• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DRINI KUPI, 28 VJEC, NDERROI JETË NË NJU JORK

August 13, 2017 by dgreca

1 ok Drini KupiNJOFTIM- DRINI KUPI, 28 VJEC, NDERROI JETË NË NJU JORK/

Një lajm tragjik vjen nga familja e Lulzim Kupit më banim në Nju Jork: Djali i tij, Drini Kupi, 28 Vjec, ka humbur jetën në një aksident me motorcikletë.

Familja Kupi njofton komunitetin se pret ngushellime Ditën e Hënë,

14 Gusht 2017 nga ora 5.00 PM deri në orën 9 PM dhe të Martën me 15 Gusht 2017 nga Ora 5 PM deri në 9 PM.

Arkivoli me trupin e  të ndjerit do të pushojë në :

Memorial Chapel në adresën:

114-03 Queens Blvd

Forest Hills, NY 11375

Gazeta Dielli i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Kupi dhe fton komunitetinqë që t’i gjendet pranë Familjes Kupi për t’ia lehtësuar dhimbjen.

Filed Under: Opinion Tagged With: aksident, deal i Lulzim Kupit, Drini Kupi, humbi jeten

Lëvizja Vetëvendosje: Aktivisti i burgosur Astrit Dehari humb jetën

November 7, 2016 by dgreca

-Ramush HARADINAJ-AAK:Shteti duhet të japë përgjigje për çfarë ndodhi sot në Prizren/
protesta-vv
-Ministria e Drejtësisë e qeverisë së Kosovës në një komunikatë sonte bën të ditur se është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për vdekjen e të paraburgosurit në Spitalin Rajonal të Prizrenit/

astrit-dehari

Prishtinë, 5 Nëntor 2016/ Një i ri aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka humbur sot jetën në moshën 26 vjeçare në Prizren, ka njoftuar subjekti më i madh opozitar në Kosovë.

Astrit Dehari mbahej në burg prej 68 ditësh si i burgosur politik me prova të fabrikuara në një proces të montuar gjyqësor, bëhet e ditur në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kërkohet zbardhje e plotë e rastit dhe përgjegjësi institucionale për humbjen e jetës së Astrit Deharit.

Në komunikatë më tej thuhet: Në këto momente të rënda për familjarët dhe shokët e Astrit Deharit, dhe për të gjithë ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! po ndjek nga afër deklaratat kontradiktore të organeve të shtetit të Kosovës lidhur me vdekjen e tij. Astrit Dehari po mbahej në burg prej 68 ditësh bazuar mbi akuza të montuara për terrorizëm nga Prokuroria dhe Policia e kapur e Kosovës. Astrit Dehari ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nga njëra anë, Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur rrugës për në Spitalin e Prizrenit për shkak të konsumimit të barnave. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur pasi ka mbërritur në Spitalin e Prizrenit dhe ende nuk ka nxjerr raport mbi vdekjen e tij. Burime të tjera tregojnë se Astrit Dehari mund të ketë vdekur në burg si pasojë e mungesës së duhur të kujdesit ndaj shëndetit të tij. Kurse kryeprokurori i Prizrenit deklaron se vdekja është e dyshimtë. Të gjitha këto janë informata kontradiktore dhe të papërputhshme.Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë disa herë thirrje dhe protesta për lirimin e aktivistit Astrit Dehari dhe 5 aktivistëve të tjerë që ende mbahen si të burgosur politikë. Protesta e fundit për lirimin e aktivistit Astrit Dehari është mbajtur dje pranë burgut të Prizrenit, por kërkesa jonë e drejtë ka rënë në vesh të shurdhër.

Përtej deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, ndërkohë që ende jemi duke bërë maksimumin për të marrë vesh të vërtetën e plotë mbi ngjarjen, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban pikësëpari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara.

MINISTRIA E DREJTËSISË ËSHTË NJOFTUAR NGA SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS PËR VDEKJEN E TË PARABURGOSURIT

Ministria e Drejtësisë e qeverisë së Kosovës në një komunikatë sonte bën të ditur se është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për vdekjen e të paraburgosurit A.D., në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në momentin e marrjes së lajmit, janë aktivizuar të gjithë mekanizmat dhe institucionet relevante për t’u marrë me rastin.Zyrtarët e Shërbimit Korrektues, tashmë po kryejnë veprimet për sqarimin e rastit. Përveç kësaj, me kohë janë njoftuar ekipet e policisë, ndërkohë ekipi i Mjekësisë ligjore dhe Prokurorisë janë duke punuar për hetimin dhe sqarimin e rastit.Ministria e Drejtësisë i shpreh ngushëllime pjesëtarëve të familjes së të ndjerit A.D, duke ndjerë keqardhje të thellë për rastin tragjik dhe siguron opinionin se do të njoftohet me kohë, posa të merret raporti zyrtar nga organet gjegjëse.

NJOFTIMI I SHËRBIMIT KORREKTUES TË KOSOVËS

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se sot, më 5.11.2016, në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D., ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik.
I pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.

DEKLARATE E RAMUSH HARADINJAT

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj deklaroi:Vdekja e Astrit Deharit, një aktivisti politik, në një burg në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vdekjes, është një ngjarje e trishtë për të gjithë ne, edhe si politikë edhe si shtet!

Kemi mundur të kishim bërë më shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë vend!

Shteti duhet të japë përgjigje për çfarë ndodhi sot në Prizren.

Në këto momente dhimbjeje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në Vetëvendosje, në emrin tim dhe të kolegëve të mi në AAK, ngushëllimet më të sinqerta!

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Dehari, humbi jeten, vetevendosja

Humbi jetën 16-vjeçarja shqiptare në Pennsylvania

December 19, 2014 by dgreca

BENSALEM, PANNSYLVANIA : Duke iu referuar një video të trasmetuar, dje, prej kanalit 6 televizivë – WPVI-TV abc, thuhet se policia – po punon duke ndërtuar skemën e vdekjes së një vajze 16 vjeçare e goditur me makinë e tipit Ford Bronco- cila drejtohej nga një 18 vjeçarë, në qytetin Bensalem në Pennsylvania, te enjten pasdite. pasdite.
Shefi i policisë së qytetit ka pranuar se policia po punonë për të ndërtuar skemën një çështje penale, të ngritur kundër një shoferi 18-vjeçar, i cili solli dhe vdekjen një vajze 16-vjeçare – e cila në momentin që u goditë nga makina – ishte duke marrë autobusin e shkollës së saj – pikërishtë, dje të mërkurën në mëngjes.
Fatkeqësishtë, mësohet se viktima e këtij aksidenti tragjikë, është një vajzë shqiptare e quajtur Minete Zeka, një i studente në Shkollën e Mesme Bensalem, e cila gjeti vdekjen pas përplasjes së automjeteve në kryqëzimin Bensalem Boulevard dhe Bridgewater Road. .
Megjithëse, deri tani thotë televizioni abc, nuk ka pasur asnjë akuzë të ngritur kundër shoferit 18 vjeçar – studenti i Shkollës së Mesme Buck County Technical, por policia thotë se automjetiti të tij mbas inspektimit i janë gjetur probleme të shumta, që lidhen edhe me goditjen e vajzës 16 vjeçare.

Një zyrtar i policisë e përshkroi automjetin SUV tipi Ford Bronco, si një “makinë me shumë probleme të rënda.”
Burimet e televizionit thonë atij i mungonte edhe “uji shkrirës” që lanë xhamat e makinës – mbasi në atë moment të aksidentit xhamat e automjetit mund të kenë qenë të mbuluar me akull.
Televizioni i kanalit të 6 televizivë – WPVI-TV abc, ka mësuar automjeti nuk mund të ketë qenë edhe i regjistruar ligjërisht.
Policia, thotë simbas hetimeve se shoferi as nuk e ka parë viktimën – përderisa ai ka ” injoruar dritat e ndezuara të cilat janë shenja për të ndaluar dhe hapur krahun për autobusin e shkollës kur është i ndalur duke marrë ose zbritur nxënsit e shkollës.
Hetuesit, thonë se kanë konfiskuar edhe telefonin celular të shoferit për të përcaktuar nëse ai kishte qenë në përdorim në kohën e aksidentit.
Stacioni i Policisë në qytetin Bensalem ka hedhur një numër telefoni dhe kushdo që mund të ketë qenë dëshmitarë i këtij aksidentit – mund të kontaktojë hetuesit në këtë numër : 215-633-3719.
Në natën e mërkurë, pra dje miqtë dhe familja u mblodhën për të kujtuar Minete Zekën, në vendin ku ajo mbeti e vdekur si pasojë e këtij aksidenti tragjikë, duke ndezur qirinjë, dhe u lutur për shpirtin e saj duke vendosur edhe lule tek fotografitë e saj në anë të rrugës.
Në një postim në rrjetin social facebook Shoqata “Bijte e Shqipes”, në Philadelphia, shkruan se ndjehet shumë e tronditur nga njofimi për vdekjen aksidentale të vajzës 16 vjeçare Minete Zeka, e bija e Selim Zekës nga Kosova – me banim në Bensalem,
Kurse shton se “Duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe gjithë të afërmit e saj, Shoqata “Bijtë e Shqipes” bëhet pjesë e kësaj dhimbje dhe njëkohësisht lutet që – familja Zeka të gjejë forcë për t’a përballuar këtë humbje të madhe të vajzës së tyre të dashur./B.Sina/

Filed Under: Komunitet Tagged With: 16-vjeçarja shqiptare, Beqir Sina, humbi jeten, në Pennsylvania

HUMBI JETËN NË NJË AKSIDENT TRAGJIK NE FLORIDA SHQIPTARJA 19-VJECARE, ADRIOLA SPAHIU

October 15, 2014 by dgreca

VAJZA 19 VJECARE, ADRIOLA SPAHIU, ËSHTË E BIJA E KRYETARIT TË DEGËS SË VATRËS NË JACKSONVILLE, Z. ADRIATIK SPAHIUT/

Ka ndodhur një aksident tragjik në Florida, ku ka humbur jetën vajza e madhe e Adriatik Spahiut, kryetar i degës së Vatrës në Jacksonville dhe anëtar i këshillit të Federatës VATRA.Aksidenti ndodhi të Martën me 14 tetor rreth orës 2.00. Makina e Adriolës, një Nissan Altima u përplas me një Prius Toyota, të cilën e voziste 81 vjecari Robert Amell, ky u dërgua në gjendje të rëndë në spiatl. Aksidenti ndodhi në Highway 1, afër Hilden Road, në veri të Shën Agustinit.
Zyra e Sherifit në St Johns County, informoi për aksidentin.
Vdekja aksidentale e 19 vjecares Adriola Spahiu, ka shokuar e tronditur, jo vetëm prindërit, motrën e Adriolës, të gjithë komunitetin shqiptar,të gjithë vatranët, por edhe fqinjët e tyre amerikanë.
Fqinji i familjes Spahiu, John Decker, tha se ksihte kaluar pranë aksidentit dhe kishte njohur makinën e fqinjëve të tij Spahiu. Fillimisht ai nuk donte t’i besonte syve, por ishte ajo, vajza e fqinjit të tij, Ardiola. I biri i Decker, Kalvin tha për News 4Jax.com, se kjo tragjedi e rëndë , nuk ishte vetëm humbja e një fqinje, por humbja e një miku, e një njeriu të mirë.
Federata Vatra dhe Gazeta Dielli në këto caste të vështira ngushëllojnë familjen Spahiu për humbjen e madhe. Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj dhe Editori i Diellit u lidhën menjëherë pas aksidentit me familjen Spahiu, duke u shprehur ngushëllimet më të thella për këtë tragjedi familjare.Shpirti ne Paqe Adriola!
Telefoni i Adriatik Spahiut: 1- 904-520- 22-91

Filed Under: Vatra Tagged With: Adriatik Spahiu, Adriola Spahiu, aksident tragjik, humbi jeten

Njoftim Tragjik nga Kanadaja

June 28, 2014 by dgreca

Komuniteti shqiptar i Kanadase njofton se bashkekombasi Ismet Dakaj, 46 vjecar, me banim ne Toronto, humbi jeten tragjikisht ne nje aksident ne vendin e tij te punes ne Toronto. I ndjeri Ismet ka qene luftetar i UCK qe nga viti 98, ku se bashku me vellaun Labinotin u rreshtua ne ceten e Ramush Haradinaj ne Jabllanice te Gjakoves. Pas luftes se bashku me familjen emigroj ne Kanada ku ju bashkua familjes se gjere qe kishin arritur si refugjate te luftes ne Kanada. Varrimi i te ndjerit do te bejhet ne atdhe, ne qytetin e Pejes.

Filed Under: Kronike Tagged With: humbi jeten, Ismet Daka, ne aksident

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT