të letërsisë botërore.
Jakov from Israel says
Me fal Suzana ,sepse je shume e bukur per tu konfrontuar me ty ,kete here me duhet ta bej .PO i ben nje kompliment aq te madh Kadarese duke e krahasuar me Homerin apo Danten e Shekspirin , sa do tu dridhen kockat plot te tjereve shkrimtare e poete si Bajroni ,Geteja Heminguej Xhek Londoni e plot te tjere atje ku jane (disa nuk i kane as kockat )Nuk ja ul vleren talentit te te adhuruarit tend ,por duhet ti kishe thene te gjitha me qe e nise .Ajo qe dallojme tek Kadarea si tek asnje tjeter nga qe permende ti dhe une ka nje disonance ne veprimtari apo dyjezim ne qendrime .I pari fillon nga lindja e tij s e deri ne 1990 e tjetri nis qysh kur arriti ne France deri me sot .Harrove te thuash se sa dreka e darka ka kaluar ai ne shoqerine e nje krimineli per te cilin shpenzoi gjithe letren qwe kish dhe bojen ,duke i bere elozhe e e duke i ngjitur ati epitete qe nuk i takonin fare ,Pse ? Kadareja yt eshte nje servil klasik qe iu lepi diktatures duke marre edhe pste drejtuese ne qeveri si nenkryetar i frontit demokratik te Shqiperisesi zevendes i shtriges Zonjes Makbet ,gruas se Kriminelit me te madh ne historine e popullit shqiptar ,Ne se kam te drejte per keto qe them ,kij guximin te shkruar dyfjale e te kerkosh falje per ato qe thua ,zonjez e bukur ,Kontrollo pak mendjen kur flet e mos u shih vetem ne pasqyre –sepse ajo nuk tregon te verteten .