VAJZA 19 VJECARE, ADRIOLA SPAHIU, ËSHTË E BIJA E KRYETARIT TË DEGËS SË VATRËS NË JACKSONVILLE, Z. ADRIATIK SPAHIUT/
Ka ndodhur një aksident tragjik në Florida, ku ka humbur jetën vajza e madhe e Adriatik Spahiut, kryetar i degës së Vatrës në Jacksonville dhe anëtar i këshillit të Federatës VATRA.Aksidenti ndodhi të Martën me 14 tetor rreth orës 2.00. Makina e Adriolës, një Nissan Altima u përplas me një Prius Toyota, të cilën e voziste 81 vjecari Robert Amell, ky u dërgua në gjendje të rëndë në spiatl. Aksidenti ndodhi në Highway 1, afër Hilden Road, në veri të Shën Agustinit.
Zyra e Sherifit në St Johns County, informoi për aksidentin.
Vdekja aksidentale e 19 vjecares Adriola Spahiu, ka shokuar e tronditur, jo vetëm prindërit, motrën e Adriolës, të gjithë komunitetin shqiptar,të gjithë vatranët, por edhe fqinjët e tyre amerikanë.
Fqinji i familjes Spahiu, John Decker, tha se ksihte kaluar pranë aksidentit dhe kishte njohur makinën e fqinjëve të tij Spahiu. Fillimisht ai nuk donte t’i besonte syve, por ishte ajo, vajza e fqinjit të tij, Ardiola. I biri i Decker, Kalvin tha për News 4Jax.com, se kjo tragjedi e rëndë , nuk ishte vetëm humbja e një fqinje, por humbja e një miku, e një njeriu të mirë.
Federata Vatra dhe Gazeta Dielli në këto caste të vështira ngushëllojnë familjen Spahiu për humbjen e madhe. Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj dhe Editori i Diellit u lidhën menjëherë pas aksidentit me familjen Spahiu, duke u shprehur ngushëllimet më të thella për këtë tragjedi familjare.Shpirti ne Paqe Adriola!
Telefoni i Adriatik Spahiut: 1- 904-520- 22-91
lek mirakaj says
Ngushllimet më të sinqerta familjes.
vjollca dervishi says
Ngushellime per humbjen e vajzes tuaj.RIP
Beta says
Ngushtimet tona e zoti ju dhafte kivet!
Sadik Elshani says
Ngushellime e mia me te thella familjes Spahiu.
Aleksander Pervaza says
Me shume Keqardhje Ngushellimet Tona Familjare , Ardiola Pushofte ne paqe.
Monda Hamitaj says
Percjelle ngushellimet e mia familjes Spahiu per humbjen tragjike te engjellit te tyre .duke e kthyer dhimbjen ne force .
U prefte ne paqe engjelli juaj .
T’ju rrojne femijet dhe vec gezime paci.
Bashkim Musabelliu says
ngushellimet me te sinqerta per familjen Spahiu, vdekja aksidentale e vajzes suaj eshte shokuese per ju ne radhe te pare, per te afermit dhe gjithe komunitetin qe u njeh dhe ju respekton. Shpirterisht ndodhem pran jush ne pamundesi per te marr pjese edhe fizikisht. U prefte ne paqe shpirti i saj.