Shkruan:Ilir Levonja-Florida/
Deri sot e kësaj dite, Shqipëria nuk ka një numër të saktë emigrantësh. Megjithëse flitet për shifrën 1 milion. Kaq shumë njerëz i kanë ikur vendit. Ata sot janë pjesë e botës globale. Pavarsisht kohës, shteteve. Apo politikave diskriminuese dhe përpjekjes për mbijetesë. Ashtu sikundër plot të tjerë janë
bërë një me vendet pritëse. Madje qytetarë të devotshëm. Jo vetëm përmes detyrimeve ndaj shtetit pritës, por edhe si përçues të jetës njerëzore. Me dhjetra e qindra vajza shqiptare kanë gjetur dashuri, greke, italiane, gjermane etj. Ashtu sikundër me dhjetra e qindra djem po prej Shqipërie.
Afërmendsh është një botë njerëzore të themi. Përkundër diskriminimit të përzierjes së rracave.
Dhe java e parë e muajit Mars koiçidon sot si një ironi e hidhur përballë debateve të fshehta që bën ajo rreth sirianëve etj.
Se çfarë ka mbuluar koha sot. Se çfarë ka përpirë deti. Se çfarë janë groposur rrëpirave, pyjeve, kufijve. Se çfarë është shitur doganave. Zyrave të ambasadave, përmes sekserëve palësh. Që edhe pse punë e zezë, punë e konsideruar krim. Ka nga këta delenxhinjë që mbajnë sot edhe ofiqe shteti. Medalje presidentësh. Apo vlerësime shoqatash dhe forumesh. Madje fati i ka ulur të diskutojnë sot, që të pranojnë apo jo refugjatët e Sirisë.
Pra se çfarë ka mbuluar rrjedha e viteve, i dinë vet të ikurit. Ata që janë quajtur dikur me përçmim refugjat. Që kanë ndërruar gjithçka, kanë marrë gjithçka. Deri identitet të vdekuri. Deri status hasmi. Deri të përndjekuri politik etj. Këta të ikur i dinë.
Dhe nga ana tjetër, përpiqen me mish e shpirt të përmbysin statusin prej malariku të shqiptarit nëpër botë. Duke mos u lodhur kurrë. Duke mos reshtur kurrë. Edhe pse me trishtim, shikojnë se si në vendin amë të vritet përditë, pikërisht shpresa për një demokraci të konsoliduar. Akoma bashkëkombasit diskutojnë mbijetesën. Një nga shkaqet kryesore që çoi shpërbërjen e diktaturës. Dhe i shtrëngoi ata të merrnin rrugën e emigrimit.
Marsi, java e parë, dhjetëditori i parë…, janë sot asgjë më shumë.
Por pamjet e dyndjeve siriane në kufijtë e Europës. Kështu u dyndëm edhe ne këtu e njëzet e pesë vite më parë. Por afërmendsh, deri sa nuk ka një monument simbol. Madhështor. Një përkujtim shtetëror, normale të harrojmë se edhe ne jemi një popull me histori refugjatësh. Një popull që u zumë derën fqinjëve.
Që u kërkuam llogari.
Sot është e pamundur ta fshehim faktin. Mjaft të klikosh në google. Apo Youtube, mbi eksodin dhe shqiptarët. Sa shumë prej tyre fluturojnë nga direkët e anijeve. Ashtu si zogjtë kur herët përpiqen të mësojnë se si zënë fluturojnë.
Nuk ka memorie për tu përkujtuar në Shqipëri. Pasi pikërisht arkitektët e deshtimeve, sekserët e vizave. Janë akoma aty në krye.
Janë konkretisht edhe aty, sot, dhe diskutojnë refugjatët sirianë.
Diskutojnë plot ironi. Mbledhin supet, justifikohen. Sikur kurrë të mos kishin larguar vendit…, mbi 1 milion e ca shtetarë.
Uthoni refugjatëve Mirësevini, shqiptarë. Nderoni refugjatët tuaj. Vuajtjet e tyre. Më mirë me varfëri në sofër. Se sa me turp sekserësh në supe.