Nga Ilir Levonja/
I dashur Blush
Në romanin tend ”Të jetosh në ishull” fq 269, ti shkruan. ”Çifutët dhe Jezu Krishti me të gjithë apostujt e tij nuk kanë folur greqisht.” Po përfitojë nga rasti të them se është një libër i madh.Një punë e madhe.Të cilin e kam rilexuar. Dhe e kujtoj. Pra qysh këtu, bëhet fjalë për një mashtrim të madh njerëzor. Ose përvetësim. Të cilin po ti e shpjegon në paragrafët e mëposhtën, duke përmendur një lloj xhelozie të grekëve që ishin të pa fe,. Grekët e kohës post Krisht. ”i morën librat e shenjtë dhe pasi i ndryshuan, i përkthyen siç deshën, duke zhdukur të vërteta e shenjta”.
Kurse sot në shkrimin tuaj, me titull ”Kur do flasë Anastasi shqip?” të dt 13 prill 2015, të shpërndarë kudo dhe që po dominon webet për nga numri i klikimeve, duket sikur nuk po beson më as veten. Ose ndofta është një lloj gjëndje e vakët që e kap krijuesin, sa here kur hahet me vetveten për zgjedhjen e temave. Ose, ose i ka gjetur, i ka në kokë dhe bën zgjedhjen. Që në fakt ai e di se është një skup për të patur gjithnjë vëmëndje.
Dhe duhet të them, se fal mjeshtërisë tënde, përmes asaj metonime hapësinore, ku ti i shikon gjërat e zhvendosura dhe me keqardhje etj…, sjell gjithmonë punë që përbëjnë sukses. Qofshin këto edhe me firo përbrenda. Gjithsesi duke iu referuar Blushit, po theksojë se, kur ata përkthyen, përvetësuan, dhe besojnë verbërisht se çdo ortodoks është grek. Ashtu sikur edhe sllavët. Nuk e kanë për asgjë t’ja bëjnë shqiptarëve. Dhe po ja bëjnë.
Unë do ndalem pak në konstatimin tend tek paragrafi i fundit i shkrimit. Kur thua ”Anastasi nuk ka nevojë të përkthehet dhe nuk duhet të përkthehet, sepse ai ka detyrimin dhe dijen e duhur për të folur shqip. Hirësia duhet të flasë shqip.”
Nuk është aspak fjala se di apo nuk di Anastasi shqip? Ashtu si ty, Anastasi është njëri I penës. Krijonjës. Kërkush tjetër më mire se njerëzit e penës nuk e di thelbin shprehimor, se bota e shpirtit, ajo që ndjen, ajo që të dhëmb, ajo që do të sjelllësh të gjallë për të tjerët…., asesi s’mund tu afrohet njerëzve veçse në gjuhën tënde. Edhe pse Anastasi nuk e bën këtë qëllimisht, e kompromenton estetika. E kompromenton curricula e tij, e kompromentojnë ata shqiptarë që i gëzohen pushtimit material. Të shkëlqimit të dhuruar.
Eshtë e bërë e modës që sa here mbahet mesha e Pashkës, të fillojë ky avaz.
I dashur Blush, që mos të zgjatem.
Problemi nuk është tek Anastasi. Por tek ne. Tek kollajllëku jonë për t’ju nënshtruar pushtimit material. Nuk e shikon si mburremi me dhuratat e botës. Sikur nuk kemi baltë, ujë dhe gurë për të ndërtuar kisha, apo xhamija. Ne sot po vritemi edhe për Turqinë, me njëri-tjetrin. Gjithmonë për hatër të kollajllëkut të dembelit karshi të mirave materiale të dhuruara. Kemi mendjemadhësinë e duhur sa ta quajmë bashkëpunim një uzurpim, pushtim pesëqind vjeçar.
Ti ishe një që ike. Nuk e ndjeve, nuk u binde. Në ringjalljen e Krishtit. Për shkakun e ligjëratës në gjuhën e huaj. Në këtë magji të besimit njerëzor. Po si kujton, se u bindën ata të tjerët? Asesi. Ata nuk e kishin mendjen dhe shpirtin tek Anastasi. Por tek shkëlqimi i tij. Diçka duhet të pikojë aty.
Illo says
Kam te njejtin mendim per Janullatosin . Kleriket shqiptare te tera besimeve , por me shume ortodokset , jane martirizuar per gjuhen shqipe . Autoqefalia , qe realizoi Noli , per kishen ortodokse , eshte fituar me shume sakrifica nga kishat greko – serbe . Te lexosh liurgjite greqisht , eshte tradheti e paster e doktrines kishtare noliane . Vet autoritet kishtare dhe ato shteterore duhet te ngrihen ne lartesine e detyres . ne se janullatus nuk e ben meshen shqip , duhet te gjendet mekanizmi ligjor , per ta larguar nga pozicioni qe ka marre . I. Foto
Jakov from Israel says
Librii Blushit eshte vertete nje krijim i bukur dhe e respektoje si autor me kulture ,…..POR..ai pa pike respekti per nje kombesi qe e njeh gjithe bota i emerton ata me fjalen Cifute -duke e ditur mire se kjo fjale eshte fyese per kombim hebre apo jehudi .Nuk ma do mendja se Z.Blushi kete fakt nuk e di .Persa i perket greqishtes se apostujve te Krishtit edhe Blushit duhet ti kujtoje se ata ishin totalisht hebreje se se KURRE nuk kane folur greqisht Greket dhe gjithe kristjanizmi TORANE tone ,e perkethyen sic donin duke shtremberuar fakte me nje qellim te caktuar –Te armiqesojne hebrejte me dy fete e tjera te cilat pervehtesuan shumicen e postulateve te librave tone te shenjete .Deri me sot –deklarojne me te madhe se Krishtin e tradhetoi Juda ,mik i ngusht i tij .Kjo behet me qellim te caktuar qe permenda me siper .Se paku pranoni me ndershmeri se kto fe qe kini sot Kristjane e musulmane ,e kini prej nesh sepse jetonit ne paganizem .Vet Papa Giovani e ka pranuar nje fakt te tille kurse Blushi na fyen me qellim dhe ben sikur ska thene asgje te tepert ,por mburret me kete fjali duke i bere qejfin grekeve .Si shkrimtar e cmoje ,por ,ky fakt flet per nje mungese sinqeriteti nga ana e tij .